FEJA DHE SHOQËRIA SOT / Nga Ukshin Morina

 

FEJA DHE SHOQËRIA SOT

 

 

portret ukshin

 

nga Ukshin Morina

 

Duke marrë shkas nga denancimi i medjas për grupet Muxhahedine të cilëtorganizonin veprimtari kriminale duke i shfrytwzuar edhe fëmijwt në Tiranë për ti bërë më pas viktima të luftës në vende të ndryshme të evropës, shpreh rrevoltën time të thëllë ndaj atyre që abuzojnë në emer të fesë Islame.
Nuk mund ta mendoj se çfarë i shtynë ata njerëz të merren me veprimtari të tillë kriminale të cilët prishin në mënyrë të pahishme imazhin e Kombit Shqiptar në arenën ndërkombetare dhe përbëjnë një rrezik të madh edhe për popullin tonë të ndershëm që jetën e tyre e kanë të lidhur me familjen, punën dhe shoqërinë.
Nuk është hera e parë që grupacione të tilla mundohen të destabilizojnë bashkjetesën tonë ndërfetare me sekte të ndryshme besimi.
Simptomat e këtij fenomeni janë të përhapura më shumë në Kosovë, Maqedoni dhe më pas gjetën shtrirje mu në zemër të Tiranës.
Një fenomen i tillë përbën një shkjelje themelore të ligjeve të shtetit Shqipëtarë dhe përbëjnë një rrezik të madh për popullin e ndershëm.
Kush na qenkarkën ata që flasin në emër të “allahut” me gojën e tyre të ligë duke shfrytëzuar njerëzit e pafajshëm e në kushte të rënda ekonomike të rekrutojnë Xhihadistë në mes të Tiranës?
Kush janë ata, më çfarë guximi prapagandojnë leksione të tilla mesjetare që dizinformojnw mendësitë e njerëzve të pafajshëm në përfshirjen e tyre Muhaxhedinë.
Ky fenomen për mendimin tim, është një rrezik i madhë për shoqërinë tonë dhe që duhet të denancohet fuqishëm nga shtresa intelektuale më qëllimin e mirë që t’i pritet rruga çdokujtë që mendon të merret me veprimtari të tilla kriminale. Probleme të tilla fontamentaliste janë të dukshme, madje guxojnë të bëhen dhe sponsorë të medjave vizive e të shkruar duke propaganduar në mënyrë të paligjshmë aktivitetet e tilla fetare.
Besimi në Shqipëri është i lirë dhe që askush nuk ka nevojë të ndikojë në liritë dhe të drejtat e të tjerëve me anë të propagandave e broshurave të tyre që shpërndahen në xhamia të ndryshme.
Fatkeqësi e madhe për ata predikues të fesë, që s’janë në gjendje të dallojnë, ose me qëllime përfitimi destabilizojnë mendjet e mpira duke fabrikuar vdekje të qëllimshme.
A nuk është kaq tragjike të abuzosh edhe më fëmijw në këtë drejtim? Si mund të egzistojë në shpirtin e një besimtari të ndershëm të fabrikojë makineri vdekjeje më qënie të pafajshmë siç janë fëmijët në rastin më të freskët në Tiranë?
Cili shqiptar do të ndihet në paqe me veten kur dëgjon dhe shikon në medja probleme të kësaj natyre?
Si mund të quhen prindër ata që lejuan fëmijët e tyre të abuzojnë me veprimtari të tilla kriminale?
Çfarë mendojnë ata prindër se mund të përfitojnë nga kjo veprimtari përveç vdekjes se fëmijëve të tyre për një luftë të padrejtë që zhvillohet në vendet e huaja. A është ky shëmbulli që duhet të ndiqet nga qytetarë të tjerë të ndershëm?
E pra kjo s’mund të quhet fe, ndaj me të drejtë shoqëria jonë e denanconë fuqishëm ketë fenomen.
Abuzues të tillë që flasin dhe fshihen nën petkun e fesë Islame duke përçarë me dashje komunitetin mysliman duhet ndaluar veprimtaria e tyre sa me shpejtë nga ana e shtetit. Por veç kësaj në të shumtën e rasteve në Xhami të ndryshme duhet të kontrollohen nga përfaqësuesit e fesë Islame se çfarë mesazhesh japin për predikuesit e fesë. Ne mjaftë raste ata abuzojnë dhe në vend të sherbimit fetarë, japin leksione muxhahedite dhe xhihadistë, si dhe paisen me broshura për t’i shpërndarë në shkolla të ndryshme.
Probleme të tilla janë të shtriara gjërësisht në Kosovë, Maqedoni dhe në Shqipëri. Fatkeqësia e madhe qëndron edhe në faktin, se në mjaftë raste është diskutuar në media të ndryshme dhe nuk është nguruar të thohet nga disa përfaqësues të Imamëve, se Skëndërbeu është vlerë e Krishtërimit dhe jo si përfaqësues i historisë së Kombit Shqiptarë.
Kjo është një politikë qëllimëkeqe e Stambollit që për fatin e keq përqohet edhe nga përfaqësues të parlamentit në Kosovë, ku qëllimi i tyre është për ta zhveshur këtë figurë historike dhe për t’i veshur atij petkun e fesë. Po kështu në këndveshtrimin e tij e kanë shikuar edhe veprimtarinë e humanistes së Nënë Terezës, duke marrë guxim dhe duke u bërë pengesë serioze për ndërtimin e bustit të saj në disa qytete. Pra shikojmë se keqëinterpretimi i fesë Islame nga disa pseudo imam dhe deputet në Kosovë po ndikon negativisht në vlerat historike dhe kombëtare të kombit tonë. Në përgjithsi feja Islame në botë ka nëvojë për një Revolucionarë si Luteri i cili modernizoj dhe integroj fenë Kristiane dhe e bëri atë të përqafohet me dashuri nga shumica e kombeve në botë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s