Një qasje plot pasion mbi penat bashkëkohore / Nga Rami Kamberi

 

liber zej

 
Një qasje plot pasion mbi penat bashkëkohore 

 

 

 

 

 

rami

 

Nga Rami Kamberi

 

 
Janë raste të rralla në letrat shqipe, që në faqet e para, tek librat kritikë apo shprehimisht thënë, trajtime letrare mbi letrat shqipe, të lexosh mendime mbi artin e të shkruarit qoftë poezi, prozë apo kritikë letrare me gjuhën e rikrijimit, ashtu siç mund të lexosh tek libri “Refleksione lirike” i studiueses Zejnepe Alili – Rexhepi, ku shihet qartë se kemi të bëjmë me një studiuese me disiplinë shkencore, e cila provon t’i sheshojë disa nga çështjet e studimit kritik si kategori letrare, me theks të veçantë, të studimit kritik letrar mbi poezinë dhe prozën shqipe.
Trajtimi në fjalë, si kritikë, më konceptoi si mision shpirtëror, i cili merr përmasat e një filozofie poetike, një filozofie të artit të rikrijimit duke mos u larguar nga disiplina shkencore e, duke ruajtur aurorën kritike mbi poezinë, prozën dhe kritikën letrare, arrin të thotë fjalën se: shpirtërorja dhe pasioni për krijim dhe rikrijim është e përtejme m’u ashtu siç janë vetë veprat e trajtuara dhe, arti i rikrijimit mbi to, studiuesja Zejnepe Alili – Rexhepi.
Mendim që na e dëshmojnë edhe recensuesit e librit Timo Mërkuri, Ana Kove dhe Safet Hyseni e, në veçanti redaktori Hasan Qyqalla: “Libri më i ri ‘Refleksione lirike’ i Dr. Zejnepe Alili – Rexhepit është një qasje mbi artin e të shkruarit: vështrime e analiza, ndryshe nga se jemi mësuar të hasim, deri tani, në kritikën tonë….”.
Kështu që, duke qenë sprovuese e teorisë së kritikës dhe studimit shkencor, ajo, trajtimet në fjalë i kurorëzon si në planin estetik, po ashtu edhe në atë letrar, duke identifikuar:
• kritikën,
• shpirtëroren dhe,
• disiplinën studimore.
Në planin teorik, Zejnepe Alili – Rexhepi e konsideron kritikën si veprimtari logjike, duke vënë në qendër të saj intuitën, e cila e sjell lëndën e gjallë si rikrijim.
Përkufizimi i saj vë në pah studimin si rikrijim të një vepre artistike, si metaligjërim, ligjërim mbi ligjërimin.

 

 

zejnepe

 

Dr.  Zejnepe Alili-Rexhepi

 

Pavarësisht nga premisat që lindin nga diskursi i saj teorik dhe eseistik, studiuesja, përherë synon një studim-kritik të disiplinuar i cili prozën, poezinë dhe, kritikën letrare të autorëve të trajtuar do ta sheh si diferencë specifike, që ec mes tre rrugëve: kritikës, shpirtërores dhe, disiplinës studimore.
Kështu, që në fillim, me vetë titujt e trajtimeve shihet se studiuesja analizon, vlerëson dhe karakterizon përqasje, duke u vënë përherë përballë objektit të studimit e trajtimit me gjuhën e një modeli tjetër letrar, që studimit i jep ngjyrë shpirtërore. Edhe pse shikuar me gjuhën e meta-kritikës, erudicioni i Zejnepe Alili – Rexhepi i takon më shumë fushës së shpirtërores si filozofi në vete, ndaj jo rastësisht tek autorja edhe kriteret e studimit kanë një bazë të fortë të dijeve teorike të pa ndara nga shpirtërorja, thënë shkurt, si vetë krijimi i shkrimtarëve të trajtuar, ndoshta kjo ka të bëjë edhe me atë se vetë autorja është edhe krijuese – poete dhe, më shumë se kaq.
Them kështu ngase nga vetë libri studimor në fjalë, dëshmon se ka strukturë komplekse, por që i përgjigjet rendit shkencor, njëkohësisht natyrës së prozës, poezisë dhe kritikës së penave të trajtuara.
Libri është një tërësi, që pa dashjen e autores mbetet i ndarë në katër theksime, si:
vështrime meta-kritike, mbi vështrimet letrare të autorëve të trajtuar;
vështrim mbi prozën e autorëve të trajtuar;
vështrim mbi poezinë e autorëve të trajtuar dhe,
të tjerët për krijimtarinë e Zejnepe Alili – Rexhepi, titulluar: Një spektër e kritikës mbi krijimtarinë time.
Titujt e çdo vepre të trajtuar, që lindin tre theksimet në fjalë, (duke veçuar të katërtën si pikë e veçantë, e cila është një gjuhë në vete dhe, që nuk lidhet me gjuhën e artit të penës së autores si gjuhë e kritikës ose si rikrijim, por, me gjuhën e penës së autores si krijuese, shikuar nga syri i kritikës dhe, e mbetur si një kaptinë e veçantë, do të thosha), më tepër janë tituj kritikë se sa poetikë, ashtu siç janë thurur brenda përbrenda si rrjedhojë e shkrimit, të cilët dëshmojnë për një proces të leximit të thuktë të veprave dhe, studimeve mbi to si krijime letrare.
Kështu që, brenda tyre shtrihen rreshta që i nënshtrohen një sistemi – shqyrtimi e argumentimi dhe, njëkohësisht që i përgjigjen disiplinës shkencore, konkretisht studimeve akademike.
Pra, në këto trajtime letrare janë mbarështruar mirë që nga vështrimi i parë apo që nga shënimet hyrëse, objekti dhe metoda e studimit, kërkimi dhe hetimi shumëdimensional, e deri te rishikimi i rezultateve të kërkimit, duke mos i munguar edhe dashuria ndaj prozës dhe poezisë dhe kritikës të shkrimtarëve të trajtuar, si rast emocional.
Siç shihet nga vetë përmbajtja e librit, për objekt të vetin studimor, Zejnepe Alili – Rexhepi e ka veprimtarinë letrare të shumë shkrimtarëve të kohës sonë – letërsisë bashkëkohore dhe, studime të shumë studiueseve mbi veprimtarinë e shkrimtarëve të trajtuar, të cilët në rrafshe të ndryshme janë në harmoni me vetë studimet, që jetësohen në librin “Refleksione lirike”.
Më tej autorja, përmes studimeve të saj provon interpretimin e dyfishtë: Tekstin e trefishtë: prozë, poezi, kritikë përmes tekstit poezi, prozë, kritikë të Zejnepe Alili – Rexhepi.
Leximin dhe interpretimin e veprave të shkrimtarëve në fjalë, brenda një teksti, autorja e shfaq duke hetuar shenjat e një mendimi, teksti tjetër dhe, brenda tij heton se është shenjë e shpirtit, metafizikës për të gjetur ligjërim të virgjër.
Në fakt, ky libër herë-herë na kthen te meta-kritika e tekstit, që si zakonisht mbetet e shoqëruar nga metoda e analizës logjike, me të dhëna gjuhësore, stilistike dhe semantike.
Kësisoj, leximi i veprave të autorëve në fjalë, siguron një shpjegim të argumentuar për shpirtin – prozën dhe poezinë e, duke mos e harruar edhe mendimin kritik të trajtuar.
Libri ”Refleksione lirike”, përveç leximit, interpretimit letrar njeh edhe leximin shpirtëror-hyjnor. Një kalim ky nga gjuha jetike në gjuhën shpirtërore, sepse ofron të dhëna jashtë-tekstore, të cilat kanë pasur impakt të drejtpërdrejtë në krijimtarinë e shkrimtarëve dhe, në përgjithësi, në letërsinë shqipe. Shkrimtarët e trajtuar në këtë libër shihen në kontekstin shpirtëror, kritik dhe studimor, duke vënë në pah edhe vlera të tjera meta-kritike.
Së fundmi, lirshëm mund të themi se studiuesja Zejnepe Alili – Rexhepi me trajtimet në fjalë ka bërë një studim me gjuhën e një metafizike, që lidhet jo vetëm për një model kërkimi, por, edhe për një model ligjërimi shpirtëror, këtë na e dëshmon edhe vetë redaktori i librit Hasan Qyqalla duke na e dëshmuar që në titullin e parathënies “Ekzaltimi i një sfondi letraro-artistik ”Refleksione lirike” – Zejnepe Alili – Rexhepi.
Përfundimisht, qëllimi i autores është që ta zbërthejë shpirtin e veprave të autorëve të trajtuar, hapjen e një metafizike ndaj metafizikës së mendimit kritik, prozës dhe poezisë së sotme shqipe dhe kritikës letrare, që na dëshmon se Zejnepe Alili – Rexhepi mbetet besnike e përhershme e motos: Studimi mbi veprat letrare është shenjë e pjekurisë mendore e intelketuale. Me këtë parim udhëhiqet gjatë gjithë studimit të veprave të shkrimtarëve të trajtuar

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s