
Shoqata Dëshnica Nga Bardhyl Selimi Në sallën e konferencave të Muzeut Historik Kombëtar janë bërë tashmë të zakonshme edhe mbledhjet përkujtimore që organizojnë shoqatat e ndryshme atdhetare. Hyrja në to … Continue reading
Shoqata Dëshnica Nga Bardhyl Selimi Në sallën e konferencave të Muzeut Historik Kombëtar janë bërë tashmë të zakonshme edhe mbledhjet përkujtimore që organizojnë shoqatat e ndryshme atdhetare. Hyrja në to … Continue reading
Vizita ne Tirane e Patriarkut serb Irinej doemos qe do ngjallte indinjate ne masen me te madhe te shqiptareve.Kuptohet vetem ftesa ne kryeqytetin shqiptar e nje kleriku te tille famekeq qe ka mbeshtetur dhe bekuar fushatat e spastrimit etnik ne Kosove do e justifikonte çdo zemerate te shqiptareve.Ftesa ne inagurimin e Kishes Ortodokse ne Tirane patriarkut Irinejt ju be nga ekuivalenti i vet Janullatos,nje klerik grek qe ka dhunuar Autoqefaline e Kishes sone duke uzurpuar kreun e Kishes Ortodokse Shqiptare tash 23 vjet!…Janullatos eshte ekuivalenti i Irinejt dhe si uzurpator i Kishes Shqiptare nuk e ka problem te ftoje nje antishqiptar si serbi Irinej!Ne kete kontekst,mund te thote ndokush,nje antishqiptar me shume ose nje me pak nuk ngre shume peshe…Ne fakt ngre!Sepse deklaratat e Irinejt per Kosoven ngriten peshe dhe shkaktuan reagime te perligjura te shqiptaret!Mendoni vetem kete gje per nje moment; as qe mund te imagjinohet nje shqiptar qe te thote ato gjera ne nje medie te Beogradit!Sepse Serbia as do e ftonte nje klerik te vertete shqiptar ne TV e jo me ta lejonte te thote:”Kosova eshte Shqiptare!?…Prandaj deklaratat e Irinejt ne “Top Channel” se “Kosova eshte djepi i Serbise” nuk kishin si te kalonin pa ngjallur zemerate!Ne fakt zemerata me se pari duhej te perqendrohej ne mediet shqiptare qe i dhane vend dhe hapesire antishqiptarit Irinej!Fale medieve shqiptare kleriku serb mundi te shpaloste idete e veta!Kuptohet si serb qe eshte ai thjesht beri detyren e vet,Provokoi! E per te mos u mjaftuar me provokimet ne televizionet shqiptare Irinej vazhdoi provokimet edhe me viziten ne Shkoder ku evokoi plot nenkuptim Mbreterit serbe qe kane sunduar Shkodren para 1 mije vjetesh!…Perse zgjodhi Shkodren?!…Shkodra ka nje komunitet ortodoks shqiptar modest,”99 familje kurre s’jane ba 100!”-eshte thane gjithmone ne Shkoder!Po e zeme se pakan ardhur edhe disa familje ortodokse nga Jugu si funksionare te komunizmit por prape nuk e bejne kete komunitet aq te madh…ne qytet te Shkodres mund te jene edhe disa ortodokse nga Mali i Zi qe kane jetuar ne fshatin Vrake por prape jane pak!Ortodokset e Vrakes ne fakt kane ikur nga perndjekja serbe dhe shpetuan lekuret nga mikpritja e Shkodres kur u dhane strehe ne Vrake por kohet kalojne e vrakacoret kane harruar se perse iken e kush i ndihmoi!Nuk eshte hera e pare qe shkiet atij qe ja hane buken ja permbysin kupen!Te gjitha keto i di mire patriarku Irinej por me djallezine e tij do ta shpendaje tymin e temjanit serb…pse e evokoi epoken e “mbtreterve serbe” Irinej?!… …Mbreterit triballe dhe serbe qe evokoi ne pershpirtjet e veta Irinej kane sunduar ne Shkoder ne disa shekuj te erret dhe ishin pushtues te dhunshem qe njohen vetem urrejtje nga shqiptaret e pushtuar.Kete e provojne sa e sa relacione te shkruara te prifterinjeve katolike qe i ankoheshin Vatikanit per mizorite e despoteve sllave…Qe ankoheshin se serbet ua kane ndaluar edhe gjuhen shqipe!Te gjitha keto jane te shkruara ne libra historike!…Irinej i di mire keto fakte historike por prape e thote ate qe i pelqen sepse do te dale te synimi i vet!Dhe prifterinjte serbe jane mjeshtra te arritjes aty ku duan permes mashtrimit!Ata shpesh ne histori kane fallsifikuar kapituj te tere duke i redaktuar sipas qejfit e pastaj i kane shitur per fakte!Ketu shume ilustrativ vjen nje shembull klasik mashtrimi;nje simbol mjaft I popullarizuar I serbeve,kater “C-te” germat cirilika,(Само слога Србина спасава),qe shqip i bie “Vetem Bashkimi Shpeton Serbet”…Mitet serbe predikojne se keto jane cirilika te kohes se Sveti Saves “shenjtorit” serb te shekullit 12-te!Germat e gdhendura thuhet se jane gjetur ne nje varr serbi te asaj kohe por me nje ndryshim te vogel sepse “C-te” ne fakt nuk qene gdhendur per te dhene shprehjen “Vetem Bashkimi Shpeton Serbet” por per krejt tjeter kuptim,krejt tjeter domethenie!Domethenia origjinale ka qene “Serbi Serbin Sakice e Vret”,(“Србин Србиa секира смечовати”)…?!Sipas disa historianeve ne kohen e Sveti Saves,nje serb shkon naten e vret ne gjume vellamin,(pobratimin) e vet per ta grabite,e vret ne gjume me gjithe familje!Ngjarja ishte makabre,mjaft tronditese deri edhe per kriminele e vrases gjenetike sic njihen serbet!I pezmatuar prifti ne gurin e varrit te asaj familje gdhendi ato kater cirilikat,”C” qe kishin domethenien “Serbi Serbin Sakice e Vret”!?…Pra i shkroi i pezmatuar nga cfare kish ngjare dhe per krejt tjeter qellim!Mirepo kjo nuk i pengoi fallsifikatoret e mevonshem te Kishes Serbe qe te thurin krejt tjeter Mit!?…Domethenia e kater inicialeve pastaj u ndryshua ne mision kombetar:”Vetem bashkimi shpeton serbet”?!!Prifterinjte e manastireve serbe pa ju dridhur mjekrat arriten ta shnderrojne nje simbol te turpit kombetar ne nje simbol te lavdise kombetare!? Mekanizmi i tyre histori-beres eshte vertete i jashtezakonshem!Nje tjeter shembull domethenes se si krijohet miti eshte edhe miti i Shen Jovan Vladimirit,Mbretit te Tribaleve dhe Serbeve qe mbahet per shenjt ne Kishen Ortodokse.Mbretit tribal Jovan Vladimir ju pre koka nga rivalet e vet bullgare ne vitin 1015 ne Prespe.Eshte interesante odisejada e varreve te tij!…Fillimisht thuhet se u varros ne Vladimir te Krajes meqe ishte sundimtar i Dioklese.Aty ju ngrit edhe nje kishe dhe vendit ju dha emri Vladimir…Bile edhe malit te Rumijes bene perpjekje t’ia nderrojne emrin ne Sveti Vladimir?!… Aty e vendosen fillimisht varrin e tij si sinor te ambicieve serbo-medha!Me shume mjeshteri kallen mitin ne mendjet e njerezve e nisen nomatisjen per mrekullite e tij!Kur punet shkuan mbare per orekset serbo-medha menduan tjeter djallezi! Prej Vladimirit i moren eshtrat e tij dhe i varrosen perseri kesaj here ne Elbasan ne nje vend qe ja vune emrin po Vladimir!?Pra ne Elbasan e varrosin pikerisht aty ku kishin enderren e vjeter te “Stara Srbija”!…Ne breg te Shkumbinit!Kisha u paraqit si vend i shenjte qe ben mrekullira e tjera nomatisje tipike serbe!Mbas disa shekujve kur filloi renja e Perandorise Osmane prifterinjte serbe nisen krijimin e miteve ne tokat shqiptare qe kishin zaptuar!Duke qene se Krajen e kishin marre tashme prifterinjte nuk ishin te interesuar me per Kishen ne Kraje pasi syte i mbanin nga Elbasani!Menjehere nisen perhapje e miteve te reja me synim zhdukjen e gjurmeve te Kishes se Vladimirit ne Kraje si dhe faktit qe ai ishte varrosur njehere ne Kraje e pastaj rivarrosur ne Vladimir Elbasan…Prifterinjte serbe hapen fjale se kush nderton shtepi ne zonat rreth Vladimirit ne Kraje dhe do qe te kete mbaresi dhe fat duhet qe ne muret e shtepise se vet duhet patjeter te fuse nje gur nga guret e kishes se Vladimirit ne Kraje!?Kuptohet u moren gjithe guret e Kishes dhe s’mbeti asnje gjurme!Nga ana tjeter ne Vladimir te Elbasanit po te njejtit prifterinje ortodokse te se njetes Kishe thoshin qe s’ka mekat me te madh sesa te preken guret nga Kisha e Jovan Vladimirit?!!Guret e te te njejtit shenjtor ne Vladimir te Krajes duhen marre se jane bekim ndersa ne Vladimir te Elbasanit nuk duhet prekur se jane mallkim!?…E shqiptaret e hengren kete marifet!…Me e bukura eshte se edhe greket nga ana e vet bene te njejtin marifet!Greket e bene kete me mitin e Shen Thanasit…Nga Janina nisen te zhdukin guret e kishave te Shen Thanasit duke I zhvendosur ne Bularat Gjirokaster,pastaj ne Polican Skrapar,ne Myzeqe derisa e sollen ne Elbasan Kishen e Shen Thanasit,kishe qe u ndertua ne vitin 1846,kuptohet mbas pavaresise se Greqise!Kisha e synimeve greke ngihet gjitone me kishen e miteve serbo-medha te Jovan Vladimirit!Saktesisht si ne nje loje shahu kur guret shtyhen!Nje loje shahu serbo-greke ne fushen e shahut shqiptar!Ne tokat shqiptare…Dhe varret e shenjtoreve te tyre vendosen si sinore te orekseve te “Stara Srbija” dhe “Megaloidese” ne zemer te trojeve shqiptare…Duhet theksuar se gjithe keto veprime Kishat Ortodokse serbe dhe greke i benin nen heshtjen aprovuese te Portes se Larte pasi dihet qe Patrikana kishte qendren pikerisht ne Stamboll!?…Kryepatriarku I Kishes Ortodokse ne kohen e Perandorise Osmane gjithmone ka qene Pasha me kater tuje,(Yje) dhe per nga rangu vinte vetem mbas Sulltanit…Sulltani kishte pese tuje,(Yje)…Kisha ortodokse e perdori me shume mjeshteri kete favor nga ana e osmaneve duke arritur te ndalonte perdorimin e gjuhes shqipe!Kuptohet osmanet nga ana e vet ate donin;qe shqiptaret ortodokse te beheshin greke e myslimanet te deklaroheshin turq!Ishte nje marreveshje e pashpallur!Ne librin e tij “Kujtime” Eqrem bej Libohova na shkruan se “forcat e Haxhi Qamilit asnjehere nuk u perleshen me andartet greke qe benin kerdine nder shqiptaret ortodokse por perkundrazi perhere i shmangeshin njeri-tjetrit!”…Andartet ne ate kohe hynin ne tokat shqiptare ku kishte shumice ortodokse e dumbabistet e Haxhi Qamilit aty ku kishte shumice myslimane!? Athua I kane konsideruar keto te dhena kozmopolitet e “Top Channel”, ashtu kokeboshe si i ka fale Zoti qe kujtojne se jane qytetare te botes dhe japin mesazhe qyteterimi perballe fqinjeve vrastare ballkanas?!…Fqinjet tane qe flene me sopata nen jasteke gati per te copetuar cdo shqiptar ashtu sic copetuan martirin e kombit tone Papa Kristo Negovanin…me te parin rast qe do u jepet!
Një nga sugjerimet që u propozuan në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve në dhjetor 19202 ka qenë ay i lordit Robert Cecil, që, për të trajtuar “vështirësitë gjuhësore që pengojnë lidhjet e drejtpërdrejta ndërmjet popujve” shpresohet që “mësimdhënia e gjuhës ndërkombëtare Esperanto të bëhet e përgjithshme në mbarë botën, në mënyrë që fëmijët nga të gjitha vendet, që tani të mësojnë të paktën dy gjuhë, atë të vetën, amtare dhe një mjet të lehtë për komunikim ndërkombëtar”3
Me keqardhje, kjo ide revolucionare nuk u vu në jetë. Në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve çdo propozim mund të pranohej vetëm në se çdo shtet anëtar do ta miratonte atë. Një shtet e kundërshtoi propozimin e lordit Cecil. Cili shtet? Franca. Përse? Sepse propozimi e shënonte Esperanton si gjuhë botërore që duhej mësuar, dhe francezët mëtonin se gjuha frënge është tashmë gjuhë botërore.4
Francezët sillnin argumentin, që Esperanto nuk ka një kulturë kombëtare. Por ky argument supozon pikëpamjen internacionaliste të shekullit 20, në vend të globalizmit të shekullit 21. Internacionalizmi e koncepton botën si një koleksion vendesh të veçanta, anëtarët e të cilave janë në themel të mbyllur brenda vendeve të veta dhe që ndërveprojnë njëri me tjetrin vetëm përmes organizatave ndërkombëtare. Figura e internacionalizmit është një hartë botërore me shtete të ndryshme të treguara me ngjyra të ndryshme. Bashkësia mbarëbotërore e shekullit 21 është e ndryshme. Koncepti i saj bazohet në fotot e Tokës marrë nga kozmosi. Të gjithë njerëzit janë anëtarë të një bashkësie planetare. Si rrjedhim, ne do të duhej të komunikonim drejtpërdrejt njëri me tjetrin. Kur flitet për edukimin, duhet të marrim parasysh botën e të ardhmes.
Një pyetje e rëndësishme është se çfarë duhet të bëjmë ne në lidhje me edukimin gjuhësor Kemi nevojë për një plan, sipas të cilit të gjithë ne do mësojmë të paktën një gjuhë të përbashkët, në mënyrë që të gjithë në këtë bashkësi planetare të mund të komunikojnë me të tjerët, jo vetëm me ata që rastësisht banojnë në vendet ku përdoret e njëjta gjuhë kombëtare.
Si duhet të jetë gjuha e përbashkët e përbotëshme?
Çfarë duhet të bëjmë për edukimin gjuhësor të fëmijëve tanë? A duhet ata të mësojnë të paktën një gjuhë të përbashkët? Në se po, cilën gjuhë ata duhet të zgjedhin? A do mundej ta përdornim si gjuhë mbarëbotërore ndonjë gjuhë kombëtare, si anglishtja apo kinezishtja? Apo ne duhet të zgjedhim si gjuhë mbarëbotërore një gjuhë asnjanëse , artificiale, lehtësisht të nxënëshme, siç është Esperanto?
Ndonëse anglishtja është gjuha ime amtare, dua të argumentoj kundër pikëpamjes se anglishtja duhet të jetë gjuha e përbashkët mbarëbotërore që duhet t’u mësohet fëmijëve. Mendoj, që zgjidhja racionale dhe e drejtë moralisht për gjuhën e parë të huaj për të gjithë fëmijët është Esperanto. Qëllimi i fundit duhet të jetë, që njerëzit të mësojnë shumë gjuhë, por vetë gjithë fëmijët duhet të mësojnë të paktën gjuhën e përbashkët mbarëbotërore, që të mund të komunikojnë drejtpëdrejt më të gjithë Tokësorët e tjerë.
Duhet të kemi parasysh seriozisht përmasën morale të kësaj çështjeje.. Jam i mendimit që do ishte themelisht një çështje e pamoralëshme të zgjidhnim cilëndo gjuhë kombëtare që të shërbejë si gjuhë mbarëbotërore. Në se cila do gjuhë kombëtare do bëhej gjuhë mbarëbotërore, vendet që e përdorin atë gjuhë do fitonin një status përmbi vendet e tjera. Kjo luftë për status ka prodhuar tashmë dy luftëra botërore. Këtij konkursi ndërkombëtar ne duhet t’i japim fund.
Përdorimi i cilësdo gjuhë kombëtare do ishte edhe një vendim i padrejtë për të gjithë fëmijët, gjuha e parë e të cilëve është një gjuhë tjetër. Si njeri, gjuha e parë e të cilit është anglishtja, unë vazhdimisht kujtohem për padrejtësinë e situatës aktuale. Të tjerët duhet të mësojnë një gjuhë të re, ndërsa unë mund ta përdor gjuhën amtare. Çfarë padrejtësie! Unë jam njëri nga më pak se 5 % e njerëzve në tërë botën, që e përdorin anglishten si gjuhë të vet amtare.5
Prandaj, më tepër se 95 % e të gjithë njerëzve duhet të mësojnë një gjuhë të dytë në mënyrë që të marrin pjesë në konferencat ndërkombëtare, që e përdorin vetëm gjuhën angleze. Edhe sikur gjuha e përbotëshme të qe gjuha kineze mandarene, do ishte nevoja e 88 % të njerëzve në tërë botën që ta mësonin atë si gjuhë të dytë.6
Në se cilado gjuhë kombëtare do përdorej si gjuhë e përbashkët mbarëbotërore, vendet që e përdorin atë gjuhë do kishin një përparësi të padrejtë ekonomike ndaj vendeve të tjera. Përveç përparësisë që ata nuk duhet të japin mësim një gjuhë të dytë për fëmijët e tyre, ata kanë edhe përparësinë ekonomike që të tjerët do duan të vinë në vendet e tyre për ta mësuar më mirë gjuhën e tyre.
Me qënëse do ishte e nevojshme që nxënësit të mësonin gjuhën mbarëbotërore, kjo gjuhë duhet të ishte relativisht lehtësisht e nxënëshme. Me qënë se qëllimi ynë është, që fëmijët të mësojnë shumë gjuhë, ata duhet të kenë një përvojë të parë të mirë, që do t’i nxiste ata në dëshirën për të studiuar gjuhët e tjera. Mundësia më e mirë do ishte të mësojnë, së pari, një gjuhë krejt fonetike, nga e cila të mësonin së bashku edhe gjuhën e shkruar edhe atë të folur.
Anglishtja nuk është një gjuhë e tillë. Nuk është situatë logjike, kur fjalët “so” (S-O) dhe “do” (D-O), që duken kaq të ngjashme, duhet të shqiptohen kaq ndryshe. Në gjuhën angleze fjalë, të cilat ne do t’i shkronjëzonim ngjashëm, shqiptohen ndryshe sikurse fjalët e shkronjëzuara T-H-O-U-G-H dhe T-H-O-U-G-H-T dhe T-H-R-O-U-G-H. Gjuha angleze ka shumë gjëra të çuditshme, sikusre shtimin e shkronjës S te foljet në vetën e tretë njëjës. Parregullsi ka lidhur me rasat e ndryshme të së njëjtës folje, sikurse “go”, “went”, dhe “have gone”. Vini re zgjedhimin e parregullt të foljes “to be”: “I am”, “you are”, “he is”, për të mos përmëndur faktin që në shumë fjalë shkronja S shqiptohet si shkronja Z. Këto forma jo logjike të gjuhës angleze mbase i bëjnë shumë fëmijë thjesht të heqin dorë nga mësimi i cilësdo gjuhë të huaj.
Përparësitë e Esperantos si gjuhë e përbotëshme
Në vend të anglishtes ne duhet të përdorim Esperanton. Ata që asnjeherë nuk e kanë mësuar Esperanton, nuk e kuptojnë vlerën e karakterit të saj gjenial dhe sa lehtë mund ta mësojnë atë. Ata që asnjëherë nuk e kanë dhënë mësim Esperanton, nuk e kanë konstatuar se sa shpejt fëmijët e mësojnë atë.7 Të gjithë munden ta përcaktojnë lehtë qysh çdo fjalë duhet shqiptuar dhe shkronjëzuar.
Në se të gjithë fëmijët në botë do ta mësonin një gjuhë të planifikuar si Esperanto, do vinin përparësi të tjera. Njëra do qe ruajtja e gjuhëve minoritare që tani do zhdukeshin, në se se përballen me gjuhët që mbështeten nga vendet e fuqishme. Në se gjuhë e përbotëshme do qe Esperanto, njërëzit në këto bashkësi minoritare do mund të përdornin sërish gjuhët e vgeta brenda bashkësive të veta ndërsa Esperanton për komunikim mbarëbotëror.
Përparësia e dytë lidhur me kërkesën, që fëmijët ta mësojnë Esperanton, është se ata do zhvillonin një qendrim pozitiv ndaj mësimit të gjuhëve të tjera të reja. Eksperimentet kanë treguar, që nxënësit që kanë mësuar Esperanton, më pas i mësojnë më shpejt gjuhët e tjera evropiane.8
Një përparësi e tretë e mësimit të gjuhës asnjanëse mbarëbotërore si Esperanto është, që fëmijët zhvillojnë identitetin si anëtar i bashkësisë botërore, po ashtu sikurse mësimi i gjuhës kombëtare shpie në identitetin me atë bashkësi kombëtare.9
Në se të gjithë nxënësit do mësonin të njëjtën gjuhë të përbotëshme, ata do mendonin për veten si anëtarë të bashkësisë mbarëbotërore dhe do ishin më pak të prirë të luftonin në beteja kundër anëtarëve të tjerë të kësaj bashkësie.
Një përparësi e katërt lidhur me kërkesën që të gjithë fëmijët ta mësojnë Esperanton është se ata do mund të përdornin teknologjinë moderrne për të komunikuar drejtpërdrejt më fëmijët e tjerë kudo.10
Miqësitë personale mund të zhvilloihen pa pengesat e gjuhëve kufitare dhe të ndryshme kombëtare.
Esperanto mund të konsiederohet një gjuhë evropiane, dhe për rrjedhojë, mund të sillej argumenti që ajo duhet modifikuar për të shërbyer is një gjuhë e përbotëshme kulturalisht asnjanëse. A mund të bëhet Esperanto një gjuhë kulturalisht asnjanëse, në se do t’i trupëzonim asaj terma nga gjuhët aziatike dhe afrikane? Sidoqoftë, edhe në formën e tanishme Esperanto mbështetet me entuziazëm nga njerëzit në mbarë botën. Qeveria e Kinës ka bërë të paktën më shumë se çdo qeveri tjetër veprime që e mbështesin përdorimin e Esperantos.11
Për trajtimin e kësaj çështje, propozoj që Organizata për edukim shkencë dhe kulturë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (Unesko), që më 1954 dhe 1985 adoptoi rezoluta që shprehnin mbështetjen për Esperanton, të emërojë një komision për të zhvilluar një version pakëz të modifikuar, kulturalisht më asnjanës të Esperantos. Këtij komisioni i duhet dhënë një afat prej pesë vitesh. Anëtarë të këtij komisioni duhet të jenë disa esperantistë të tjerë me përvojë, përfshirë ata nga Azia dhe Afrika. Ky komision duhet të ketë edhe anëtarë, që e njohin mirë pixhin Hajnua dhe gjuhën indoneziane Bahasa. Në se komisioni nuk do arrijë të prodhojë një version të modifikuar kulturalisht asnjanës të Esperantos deri në mbarim të afatit të treguar, version aktual i Esperantos kishte për të qenë zyrtarisht i rekomanduar si gjuhë e përbashkët e përbotëshme që u duhet dhënë mësim fëmijëve kudo.
Përfundim
Esperanto është njëra nga shpikjet më të mëdha në tërë historinë njerëzore. Është një tragjedi e madhe, që ajo nuk u adoptua si gjuhë botërore në shekullin ndërkombëtar të 20-të. Tash, gjatë shekullit globalist të 21-të ajo ende nuk ka gjetur mbështetjen që e meriton. A mund të kish ndonjë çështje më të rëndësishme për të ardhmen e edukimit se sa përkushtimi mbarëbotëror për t’u mësuar fëmijëve kudo një gjuhë të përbashkët mbarëbotërore lehtësisht të nxënëshme, sikurse Esperanto?
Përktheu Bardhyl Selimi
(Marrë nga Internacia Pedagogia Revuo, nr .2/2014
1 Ronald J. Glossop, Southern Illinois University (Universiteti i Ilinoisit jugor) në Edwardsville (SIUE), Edwardsville, Illinois 62025, USA
2 Këtë propozim e mbështeti edhe qeveria shqiptare
3 Peter G. Forster. The Esperanto Movement f.172
4 The Esperanto Movement i Forster-it na informon se si propozimi i lordit Robert Cecil e nisi diskutimin dhe gjithashtu jep të dhëna të hollësishme se çfarë ndodhi pastaj lidhur me Esperanton në Lidhjen e Kombeve dhe organizatat e tjera ndërkombëtare. Shiko kapitullin e gjashtë, f. 169-187
5 The World Almanac and Book of Facts 2013. Në faqen 717 numri i treguar i njerëzve, që e përdorin anglishten si gjuhë të veten të parë është 328 milionë. Në faqen 733 numri i treguar i njerëzve në botë është 7 017 543 964. Kështu, përpjesëtimi i njerëzve, që e përdorin anglishten si gjuhë të veten të parë, është 4.67436 %.
6 The World Almanac and Book of Facts-2013. Në faqen 717 numri i treguar i njerëzve, që e përdorin gjuhën kineze mandarene, si gjuhë të vet të parë, është 845 milionë. Në faqen 733 numri i njerëzve në botë është 7 017 543 964. Kshtu përpjesëtimi i njerëzve, që e përdorin gjuhën kineze mandarene si gjuhë të vet të parë është 12.042218 %
7 Alvino E. Fantini dhe Timothy G. Reagan, Esperanto and Education: Towards a Research Agenda. Shiko veçanërisht faqet 27-33
8 Helmar Frank, “Valeur propedeutique de la langue Internationale” (Vlera propedeutike e gjuhës Ndërkombëtare) Journee d’etude sur l’Esperanto. Universite de Paris- Vincennes, nov. 1983, faqet 121-136 dhe J.H. Haloran, “A four-year experiment in Esperanto as an introduction to French” British Journal of Educational Psychology, Vol.22, nr 3 nov. 1959 faqet 200-204
9 Kurt E. Muller (bot) Language Status in the Post-Cold War Era. Shiko veçanërisht faqet 117-139
10 Humphrey Tonkin dhe Grahame Leon- Smith. The Future of Modern Languages in English- speaking Countries. *Esperanto documents, New series,18) Rotterdam, Universala Esperanto-Asocio, 1979, f.17
11 Ulrich Lins, “Esperanto as Language and Idea in China and Japan”,Language Problems and language Planning, 32:1 (2008) faqet 47-60 dhe “China Interreta Informa centro”: Historio de Esperanto” <http://esperanto.china.org.cn/world/shi-window/index5.htm>
Uniteti
gjyshja ime ndjesë pastë
me dorën e saj të lehtë
nga shtëllunga e leshit
fijet i lidhte në unitet
njerëzit e kohës moderne
si grykësit që zihen për një presh
unitetin e kohës së vonuar
prapë e bënë lesh
leshi e lëmshi u ngatërruan
në fushat e gjera të interesit
o gjyshe ime e ndjerë a dëgjon
se ç’u dhje ndër vete
uniteti ynë
prej leshit
Dikur
rojat viheshin tek kullat
nga mali
kur zbrisnin burrat
vdisnin për atdhe
burrat
dikur
vdesin atdheun
burrat
sot
mashkull e burrë
nuk ishte njëjtë
as atëherë
as sot
as kurrë
Bythë e kusisë
nuk ndenjen duarkryq intelektualët
sfidë serioze i bënë Serbisë
me vizionin filozofik të avancuar
rrahën me shkop bythën e kusisë
bythë e kusisë rënë nga ndryshku
lënë në mezhdë me një anë
ai shpiku strategji të re
të artit luftarak në Ballkan
rrethi i kusisë po krekoset
me bythën që boja po i del
eh sikur të realizohej kjo filozofi
do konkurronte çmimin Nobel
Sintezë fatale
rrugë mora
për ta takuar njeriun
panjerëzinë dhe qenërinë
takova
shkrirë në bashkëdyzim
në analizë nuk u futa dot
të panjerëzishmit
sinteza keq i kishte ngërthyer
ishin bërë
t’i qashë me lot
Ka burra
ka burra
që as para plumbit
nuk e hanë fjalën e dhënë
ka burra
që lumi nuk i lanë
si qentë fjalën hanë
ka burra
që gënjejnë shoqi- shojnë
për dallim nga qentë
ata nuk lehin
edhe kur të tjerët i shkelmojnë
ka burra
e burra
Kopshtarët e atdheut
kopshte me fjalë ndërtuan
pallate mbi shtatin e atdheut
ulur këmbëkryq mbi postaqinë e iriqit
burrat e politikës
për hir të elektoratit
prapanicën po sakrifikojnë
qëndron e patundur
bythë e larë në gjak
me postaqinë e iriqit
urojmë
elektorati të merr hak
ati ynë pat thënë
të ngrohet hamami me pordhë
o burra
të pastrohemi se u bëmë horr
Koalicioni
që kur bota mban mend
ujku me qengjin
pula me dhelprën
miqësi nuk kanë zënë
atëherë
mbi kë do të bjerë rrufeja
o arkitektë të dredhive të liga
ju nuk jeni
Pasha Sinan
fantazi perfide e dredharakëve
me foshnjen e pafajshme në gji
mashtruesit
këtë vit
bënë në prapahije kumbaritë
thellë në gjoks fshehur
pabesitë
Bijtë e kotësisë
po t’i shikosh
nga pamja e jashtme
të duken
sikur secili me vete bartë
në gji
nga një copë histori
dilemë për pak çaste
kafeneve të qytetit
vrasje e butë me çaj e duhan
dënim absurd
pajtim me shëmtitë
me temat politike vrasin kohën
tërë kohën meditojnë
as gjë nga jeta
nuk kërkojnë
Dikur dhe tani
dikur
kur lumin kalonin të ligjtë
dihej
atkinë ta shanin
tani kur lumin kalojnë
atkinë
më nuk ta shalojnë
kohë moderne e avancuar
tani
t’ëmë ta lodrojnë
Rrugëtim
gjatë rrugëtimit
diçka u këput në mes
të paralajmëruar për defektin kohor
të shoqërisë kryeneçe
kush parashikoi ngritjen e bajrakut
e nuk parashikoi prishjet
mes bajraktarëve
ata nuk gjeti kompromis me ndreqjet
plagët e hershme nuk u shëruan
fatkeqësitë kujdestare
në pusinë e ligësisë qëndruan
tani
merreni e mbani në gji
rrotën tuaj
që ju la në mes të rrugës
të zhgënjyer
kjo nuk ishte karrocë me histori
si ajo e Ismail Qemalit
ju merr lumi karrocën edhe ju
mbajeni mirë në mend
se historia nuk ua bën brenda saj kot
as edhe një prapanicë vend
Moshë adoleshence
ai
nuk e kishte menduar kurrë
se zgjedhjet e çastit dallojnë
aq katërçipërisht
nga ato të perspektivës
në intimitet po ta them
ai bëri koalicionin e zhgënjimit
një fund të tillë s’e kishte menduar
as në moshën e adoleshencës
tani më
në këtë moshë të thyer
lojërat e fëmijërisë i hynë në qejf
si të thuash
iu bënë ves
nga ati
të mos të zbres
Pritje
kjo kohë e lazdruar
shumëllojshmërinë e pritjes ta ofron
përtej hijeve te tejdukshmërisë
si të vjen për së mbari
ulur a në këmbë
në luadhe mbi bari
në radhë
në zyrë
në trotuar
pritje shtrirë
i plogësht nën jorgan
pritje fytyrëvrarë
ngazëllyer e hijerëndë
pritje fytyrëshëmtuar e dhëmbërënë
dehur e tymosur me çaj e duhan
pritje
të gjithë ata që presin
janë të vonuar
si të vonuar në jetë
në dyert e mbyllura të botës
trokasim kot
trokasim me vonesë
tash e sa vjet
të vonuarit kush i pret
më thoni
se më luajtën mend e kresë
Kundërshtarë
sa mirë të tillë që jemi
ligj i përsosur i natyrës nuk gaboi
të njëjtë nuk na bëri
mrekullisht
në udhëkryqet e jetës
nuk na ngatërroi
në rrugëtime
në mendime
në veprime
të ndryshëm
ju në rrugën tuaj
ne në rrugën tonë
sa mirë që nuk jemi
të gjithë
njësoj
Si gjithmonë
dirigjent
orkestër që dështoi para akordimit
tingujt e çakorduar
fatkeqësisht
nuk nxorën melodinë e shumë pritur
çfarë peripecish kakofonie
mes tingujsh ulëritës
këtë konfliktualitet notash
kush e dirigjon
të dirigjosh një orkestër
do duhej të ishe
të paktën Maestro
e klasën e parë të notave
nuk e kalove dot
maestro i melodisë
pa nota
maestro kot
Larje duarsh
llogarit shpenzimet miku im
blije një sapun në të mjafton
unë do kujdesem për larjen tënde
sot do ta nënshkruajmë moratoriumin
mbi orën e vdekjes
se i erdhi fundi lojës disfatiste
me ujin e ftoftë të burimit
larje duarsh nga qëllimi final
rrëshqitje në kohë
me duar të palara
sa afër burimit
sa larg pastërtisë
Të dehur
“heronjtë” e ditëve tona
esëll nuk i takuam dot
nga tavernë e kafenesë së qytetit
hurbin e kafesë shijojnë
raki e mish të skuqur
politikën ndërkombëtare analizojnë
lamë e shtruar
koqen e qejfit bëjnë
namin e zi po lënë
të dehurit e ditëve tona
“për atdhe”
nga mallëngjimi
dehur e përmallë
në tryezën e pistë shtruar
të paskrupullt
së bashku faqezi e hileqarë
dehur e bërë përrallë
për kolltukun e butë
namin e zi po lënë
Gënjeshtar
prapë
gënjeve shokët e idealit
në rrugët e rrëpira të faqes së malit
faqe nxirë
fjalë ngrënës e i paburrë
i vetëm po
me shokë jo
më kurrë
Pa dashje
ia këputa telin çiftelisë
pa dashje
nuk ia mësova notat melodisë
kurrë
e melodinë e desha aq shumë
djalli ta marrë
për ty më kënga
nuk do këndohet
as vaj s’do bëj kush
vrave këngën me dorën tënde
në rrugët e harrimit
makthi që po rritet
miqtë të thanë
kujdes këngën se vritet
Parandjenjë
armiqtë nuk po na shajnë sa duhet
miqtë po na lavdërojnë
më shumë se ç’duhet
si me të pabesë
se ç’po më gërryen një ndjenjë
një ndjenjë ogurzezë
Ironi e verdhë
vargu im
eja të ikim larg
zilia mes vargjeve
ka rënë
vargjet mes vete pezëm kanë zënë
smirëzia në garë
ikim
se u bëmë përrallë
mes njerëzve urrejtja
futur kaq thellë
enigmë e pashpjegueshme
ironi e verdhë
ikim
Zhgënjim
zhgënjehemi kur
miqtë në baltë na lënë
pa pandehur
dilemat paraqiten
cilët janë miqtë e vërtetë
e cilët
miq na hiqen
Me keqardhje
dikur
mendimet i kishim të njëjta
për njeri tjetrin
kishim nevojë
përditë po largohesh
vërtetë më vjen keq
jo edhe aq për ty
sa
për mangësinë që nuk t’u heq
Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare
prapë dikush do të vritet
do të përgjaket dikush
prapë dikush do të zgërdhihet
do të përjargët dikush
kambanat për mortin
nuk do të pushojnë
dikë do ta shajmë me breshëri
me breshëri
dikë do ta nderojmë
rrugë të gjata janë këto
kanë nisur e nuk sosen
bashkimin e atdheut
kërkojnë
DASHURIA SI NDJESI E VEÇANTË POETIKE Nga Bilall Maliqi Në librin e “Ujëvara e syrit”, poetja dhe studiuesja e njohur gjithandej trojeve shqiptare, Dr. Zejnepe Alili-Rexhepi, hap një kaptinë poetike për dashurinë, … Continue reading
HAJDAR KURTISH JASHARI ( MULLA HAJDARI) EDHE NË QELITË E BURGUT DO TË JET I PAMPOSHTUR. Nga Nehat Jahiu Hajdar Kurtish Jashari ( Mulla Hajdari) lindi në vitin 1909 … Continue reading