SHKRIMTARI NASE JANI DHE “PUSHTETI” I TJ I ADMIRUESHËM MBI FJALËN LETRARE. (Diskutim mbajtur në takimin letrarë për Veprën krijuese të Nase Janit) / Nga Arqile V Gjata

 

nase portret

 

SHKRIMTARI NASE JANI DHE “PUSHTETI” I TJ I ADMIRUESHËM MBI FJALËN LETRARE.

(Diskutim mbajtur në takimin letrarë për Veprën krijuese të Nase Janit)

 

 

arqile portret 1

 

Nga Arqile V Gjata

 

 

 

Interesimi për të lexuar e studjuar një autor është vlerë dhe përkushtim! Një veprim të till e ka bërë për veprën letrare të Nase Janit Kritiku dhe Studjuesi Fatmir Terziu në veprën e tij “Një vëzhgim në brëndësi të prozës dhe poezisë shqiptare” faqe 76-87.
Jam rekur ta lexoj e të studjoj me vëmendje vëllimin me tregime “Gruaja në Kafaz” të shkrimtarit Nase Jani , vëllim i cili, tregon mësëmiri formimin letrarë të N.Janit në gjininë e tregimit.

Të lexuarit e prozës së shkurtër të shkrimtarit Nase Jani është një veçanti që lidhet ngushtësisht me fabulën e tregimeve të tij, që për mendimin tim përqaset, ligjësohet nga talenti për të treguar rrjedhshëm, ashtu si dhe ka gojëtarinë e tij të ëmbël! Në të treguarit e tregimeve ai është shumë i sinqert, ku të befason me sendformimet e veçanta të detajeve, situatave, zgjidhjeve tepër iintrigues në rrjedhën e ngjarjeve përgjat gjithë kohështrirjes së tregimeve si fenomen letrarë. Për të nxjer në pah vlerat e prozatorit N.Jani po citoj një pjesë nga studimi i kritikut dhe studjuesit Dr. Fatmir Terziu në veprën e tij “Vëzhgim në brendësi të prozës e poezisë Shqiptare” vëllimi i parë faqe-78
“Bukuria Shqiptare në prozën e N.Jani shndërohet në një mit, një mit që dhe i madhi Roland Barthes, do ta kishte zili dhe do ta kërkonte deri në detajin më të vogël në teorinë e tij, të fjalës së shprehur si mit.”

Në tregimin “Magjija” autori të mahnit, të mrekullon me magjinë e së bukurës.Ky tregim është sa romantik aq dhe i përsosur në formën e të treguarit…si veçori nga shumë autor të tjerë të kohës! ”…imagjinata e ndezur e çobanit, aty nga maja e murit të avllisë, ndiqte udhën e sapunit mbi trupin e vajzës…dhe vajza e bukur ,me një sapunë trëndafili shkumonte qafën e gjatë dhe supet, kalonte dorën nën gjinj e pastaj dora i humbiste, nuk dihej se ku..”
Proza e shkurtër, tregimet e N.Janit janë të luçiduar me shumë artë, që shpesh të mrekullojnë, gjuha e tij e të rëfyerit është një model dhe për krijuesit e tjerë, pasi ai përdor një gjuhë letrare të admirueshme të pastër, por dhe një gjuhë të formave mjedisore ku realisht shtjellohen ngjarjet e tregimeve të autorit.Për çka thash vërtetohet mësëmiri dhe me shumë imagjinatë e elegancë në tregimin “Gruaja në kafaz”. Ky tregim të lë pamend, të mbanë në ankth, “të nervozon”…për enigmën, trillin letrarë dhe mënyrën se si ndikon, që frymëmarrja e lexuesit të kaloj pikën kritike…padyshim ky tregim ka mëvetësinë e tij si prurje dhe se simbolika ka një fuqi të madhe në të menduarit dh mbi botën e lexuesit në tërsi.
Të flasësh, të shkruash për krijimtarinë e Prozatorit Nase Jani që lëvron me sukses pothuaj të gjitha gjinitë e artit letrarë, ku së fundmi është pasuruar me prrurje të reja letrare…padyshim, që përballesh me shumë “vështirësi” kuptimore, pasi në thellësi, në analizat e tij shkrimore është një enigmë që të detyron ta lexosh me shumë vëmendje. Tematika e tij është e qëmtuar, me burime ujore letrare që rrjedhin aq sa nga fantazia, por dhe nga një realitet vizional dhe i pikturon me ngjyrime që i shkojnë përsëmiri modelit të prozës së tij.
Tregimet e Nase Jani janë të vetndërtuara nga bota e fantazisë dhe e mendimit që bshkëveprojnë si një e tërë, në harmoni me shumë element të artit të rrëfimit, fal dhe fantazisë letrare të autorit që veprojnë me shumë kujdes si objekte jetësore dhe i japin zgjidhje një jetë-mendimi të mbetur në mes…Kjo ësht domethënia dhe imazhi i tregimit “Gjysmëkomça”!
Shkrimtari N.Jani, në këto çaste që po flas ka një pushtet të admirueshëm në fjalën e tij letrare…deklaroj me modesti se “AI E KA KAPUR SUKSESIN” … siç thot dhe studjuesi e kritiku Dr F.Terziu, tani ai është një Shkrimtar prej vërteti(siç shprehet Nasja shpesh për shumë të tjerë që janë ikona të tija në letërsi). Jo vetëm përçka ka shkruar deri tani tregimtari Jani, por dhe e ardhmja e mëtejshme në krijimtarinë letrare të këtij autori që jeton e krijon në emigrim është një rrugë dinamike prej rreth 45 vitesh e përligjur me forma e modele, të veshura me tipizime që i japin individualitetin të formëndërtimit të tregimeve të tija…! Dua ti përcjell këtij mjedisi me shokë e miq krijues se kur lexova tregimin e tij “ Artistja e Hollivudit” kam qeshur aq shumë….sa më bëri të kujtoj një të vërtetë…po pse o Nase..kaq shumë të bukura janë vajzat Lunxhjote!?
Vëllimi me tregime e novela i Nase Jani “Gruaja në Kafazë” janë të thëna të vërteta letrare, aty lexuesit gjejnë gëzime të paprekura kurrë, si dhe po aq dhimbje rrugëve të fatit dhe ëndrrave të personazheve e të novelave të autorit. Është kënaqësi dhe vetmbushje me artë të lexosh prozën e Shkrimtarit Nase Jani, jo për të përciell koplimente…por për të përftuar vlera nga pena e këtij autori të ditëve tona!
Me kët rast, nga që DITA e sotme përkon dhe me ditën e lindjes së jetës së Nase Janit… nga zemra i uroj jetë të gjatë, te jetoj sa e si do vet AI..(me poezi e tregim) që ta rinojnë përgjatë rrugës së jetës së tij!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s