Në ditën e parë të pranverës, në ditën e lindjes së tij, Shtepia Botuese “ADA” i jep si dhuratë Ded Nikoll Lucës librin e tij poetik “A ka jetë në tokë”?

 

liber dede

 

Në ditën e parë të pranverës, në ditën e lindjes së tij, Shtepia Botuese “ADA” i jep si dhuratë Ded Nikoll Lucës librin e tij poetik “A ka jetë në tokë”?

 

 

PARATHËNIE

Të gjithë e dimë, që floriri rrezaton nga larg dhe të gjithë e duan, as toka nuk e kalb. Dhe kështu ndodh kur sheh copëza shpirti hedhur si pa kujdes, por jua thashë flori bjen në sy. Nuk mund të mos ndalesh në faqet e internetit, tek lexon vargjet e mrekullueshme të poetit Ded Luca, vargje të thjeshtë, ku e derdh vargun si rrëketë e lumejve, si burimet e kthjellët në bjeshkë.
Ashtu rastësisht lexova poezinë e parë, që pata fatin të kem me pas një pas një tjera rrjedh, të këtij shkrimtari që kurrë më parë se kishte parë në vete atë talent, apo askush s’ja kishte treguar rrugën e drejtë të skenës së poezisë, që talentit të tij ti japë dritë, dhe me mendjen me ëngjëllore. Kur e pyeta- a ke bërë ndonjë libër? më tha:- nuk e di nëse janë me vlerë. Një shprehje e urtë thotë:-dogma fetare i kufizon hapsirat e arsyetimit, ndërsa poeti në këtë temë, thotë shumë, ka lexuar shumë, shpjegon si një teolog i viteve të hershme. Këtë do ta shihni shumë mirë në vargjet spikatëse, që të bëjnë kurioz të shkosh deri në fund të çdo fjale.
Në poezitë e poetit Ded Nikoll Luca përfshihej dashuria, gjëja më e shtrenjtë që sot njerëzimi ka më nevojë se për asgjë, i shkruan asaj dashuri të bashkëshortes së vet, nënë e 5 fëmijëve, respekt të një burri që e bën gruan të ndjehet mbretëreshe, shkruan për shoqërine e sotme, për papunësinë, për politikën që aq mirë ja prek detajet, dhimbjen për popullin për papunësinë, për varfërine, por ajo që më spikat shumë në cdo varg është se poeti ka një shpirt të madh, edhe pse nuk ka tjetër pasuri veçse dashurisë njerëzore, shpirtmadhësi të pa fund. Mençuria popullore thotë: duart mund ti prangosësh kujt’do, por mendimet kurrë, jo. Edhe poeti në fjalë, ndonëse në vend të huaj ka arritur të bëhet i njohur si poet, i dashur nga të gjithë.
Shumë gazeta të zonës ku jeton kanë botuar vargjet e arta të tij, ka shkruar edhe libra në italisht, mendoni pak ju lutem se çfarë ishte fshehur pas malit të luftës me jetën, që të jetë një baba i mirë korrekt, të japë maximumin e vetes, por ka harruar që është edhe një shkrimtarë shumë i vlerësuar nga të gjithë, dhe nuk kishte një dorë ta hidhte në skenë. Ja, fati i madh që e njohëm, e duam në radhën e atyre që 36 shkronjat e shqipes i kthejnë në fenerë të përjetësisë ka Migjen, ka Naim, ka Asdren por ka edhe DED NIKOLLE LUCA. Poetin e gjejmë në shumë poezi, ku do të japë në maksimum me të gjithë forcën e shpirtit, që të ndryshojë paksa gjendjen, kudo në botë, kur prek temën e luftës, Indisë, emigracionin plagë që po e përjeton me ndershmëri dhe don ta ndajë kafshatën me ata që janë më nevojtarë.
Arti i poetit Ded Luca i ka të gjitha ngjyrat, si një ylber të jep paqen, e njeh aty shpirtin e tij, dallon atë ngjyrën më të bukur të shpresës, që kurrë nuk bie në pesimizëm, jep dhe shpërndan mirësi për të nesërmen.
Ded Luca është një psikolog i lindur, ka shumë filozofi dhe shpesh të bën të mendosh, e vërtetë që ky burrë me shumë fisnikëri përjetoi ditë të bukura edhe në vitet e hershme, mes intelektualëve të komunizmit, mes vipave personalitetesh të mëdha mori më të mirën por kurrë nuk u mor me politikë, që shpesh e quan si gruan e pa besë. Poeti shprehet lirshëm, nuk ka qyme në gjuhë e ka lisho, flet me shpirtin lakuriq, si ëngjëjt, sepse të tillë e ka ndërgjegjen.
Të flasësh për Ded Lucën është si të marrësh ujin e një pusi të thellë dhe t’ia dëgjosh shijen e freskët pa asnjë skorje. Poeti ka në qendër të vargut atë që të paktë e kanë, kritikën e gjallë, pa frikë sepse din ta përdore shumë mirë, dhe shpesh edhe dashurinë e sinqertë e shpreh me emra, penë kjo antike që vetëm shkrimtarët e mëdhenj e kanë. Të dëgjosh miqtë e tij, sikur të hapësh një thesarë të çmuar me perla, eehh, kush është Ded Luca, pak burra pak poet lindin si ai djalë…zotëri…ka kaluar shumë halle poeti dhe asnjëherë nuk i hiperbolizon, shkruan me venat që rrjedhin mjaltë dhe mjaltë shpërndan, ka dete, ka oqeane, ka lumenj gjithandej por ka edhe diga të mëdha që shpërthejnë dhe s’ka asgjë që i ndal. I tillë asht Ded Luca, të tillë muzë ka, është për tu pasur zili me atë stil shumë natyrshëm, që vetë koha do ta tregojë, unë jam vetëm një lexuese, e mirëfilltë por nuk mundem kurrë ti ngjaj.
Me shumë lexoj vargun e këtij poeti, më shumë ndjen etje kurioziteti se çfarë ideje tjetër mund të ketë pjellë pena e tij e palodhur. Unë i them vashdo kështu, kurrë mos u ndal, vishi, stolisi dhe na jep sa më shumë të tillë fëmijë, fëmijët e poetit, librat që do të marrin botën me emrin e madh, mbi të gjitha të një njeriu që ka lind shkrimtarë..dhe këtë do ta shihni me krijimet e tij me rallë. T’ja hapim krahët se ka shumë për të na thënë poeti, edhe unë kam shumë më shumë të them, por kam rastin në tjerë libra, kam nderin të jua prezantoj sërish me vepra shumë më të mira.
Deti ka gjithmonë perla të çmuara, edhe poeti Ded Luca do të ju japë surpriza edhe më të bukura. Zoti ja bekoftë muzën. Ta falenderojmë për vullnetin dhe kohën që na dhuron, dhe ne do t’ ja bëjmë thesarë…….!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s