Poezia, si egzaltim dhe kulm estetik modern! ( Referim rreth veprave poetike ‘STATUJA E SHPIRTIT” dhe “NË FUND TË ZEMRËS TËNDE” të autores Eva Kacanja ) / Nga Agron Shele

 

1386006_664272950264191_1799519428_

 

 

Poezia, si egzaltim dhe kulm estetik modern!

 

( Referim rreth veprave poetike ‘STATUJA E SHPIRTIT” dhe “NË FUND TË ZEMRËS TËNDE” të autores Eva Kacanja)

 

 

 

 

Agron Shele

 

Nga Agron Shele

 

 

 

     Nëse kërkon që të depërtosh në obsesionin dhe subjektivitetin e një autori duhet të lexosh veprën e tij, ndërsa nëse kërkon të humbasësh në ngjyrimet dhe ndjesitë e vetë jetës lexo poezinë e tij. Kështu do e filloja këtë këndvështrim estetik për poezinë e autores Eva Kacanja, e cila nëpërmjet botës së vargjeve të saj shpreh pasqyrimin e thellë të një realiteti grishës, të përthyer, plot larmi, por dhe kontradiktorë, dhe e gjithë kjo prurje vjen si mendim dhe pikë referimi rreth ideve se si mund dhe duhet të produktohet ndërgjegjia civilizuese e së nesërmes. Analitika dhe thelbi i gjithë risisë krijuese të kësaj autoreje nuk mund të kalohet në vija përgjithësuese, por në detajim të mesazhit filozofik që jepet, konfigurimit dhe koncetratit mendësi të figurëzuar (ngritur në art), në hapësirën dhe ndërthurjen e rrymave letrare që kanë ndikuar, si dhe në konceptet bazë që ka krijuar.

eva

                   Eva  Kacanja

Të kundërtat e bëjne njeriun të fortë, dallgët dhe përplasjet brenda shpirtit të tij i japin emocion. Njeriu o bindet o rebelon. Bindja është e urtë por të lë në hije. Rebelimi është i egër, i pamëshirshëm, i fortë, emocionues, gati ekzekutues por më i bukuri që mund të ekzistojë. Dhe gjëja më e bukur, kur gjithë kjo luftë ndodh brenda vetë individit.”

                   Autorja

 Ky është një postulat që vetë autorja e citon me forcë, dhe në këndvështrimet shumëdimesionale mund ta përcaktosh, si frymë kontravese ose gjendje e dyanshme e gatshme për të dominuar dhe që mbizotëron e rrethon përherë qënësinë tonë, por në diskurs të përplasjes së të kundërtave mund të klasifikosh edhe si enorm të arsyshëm të dualizmit karakterial, por ndoshta mund të përbëjë edhe vetë paradoksin tonë, dhe në fund ideja përmbyllëse përqas rrebelimin ( jo rrebelim në kuptimin agresiv), por si formë dhe potencë emocionuse dhe egzaltuese që e identifikon përherë poetin ( rast konkret poeten), me pa pajtueshmërinë e tablove gri dhe bukuria e gjithë kësaj përplasje ndodh brenda vetë individit ( jo në kuptimin e kufizimit por atë të orientimit).

Pemët murgj që mërmërijnë,

hije tyre vel i grisur,

para meje një hutin,

si një djall i çakërdisur.”

Tek poezia “Arratisje “, që në fillim ndeshemi me formën krahasuse të epitetëzuar (pemët murgj ), e cila për të rritur edhe më tej fuqinë shprehëse sendërtohet nëpërmjet botës së imazhit parafytyrues “hije”. Në konceptin ideor këto vargje shprehin një subkoshiencë imagjinare gati të mistizuar ( arratisje ) dhe fëshfërima pemë përngjan me mërmërimat e murgjërve, hijet e pemëve me velin e grisur të fustanit, pastaj gjendja e ankthuar nga ky largim i pazakontë dhe frika ku gjithçka në këtë pyll harrakat duket e shformësuar dhe shpërfytyruar.

 

Qesh aq fort sa tremb dhe pyllin,

nata qenka thjesht një rreng,

syri territ e gjen yllin,

ëndrra agut bëhet jetë!”

 

Në strofën e fundit poezia i vret metastazat e natës, bëhët optimiste ( shpresërim poetik për të nesërmen universale) dhe shkëputet nga makthet që prodhon po vetë njeriu, shpreh qartë diskodancën nga ky trill i rrengët dhe i falet ditëjetës që vjen dhe rilind me agun e bardhë. Mesazhi i kësaj poezie është më se i qartë dhe në aludim me kopmleksitetet që shoqërojnë shprehet mbjellja e besimit dhe impulseve pozitive që duhet të karakterizojë.

 

Jeta,

Një hënë,

që ditët e mia tret

Dhe të sajat mbush…”

 

Tek poezia “Kronos”, stimultantja metafizike egzistencë ndërvar dhe pulson si gjysëm hënë vizive, paraqet oshilacionet jetë si vetë forma e paqëndryeshme e këtij sateliti dhe në mënyrë figurative kryen proçesionin e saj ritmik të lidhur me proçesionin jetësor pa kthim.

 

Tek poezia “Ku e kam Vargun” poetesha shpërthen, shpreh të patreguarën e shpirtit që ndjek të njëjtë rrugë, të njëjtën klithmë dhe ndien si përherë të njëjtë dhimbje, të njëjtën dashuri.

 

Jeta ime ngatërruar në të njëjtat rrugë,

poezia ime po klith brenda meje,

poezia ime po çirret brenda meje,

myshqe dhimbje dhe dashurie

në muret e lagështa të shpirtit.”

I gjithë ky koncetrim nis dhe mbetet tek poezia, tek vargu idilik që e armatos me fjalët e shpirtit dhe muzën e zbritur nga përtej horizontet perëndim dhe kështu e endur mes kulmimeve estetike, mes farfarës dhe këtij rebusi të pafund, mes zërave profetikë që rindizen nga përtej koshienca e dhuntisë së lindur , autorja ngrihet mbi poltronin e qiellit poetik dhe ravijëzon idetë dhe mendimin e saj filozofik.

Poetja si misonare e aspekteve humane dhe progresive nuk mund të bëjë kompromis me fenomenet negative shoqërore, me varfërinë, si indetifikuese të gjithë këtij përçundimi që ndodh, me amoralitetin dhe gjithë format e tjera monstruoze, por i sjell këto kontraste gri ashtu sikurse janë, dhimbshëm, prekshëm dhe ndjeshëm, që e nesërmja të mos i përsërisë më, por t’ i shërojë këto plagë të rënda dhe të behet më e denjë për të gjithë qytetarët e saj. Filozofia dhe përgjegjësia intelektuale e ç’ do autori ka në themel përkryerjen dhe drejtësinë hyjnore ka idealizmin e shpirtit dhe ndërgjegjien më të arsyeshme të kohës dhe nëse zëri tij ndihet ai përbën zërin e atdheut të vet, zërin e pasthirrmës për t’ u ngritur dhe flakur kalbësinë.

Në poezinë e kësaj autoreje një vend të gjerë zë edhe lirika, e cila përbën tematikë tjetër për studim, dhe ashtu mistike, plot dallgë dhe gjithë ndjenjë befason me sharmin e vargjeve, fluiditetin e shpirtit kretaiv dhe percepetimin e ndjenjës si vetë flirti jetë.

Hapësira poetike e autores Kacanja ka shtrishmëri të gjerë në hapësirë dhe kohë, është e prekshme po kaq sa dhe ikadeshente, është e brishtë po kaq sa dhe thirrmuese, është e beftë po kaq sa dhe e fuqishme, dhe ashtu sikurse vjen, me natyrshmërinë dhe çiltërsinë e shpirtit njerëzor, me stilistikën dhe figuracionin e plotë hedh dritën dhe ngjyrimin portretizues në gjithë telajon e madhe të artit bashkohor sot.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s