Katër ata nga Novosej / Nga Azem PARLLAKU

Katër ata nga Novosej
Durim (Xhem) Toçilla,  Agim Parllaku, Artan Mata, Sali Toçilla.

 

 

 

 

azem

 

Nga Azem PARLLAKU

 

 

 
Katër ish-studentë atë kohë, të cilët arsyetuan, se pas cepit të angazhimit si protagonistë politikë e publikë, i priste egërsia dhe injoranca e matrapazëve të moçëm të frikës.
Katër novosejas kurajozë, që sfiduan idetë popullore të kohësë si ish-studentë dikur, e krejt modesti, e qytetarisht, e kanë fituar “bastin” si qytetarë ashtu si të tillë.
Nëse dikush, nga ata në minorancë, u ka thënë “faleminderit”, i ka inspiruar drejt një nevoje, për një lloj të arsyetuari, mbi ato akorde që na shquajnë e na mbajnë të bashkuar, e të ndarë, siç dhe jemi!
Midis tyre edhe një tjetër Saimir Shehu, si nip Novosej, një personazh, që qëndron, edhe ai krejt modesti.
Këta individë, janë përmendur e artikuluar aq pak, ndonëse fotografia shoqëruese e kësaj qasje, është publikuar qindra e qindra herë.
Aty, në togun e këtyre ish-studentëve është njëri nga protagonistët.
Katër individë, pjesë e një gjenerate që, i’u bashkangjitën si idealistë filozofisë së asaj kohe.
Të ardhur nga e njejta tokë, si “armiq” e të njejtës shkollë, ata nuk bënë e bëjnë më shumë, veçse unifikojnë linjën tonë të mendimit, që ende në një masë të madhe vazhdon të jetë e ndarë rreth roleve, gjë të cilën mendjet e afta e kanë injoruar.
E mjegullt, ajo botë, kur e krahason me kohën e sotme, ku lajmet e personazhet përsëriten njëzetëekatër orë non-stop, ku shiten e blihen kohë televizive prej “protagonistëve”, kurrë si të besueshëm.
Të ardhur, nga e njejta tokë, si “armiqtë” për notën dhjetë dikur, ata u bënë miq e bashkëvizionarë drejt një qëllimi, ku vlera do ishte sunduese.
Individë, që kurrë nuk kanë pranuar ironinë e kohës, personazhe të moderuar, që mendimi dhe të vepruarit, i ka çuar tek ajo ç’ka botërisht evidentohet si e ndershme.
Në një nga filmat e tij më të mirë, aktori i njohur italian Roberto Beninji, luan rolin e një babai.
Ngjarja zhvillohet në Luftën e Dytë Botërore, dhe ai së bashku me të birin fëmijë, gjinden në një kamp përqëndrimi.
E gjithë historia që trajton filmi është aftësia, që shfaq Roberto me qëllim që të bind të birin, se janë brenda një loje të madhe lufte, të cilën e realizojnë të rriturit dhe që shoqërohet me fitore ose humbje pikësh.
Lumturia, që ai arrin t’i sjellë të birit, është edhe qëllimi i jetës së tij, i vuajtjes së tij.
Ky qëllim është edhe për atë lumturia vetë.
Mesazhi i filmit është i jashtëzakonshëm, mbasi tregon se si lumturia, gëzimi, humanizmi e solidariteti gjenden në rrethana absurde.
Gjurma e jetës ndryshon në kohë të ndryshme, por përsëri ajo ngjan nga koha në kohë, sepse përbëhet nga e njejta cohë, përbëhet nga të njejtat ndjenja, pavarësisht rrethanave në të cilat ajo merr frymë.
Si Beninji, katër novosejasit e Grevës Studentore në vitin 1991, e shënuar në historinë shqiptare, si kohë e fundme e mitit të rremë të atij burgu e makthi pesëdhjetëvjeçar, e luajtën atë rol, plot ndjenjë e ideal, pavarësisht cilët ishin të rriturit, e ata pas tyre që i fituan, apo i humbën pikët…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s