“…fis me shimpazen” / Poezi nga Silvana Berki

…fis me shimpazen

 

 

silvana

 

  nga Silvana Berki

 
… dhe i thurim vargje dhe i përulemi dashurisë,
Ne nuk e duam dashurinë,
Ajo për të cilën ne jetojmë janë paratë.
Zemërohemi me partnerin që nuk është i aftë të na plotësojë egon tonë,
Dhe i vëmë bërrylin,
Harrojmë sa sakrifica u deshën në ato 40vite për të ndërtuar ato që janë,
… dhe vrapojmë mbas një kënaqësie të vogël të cilën e cilësojmë – dashuri,
Një dashuri që nuk ka sakrifikuar asnjë grimë të pagojë faturat familjare,
…që nuk ka qëndruar netëve pagjumë kur Ty të dhimbte koka, shpirti
Pa dhimbë e flakim atë tutje, dhe shajmë e xhindosemi me fatin që nuk eci sipas parashikimeve.
…faji, patjetër është diku tjetër, dhe jo në veten tonë.
Ne nuk e duam dashurinë,
Ne duam paranë,
Ne duam idenë e dashurisë në formën e parasë,
Le të ngrihet një dhe të thotë se u sakrifikua për dashurinë,
Le të deklaroi dikush që e mbrojti atë deri në fund të jetës.
Shndërrohemi në akull kur ndihma që na kërkohet cenon buxhetin tonë, dhe
flasim me të madhe për dashurinë,
Flasim me të madhe për emigracionin
Pse marrim rrugët e shtegëtimit në fole të dreqit sepse
Vetëm ajo na dhuron para, për të cilën jemi gati të vrasim, të digjemi, të shthuremi
Ne jemi ajo lloj specie që nuk njeh dashuri,
Jemi fis me shimpazën,
Po, si shimpaza bëjmë seks me kë të dali përpara;
Nënë, fëmijë, të moshuar apo të rinj,
Hetero apo homo,
… gjithcka pranohet dhe asgjë nuk ka kuptim.
Ne i këndojmë dashurisë pa ja njohur fytyrën,
Ne robërit e saj apo të robëruar prej saj…nga dreqi mbiu Adam Smith që e shndërroi fuqinë e punës me një kartmonedhë që do e helmonte botën nën kupolën e saj?
Që do na kurorëzonte përjetësisht me të.
Ne nuk lëndohemi pse e hodhëm në humnerë babën/nënës e fëmijës sonë, por
na tundet bota nën këmbë kur humbasim paratë.
… dhe i thurim lavdi dashurisë,
Le të ngrihet sikur edhe një dhe të thotë se u sakrifikua për dashurinë,
… sikur edhe një,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s