Rilindja e dytë e Ali Ibër Nezës (Duke ndjekur gjurmët e kujtesës më të re për heroin e Lidhjes së Prizrenit Ali Ibër Nezën ) / Nga Namik Selmani, shkrimtar

Rilindja e dytë e Ali Ibër Nezës

Duke ndjekur gjurmët e kujtesës më të re për heroin e Lidhjes së Prizrenit Ali Ibër Nezën 

 

 

namik

 

Nga Namik Selmani, shkrimtar

 

 


    Rilindja e frymëve njerëzore për të gjithë ne krijesat tokësore është një lloj shenjtërimi. Ky shenjtërim bëhet edhe më i madhërishëm kur je në një krahinë si ajo e Kosovës ku miti dhe realiteti janë vetëm një lloj peri larg njëri-tjetrit. Do të vinte vetëm 2012 Kur kujtesa për Ali Ibër Nezën do të prekej më mirë. Do të thoshte si duhet fjalën e vet në Kosovë, në Amerikë, në Shqipëri, në Evropë e kudo, edhe pse për vite të historisë së kaluar të Lidhjes së Prizrenit në një krahinë nga më të rëndësishmet e kësaj beteje si është ajo e Gjakovës. Ishte një kujtesë prushane që duhej rindezur shumë më fort se dikur. Një kujtesë që tashmë ishte bërë edhe si peng për shumë njerëz të mençur, atdhetarë Kishte një lloj hirëzimi por në kancelaritë e botës së madhe që dikur i quanim Fuqitë e Mëdha si Anglia, Franca, më tej Stambolli Cetinja e Malit të Zi, austriakë hungareze. Ai jetonte me bëmat e tij të mëdha. Të pakuptueshme për diplomatët e huaj që e njihnin nga afër e larg. Çdo konsull që dontë të pëmendëte Gjakovën Prizrenin, Malësinë e Gjakovës ku do të futej më vonë admnistrativisht qyteti dhe rrethinat e Tropojës do të shkruante patjeëtr për Sulejman Vokshin e për Ali Ibrër Nezaj. Shkruanin pa pushim drejt kancelarive të tyre me një lloj kujdesi që të tregonin sa më saktë edhe shpirtin kryengritës së shqiptarit. Dhe e kishin bërë portretin e trimit Ali në sa e sa shkresa. Fermanet e shumtë të perandorëve osmanë e njoftonin me sa e sa mënyra që ia kishin dhënë sa e sa ndere, dekorata (Tuje) dhe ai duet të shkonte në Portën e Lartë që t’i merrte. Jooooo, ai nuk i mori kurrë as i vuri në gjosk si ata ushtarakë që nganjëherë kanë aq shumë ndere dekoratash sa nuk kanë vend ku t’i vënë në trupin e tyre të bëshëm. Ai nuk i mori ato për t’i vënë në sepetet e Lokeve të Kosovës . I mjaftonin plagët e lulekuqëzuara të babës së tij Ibër ( Kujto Urën e Ibrit larg në Mitrovicë!) që u vra pabesisht nga Tush Vuksani, fjalët e shqiptarëve plot mirënjohje. Ai ishte një njeri që respektonte të dy fetë në krahinë e shumë herë e kërkonin që të qetësonte shumë gjakra që ndezeshin për këtë qëllim. Me të dy fetë ai ishte mik, pajtimtar, diplomat, gjithçka që do ta uronte e do ta kërkonte një njeri që i vete pas lavdia. Kjo rrugë nderi ishte jo vetëm kujtesa e njerëzve të odave, po edhe folklori aq i pasur. Mes këtij thesari të kësaj krahine do të veçonim atë dyvargësh legjendar “Sa herë thirret kjo shqiptari/ngjallet Ali Ibra në vraç (kalë) të zi” Mustakbukuri e legjendari Ali Ibër Neza jetoi luftoi në një truall të begatë kulturor në traditë, me një atdhedashje të jashtëzakonshme si Malësia e Gjakovës dhe ka qenë bashkëluftëtari dhe bashkëpunëtori i Sulejman Vokshit, Mic Sokolit Për të qenë të sinqertë në këtë shkronjëzim për Ali Ibrën do të thonim se emri i tij ende nuk kishte hyrë në majën e lavdisë që ai e kiste merituar që në gjallje të tij pa le për vitet e mëvonëshme Tani Kumbari i kësaj kujtese të re plotësisht të merituar do të ishte Halit Nezaj. Po, duhej një Trim Shkronje si Halit Neza. Prej vitesh ( 45 vite) ai bredhëron mes Ameriks dhe vendlindjes. mes Evropës dhe Shqipërisë jo thjesht për të kaluar pushimet diku në një breg deti apo në një majë alpine, po me një mision gati kostandinesk. Ai ka bredhur zyrë më zyrë në Shqipëri në Kosovë. Ka shkruar sa e sa shkresa. Pa u ndalur edhe nga një lloj zvarritjeje që e gjen shpesh në zyrat e shteteteve tona. Ka pritur në radhë edhe pse ka kaluar 80 vite të jetës së tij shumë aktive. Për rastësinë e bukur ka lindur në 12 qershor që në kohët tona do të quhet Dita e Fitores së forcave të Natos mbi makinën ushtarake serbe. Ishte dhe mbeti Nismëtari i një Kujtese të re për Ali Ibër Nezën. Të një Kujtese plotësisht të merituar. Mos ishte vallë amaneti i pashkruar i të gjithë luftëtarëve që patën njohur nga afër babain e tij djalin e dij Brahë Alinë? (Hamit Aliaj thotë se edhe për Brahë Aliaj mund të shkruhet një libër shumë i madh) Mos ishte vallë zëri i të parëve të këtij fisi të këtij Bacë Urtie që është vënë në sa e sa prova në jetën e tij prova atdhtarzimi? Mos vallë është detyra qytetare e secilit prej nesh që ai të plotësojë një pjesë të historisë së pashkruar? Një detyrë që shumë herë nuk kryhet si duhet në kohën e në vendin e duhur. Mos..? Me siguri do të kenë qenë të gjitha këto që u thanë më lart e ato që s’u thanë ato që e shtynë Halit Nezën që të bëhej nismëtari i disa aktiviteteve kombëtare dhe lokale për këtë figurë të rëndësishme të historisë sonë të gjysmës së dytë të shekullit XIX
U nis së pari nga një libër që ne jemi mësuar që në rutinën tonë librore ta quajmë “Monografi”. U gjet për ta bërë një libër të tillë një mësues, një poet i madh i Malësisë së Gjakovës si Hamit Aliaj. I atij poeti ku epika dhe liria janë simotrat e çdo poezie e çdo rrëfimi. Është një libër që, si thotë ai, ka nisur që më 1978 të ngjizet, pra 35 vjet më parë. Bukur! Duket se libra të tillë donin një pasion faustian 35-vjeçar si të Hamitit. Një libër mjeshtëror. Një libër që e lartëson Ali Ubër Nezën me një ndershmëri të pashoqe. Jo më pak lartëson edhe krijimtarinë e këtij poeti që njihet deri larg me krijimtarinë e tij. Në këtë libër është kronika, gojëdhëna rrëfimi, kënga popullore, është skica, edhe tharmi tregimeve të jashtëzakonshme me një dramacitet që rrallë të vjen në shteg. Poetin monograf Hamit Alinë nuk e shqetëson shumë ajo që është shkruar më parë dhe që sipas tij shumë herë është shtrembëruar. Ai ka kurajo, ka tharm ka pasion shkronjor. E në një kuptim tjetër ai është një farë rival me veten me atë përmendore që autori e ka vënë në ballinë. Është një pjesë e portretit që në vjeshtën e vitit 2013 bash në qendër të Gjakovës do të vihej mes monumenteve të tjerë që janë vënë aty. Libri i Hamit Aliajt ëshë libër etnografik është histori, është gjuhësi është poezi nga nisja në fund, është dashuri, Ali Ibër Neza na del në këtë libër edhe mes njerëzve të tij po edhe ballë figurave të njohura të kohës, të tilë mund të përmendim kontaktin e drejtpërdrejtë me me pashain turk Muhtar Pasha, me gjeneralin sllav Teodor Milani etj Marrja e pushkës së babait të tij të vrarë kur ai ishte vetëm 20 vjeç është një faqe shumë e labdishme e librit. Detaji i vdekjes së Ali Ibër Nezës në Shipshan që ishte afër Gjakovës shioqërohet me një fakt. Për ditë të tëra furrat e bukës së Gjakovës piqnin bukë gati pa pambarim për ngushulluesit e Ali Ibër Nezës. Do donte më shumë kohë, më shumë vend, më shumë vlerësim. Po Halit Neza sërish ishte i pagjumë i paqetë në misionin e Kujtesës së tij të jetës së tij të familjes së tij për Ali Ibër Nezën. 
Në datën 12 tetor 2012 në Gjakovë në një ditë me shi kryeministra, ministra, pushtetarë shkrimtarë, njerëz të thjeshtë, bujq e blektorë, bujtës së ardhur nga Tropoja nga Deçani nga rrethinat e Kosovës i bënin nderet e duhura Ali Ibër Nezës. Monumenti ishte gdhendur nga skulptori i njohur i këtyre trevave nga Tropoja Isa Baliaj. Po këtij pajtimtari, këtij diplomati këtij luftëtari, këtij mentari në atë ditë të bekuar po ngjizej libri i dytë libri i Kujtesës. E ai si një ekonomist i saktë, si një mirëdashës do të niste librin e dytë për një kohë të shkurtër për këtë hero. Ai libër që para disa ditësh mblodhi shumë të afërm, shumë shkrimtarë nga Kosova e nga Shqipëria për ta përuruar me gjithë nderet e duhura. Në një nga shkrimet e shumta të librit të promovuar këto ditë që i referohet festës së Monumentit është dhe ai i Avokat Agron Gjedisë që drejton Shoqatën “Bytyçi“ “Në këtë qytet (Gjakovë) kishin ardhur shumë qytetarë të Gjakovës, të vendbanimeve përrreth si dhe shumë tropojanë, që kishin ardhur nga Shipshani, vendlindja e Aliut nga qyteti Bajram Curri e Tirana, deri te diaspora shqiptare në Amerikë. Kështu Ali Ibra arriti t’i “tubojë” së bashku si në kohën e tij malësorët me gjakovarët nga të katër anët e trojeve etnike në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësië së Shqipërisë?
Ah, Hamiti ishte jo mirë me shëndet e nuk erdhi. Nuk u takuam dot as me poetin prizrenas po kaq edhe patriot Azis Bytyçin që në momentin e ndërrimit të kufirit nmerr lajmin e hidhur të vdekjes së hallës së tij dhe u kthye nga rruga. Filiz i nderuar i Nezëve Haliti ka 45 vjet në Amerikën e largët, por që nuk i është shuar aspak zjarr i atdhedashurisë për trojet e të parëve të tij. “Rrugëtimi i përjetësimit të Ali Ibër Nezaj në Bronx” e ka titulluar librin e tij Halit Nezaj U promovua vetëm para pak ditësh në Tiranë. Është rruga që i është dashur përjetësimit në bronx të Ali Ibër Nezaj të dhëna për Akdeminë Solemne kushtuar kësaj figure. Redaktorët e librit janë Kastriot Shehadati dhe Skënder Gola ndërsa ndihmësi financiar i librit është deputeti i Kuvendit të Kosovës NASER OSMANI Materialin referuas për librin e lexoi gazetari dhe redaktori Skënder Gola edhe në emëer të mikut të tij Kastriot Shehdati. Një temë shumë të saktë për vlearat e librit e mbajti edhe studiuesi Muhamet Rugova. Libri është një kronikë shumë e saktë e këtij rrugëtimi. Është një përmbledhje e studimeve që janë bërë për Ali Ibër Nezaj. Janë botuar shumë shkrime të shtypit në Kosovë e në Shqipërisë, ka shumë fotografi ka një letërkëmbim të pasur për ceremonitë e organizuara për Ali Ibër Nezaj. Të bën përshtypje se në të ka edhe shumë shkresa të faksimilizuara për kontributet e shumta që janë dhënë për këtë rrugëtim që nga Amerika e deri në Kosovë. Këtë radhë nikoqire e aktrivitetit ishte Shoqata “Bytyçi” në gjeografinë e Bytyçit kulla e Ali Ibrit është ndërtuar mes fshatrave Skivjan, Osek të Gjaokëv she Shipshanit të Tropojës duke u bërë kështu zemra e Bytyçit. Ishin me dhjetra njerëz që janë të fisit Nezaj dhe që banojnë sot në Tiranë, në Tropojë e në shumë vende të tjera Si gjithmonë kryetari i kësaj Shoqate Agron Gjedia ishte nismëtari i shumë aktiviteteve kulturore. Para pak muajsh ai ishte i ftuar nderi në Ditën e Përurimit të Monumentit të Ali Ibër Nezaj në Gjakovë e ja tani po e bënte në Tiranë një lloj rizgjimi në këtë qytet Një takim shumë emociones edhe ne që nuk kishim dëgjuar deri në atë ditë për këtë figurë mësuam shumë gjëra, mes dallgëve të krenarisë kombëtare, po edhe të mirënjohjes për Halit Nezajn që ka bërë një detyrë shumë atdhetare. Duke e falenderuar publikisht mora atë mesazh që duhet ta marrin të gjithë ne, si shqiptarë, pavarësisht se ku banojmë se ku punojmë. Kemi aq e sa energji për të bërë punë edhe më të mira në shërbim të shqiptarizmit. Po qe se bashkohej edhe më shumë edhe e mira do na shoqërojë më shpejt më shumë në të gjitha vatrat tona. Në fund të fundit në atë rizgjim të legjendarit dhe heroit të vërtetë të Gjakovës unë dhe të gjithë ne që ishim në atë sallë që nuk po na zinte dot për pjesëmarrjen, kishim rizgjuar vetveten. Kishim rizgjuar edhe më mirë të ardhmen tonë. Një ardhmëri që e ka rrënjët te një e kaluar e lavdishme te një heroizëm herë të heshtur e herë të dukshëm. E si kumt i ri që do na shoqërojë edhe më shumë në të ardhmen (mes asaj pune kaq vetëmohuese të Halit Nezaj) e do të na vijë me anë të mesazhit shkronjor artistik, kulturor filozofik të Hamit Aliaj në fund të librit të tij 
”Këtu, në Kosovë, guri, druri dhe Zoti kanë folur dhe flasin shqip..Shqip kumton dhe qielli. Ndërsa në këtë tokë të Kosovës, të nemur e të bekuar njëkohosisht, ndryshe nga të gjithë tokat e Dheut, po të gërmosh për të “qitur një bunar” (pus), në pashin e shtatë, në vend të ujit shpërthen gjaku, gjak shqiptari!! ..Tash Ali Ibra është këtu, në qendër të Gjakovës. I pafjetur nëpër shekuj. Netëve herë pas here ai do të ikë nga piedestali. Mos e kërkoni! Do të kalojë Urën e Shenjtë e do të shkojë në Prizren, Se i ka do punë pa kryer. A e keni dëgjuar atë këngën që thotë ”Dilnie ju shqiptarë se nusja po vjen Se prapë kuvendin e kam në Prizren.” 
Është koha që Dyshi të bëhet njësh. Është Koha e Rizgjimeve të Mëdha!!

2 thoughts on “Rilindja e dytë e Ali Ibër Nezës (Duke ndjekur gjurmët e kujtesës më të re për heroin e Lidhjes së Prizrenit Ali Ibër Nezën ) / Nga Namik Selmani, shkrimtar

  1. ky fare shkrimtari ska ditur asgje sa shumeesh fole,shkruar e kenduar per ali ibren ne shqiperi
    ky mund te flasin per ne kosov.alëi imra esht rritur ne gjakov dhe ka qene delegat ne lidhje te prizrenin me delegatet e gjakove s.vokshin,kryeziun,drenin, etj ashtu so haxhi zeka me pejen
    po pse nuk kendon e shkruan per haxhi zekenmbinak aline./

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s