Myslim Maska Poet i Metaforave të Ëndrrave / Nga Arqile Gjata

aq 1

 

Myslim Maska Poet i Metaforave të Ëndrrave

 

 

 

 

arqile portret 1

 

Nga Arqile Gjata

 

 

Dikur djalosh në një antologji të talenteve të reja, tani poet mendimtar me një poezi sintezë dhe si poet i një proze të bukur

Shumë miq të poetit dhe shkrimtarit Myslim Maska kanë shkruar shumë ndër vite. Ata kanë folur gjatë për ti dhënë përgjigje vlerësuese mendimeve estetike e filozofike të poezive të tija sintezë dhe si një poet i një proze shumë të bukur.
Në tubime letrare dhe shkrime studimore për krijimtarin letrare të Myslim Maskës kanë shkruar shumë poet, shkrimtarë e studjues; si Foto Malo, Niko Kacalidha, Thanas Boçi, Murat Aliaj, Marash Mëhilli, Stefan Martiko,Nase Jani, Agim Basha e të tjerë!
Në ditë të bukura pranvere, vjeshte apo vere, shikimi i këtyre studjuesëve veç e veç e kanë përflakur mendimin e tyre estetikë me sprova të bazuara ne krijimtarinë letrare të M.Maskës karakterizuar si një poet i metaforave të ëndrrave, si poet mendimtar me një poezi sintezë!.

E bukura nuk Duket

S’më kujtohet mirë se ç’vit ishte,
2005 apo 5002.Sidoqoftë,
Thelbi i çështjes qe
Milingona e plagosur për vdekje.
Nuk dihet mirë
Kush e plagosi dhe pse!
Por dihet saktë

Dhjetë poetë apo tridhjetë, të prekur nga epidemia e
Metamorfozës;
(D,m.th.dhe ata kishin përmasat e milingonës)
Qenë mbledhur rrotull saj,
Ziheshin e grindeshin
Si ta shpëtonin…

Ç’është Jeta?…

Ç’është jeta?!
Ku ta di!
Ata që mrekullira presin,
Le ta kuptojnë vetë
Pak minuta
Para se të vdesin….

Poeti M.Maska mediton shumë mirë poetikisht. Të lexosh poezinë e tij nuk është e lehtë, por më e vështirë është të komentosh emocionet e poezive të tij kur lexuesi i ka ato ndër duarë.
Çastet e leximit të poezive të M.Maskës ndihen dhe pasqyrohen në buzëqeshjet hollake dhe përfytyrimet e çuditëshme që autori të dhuron… deri në dehje të çdo lexuesi nga emocionet e poezisë së tij.
Do të doja ta përcaktoja poezinë e Maskës; Si një bisedë me vetveten, me shpirtin e gjithësejcilit mbështjell me shumë ngjyra!

SA NJË PUPËL ZOGU

Varrin ma bëni në një pemë,
Në një fole zogu ma bëni,
Ku rrezet e diellit vallëzojnë
Në pista gjethesh kur fryn erë.

Varrin ma bëni në ajër,
Në një fole zogu ma bëni.
Sa një pupël u katandisa
Nga dashuria për njerëzit.

Ja pra, ky është Poeti e Shkrimtari Myslim Maska…!

Një Nëntor 2011
Nga Arqile Gjata
Tani, para pak muajve Poeti Myslim Maska ka dalë para lexuesit me vëllimin e tij të ri poetik “Dhimbje Perëndie”
Ai ka botuar:
-Balada e Ringjalljes, roman(2000)
-Miq me perëndinë, poezi(2002)
-Zërat e hijeve, novelë(2002)
-Bukuroshja e ëndrrës, tregime(2006
-Ishte e bukurIsabela, poezi(2009)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s