Poezi nga Bilall Maliqi

bilall

Poezi nga Bilall Maliqi

 

 

 

 

MUZË FRYMËZIMI

Larg e afër meje
Dashuri
Të dua ashtu si je

M’u në mes
Në tëhollues shpirti
Të kam lënë vend

Shfrehu
Loto nga gëzimi
Aty s’mund të gjej kush
Veç imi vargërim(i)

Noto nëpër valë gëzimi
Nëpër dejt e mi
Le të nis shpërthimi

Larg e afër meje
Mira ime
Muzë frymëzimi

NË CURRILIN E FATIT

U mbyt puthja në një pikë loti
E loti plasi në gurin e dhembjes

Në rrethin e ngusht të mallit
Varen shpresa të molisura

Tingulli i këngës së këputur
Ngjitet në telin e lëshuar të kitarës

U shkri shpresa në ofshama të lagura
Për dashurinë që lahet në currilin e fatit.

EDHE KJO PRANVERË

Edhe kjo pranverë
sot buzëqeshë

faqeve të gjetheve
pikojnë sall gëzime

nga (sh)faqja e d(r)itës
vargjet m’u gjelbëruan

në kopshtin e poezisë
këputa njëzetë e një fjalë
ti (ri)shfaq në oborr mbretërie

e nga nëntë muzat
ti dhe unë pranverë
të marrim mijëra bekime…

PREKE SHPRESËN

Po munde preke timin mall
Edhe pse je larg

Veneroje
Sa përmallshëm shkrihet

Zemra si flakë digjet
Buzët kanë vënë
Rreshkë zjarrmie

E lotët derdhen
Në të dy anët

Pa u parë sy më sy
Në errësirë kemi hy

Po munde preke shpresën
E paktë e të flaktë

Është e ylbertë
Sikur tonat dëshira.

MEDET PËR NE !

Me rrjedhën e saj
Na kishte marrë lumi

Në emër të durimit
I thanë heshtjes hesht

Me grushta në kokë
I shkula flokët nga çudia

E nesërmja priti
Shpërthim protestash

Unë luftova me ndjenjen
E në mes të vargut

Thashë: medet për ne !…

PAJTIM I NGRIRË

Përsëdyti e shtrimë dorën
Në fushë të pajtimit

Ashtu e shtrirë na mbeti

Shpatijeve të dhembjes
U ngjit mllefi i trazuar

Kur i shtrijmë sytë kah guri
Zezona ia pret shiritin zisë

E pajtimi ngeli i ngrirë

Medet
Nuk u shtrënguan kurrë
Dora e bardhë me të kuqen.

UDHËS SË KOTIT

Udhës së kotit
Ia dhanë këmbët

Një orvatje
Deri te pika e zezë

Matanë s’shkohet
E nuk lejohet

Medet
Deri kur hyrjet
E mbyllura

Me shtëpizë korbi…

KËNGË PËR TY

Sa këngë për ty këndova
Malli kurrë nuk m’u hoq
Saherë mendja që më zgjohet
Zemra për ty seç m’u dogj

Çfarëdo fjalë që shqiptohet
Sikur këngë bilbili bukuri
Mua gjaku seç më shprishet
Kur dëgjoj fjalën dashuri

Malli kujtesën ma trazoi
Për ata sy të tu të zi
Nga sytë lotët pa nda rodhën
Kur e ndjej tënden afërsi

Mandej kënga kur këndohet
Mbjell në mua nostalgji
Edhe njëherë ti puçim buzët
Të dytë ta shuajmë këtë zjarrmi

TË BANOJ GËZIMI

Seç u përmallua
Për gjyshin Beni
Me padurim pret
Që të vijë treni

Ta sjell gjyshin
Nga mërgimi
Në zemrën e tij
Të banoj gëzimi

Treni erdhi
Si gjarpër i gjatë
Nip e gjysh i takoi
Mori plot uratë

Gjyshi e shtrëngoi
Trimoshin djalë
E gjithë shtëpia
E kishte për mall

Ashtu të buzëqeshur
Duart në shtrëngim
Harroje gjysh të lutem
Të shkretin mërgim.

STINËT E VITIT

Stinët e vitit
Në radhë presin
Njëra -tjetrën
E përshëndesin

E para pranvera
E bukur shumë
Rritë plot lule
Mbushë çdo lumë

Tani vjen vera
Sa shumë vapë
Për verime deti
Krahët i hapë

Motër vjeshta
Me pemë e perime
Sa shumë vreshta
Ka vendlindja ime

Më pas dimri
I ftohtë me shumë erë
Bukuri e bardhë
Mbetet përherë

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s