Safet Peci-Boletini që vjen (Duke përcjellë kujtesën e autores Rajmonda Maleçka për Dëshmorin) / Nga Azem PARLLAKU

 

kop raj



Safet Peci-Boletini që vjen
(Duke përcjellë kujtesën e autores Rajmonda Maleçka për Dëshmorin)

 

 

 

 

azem

Nga Azem PARLLAKU

 

 

   “Ne shqiptarët duam paqe, por duhet të mbrojmë veten, në qoftë se popullin tonë e coptojnë e vdesin unit dhe e vrasin” (Isa Boletini)
Isa Boletini, është ai burrë që historia na e ka treguar gjithnjë duke ardhur, në Vlorë, në Dibër, kudo në Kosovë, ndër shqiptarët në Mal të Zi, në Londër, përherë duke ardhë me atë amanet; “…Unë kam ngrit krye për hakin e Shqipnis. Nuk lypi shpërblim për vete. Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia…”
Isa Boletini është burri që, për Shqipëri “luante me vdekjen”.
Safet Peci-Boletini është pinjolli i kullës që, “luajti me vdekjen dhe me fjalën”.
Lisi i gjakut, e ka evidentuar Dëshmorin Safet Peci-Boletini, edhe atë duke ardhur…
Rajmonda Maleçka, një idealiste e Çështjes sonë Kombëtare, është kujdesur dhe na ka sjellë në kujtesë “pavdeksinë e dy herëshme të Safet Peci-Boletini”.
Një rrëfim magjepsës, që autorja e artikulon, plot lëvizje elegante dhe me një gjuhë siç dinë të rrëfejnë poetët dhe patriotët…
“Gjërat hyjnore gjithmonë komunikojnë në heshtje. Ashtu siç stinët hyjnë në sqetullën e njëra-tjetrës ngadalë dhe heshturazi. Dhe rruga drejt dritës e tillë është. Ndoshta djali i Boletinve e dinte mirë këtë. I aftë për të ditur si duhen gjërat e shenjta, i aftë për të ditur si është udha drejt zemrës së historisë dhe të atdheut, i aftë për të dëshmuar dashurinë dhe sinqeritetin e tij prej njërit nga bijtë e atdheut, Safet Peci Boletini i “ndërtoi” jetës së tij dy pavdekësi” (Rajmonda Maleçka)
Si poete Rajmonda, na paralajmron që rrëfimi i saj nuk është meditim, por një përjetim i veçantë prej dhimbje dhe krenarie…
“Kosovë e dashur e ime, në paça unë një zemër, Ti je bukuroshja ime, në paça unë një sy, Ti je drita ime…Kosovë e dashura ime, në paça unë një mëmë, Ti je mëmëdheu imë, në paça unë një atë, Ti je Atdheu imë…” (Safet Peci Boletini)
E kush më mirë se Dëshmori, e shpreh mardhënien e fuqishme me tokën e tij!
Me Mitrovicën që në zemrër të saj ka historinë…
Atë histori të shkruar me penën më të shenjtë, që Boletinët kanë ditur t’a dëshmojnë…
Safet Peci Boletini, vjen si poet dhe hero, mbasi luftëtarët dhe poetët thonë se gjithmonë ne vijmë…
Dëshmori ynë, shkruajti por nuk tha që është poet…
Ai si të gjithë njerëzit e zakonshëm, nuk deshi t’a ketë atë privilegj, ndonëse poezia e tij, e shpalos në përmasa si njeriun me shpirt të madh.
Mes fletësh të bardha ai ka thurur vargjet të cilat autorja Maleçka, i sjell në këtë kujtesë, ashtu të thurura, siç poetët vijnë me fjalën, me këngën, me ëndrrën e tyre dhe të tjerëve, ashtu si ata nuk plaken kurrë, nuk vjetrohen kurrë, nuk harrohen kurrë, mbasi ata vijnë, e ne të gjithë i presim…
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vjen si heroi, që e ka sfiduar harresën përmes “lojës së tij me vdekjen”
Safet Peci Boletini dhe bashkëluftëtarët e tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me aktin e tyre sublim, kanë fituar terren në hierarkinë e vlerave tona Kombëtare dhe rrezatojnë në vizionin e ardhmërisë së Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare.
Kosova, Shqipëria e shqiptaria do të ishin ndryshe, pa shembullin dhe veprën e lavdishme të Komandantit Legjendar Adem Jashari, e të gjithë djemve e vajzave të Kosovës pushka e të cilëve nuk e duronte më Kosovën nën lëngatën serbo-sllave.
Kjo pushkë ishte aq e fuqishme dhe e rizgjoi dhe njëherë ndërgjegjien tonë Kombëtare, duke e ngritur atë si rrallëherë në lartësi…
Jo rastësisht dhe pa qëllim djali i Boletinve dëshmoi, se është biri i kullave, duke nderuar jo vetëm familjen patriotike të Boletinëve, por dhe të gjithë ne shqiptarëve.
I rrjeshtuar me çlirimtarët Safeti, e kuptoi dhe dëshmoi se, lufta ishte një dinamikë e ashpër, që kërkonte pjesmarrje të gjërë individësh, të cilët në koordinim morën përgjegjësitë për të realizuar betejat.
Pas çdo arme e në çdo pozicion luftimi qëndronte luftëtari që do ndërmerrte aktin e tërheqjes së këmbzës së shkrepjes.
Çdo betejë, çdo lloj luftimi kërkonte kondicionin e nevojshëm në pikpamje ushtarake, e në këtë sens, ai kishte përvetësuar mjaftueshëm përvojë.
Dëshira dhe përkushtimi për luftë çlirimtare, besimi tek liria, tek liria që do të vinte dhe trojet e etërve do të mbeteshin aty, me gurët dhe dheun, me lisat dhe ujrat e bjeshkëve, me horizontet e kaltra, ku shqipet prapë do të fluturonin në qiellin e pastër, e kanë shndërruar Safet Peci Boletinin, “dy herë të pavdekshëm”
Si njeriu që vjen, ai do të vinte nga Gjermania për t’u bashkangjitur luftëtarëve.
Aty në Perëndim, pinjolli i familjes patriotike, e kishte kuptuar që, kërkesat për një Kosovë të lirë, duheshin radikalizuar…
Me këtë frymë ai shpejt u bë pjesë e strukturës së qëndresës, e cila po sfidonte autoritetin e shtetit serb, me paralajmrime serioze për një lëvizje gjithëpopullore.
Safeti është njëri nga Dëshmorët, që përjetoi meritën e madhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, daljen e saj hapur në luftë kundër regjimit serb, si forcë luftarake e organizuar, e cila luajti një rol të madh në ngritjen e ndjenjës kombëtare dhe në kurajimin e popullit të Kosovës.
Djali i Mitrovicës, e përjetoi organizimin, rritjen e përditshme dhe betejat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në rënien e tij si Dëshmor.
Poeti e luftëtari që na ka sjellë në kujtesë Rajmonda Maleçka, ka ardhur në këngë, ai ka ardhur nga Shqipëria për në Kosovë, e prapë nga Kosova për në Shqipëri, siç vinte Isa Boletini…
Rinori i lirisë, në fund të muajit Maj, përkujtohet në Kosovë të dashurën e tij…
Ndërsa Mitrovica e tij siç e ka shprehur autorja e kësaj kujtese do e kujtoj, sa herë kalon përpara memorialit të tij;
“…bashkëluftëtarët do të kalojnë aty në atë shesh. Do kthehen nga koha kur ishin bashkë. Kujtimet për të do të vërshojnë, ndërsa Safet Peci Boletini dhe kur shokët e tij të fëmijërisë do të thyhen në moshë, do të jenë baballarë apo gjyshër, ai pashmangshmërisht do të iu imponojë atyre që ata të kthehen në moshën rinore, si atëherë kur ata ishin bashkë me Safetin…”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s