Doc. dr. Zejnepe Alili-Rexhepi, botoi dy libra të rinj

 

liber zej

Refleksione lirike

 

 

 

 

10255728_658082057597245_7621446610001876728_o

 

 

Poetika e rrëfimit letrar

 

 

Doc. dr. Zejnepe Alili-Rexhepi, botoi dy libra të rinj

 

http://tradita.org/kulture/1082.html

 

 

“Refleksione lirike” dhe “Poetika e rrëfimit letrar” janë dy veprat më të reja të botuara nga  Doc. dr.   Zejnepe Alili-Rexhepi, ligjëruese e Programit studimor të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin Shtetëror të Tetovës

Kryetari i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë të Mërgatës, Hasan Qyqalla, vlerëson se libri më i ri “Refleksione lirike” i Dr. Zejnepe Alili – Rexhepit, është një qasje për artin e të shkruarit: vështrime e analiza, ndryshe nga sa jemi mësuar të hasim, deri tani, në kritikën tonë. “Një avancim i dukshëm letrar, tejet profesional, meqë identifikon ndryshe deshifrimin e narracionit, karakterit të personazheve, përzgjedhjes së vlerave…, duke vënë në peshore kontradiktat, skenimet e inskenimet e ngjarjeve, me fjalëmagjinë artistike. Autorja, guximshëm zbulon shtigjet e thellësive mistike të indeve, sado komplekse të letërsisë. Analiza letrare e Zejnepes ka një dozë sintetizimi kritik, ku i ndeshim pikat kyçe: së pari, konkretizimi i temës; së dyti, (ndër)thurja e temës kryesore dhe përcjellja anësore apo periferike e veprës, dhe së treti, zhvillimi i temës drejt formësimit të saj, duke  ia përshtatur idesë estetike, siç shprehet Alfred Uçi”, vlerësoi Hasan Qyqalla, Kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë të Mërgatë.

 

 

 

10264958_658697094202408_223655126489871718_n

 

Doc. dr. Zejnepe Alili-Rexhepi

 

Ndërsa, për veprën “Poetika e rrëfimit letrar” redaktori i këtij libri Fatmir Terziu vë në dukje se autorja Zejnepe Alili-Rexhepi është përpjekur të formulojë mënyra për të analizuar fuqinë, si ajo shfaqet dhe si ajo është e rezistuar në marrëdhëniet e jetës së përditshme. “Janë këto aspekte të punës së Zejnepes, të cilat janë adresuar në librin  e saj studimor “Poetika e rrëfimit letrar” (Studime e analiza), duke shqyrtuar mënyrat në të cilat ajo konfiguron supozime maskiliste dhe ligjërata për këto mënyra, duke u dhënë zë shifrave të margjinalizuara, që janë parë ose shfaqen në mënyrën më të heshtur, duke e bërë të ridimensionuar riparaqitjen e stereotipeve dhe marrëdhënieve të pushtetit, përmes ripërvetësimit poetik të mitit dhe duke rishkruar poemën kanonike të dashurisë ndaj vendlindjes dhe tejkorrës nga këndvështrimi feminist”, tha recensenti Fatmir Terziu.

Edhe recensenti Agron Shele thekson se në mënyrë krejt panoramike, autorja Zejnepe Alili – Rexhepi, depërton në qerthullin e një shekulli drite, dhe nëpërmjet simbolikës, krahasimeve, epigrameve shumëdimensionale, kushteve dhe rrethanave historike në të cilat është shkruar vepra letrare, por dhe deshifrimit të mesazhit ravijëzon autorë dhe risi të tyre krijuese, sjell modele dhe lanson dritëhijet e tyre, me tërë ornamentin dhe oscilacionet që i kanë shoqëruar.

Përndryshe, autorja Zejnepe Alili – Rexhepi është një nga zërat e afirmuar që shfaqen në poezinë e shqiptarëve të Maqedonisë, me një nocion poetik avangard, tipologjik, dhe aspektualitet topologjik në tërë dimensionin e saj. Diskursi i saj poetik është i lidhur me poetikën, studimin dhe lëvrimin e saj, për vite tashmë është një këndvështrim i detyruar i kritikës, studiuesve, angazhuesve dhe konferencave, në të cilat ajo debuton.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s