Poezi për Lluçanin / Nga Ismet Tahiraj

Poezi për Lluçanin

 

ismet

 

 Nga Ismet Tahiraj

LLUÇANI

Kryq sllavi                                    

Kryq udhë ka mbetur.

Ta ha vetveten

Nën strehën e vdekjes.

Se sorrat e ndytin

Ndotësin e jetës…

 

 

SI IKE NË DHERAT E HUAJA

-Raif Bajramit ,Lluçan-

 

Si ike në dherat 

E huaja ,si,

E uji atje

është në gufim.

 

Ashti i tokës amë

Mbështjell më blerim.

 

Më lë si një  pip djegur

Nga bora pranverore,

As rrënjë,as sytha

Si kam galdim.

 

I heshtur ,memec

Ec unë dherave,udhëve

Të Lluçanit

Marrë në ngryk

Heshtjen e veremosur

Pezmatim..

 

Gufon në dherat e huaja

Fildish i irur,                                              

N’pa kthim.

Dhe këmbët

Mi lidhë

Për trualli

Lluçani  ((im)në zgjim…

 

 

 

DESHI UJIN TA PI

-Selman Vojvoda –

Deshi ujin ta pi

Apo te notoj,

Ne ujin stuhi

Qe vrundullon.

Gjak ,gjak

Nën urë

Nën parmakët gri.

Dhe hyri, hyri

Deri në bel,

Deri në qaf

Deri në frymë goje

Klithi Ri liri

Pa lulen e diellit

Pa kurorën e amshimit.

Qe kronikat shkruanin

Rekuiem  nga plumbat

Dhe na shikonin përtej etërit,

Më pasqyra llupe

N’Detin hakmarrës të zi.

 

Befas vjen befas                              

Ri liri

Ri liri,

Mbi fytyrën e vërtetë

Mbi  Dardani…

 

 RAIF MIKU, LLUÇANI

Raif miku

Apo të qelbet

Ashti , e rrashta

Apo të dhëmbë këmba

(dhimbjet a të dukën si gjemba).

 

Mbuloj damarët

Me arna shpirti,ore.

 

Se te shtinë

Në bunar ,

E të kallin barë

E dushk

Pëlcet nga tymi

(e s’të n ‘dinë kush).

 

Se lojën e duan

Ata që s’pyesin

Për hiç gjë

Mbi kocka e mishi.

 

Mbuloje më dyllë

Dyllë hëne,

O lum m iku

(se gjaku faizet ).

 

Stiset ashiku

Ashiku i qelbit

Arnat t’i grabitin

Në mesin e ditës.

 

Bëhu kërcell thane

Ne lajthishte ,

O lum miku

 

Se koha te dyve

Na iku ,na iku…

 

ÇOHU RAIF SHKO NË OSLLAR

Çohu Raif                                                                   

Se në Osllar,

U zgjua lugati

Lugati i gjallë.

 

I përpiu gurët e varreve

Si qeni kockat në arë,

Do I pëlcasin sytë

Jo ditën e dytë

Po ditën e pare.

 

Ngjallu Raif,

Bëhu më i gjallë.

 

Se varret janë

Te parët tanë.

 

Mos rri babëzitur

Eja te shkojmë ne Osllar.

 

Se turma ,turma

Me flamuj dukën   tanët që më parë.

 

Jeta ka vrundujt e saj

Bijtë e devotshëm

Roje e saj e parë.

 

Ngjallu Raif

Bëhu edhe më i gjallë…

 

O PRESHEVË

 

Akull në shpirt

qe po flasin gurët,

na i kemi te lidhura

te lidhura i kemi duart.

 

Që moti në ty                                                       

lindur jam Preshevë,

mbi huqet e huaja

dhe unë lëkurën kam lënë.

 

Drenica ta thotë troç

ajo kurrë nuk rrenë.

 

E di se netët i gdhinë

ne ogur qefinë,

e sfilitesh keq

po Azem e shota

në luginën tënde po vijnë.

 

Akull kam në shpirt

shtreza acari ne kocka,

të mbërthyer prej heshtave

unë këtë kurrë s’të desha.

 

Po vijnë Adem Jasharat

po t’i gatitnin petkat

petkat e bukura të lirisë

ti narcis i bukurisë

 

Preshevë o mall mallëngjimi

këtë shkrumb se heq as valë e drinit.

 

 

Ps: ky cikël poetik është botua në gazetën BOTA SOT 17.3.2013

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s