Shoqata Dëshnica / Nga Bardhyl Selimi

 

 

 

Shoqata Dëshnica

 

 

 

Bardhyl Selimi

 

Nga Bardhyl Selimi

 

 

 

Në sallën e konferencave të Muzeut Historik Kombëtar janë bërë tashmë të zakonshme edhe mbledhjet përkujtimore që organizojnë shoqatat e ndryshme atdhetare. Hyrja në to është e lirë. Kam qenë në disa të tilla. Edhe sot, duke u kthyer nga shetitja e mëngjesit, më tërhoqi vëmëndjen një afishe e gjatë “Të mos harrojmë masakrat greke të 1913-1914 në Dëshnicë”

Në fillim më pëlqeu guximi që shprehej në këtë afishe në qendër të Tiranës. Sespe nuke pres që këtë ta bëjnë organizatat shtetërore që ndjekin një politikë “fqinjësie të mirë” me Greqinë, duke nënkuptuar edhe harresën e ngjarjeve të tilla tragjike siç ishin ato të periudhës 1912-1914 në jugun tonë të martirizuar.

 

 

sel1

 

Dëgjova një referat të hollësishëm mbi atë çka ndodhur 100 vjet më parë në fshatrat e Dëshnicës, ku njësite e ushtrisë pushtuese greke therrën, shpuan me bajonetë, pushkatuan e dogjën të gjallë qindra shqiptarë, prishën shtëpitë e tyre, morën bagëtitë dhe pasuritë e shqiptarëve. Gjithçka për ta “bërë fakt të kryer” para Fuqive të Mëdha që do caktonin kufijtë e shtetit të ri të pavarur shqiptar. Ne nuk kërkojmë hakmarrje, tha ai, por falje nga qeveritarët e sotëm grekë për çka bënë paraardhësit e tyre shovinistë

Diskutuan edhe të ftuar të tjerë që folën për masakrat në Hormovë , në Kosinë e gjetkë.

Një ish diplomat e trajtoi problemin teorikisht, duke folur për tri llojet e qytetërimit: barbar, evropianist, dhe harrues dhe të vonuar. Grekët e 1914 –tha ai ishin barbarë ndërsa ata të sotmit janë ndryshe. Serbët malaziasit dhe grekët, shtoi ai, ditën të formojnë 100 vjet para nesh shtetet e veta, ndërsa shqiptarët u kujtuan me vonesë..

Pas tij u ngrit një tjetër, Zaçe islami, që kishte punuar gjashtë vjet në Greqi (1999-2005) dhe kishte ngritur zërin në televizionet greke. Sipas tij, grekët e sotëm nuk ndyshojnë shumë nga paraardhësit e tyre të 100 viteve më parë. Udhëheqësit e tyre qenë të fundit që miratuan futjen e Shqipërisë në NATO, ata ende të përmëndin “Protokollin e Korfuzit” dhe shfaqin ndjenja shoviniste haptazi. Kjo vihet re ende në tekstet shkolloore greke. Ai kritkoi edhe lëshimet e qeveritarëve tanë lidhur me lejimin e kaq shumë varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri, deformimin e teksteve të pllakave përkujtimore dhe lënien në harresë të krimeve të kryera nga shovinistët grekë.

Në takim foli edhe e bija e Ali Bej Këlcyrës, ardhur enkas nga Austria. Ajo tregoi historinë e familjes së saj që e kaloi jetën në emigrim dhe vlerësoi rolin e gruas në familjen shqiptare. Para tri vitesh ajo kishte rivarrosur në Këlcyrë eshtrat e xhaxhait të saj Muhamed Beut dhe këtë vit të të atit. Në sallë ishte e vetmja grua! Shoqata e nderoi me një Mirënjohje duke e shpallur Mike të Shoqatës Dëshnica.

Kryetari i shoqatës, duke e mbyllur takimin, tha se ka kënaqësinë që me shoqatën japim ndihmesë për përkujtimin e ngjarjeve të tilla dhe mbajtjen gjallë të ndjenjës kombëtare gjë që fatkeqësisht nuk bëhet nga shteti dhe institucionet e tij.

 

 

Dt  21 / 06/2014

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s