Paraqitet libri “Një jetë e stuhishme” / Nga Bardhyl Selimi

b 2

Paraqitet libri “Një jetë e stuhishme”

téléchargement

Nga Bardhyl Selimi

 

 

 

Në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave” në Tiranë u bë paraqitja e librit “Një jetë e stuhishme”, shkruar nga z. Kopi Kycyku, për z. Astrit Leka.
Kishte në sallë profesorë, historianë, miq e dashamirës të autorit dhe të protagonistit të librit të tij, z. Astrit Leka.
 

 

b 1

 

 

Në fillim, të pranishmit dëgjuan një hyrje të shkurtër ku argumentohej përse ishte i rëndësishëm botimi i këtij libri për një personalitet që gjithë jetën nuk u ndal së luftuari, studiuari, shërbyer kudo që e caktonin, propaganduar e mbrojtur çështjen shqiptare nëpër botë..

Autori, akademiku Kopi Kycyku, tha se motivet që e shtynë të shkruante për veprën e Astrit Lekës ishin të ngjashme me ato për të cilat ai shkroi monografinë për Qemal Ataturkun e figura të tjera të shquara të kombit tonë. Më tej ai shpjegoi se qysh e ka vjelur dhe dëshmuar materialin faktik në mesin e bashkëkohësve, në arkiv etj.
Historiani Muharrem Dezhgiu u ndal në ndihmesën që z. Astrit Leka ka dhënë në pasurimin e historisë sonë kombëtare, posaçërisht asaj më të re, ndërsa kolegu i tij nga sfera ushtarake, z. Shahin Leka përshkroi disa nga aksionet dhe pluriaksionet e kryera gjatë luftës nga njësitet guerile që udhëhiqte Astriti.
Shkrimtari Shpend Topollaj foli me figura letrare për përshtypjet e tij nga leximi i librit.
Në fund vetë Z. Astrit Leka përmëndi disa nga momentet më mbresëlënëse të jetës së tij.

 

 

b 4

Ndërsa dëgjoja parafolësit, sërish kalova nëpër mëndjen time shumë biseda të shkëmbyera në shtëpinë time me prof. Astritin lidhur me jetën dhe veprimtarinë e tij. Këto dy vitet e fundit mësova për të aq shumë fakte që e bëjnë atë një personazh unikal në shoqërinë tonë.
E kam pasë njohur Astritin 40 vjet më parë kur ndihmoja në matematikë njerën nga vajzat dhe kur bisedonim për gjuhët e huaja që ai i zotëronte, përfshi Esperanton. Por tani e kam të qartë tërë jetën e tij gati 90 vjeçare, të një të riu revolucionar, idealist e patriot që përqafoi idetë komuniste, mbisunduese në ato vite, por që shpejt u zhgënjye nga drejtuesit komunistë dhe ideologjia e tyre antikombëtare; përkushtimin e tij shembulloir ndaj studimit dhe përpjekjet për të ndriçuar aspekte të veçanta të historisë sonë; ndihmesën në arsim dhe në hartim tekstesh mësimore; përndjekjen e tij si “armik i popullit” sepse nuk ishte në ujdi me politikën zyrtare, veprimtarinë e tij të frutshme në liri, në botën perëndimore, në dobi të çështjes sonë mbarëkombëtare.

Astriti është model për t’u ndjekur për energjinë djaloshare që e karakterizon dhe dashurinë e pakufishme për kombin tonë.
Në koktejlin e dhënë pas takimit autori dhe protagonisti nënshkruan në librat që ju shpërndanë të pranishmëve.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s