Parathënie e vëllimit me poezi “Ditet e javës së emigrantes ” të poetes emigrante Teuta Sadiku. (Botimet ADA) / Nga Agim Pipa

Posted on March 15, 2014

1


 

liber teuta

 

 

Parathënie e vëllimit me poezi “Ditet e javës së emigrantes ” të poetes emigrante Teuta Sadiku. (Botimet ADA)

 

nga Agim Pipa

 

 

Unë kurrë nuk jam takuar në gjysëmshekullin e dashurisë sime me poezinë, me një poete, me një njeri, me një grua, me një nënë, me një femër, me një emigrante si poetja Teuta SADIKU. Të gjitha ndijimet dhe superlativat e mësipërme mbajnë një emër dhe mbiemër, një identitet: emrin e saj kumbues, çprej shekujsh: Teuta. Një poete me një univers fjale poetike dhe metaforash.
Ajo dhe poezia e saj janë tronditëse. Ajo është e butë dhe e kthjellët si ajri; me një dritë të zbehtë, por edhe të fortë, rrezatuese, si ato të hënës kur ndizet si një zemër njeriu në mes të qiellit pa fund. Ka zgjedhur gjuhën e saj, sytë e saj të mendjes dhe të zemrës; gjymtyrët e saj të arsyes dhe të mendimit; të pasionit të heshtur dhe të emocionit të pastër njerëzor, për t’u përshëndetur me njerëzit që njeh dhe me ata, që kurrë s’I ka takuar. Por, ajo i ndesh dita ditës nëpër rrugët e qytetit ku u lind ne Gjirokastren e argjend’te si dhe nëpër rrugët e qytetit ku jeton dhe punon, me një status të pazakontë: atë të emigrantes, ne vendin fqinj – Greqi. Dhe, për t’u rrëfyer sa më hapur, sa më pastër, për të qenë sa më e besueshme, sa më miqësore, ajo ka zgjedhur një titull krejt të veçantë dhe tepër përfaqsues për librin e saj: “Ditët e javës”.

 

 

Teuta

 

  Teuta Sadiku

 


Vëllimi me poezi, si sinonim i autores ne fjale, përmban dhe përbën në vetvete një temë pak të rrahur në poezinë shqipe. Aq më tepër tematiken e jetes së femrës emigrante. Gjithë vëllimi është ndërtuar si një ditar i poetes larg vendit te saj. Si nje ditar i jetës, mendimit filozofik dhe ndjenjave e përjetimeve të saj .
Vëllimi me poezi “Ditet e javes” është një rëfim artistik krejt origjinal. Aty gërshetohen e rrëfehen e kaluara dhe e ardhmja e qytetares Teuta Sadiku, nëpërmjet të sotmes. Por edhe dhimbja dhe shpresa, ironia dhe e vërteta aktuale.
Mërgimi i parë me sytë e gruas emigrante është edhe plagë, edhe një zgjidhje. Aty bashkejetojne shpresa dhe dhimbja. Meregimi është një realitet sa tragjik aq edhe një njohje e vetvetes.
Koha dhe hapësira shtrihen e ndërthuren mes njera tjetrës. Është bota e mergimtares pa kufij kohorë e vendorë; është jeta e saj atje dhe këtu, dalë herë nga baladat e herë nga këngët e kurbetit. Por poezia e Teutes eshte edhe nje rrëfim artisk i realitetit modern.
Gruaja emigrante rend mes rrugëve, mes qytet-shteteve, në ishujt e botës dhe të vetvetes, mes metaforave, ironisë, përbuzjeve, dhimbjeve dhe vuajtjeve. Ajo e njeh shume mire tashme gjeografine e qytetit te huaj ku jeton dhe punon. Ajo takon njerez kurre te njohur me pare. Flet me nje gjuhe tjeter me ta dhe shpreh, permes punes, poezise dhe karakterit te saj, identitetin e saj, identitetin e qytetit dhe vendit nga vjen. Biseda e dhimbshme me Atin e vet, me vëllanë e saj te lashte Konstandinin; fshesa, kova dhe pluhuri, qyteti dhe shteti, rrëfehen, ndahen e coptohen, gërshetohen ditëve të javës te mergimtares Teuta Sadiku.
Janë jo shumë, vetëm 52 poezi që i ngjajnë, ashtu si fëmijët, nënës së tyre. Teuta është si ato nëna që, pasi kanë mbaruar nxitimthi dhe me një frymë punët e para të mëngjesit në shtëpizën e ngrohtë, nisen me nxitim të marin autobusin e linjës, trenin elektrik a tramvajin, për të mbërritur në punë në orar. Teuta është si ato gra dhe ato nëna, që venë në lëvizje të gjitha gjymtyrët e trupit, të gjithë muskujt e duarve, krahëve, të këmbëve, të gjoksit, të qafës, pse jo edhe vetë kokën, për t’ua lënë peng punëve të zakonshme tek punëdhënësit të njohur e të panjohur. Që shpesh, trupin e vogël të Teutës, duart e vogla dhe punën e saj, sytë plot dritë, mendjen e zgjuar, durimin dhe lulëzimin e vullnetit, ja shpërblejnë me një grusht eurosh, sa për të mbijetuar. Që ajo të rikthehet sërish nesër aty, në krye të punëve; në krye të lodhjes e djersitjes, që bëhet det në fund të ditës, të javës, të muajit, të vitit.
Dhe 7 ditët e javës, bëjnë biografinë sublime të njeriut; bëjnë portretin e emigrantes të çdo gjuhe, të çdo kombi e çdo shteti. 
Nwe vellimin “Ditet e javes” e hëna eshte metaforike. Oh, çfarë e martë nursëze; e mërkura e huaj, që godet pa mëshirë mbi truall të zemrës; e enjtja e dhimbshme e letërkëmbimit me Atin dhe Mëmën e saj, e premtja me 7 shpirtrat e pavdekshme të saj; e shtuna me heshtjet gjithë plagë dhe e diela e rraskapitur, që lodhjen e javës nuk e heq dot qafe.Të shtatë ditët maramendëse; njera më e veçantë, më e dhimbshme, më shpresdhënëse se tjetra. Të gjitha, të gjitha ditët e javes mbajnë të njëjtin emër: emrin e emigrantes. Edhe ditët janë emigrante. Dashuria po ashtu. Çdo gjë është emigrante. Edhe dhimbja, edhe jeta, te gjitha sebashku, plotësojnë hartën e qytetit dhe të rrugëve që ajo përshkon nga mëngjesi, deri vonë në mbrëmje, gjithnjë pranë punëve të ditës, gjithnjë pranë mbiekzistencës, pothuajse fare pranë vdekjes dhe jetës.
Ajo ka zgjedhur të jetë në jetë vazhdimi i Shqipërisë së konvertuar në mbi një milion pjesëza të vogla në një vend fqinj, si Greqia. Ku bukës I thonë “bukia” dhe poezia është bukia e saj e brendëshme, një kafshatë që buron nga shpirti i një gruaje, që çmon dhe vlerëson lirinë e saj; punën, dashurinë, lindjen, vdekjen, dhimbjen, zgjimin, mëngjesin, mesditën, muzgun dhe mbrëmjen. Ti lexues dhe udhetar, i njohur dhe i panjohjur me poeten. Veshtro ne çanten e dites se mergimtares dhe do gjesh aty krëhërin e gruas, pasqyrën e vogël, telefonin që qëndron mbyllur, derisa të vijë ora e mbarimit të punës; biletat e autobusit, adresen e kafenesë ku ajo takon miqtë dhe mikeshat, poetët që bëhen bashkë, për ta dashur më shumë vendlindjen dhe Shqipërinë. 
Miq! Le ta pagëzojmë së bashku librin e poetes brilante Teuta Sadiku! Fëmijën e saj të bukur, të shëndetshëm, me sy të kaltër si të dy deteve tona; me trup lastar, si trupi i atdheut tonë; me gjymtyrë të bëshme, si gjymtyrët e punës dhe me shpirt e zemër të bardhë, si shpirti dhe zemra e emigrantes dhe dashurive të saj të mëdha. Poezi elegante, e bukur dhe e dhimbshme. Metafora befasuese, mbi struktura të thjeshta fjalësh tingëlluese, deri në rrënjë të gjymtyrëvë dhe shqisave të prekshme të trupit të bukur të Nënës, që vuan, me kujton Ricosin e madh me “Mëhallat e Botës”. Të vizatosh ditën me dhimbjen dhe porosinë e një gruaje, do të thotë të vizatosh brenda qiellit tënd dashuritë njerezore dhe paqen, portën e shtëpisë së vjetër dhe fytyrën e nënës së dhembshur. Dhe të gjitha meraqet e ditës së madhe të bashkimit, spërkatur me bojën e munguar të letrave të një Karte fantazëm, qe ndryshe quhet Leja e Qendrimit.
Pas ketyre shenimeve te hedhura shpejt e shpejt, do te doja t’ju uroja me gjithe zemer lexim të këndshëm, të gjithëve! Urojeni dhe bekojeni poezine e Teutes dhe vellimin e saj te ri “Ditet e javes”.