Nase Jani

  Nase (Thanas) Jani Urdhri “Naim Frashri i Artë” Thanas (Nase) Jani e ka nisur jetën në Stegopul të Lunxhërisë, Gjirokastër, më 25 maj 1947. Mësimet e para i mori në vendlindje, pastaj në Kuçovë e në Vlorë, ku mbaroi … Continue reading

Arti i shkruar, si inspirim dhe refleksion i thellë i ndërgjegjies kombëtare. ( Referim rreth risisë krijuese të autorit Sabit Idrizi) / Nga Agron Shele

 

sabit idrizi

    Sabit  Idrizi

 

 

 

Arti i shkruar, si inspirim dhe refleksion i thellë i ndërgjegjies kombëtare.

( Referim rreth risisë krijuese të autorit Sabit Idrizi) 

 

 

 

Agron Shele.2

 

Nga Agron Shele

 



Të depërtosh në botën shkrimore të poetit dhe prozatorit Sabit Idrizi, është njëllos si të kërkosh mirëfillesinë e një penelate që përherë e më shumë bëhet më atraktive, më sugjestionuese, më dinamike dhe sigurisht bëhet po kaq shprehëse sa vetë arti bashkohor sot.Tradita e krijuar, kohezioni në të cilën eshtë zhvilluar ky art, edhe pse shpesh herë ka qënë e detyruar që të mbështetet tek ana simbolike për të mbijetuar, kanë rimedisionuar veçantinë dhe gjetjen stilistikore, e cila e bënte të njohur dhe identifikuese këtë lloj letërsie. I ardhur nga kjo plejadë autorësh, Sabit Idrizi, përcjell në mënyrë sinjikative dhe fuqishëm zërin e tij autentik, në poezi dhe prozë, si mishërim i atributeve kulturore dhe shpirtërore të një populli që ishte përherë në rilindje dhe indetifikim të vlerave unikale të tij. Si njohës i thellë i teknikave të shkrimit dhe operimi me elemntët bazë të ngritjes së strukturës poetike apo prozaike e bëjnë këtë autor sa racional po kaq dhe konsolidues të mendimit filozofik, sa shprehës po kaq dhe virtuoz për gjetjet dhe beftësinë që sjell në letërsinë shqipe.

Për të bërë një analitikë më të gjerë duhet një koncentrim dhe hulmutim më i thellë i anës poetike të këtij autori ,i cili shpreh shqetësimin e thellë për realitetin e ri të krijuar, që edhe pse ne hapat e parë ka problematikën e vet, gabimin e vet, indoktrinimin politik dhe ekonomik të vet, gjë që poeti nuk e toleron,sepse nuk mund të shpërfillet dot aspiratën e një shoqërie të tërë .

Ai nuk shkruan,as perifrazon por këlthet:

“ Kemi filluar të hamë me sy
E të shohim me tyta
Në këtë xhungël zorrësh

Të duam me xhepa
Të urrejmë me bark
Kemi filluar

Kaherë s ‘kemi qeshur me shpirt
S ‘kemi qarë me zemër

Kah kështu,o Tokë ?!
Kah kështu pa kokë ?! “

Endet përbrenda misionit të poetit, përbrena bukurisë shpirtërore të njeriut, i cili mban në dorë lule dhe jo tyta, kërkon aën humane dhe jo xhepat, kërkon buzëqeshjen dhe jo mllefin, kërkon rrugën e drejtë dhe jo rrugën pa krye.
Zemra dhe shpirti i një intelektuali nuk mund të durojë dot padrejtësinë, lakminë, por ajo qëndron gati për të fshikulluar ç’ do lloj vesi, ç’ do lloj ndërgjegjie të sëmurë dhe nuk lejon kurrësesi gangrenizimin e plagëve te tilla shoqërore.
Ky është një detaj nga fuqia shprehese e Sabitit, por poezia e tij përfshin një gamë shumë më të gjerë, kap gati gjithë sferat social-psikologjike -filozofike të jetës dhe në veçanësi i përkushtohet edhe lirikës, e cila nëpërmjet ndjesisë së krijuar, frymëzimit , bukurisë dhe ëmbëlsisë së vargjeve, metaforave të përdorura , e ngre këtë vlerë shpirtërore dhe poetike, në shkallën më të lartë të artit tonë panletrar.
Poetika e tij përbën një anë të medaljes, por ana tjetër flet me gjuhën e prozës “ Zarfi “ dhe si autor i mirëkompletuar shprej pjekurinë e lartë artistike dhe autentitein e tij të padiskutueshëm krijues.

Ç’ farë është Zarfi?

Një letër e thjeshtë, një mesazh apo ide fikse e autorit që nëpërmjet kësaj poste me lexuesin shpreh dhe ç’farë nuk shpreh, rrëfen të patreguarën dhe atribon objeksionin e vet.
Gjithësesi jeta e pas luftës me pushtusin shumëshekullor serb, filloi të ndriçonte, shtëpitë e rrënuara nisën të ndërtohen dhe njerëzit j’ u rikthyen punës. Rikthimi ishte parësor dhe objektiv për qindra familje, të cilët u ngritën mbi dhimbjen, masakrat që përjetuan, mbi rrënimin total. Ata u kthyen tek e përditshmja jetë,“ tek kamja ose moskamja e tyre “, sikurse citon Miftar Kurti.
Dhe vërtet Sabit Idrizi gjen tek kjo thjeshtësi realitetin e kohës : diku përballet me dhimbjen e tokës për barbarinë zjarr, që e ka shkatërruar, diku tjetër për hesapet e njerëzve të vegjël, që duhen shpaguar, diku me absurdin që luan përherë me shpirtrat e dyzuar dhe mendësitë e shpërfytyruara.

…dhe në emër të kujt?!

“Kjo ka qënë dhe është lufta jonë. Ky ka qënë dhe është synimi ynë. Armë të vetme kishim e kemi poret më të ndritshme e më të thella të shpirtit “ -citon autori.

Fjalë prozaike kuptimplote, fjalë që ideojnë idealizmin e misionarit largpamës dhe të vërtetë, fjalë që shenjtëron kauzën e popullit të vet dhe në përmbyllje postulati i vlerave më të ndritshme të njeriut, postulati thellë i shpirtit, si postulat shprese, besimi dhe ardhmërie .
Ky rrëfim i cili hedh dritëhije mbi realitetin e pasjetës luftë në Kosovë, gërshetuar me anën publicitare, dhe pse e sjellur në frymë kritike, hera herë dhe ironizuese, me të vetmin qëllim që të mos pësëriten më gabimet, jep tablo sa interesante aq dhe kuptimplote, depërton dhe zbërthen të vërtetën lakuriq ashtu sikurse është, dhe për më tepër jep mesazhe të qarta, mesazhin hyjnor të drejtësisë dhe parimeve që duhet të udhëheqë njeriun.

Nën këtë këndvështrim autori Sabit Idrizi, vjen si përfaqësues i idealit të lartë atdhetar, vjen si refleks i ndëgjegjies intelektuale dhe si i tillë ai përbën refleksionin e zërit dhe shpirtit kulturor të një kombi të tërë.

“Ferri i lodhur” – roman i veçantë i tipit “mendim” (Vështrim për romanin “Ferri i lodhur” të shkrimtarit Anton Nikë Berisha) / Nga Fatmir Minguli

  “Ferri i lodhur” – roman  i veçantë i tipit “mendim” (Vështrim për romanin “Ferri i lodhur” të shkrimtarit Anton Nikë Berisha)       nga  Fatmir Minguli Kur dëgjon për emrin e Anton Nikë Berishës mendja te shkon menjëherë … Continue reading

Kryeministri Rama i shmanget marrjes zyrtare të peticionit (Prime Minister of Albania did not agree to receive the petition although the delegation had constructive meetings with … ) Nga Gëzim Alpion

Kryeministri Rama i shmanget marrjes zyrtare të peticionit

Nga Gëzim Alpion

Të nderuar Miq dhe Kolegë,

Iniciatorët e peticionit ishin në Shqipëri nga data 4-11 maj në kuadrin e aktiviteteve lobuese në Peshkopi, Tiranë dhe Vlorë. Qëllimi kryesor i vizitës ishte dorëzimi formal i peticionit Kryeministrit z. Edi Rama.

Në Peshkopi më 5 Maj ata organizuan një takim me qytetarë në të cilin morën pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Peshkopi z. Ilir Krosi, dhe Kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe, z. Ruzhdi Lata. Delegacioni u prit edhe nga Prefekti i Qarkut të Dibrës z. Melaim Damzi.

Në Tiranë delegacioni zhvilloi bisedime konstruktive me Presidentin e Republikës z. Bujar Nishani, Kryetarin e Kuvendit z. Ilir Meta, dhe Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës z. Edmond Haxhinasto.

Në Tiranë delegacioni organizoi edhe Tryezën e Rrumbullakët për Dibrën në të cilën, përveç deputetëve të Dibrës dhe deputetëve me origjinë dibrane, morrën pjesë edhe përfaqësues të shoqatave dibrane në Tiranë, intelektualë dhe diplomatë të shquar dibranë dhe përfaqësues të mediave.
Ajo që spikati në takimet me drejtues të pushtetit lokal të Peshkopisë dhe Dibrës së Madhe dhe deputetët e Dibrës është se përsa i përket Rrugës së Arbërit, të dyja Dibrat dhe të gjitha partitë politike përbëjnë një front të bashkuar. Leitmotivi i bisedimeve ishte se Dibra është injoruar që nga fillimi i shtetit shqiptar dhe veçanërisht në 24 vitet e fundit.

Për fat të keq, me gjithë përpjekjet e tyre të vazhdueshme që nga shtatori 2013, Kryeministri Rama nuk ra dakord të pres delegacionin që të merte në dorëzim peticionin. Për këtë qëndrim të z. Rama, përgjegjësi ka edhe Ministri i Financave, deputeti i Dibrës z. Shkëlqim Cani, i cili megjithëse e nënshkroi peticionin para zgjedhjeve, para vizitës së delegacionit në Tiranë është shprehur me shkrim se nuk e shikon të arsyeshme dorëzimin formal të peticionit.

Për hir të premtimit të bërë më 18 Mars 2013, intelektualët dibranë janë te gatshëm të kthehen në Tiranë në çdo kohë që të ftohen nga z. Rama.

Qëndrimi i z. Rama i ka vënë në pozitë të vështirë organizatorët e peticionit për shumë arsyje, veçanërisht pasi u duhet të përballen me mediat e huaja që janë të interesuara të mësojnë se si u pritën nga Tirana zyrtare.

Iniciatorët e peticionit nuk do të pushojnë së ushtruari presion me mjete demokratike mbi qeverinë deri sa të përfundojë plotësisht Rruga e Arbërit. Po kështu, po qe se heshtja nga Zyra e Kryeministrit në lidhje me kërkesën për të bërë një dorëzim formal do të vazhdojë në mënyre të pa justifikueshme, ata do të gjejnë një formë për t’ja dorëzuar peticionin z. Rama në një kohë që ata do ta konsiderojnë të arsyeshme.

Siç duket, 6500 nënshkrime online dhe në formularë nuk i duken shumë z. Rama. Prandaj, që ta ngremë zërin e Dibrës edhe më me force, do t’ju lutemi të inkurajoni sa më shumë njerëz të nënshkruajnë online ose në formularë. Nuk thonë kot, Zoti është me shumicën.

LISTË E PËRZGJEDHUR E INTERVISTAVE NË TIRANË: 

1. ORANEWSTV: Tonight Ilva Tare, 7 May 2014, https://www.youtube.com/watch?v=bhZ4hWH6zuQ

2. Mëngjes Express, ORA NEWS TV, with Eva Idrizllari; Emisioni i dates: 7 May 2014; 11:32:35 – 1:56:50:
http://www.oranews.tv/puntate/mengjes-express-7-maj-2014/

3. Rruga e Arbrit, Alpion apel Kryeministrit: Na prit të të dorëzojmë peticionin
http://www.oranews.tv/vendi/rruga-e-arbrit-alpion-apel-kryeministrit-na-prit-te-te-dorezojme-peticionin/

4. Alpion: “Rruga e Arberit, na sjell me prane ne kete Ballkan te trazuar”:
http://www.infoalbania.org/lajme/vendi/42731-alpion-rruga-e-arberit-na-sjell-me-prane-ne-kete-ballkan-te-trazuar

 

This message was sent by Gëzim Alpion using the Change.org system. You received this email because you signed a petition started by Gëzim Alpion on Change.org: “Complete the construction of the Arbëri Road – Ndërtoni sa më shpejt dhe me standarde Rrugën e Arbërit.” Change.org does not endorse contents of this message.

View the petition

Unsubscribe from updates about this petition

Prime Minister of Albania did not agree to receive the petition although the delegation had constructive meetings with …

Dear Friends and Colleagues,

The Albanian intellectuals, who over a year ago started the Arbëri Road online petition, visited Albania from 4-11 May 2014.

During their stay in Tirana they had constructive meetings with the President of Albania Mr Bujar Nishani, the Speaker of Albanian Parliament Mr Ilir Meta, the Minister of Transport and Infrastructure, and a number of MPs from the three major political parties. They also had a number of TV, radio and newspaper interviews.

Unfortunately, the Prime Minister of Albania Mr Edi Rama did not agree to receive the delegation which means that they were unable to hand in the petition. This is an unfortunate and ill-advised decision.

While we would be happy to return to Tirana at any time to hand in the petition, we are determined to maintain our pressure on the Albanian government through democratic means so that the Arbëri Road is completed during the mandate of the current coalition government as promised in Mr Rama’s election programme.

We would like to assure you that, as promised on 18 March 2013, the petition which so far has been signed online and on paper by over 6500 people, will be submitted to the Albanian Government in due course and will always remain non-political.

 

 

 

A SELECT LIST OF MEDIA INTERVIEWS:

1. ORANEWSTV: Tonight Ilva Tare, 7 May 2014, https://www.youtube.com/watch?v=bhZ4hWH6zuQ

2. Mëngjes Express, ORA NEWS TV, with Eva Idrizllari; Emisioni i dates: 7 May 2014; 11:32:35 – 1:56:50:
http://www.oranews.tv/puntate/mengjes-express-7-maj-2014/

3. Rruga e Arbrit, Alpion apel Kryeministrit: Na prit të të dorëzojmë peticionin:
http://www.oranews.tv/vendi/rruga-e-arbrit-alpion-apel-kryeministrit-na-prit-te-te-dorezojme-peticionin/

4. Alpion: “Rruga e Arberit, na sjell me prane ne kete Ballkan te trazuar”:
http://www.infoalbania.org/lajme/vendi/42731-alpion-rruga-e-arberit-na-sjell-me-prane-ne-kete-ballkan-te-trazuar

This message was sent by Gëzim Alpion using the Change.org system. You received this email because you signed a petition started by Gëzim Alpion on Change.org: “Complete the construction of the Arbëri Road – Ndërtoni sa më shpejt dhe me standarde Rrugën e Arbërit.” Change.org does not endorse contents of this message.

View the petition

Unsubscribe from updates about this petition