PORTRETIZIMI POETIK I TRANSFORMIMIT / Nga Xheladin A . Çitaku

 

PORTRETIZIMI POETIK I TRANSFORMIMIT 

 

 

 

 

Xheladin

 

nga Xheladin A . Çitaku

 

 

– Letërsia pasqyron format e ndryshme të transponimit të realitetit; si veprime, përshkrime ndjenjash, ambicie a pasione, duke mos abstenuar as nga pësimet dhe ndryshimet në rrafshin individual dhe shtrirjet në të përgjithshmen. Krijimtaria poetike, gjithashtu motivohet nga rrjedhat e realitetit, nga përjetimet ndjenjore dhe emotiviteti i ndijimit, duke portretizuar këto motivime përmes frymëzimit, i cili shprehet në formate poetike, i ravijëzuar, në një ngjyrim përkatës dhe me mjetet letrare-artistike të duhura. Poeti pasqyron jetën, gjendjen shpirtërore të subjektivuar në veçanti, përjetimin individual, refleksionet në brendësinë e kësaj gjendjeje, por pasqyron edhe përgjithshmërinë e njerëzores, të përgjithshmen shoqërore të një rrethi të caktuar. Në vazhdën e përfytyrimit poetik dhe të pikturimit të realitetit artistik, poezia përcjell rrjedhën, në vazhdimësinë e saj, duke kaluar “shkallëzimet” e ndryshimeve brënda kësaj bote apo transformimet individuale dhe të përgjithëshme, duke ndryshuar nivelin e përshkrimit ndjesor, edhe brënda një tërësie poetike (brënda një poezie), nga strofa në strofë, gjithnjë duke iu përmbajtur ideotematikës së organikës, pa cenuar tërësinë përmbajtësore.
– Përballja e pozicioneve shpirtërore brënda poezisë përfaqëson “kontradiktën” në shpërfaqje apo nuancimet e ndryshueshmërisë së theksuar. Ky element ka gjetur shtrirje gjithandej krijimtarisë poetike, sepse përfaqëson shkallëzimin emocional të poetëve apo përshkrimin e diferencuar, të imagjinuar, natyrisht, nga këta poetë, të rrjedhimeve të të përgjithshmes, e cila reflektohet në realitetin e transponuar dhe përbën kategorinë e transformuar, përbën përjetimin e aspekteve jetësore, të cilat kanë ndikimin e tyre dhe interferojnë edhe në ndijimet individuale, pastaj.
– Zhvillimet e tilla janë “objekt” edhe i interesimit poetik; poezia përcjellë këto zhvillime dhe i portretizon këto transformime në strukturimet e saj, i përjetëson ato në vargënimin e saj, në një mënyrë a një tjetër, varësisht nga stili përfaqësues, nga mënyra shprehëse, nga specifikat, të cilat, natyrshëm variojnë nga njëri autor tek tjetri.
– Shtytjet transformuese janë nga më të ndryshmet, si ato që përcaktojnë transformimin shpirtëror-emocional dhe ato të përgjithshmërisë; të ndërlidhura dhe të ndërvarura, shumëherë të kushtëzuara apo të imponuara nga situatat, nga shfaqjet e dukurive, nga reflektimi i fenomeneve në jetë; shëndërrimet cilësore të jetës, cilësitë e karakterit të individit apo shoqërisë, spostimet karakteristike vrragëlënëse; janë nga dimensionet e portretizimit të transformimit, në përgjithësi, janë këndet dimensionale të këtij portretizimi;
apo përshkrimi përmbledhës i dy fazave, të cilat karakterizojnë, cilësisht preokupimin e njërës dhe ambicien e fazes tjetër, ngjyrimin brilant të një transformimi, si pjesë e përgjithshmërisë së njerëzimit.
Pikëfillimi i shtrirjes së motivit përfytyrohet në një skicim të caktuar, që pastaj, në shtrirjen e mëtejshme të evoluoj gjendja e subjektit lirik a pasqyrimit poetik, nganjëherë edhe në kthesa të befasishme, të cilat i nevoiten poetit për ta arritur efektin e dëshiruar dhe përfundimin e paragjykuar. Në këtë lloj portretizimi, ngjyrimi i vargut paraqitet i theksuar veçanërisht, sepse të tillë e do shëndërrimi i subjektit a motivit.
– Linjat “transmetuese” të idesë ndjekin trasenë e parashtruar nga realiteti ose atë të modifikuar nga autori, i cili gjakon sajimin e një realiteti të ri, një realiteti artistik, në të cilin ai zhvillon më tutje idenë e tij, vendosë konturat e shtrirjes poetike, tabloizon gjerësinë dhe portretizon në një njësi poetike “derivatet” e frymëzimit.
-Në një mënyrë a një tjetër, vazhdimësia krijuese paraqet, gjithsesi edhe llojin e veçantë të transformimit të personalitetit poetik, të karakterit krijues dhe të opusit shtjellues, duke ndjekur, kështu kontinuitetin e rrjedhës kohore dhe jetësore, problematikën preokupuese, çastet e veçanta që kap arti letrar;ose përfytyrimi i vargëzuar i portretit të poetit, rolit dhe misionit të tij, ndërhyrjes së personalitetit krijues të tij në përgjithshmërinë e jetës, në brendësinë e jetës të të tjerëve për ta transmetuar mundësinë e botës së tij në shëndërrimn e gjendjes a transformimin pozitiv të pasojës.
– Në këtë rrugë, në proceset e transformimit poetik individual ose të përgjithshëm, shpeshëherë paraqitet tendenca e “pultizimit” të ndryshimeve, e cila nuk i shërben transformimit as portretizimit të tij real, sepse kjo mund të shkakojë devijimin nga rrjedha kuptimore e poezisë apo shformim strukturor të brumit poetik, që për pasojë shkëput kontinuitetin organik, ideor e tematik dhe futjen në “masa të supozuara” apo në përmasa të papërcaktuara qartë.
– Kështu, lëvizjet shoqërore, krijimi i rrethanave të reja në rrugëtimin nejrëzor, determinojnë shtytje të veçanta edhe në brendësinë emotive apo produktivitetin e imagjinatës, rrjedhimisht, edhe prurjet artistike-letrare, të cilat rrjedhin nga këto raporte. Përgjithësisht, proceset e tilla karakterizojnë zhvillimin në vazhdimësi të artit poetik, transformimin e tij. I japin atij shtytje të reja në gjerësi e thellësi, freskinë e duhur dhe atraktivitetin në të perceptuarit e tij… 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s