Gjuha shqipe- detyrimi ynë i shenjtë përpara atdheut

shkolla shqipe ne filadelfia

Gjuha shqipe- detyrimi ynë i shenjtë përpara atdheut

 

 

Për 10 vjet me radhë në Filadelfia qëndron e hapur Shkolla Shqipe “Gjuha Jonë”

 

 

Nga Llazar Vero

 

 

NJË DITË NË SHKOLLËN SHQIPE ” GJUHA JONË

 

 

Gjithmonë më ka emocionuar fillimi i një ditë mësimi në Shkollën Shqipe “Gjuha Jonë” në Filadelfia. Janë të njëjtat emocione si atëhere më 7 Mars të vitit 2004, në ditën e parë të jetes së shkollës tonë. Ishte një ditë me diell. Vërtetë prag pranvere.
Nuk ka gjë më të bukur, më të gëzuar se sa kur sheh nxitimin e prindërve për të arritur në kohë mësimin, apo kur vë re disa nëna të reja që kanë “luftuar” me fëmijën që ndjek klasën e parë, për ta bërë gati sa më shpejtë, dhe prindërit e përkushtuar që vinin nga një orë larg udhëtimi me makinë si Eftiqi Hashafi, apo Mexhit Kobaci, apo Lumni dhe Sahadete Shurdhiqi që sjellin çdo të dielë në shkollë të dy vajzat e tyre. Të imponojnë me të vërtetë respekt. Ata janë edhe sfida e madhe e atyre prindërve që ndonëse shkollën e kanë tek dera e shtëpisë, nuk e bejnë atë sakrificë për fëmijët e tyre, për të afërmit e tyre, për gjuhën shqipe – dashurinë tonë të madhe, detyrimin tonë të shënjtë ndaj Atdheut.
Janë të bukura dhe të paharruara pritjet e fëmijëve në hyrje të Qëndrës Kulturore të Shoqatës “Bijtë e Shqipes” çdo të dielë. Atje do të shikosh sekretarin “veteran” të shoqatës, Vlashi Filin, kryetarin aktual të saj Sadik Elshanin, dhe sipas rradhës së shërbimit, anëtarët e tjerë të kryesisë si Llazar Veron, Ivzi Cipurin, Dritan Matrakun, Bujar Gjokën, Tajar Domin etj. Miqësor me prindërit dhe fëmijët ata do t’i gjesh aty tek dera e Qëndrës gjatë gjithë vitit shkollor. Tashmë fëmijët kanë ardhur, janë grumbulluar tek salla e madhe e veprimtarive . Mbrapa tyre qëndrojnë prindërit. Vjenë një çast solemn. Do të këndohet Himni Kombtar i Shqipërisë. Dhe ato fytyra fëmijësh bëhen papritmas serioze. Këndojnë Himnin e Atdheut të prindërve, gjyshërve, të të gjithë të dashurve të tyre. Bashkë me ta këndojnë edhe prindërit. Pastaj mesueset Rajmonda Bardhi, Irini Zenelaj, Kozare Doko dhe Adelina Ramizi , marrin fëmijët në klasat e tyre. Fillon një ditë e re mësimi për gjuhën shqipe.
Në pushimin e orës së parë fëmijëve u jepen diçka për të ngrëne apo pirë ndonjë gotë lëng frutash etj. Tashmë në këtë shërbim përvec antarëve të Kryesisë së Shoqatës, ndihmojnë edhe studentët shqiptarë të shkollave të mesme, që kryejnë shërbimin në komunitet, që ua kërkon shkolla. Veç të tjerave kjo është edhe një rrugë e mirë që ata të njohin jetën e shoqatës dhe të komunitetit.
Në jetën e shkollës kjo është ditë e zakonshme, por në jetën e saj ka edhe shumë ditë të bukura si organizimi i festave tradicionale të Shqipërisë dhe Amerikës, pregatitjet për festivalin e këngës për fëmijë, mbyllja e vitit shkollor etj. Kësaj të fundit shoqata i kushton më shumë kujdes. Për këtë ditë të gjithë fëmijët sipas klasave nën drejtimin e mësueseve përgatitin koncertin e funvitit shkollor. Këndojnë e recitojnë fëmijët, që shpesh kur filluan shkollën nuk dinin të shkruanin dhe të lexonin apo edhe të flisnin rrjedhshëm shqip. Pastaj i vjen rradha ndarjes së dëftesave që është me të vërtetë emocionuese për të gjithë. Fëmijët para se të marrin dëftesën ulen në gjunjë para flamurit kombëtar shqiptar, që e mban një nxënës më i rritur, e puthin dhe e venë atë në ball duke thënë fjalët; ” Të falem o flamuri ynë!”. Përsëri këngë e recitime mes zërave të gëzuar të fëmijevë. Vërtetë ky është shpërblimi më i madh për drejtuesit e shoqatës. Vetë shoqata ka fituar më shumë emër dhe nder nga shkolla, jo vetëm në Filadelfia, por edhe më gjërë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s