Edhe qielli u dashurua me nurin e saj… ( Esse poetike kushtuar poetes Iliriana Sulkuqi dhe Nënës së saj të Shtrenjtë, ARFA!) / Nga Raimonda MOISIU

 

foto R 1

 

Edhe qielli u dashurua me nurin e saj..

 

 

 

1-raimonda

 

Nga Raimonda MOISIU

 

 



Esse poetike kushtuar poetes Iliriana Sulkuqi dhe Nënës së saj të Shtrenjtë, ARFA!

 

 



…Tingëllimat e hapave po bënin dashuri me fëshfërimën e palave të fustanit në ngjyrë blu si virgjëria e qiellit. Atë fustan Ia kishte qepur Nëna ARFA!Poetesha ecte, ecte vetëm ecte ne rrugën plot jetë të qytetit më të madh në botë –atij qyteti që kurrë nuk fle –New York-ut. Ecte…Ecte…
Si një dicka e panjohur që të pret mes tallazitjes së turmës, si një lumë i thellë që ecën përmes zemrës së kurorës së rrugëve të Jetës. Poetesha herë kthente kokën e shihte ndërtesat gjigande, herë vështronte qiellin.Qielli atë ditë…..kishte një ngjyrë të vecantë. Atë ngjyrë që kish edhe fustani i saj. Poetja atë ditë e kish nxjerrë atë fustan që nga thellësia e sëndukut të pajës e sapo ia kish parë qielli kish rënë në dashuri me të….Poetesha e kishte veshur për herë të parë atë fillim shtatori. Nëpër fustan fërfërinin embrionë zemrash, embrioni i zemrës dhe duart e arta të Nënë ARFËS, lule të celura e të mbushura me shportën e dashurisë, si djepi i lindjes së një fëmije – me ninullat e përkundjes, me dashurinë e pakufishme të nënës, me pirjen e qumështit nga gjiri i saj, si një ëngjëll që pret t’i përkëdhelin faqet, duart, e ta puthin cdo cast….Atë fustan poeteshës ia kishte qepur Nëna ARFA! Ishte i fundit. Do të udhëtonte përtej Atlantikut.Nëna ARFA, kishte qepur fustane shumë, pajën e tërë të bijës së vet. Ishte stilistja më e mirë e qytetit buzë lumit që ka huazuar emrin nga shkumbët e detit dhe që mespërmes shtëpijave ka diej të vegjël, të shumtë, të panumurt me portokalle dhe mandarina, të cilët i rrethon kurora kacurrele e ullinjve. Nënë ARFA, fustanin blu ia kishte endur një poeteshe. Që për fat është bija e Nënë ARFËS!
Kishte derdhur tërë talentin e saj, dashurinë, mallin në atë fustan, I kishte dhënë frymëzimin poeteshës, -që për fat ishte bija e nënë ARFËS! Por ndryshe nga Nënë ARFA, – e bija, poetja- dinte të derdhte “fustane” të mrekullueshme me vargje. Nëse me fustanin e dalë nga duart e arta të Nënë ARFËS, kishte rënë në dashuri qielli, me vargjet e poeteshës Iliriana – binin në dashuri : sy, zemëra e shpirtëra. Poetesha, për fat , -ishte bija e Nënë Arfës! Atë ditë potreti i poetes m’u cfaq si një det i kristaltë pranveror e mezi prisja të isha pranë saj të merrja përqafimin e saj….Të ndjeja aromën e dashurisë së Nënë ARFËS!
E të dyjave Nënave! Nënë ARFËS që i kishte qepur fustanin, dhe Nënës që endëte poezi, derdhte vargje si lumë i pashterur i Shkumbinit, përqafimin e poetes që derdhte : Një shportë sa qielli me dashuri!
Nëna e vetmja krijesë e botës së gjallë, që fal dashuri. Edhe kur i përket botës së kafshëve. Nëna e vetmja në këtë botë që ka intuitën, për të mos gabuar kurrë. Nëna e vetmja qënie në shtratin e momenteve të fundit na jep këshilla, gëzohet apo qan për fatin tonë!
Fustani i poetes ndritëte nga rrezet e diellit që ndizte ndjenjat e natyrës. Fustani i poetes ndritëte nga vargjet që dilnin nga shpirti, mëndja e pena e saj, një ndricim i vecantë e shpërthimit të vargjeve. Intensiteti i këtij ndricimi është fuqia poetike që ka në shpirtin e saj kjo poeteshë , – që për fat është bija e nënë ARFËS!
Adhurim….
Shpirti I Nënë Arfës u prehtë në paqe!
Amen…….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s