Pasuri gjuhesore ne Novosej (Materiali është konsultuar me Profesor, Naim(Ismen)Basha, Magjistër i Gjuhës Shqipe) / Nga Azem Parllaku

 

10421574_10202909277946083_5366200476584931223_n

 

Pasuri gjuhesore ne Novosej

(Materiali është konsultuar me Profesor, Naim(Ismen)Basha, Magjistër i Gjuhës Shqipe)

 

 

 

 

azem

 

Nga Azem Parllaku

 

 

E folmja e komunitetit të Novosejt në raport me fshatrat tjerë shqipëfolës përreth, përfaqëson gjuhësisht në vija të përgjithëshme dhe veçori, ne nëndialektin e gegërishtes së mesme, e në këtë kuadër e kemi përcaktuar në grupin e të folmeve të gegërishtes së mesme qëndrore.
Ky grup shtrihet në një brez të gjerë gjeografik dhe kap trevën e Kumanovës, Fushëgropën e Shkupit, Pollogun (Tetovë e Gostivar), Kërçovën, fshatrat gegë të Strugës, Dibrën, Lumën, Matin, prek lehtas në Mirditë, Shkodër dhe zbret deri në Milot.
Në suazat e këtij grupi e folmja jonë zë një vend të veçantë në dialektologjinë shqiptare dhe është një shëmbëllesë më vete e gërshetuar me tipare të së folmes të gegërishtes së mesme qëndrore dhe asaj së mesme lindore.Në këtë vështrim të shkurtër dhe të përgjithshëm dialektologjik, po përshkruajmë veçoritë më të rëndësishme, ne radhë të parë ato fonetike e më pak ato morfologjike, sintaksore, fjalëformuese, e leksikore.

Veçori fonetike;
Theksi:
Fjalët orientale, që në gjenezë mbarojnë me zanore të theksuar, në Novosej dalin me theks parafundor; baba, teneçe, kalli, njeri, veri, pasha, etj.
Hundorësia:
Zanoret me nuancë hundore në të folmen e Novosejt, qoftë kur ndodhen në rrokje të hapur, apo dhe para bashtingëlloreve hundore m, n, vërehen shumë pak. Kjo na dikton që të marrim një qëndrim të përgjithshëm se tipari dallues, kundërvënës, zanore gojore (zanore hundore në Novosej) është defonologjizuar plotësisht dhe nuk bie fare në sy, por dhe nëse ndihet tek ndonjë subjekt folës i shkuar në moshë, është i pahetueshëm dhe duket se gjendet nëditët e fundit të ekzistencës.
Sistemi vokalik;
Sistemi vokalik i kësaj të folme karakterizohet me këtë inventor të zanoreve; të gjata, të shkurtra, të mesme dhe zanoreve të patheksuara.Zanorja y:
Në pjesën dërmuese të grupit të gegërishtes së mesme qëndrore, zanorja y në të folur ka rënë nga sistemi vokalik. Fenomeni ka ndodhur nën ndikimin e faktorit të brendshëm gjuhësor, që quhet defonoligjizëm.
Në të vërtetë y-ja ka humbur tiparin dallues të buzorisë dhe automatikisht është njëjtëzuar me i-në, d.m.th. është zhdukur opozicioni y/i dhe në rastin krahasues y-ja, nuk na del në asnjë pozicion të fjalës, p.sh. bilik/bylyk, brimë/brymë, çiçe/qyqe, de- tirë/detyrë, dill/dyll, gjrikë/grykë, ki/ky, etj.Te një grup fjalësh y-ja e theksuar përveç që ka kaluar në i, ka evoluar dhe më tej dhe sipas rretha- nave fonetike është shëndrruar në aj; brrajl/bërril/ bërryl, fajt/fit/fyt, frajm/frimë/frymë, ftajr/ftirë/fytyrë, krajm/krim/krymb, tajm/tim/tym, etj.
Siç do të shihet në shembujt e mëposhtëm y-ja, kur nuk ka kushte të favorshme fonetike që të kalojë në i, atëherë ajo humb vetëm një pjesë të tiparit të buzorisë, pra humb vetëm buzorinë ekstreme dhe shkrihet në fqinjen e saj të radhës së prapme, pra kalon në u; dunja/dynja, gjunah/gjynah, musafir/mysafir, undajr/yndyrë, Sulejman/Syleman, Sulbie/Sylbie, Mevlude/Mevlyde, etj.
Zanorja i:
Si në gjuhën letrare, ashtu dhe në trevën tonë gjuhësore, zanorja i e theksuar përkah tiparet akustike dhe artikulative, është zanore e ngritjes së lartë, e radhës së përparme jobuzore dhe e timorit kryesisht gojor.
Si e tillë ajo na paraqitet në tre pozicionet e fjalëve, pra në atë nistor, mesor dhe fundor, p.sh. imër/ymër, izën, bilbil, bimë, bisht, dimër, dritë, filiz, kandil, dakikë, atkinë, burrni, dorzi, liri, fëshki, mbërzi, pupil, terzi, etj.i-ja e theksuar në të folmen e Novosejt zbërthehet në variantin aj (me timbrin bashkëtingëllor të j-së), p.sh. çatajë/çati, kërthajzë/kërthizë, karshajë/karshi, kutajë/kuti, majr/mirë, mllajë/mulli, shtajzë/shtizë, shamajë/shami, shpajn/shpinë, xhamajë/xhami, kmajshë/këmishë, prajshi/prishi, majk/mik, trajm/ trim, etj.
Zanorja u:
Zanorja u e theksuar si në mbarë shqipen, ashtu dhe në të folmen tonë del zanore e mbyllur buzore, e ngritjes së lartë, e radhës së prapme dhe kryesisht ka timbër gojor. Përkundër kësaj të folmen e Novosejt e veçon fakti se u-ja e theksuar në pjesën dërmuese të rasteve është zbërthyer në variante diftogjesh.
Diftongimi vërehet në variantin au dhe ou, por si duket dominon variant au. Ky variant ka fushë të gjërë përdorimi sidomos te foljet dhe te emrat, por dukshëm vërehet edhe te mbiemrat e ndajfoljet.
Si duket fenomeni ka zënë fill në praninë fqinjësore të bashkëtingëlloreve buzore f, v, p, e pastaj për anologji apo për favorizime të tjera artikulative është përhapur edhe në rrethana të tjera fonetike.
Pavarësisht nga gjatësia e saj, zanorja u e theksuar diftongohet në pozicionin mesor dhe atë fundor, ndërsa diftongimi nuk ndodh asnjëherë në pozicionin nistor.Në pozicionin fundor; ftaue/ftue, shtaue/shtue, vazhdaue/vazhdue, trazaue/trazue, fitaue/fitue, martaue/martue, etj.Në pozicionin mesor; caucë/cucë, nausea/nuse, taufë/tufë, pllaumb/pëllumb, kraushka/krushka, praush/prush, traup/trup, etj.
Zanoret e theksuara a, e, o;
Në të folmen e Novosejt nuk dallojnë fort nga të folmet e tjera dhe tiparet e tyre themelore dalluese, përkojnë plotësisht me gjuhën e sotme letrare shqipe.

Zanoret e patheksuara;
Znnorja ë:
Në trevën tonë dialektore zanorja ë, del në pozitë të dobët fonologjike, kryesisht me dominim para sonariteve dhe me tendencë të fuqishme drejt reduktimit në rrokje mesore dhe fundore të fjalës. Fakti historik dhe evolutiv , ka bërë që zanorja ë të mbetet fonema më e reduktuar dhe më e dëmtuar e shqipes. Sidomos në të folmen tonë me kohë ka humbur mbrojtjen nga theksi, e jo vetëm ka mbetur e patheksuar, por ne masë të madhe ka humbur dendurinë e përdorimit të saj.
Zanorja u e patheksuar:
Kjo zanore ruhet rregullisht në segmentin nistor të fjalës, si në shqipen letrare; ushtri, ujdi, urdi, ushtajmë, ulurajmë, etj. Ndërsa kur rrokja fundore mbyllet me bashkëtinglloret ll, r, nuk dëgjohet fare dhe kalon në ë; oakëll/akull, kumbëll/ kumbull, kungëll/kungull, vetëll/vetull, lepër/lepur, hekër/hekur, etj.
Në prerjet fonologjike kur u-ja e patheksuar përdoret si trajtë e shkurtër e në lidhje me ua, atëherë dëgjohet v; va mora/ua mora, va dhashë/ ua dhashë, va lashë/ua lashë, etj.

Togjet e zanoreve;
Në shumicën e të folmeve të dialektit gegë, hetohet prirja e herëshme për t’a vendosur theksin në elementin e parë u, ndërsa përbërësi i dytë e, reduktohet plotësisht ose pjesërisht. Në Novosej tendenca e rrudhjes së diftongut, si kompensim të reduktimit dha zgjatjen e zanores u, më tej zbërthimin e saj në au. Kjo ndodh në këto raste:a.Tek emrat foljorë; raujtja/rujtja/ruejtja, praumja/ prumja/pruemja, kraumja/krumja/kruemja, rraumja/rrumja/rruemja, etj.b.Te mbiemrat foljorë; i martaum/i martumë/i martuem, i punaum/i punumë/i punuem, i dorzaum/i dorzumë/i dorzuem, etj.Në disa raste diftongu au i dalë nga u-ja e gjatë shoqërohet edhe me elementin e dytë të togut mirë- fillës. Kjo ndodh tek emrat e tipit; kraue/kru/krue, ftaue/ftu/ftue, thaue/thu/thue, prraue/prru/pëllue, etj.

Togu ye, ie:
Në sistemin vokalik të Novosejt, zanorja y nuk bën pjesë, ajo ka kaluar në i dhe në vijim të vështrimit tonë, mbetet të ndalemi vetëm në togun ie. Përafërsisht mund të themi, se ky tog ka ndjekur rrugën evolutive që ka bërë edhe togu ue. Në raste më të shpeshta që na kanë rënë t’i dëgjojmë proçesi vazhdon si vijon; i-ja e dalë nga togu ie njejtësohet me aj, p.sh. majllë/mill/miell, fajllë/fiell/fyell, kraje/krie/ krye, pajt/piet/pyet, etj.

Sistemi konsonatik;
Bashkëtingllorja g:
Kjo fonemë në të folmen e Novosejt, ka tendencë të theksuar që të kalojë në okluzivin e qiellzës së mesme gj dhe në radhën folsore një paraqitje e tillë gjuhësore del në të gjitha pozicionet. Kështu na del në fillim të fjalës, qoftë kur ndodhet përpara zanoreve, apo bashkëtinglloreve; gjacë/gacë, gjejtan/gajtan, gjardh/gardh, gjushë/gushë, gjrosh/ grosh, gjrusht/grusht, gjrumbëll/grumbull, etj.
Fenomeni vepron edhe në mes të fjalës, e sidomos kur ndodhet edhe në mes të dy zanoreve; argjat/argat, egjërsajë/egërsi, lugjat/lugat, legjen/legen, magjoar/ magar/gomar, zagjoar/zagar, etj.
Në kushte të caktuara fonetike g-ja, kalon në gj edhe në fund të fjalës; begj/beg, largj/larg, i ligj/i lig, zogj/zog, etj. Fonema g në fillim të fjalës, por dhe në fund të saj ruhet e pa- prekur te shembujt e tipit; gajle, gajret, gërdi, gram, granit, shteg, fang, vang, etj.Bashkëtinglloret q e gj: Në sistemin bashkëtingllor të të folmes tonë, ky çift i fonemave vende-vende është në funksion të bashkëbisedimit, por jo në atë masë sat ë përputhet plotësisht me tipin e përbashkët të gjuhës letrare.
Themi kështu sepse ato në pjesën më të madhe të fjalëve kalojnë në afrikatet paragjuhësor ç e xh dhe afrikatizmi prek të tria pozicionet e fjalës.a.Në fillim të fjalës; çafë/qafë, çark/qark, çen/qen, çerpajk/qerpik, çëndajs/qendis, çiçe/qyqe, xhak/ gjak, xhallë/gjallë, xhellë/gjellë, xheth/gjethxhizë/ gjizë, etj.b.Në mes të fjalës; face/faqe, leçe/leqe, mëstieçe/ mustaqe, shoçe/shoqe, teneçe/teneqe, maxhe/ magje, taxhi/tagji, etj.c.Në fund të fjalës; fiç/fiq, hiç/hiq, miç/miq, i keç/i keq, i kuç/i kuq, doxh/dogj, rexhë/regjë, etj.Te një numër i konsiderueshëm fjalësh çifti i këtyre bashkëtinglloreve është ruajtur, p.sh. qatip, qafir, qebap, qeder, qel, qefil, qibrit, gjeneral, gjel, gjerdan, argjend, etj.Bashkëtinglloret e tjera shqiptohen besnikërisht në të gjitha pozicionet dhe nuk paraqesin ndonjë interes të veçantë vështrimi. Ato pa ndryshime të theksuara i kryejnë të gjitha funksionet përkatëse ashtu siç ndodh në mbarë shqipen letrare…

Grupet e bashkëtinglloreve;
Grupi mb:
Në një pjesë të mirë të folmeve gege, ky grup ka ndjekur rrugën e asimilimit, ndërsa në të folmen tonë del në të gjitha pozicionet pa u reduktuar asnjëherë.a.Ruhet besnikërisht në fillim të fjalës; mbarre, mbarim, mbarë, mbas, mbret, mbrenda, mbetje, etj.b.Del po ashtu i plotë në mes të fjalës; kumbëll, saumbëll, tuëmbël, thiembër, etj.c.Ruhet dhe në fund të fjalës, bile me një denduri të shtuar; shemb, tremb, rremb, pllaumb, thaumb, plumb, etj.
Grupi nd:
Edhe grupi nd, kudo që paraqitet del i plotë.a.Në fillim të fjalës; ndalim, ndamje, nderim, ndrieç, ndrrojmë, ndauk, etj.b.Në mes të fjalës; uëndërr, kandar, undajrë, thaundër, miende, etjc.Në fund të fjalës; fund, kuvend, rend, vend, trand, shkund, etj.
Grupi ng:
Edhe ky grup mbetet i pareduktuar në të gjitha pozicionet.a.Në fillim të fjalës; ngariend, ngre, ngas, ngruën, ngieli, etj.b.Në mes të fjalës; hingllojmë, kungëll, shtërngim, muëngët, opienga, etj.c.Në fund të fjalës; caung, lang, fang, deng, vang, traung, etj. 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s