VETËVRASJA / Nga Anila Themiu

 

VETËVRASJA

 

anila portret

 

Nga Anila Themiu

 

 

 

Filloi një shi i madh që më kujtoi se bëra gabim që nuk bleva çadrën e kuqe,të madhe ,me bisht të gjatë ,por morra këtë vogëlushe çadër ,që dukej si një lëndinë e gjelbërt me lule mbi kokën time.
Atje dukej e rëndë dhe lidhsja e lehtë që i drejtonte në shpinë.Lufta e mendimeve me ndienjat kish filluar:përse nuk mundën ta shpëtonin-përse duhej ndaluar vullneti i njeriut?
Gjithçka kish ndodhur shpejt dhe me kaq qetësi
.Mua më kujtohet se para pak ditësh kisha komentuar ne statusin e facebookut të babait të saj,i cili jetonte duke bashkëpunuar me të shoqen të mbanin dy veshkat e saj,ngaqë vetë ai nuk mund të jetonte dhe tani më duhej të kuptojë mendimin e saj për të hequr dorë nga jeta.
Vërtet a ka njeri të drejtë të shpëtojë tjetrin kur ai nuk e dëshiron?
Tentativat e mia për vetvrasje qenë të disajta por vetëm për veten time.
Mendojë se kur dikush që të ndalon të vrasësh veten duhet të të jap dhe arsyen e jetës.

Tëmthi im po plaste si dhe bubullimat, që ulërinin nga doditja e reve gri të errët që kishin grumbulluar shumë ujë nga ditët e nxehura parakohe, të këtij marsi.

Kush më kishte shpëtuar atëherë kur nuk doja më të vuaj dhimbjen shpirtërore të mashtrimit nga njeriu më i dashur për mua?!Po çmë duhet!
Gjithsesi edhe sot nuk më jep ndonjë motiv për të jetuar.
Po mu kujtua.Ishte shoqja ime e dhomës studentore M.
Po atëherë unë nuk doja të shpëtoja.Do të isha e lumtur që vdisja për dashurinë,kurse tani i kërkoja të njëjtës të më shpëtojë nga krimi i kohës ,që po më vret.Shoqja ime e dhomës që tani ngjitej në shkallët e podiumit të parlamentit se dëgjoi thirrjen time në mbrojtje të jetës së fëmijëve të mi,por atëherë arriti të më shpëtojë nga helmi i zhivës që kisha rrufitur nga disa tepmometra të thyer.
Atëherë doja vetë të ikja ,pa rregulla dhe tani duhet të iki me rregull,larg nga kjo tokë që nuk më mban dot veçse tani dikush tjetër më ka dhënë një arsye mbijetese.Jo tre arsye.Fëmijët e mi.
Lufta me arsye kaq të madhe është e pathyeshme.Luftë për jetën.
Sa keq më vinte sot me njerzit që nuk kuptonin vajzen e aktorit të teatrit ,dikur partneri im në mbrëmjet e fundvitit,ku unë isha VITI I RI dhe ai BABAGJYSHI,që kishte bërë atë që donte,thjesht pa i lënë ta vrisnin të tjerët dalëngadalë.
Përse kjo ulërim e këtij qyteti fushor ,që nuk mundi ti jap kësaj njomësire motivin e jetës ,sikur i jepte bimëve pjellore.
E drejta njerëzore bërtiste dhe qante e zhgënjyer se përse kjo shoqëri me emër nuk i dha jetës një emër.
Shpirt i lirë lamtumirë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s