In memoriam / Nga Azem Parllaku

 

1978671_10202442390514189_2071130433_n

 

Indrit Cara

 

 
In memoriam

 

 

azem

nga Azem Parllaku

 

 

Indrit shoku ynë Skënderbegas ne krenohemi me Ju.

Indrit Cara, Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” e filluam së bashku, së bashku e mbaruam. Ajo shkollë të cilën unë dhe Ju e quanim “kazermë e jeniçerve” sot ka ditlindjen!

Bashkë ne u betuam krejt ndryshe protokolleve, ….e shqipëruam me dorën e djathtë në zemer duke nderuar Flamurin Kombëtar;

“Ne mbrojmë tokat tona, fëmijët, gratë, pleqtë, varret e të parëve tanë. Ne mbrojmë lirinë dhe veten tonë. Dashuria për liri s’ka kufi, ajo s’e njeh vdekjen dhe ne s’do ta njohim. I nderuar eshte ai që vdes në shërbim të Atdheut, në shërbim të kombit”!

Në këtë ditë të lindjes së Shkollës tonë, e kur Kosova është e lirë, për të cilën Ju u bëtë fli, të përkujtojmë dhe përulemi plot respekt para Ju dhe aktit Tuaj sublim duke shqipëruar;

“Kur koha jote të erdhi, kur vdekja troket, mos u bë si ata që e kanë zemrën të mbushur me frikën e vdekjes e që kërkojnë mundësi të dyta, apo edhe pak kohë më shumë për të qëndruar në këtë jetë.
Jo!
Mos kërko më shumë që të jetosh ndryshe apo të bësh atë që pate mundësi ta bëje e që nuk e bëre.
Këndo këngën tënde, këngën e fundit, këngën e vdekjes dhe melodia fisnike e zërit tënd, do të jetë si përplasja e flatrave të një shpendi, i cili të ngre peshë drejt qiellit, drejt banesës tënde të përjetshme.”

“Erdhi nga Londra e Largët”… Ushtar Kavaja- Lulja e Shqipërisë”, e kendon liriku e bashkepatrioti yne Ilir Shaqiri.

Indrit shoku ynë Skënderbegas ne krenohemi me Ju.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s