PËRKUJTOJMË 70 VETORIN E ARISTIDH KOLA (1944-2000) ARVANITAS ME SHUMË EMËR… / Mbledhur dhe përgatitur nga ARQILE GJATA

aristidh kola
Aristidh Kola
PËRKUJTOJMË  70 VETORIN E ARISTIDH  KOLA

(1944-2000)

ARVANITAS ME SHUMË EMËR…

arqile portret 1
Mbledhur dhe përgatitur  nga  ARQILE GJATA

KUSH ISHTE ARISTIDH KOLA?

Aristidh Kola u lind më 8 Korrik 1944 në fshatinLeontari(Kaskaveli) të Tebës-Thivës) në një familje arvanitese.
Pas përfundimit të shkollës së mesme vazhdoi studimet e larta në fakultetin juridik të Athinës, ku u diplomua në vitin 1968. Për disa vjet ushtroiprofesionin e avukatit, deri sa vendosi t’i përkushtohet studimit të historisë dhe gjuhës së arvanitasve.Më 1983 qarkulloi libri i tij i parë “Arvanitasit dhe origjina e grekëve” i cili u ribotua 9-të herë, shifër rekord për vepra të llojit historike-hulumtuese. Në vitin 1985 Aristidhi ishte organizues i koncertit të parë me këngë arvanitase që kapnin periudhën nga shekulli i 15-të derin në të 20-in.Më pas këto këngë qarkulluan nga shtëpia diskografike “Juliamos” e kompozitorit Mikis Teodoraqis.
NË VITIN 1989 Aristidh Kola boton librin “Gjuha e perëndive”, një pjekje, siç nënvizon vetë “për t’iu përqasur filmave të fesë arehelenike me ndihmën e gjuhës arvanitase”. Njëkohësisht boton me shpenzime e veta revistën “BESA”, ORGAN I Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë, Kryetar i së cilës qëndroi deri në vitin 1996.Në vitin 1995, Aristidhi themelon Shtëpinë Botuese “THAMIRIS”, me qëllim botimin e veprave me temë arvanitasit.Po atë vit boton librin që bëri jehonë “Greqia në kurthin e sërbëve të Milosheviçit”, ku argumenton përzgjedhjen e gabuar të politikës greke që të përkrah S.Millosheviçin. Dhe më pas boton, të paisur me komentin e tij, Thirrjen e Lidhjes së arvanitasve të Athinës drejtuar vëllezërve shqiptarë më 1899. Po ashtu Fjalorin krahasues të gjuhës arvanitase, gërmat A dhe B, të Antonio Belushi dhe magjia e traditës popullore, kushtuar studjuesit me të njëjtin EMËR të arbëreshëve të Italisë, dhe pak para se të ndërronte jetë përfundoi librin “ Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indo-evropian” për të cilin punoj më se 10-të vjet. Në vitin 1997 filloi të botonte revistën tre mujore “Arvanon”, një varjant shumë më i përparuar si e “Besës”, me tematikë arvanitase.

-aq 2
Arstidh Kola është nderuar me dy Medalje nga Shteti Shqiptar: me URDHËRIN “Naim Frashëri” më 1994 dhe me Urdhërin “Naim Frashëri i Artë” pas vdekjes propozuar me vendin të posaçëm nga Shoqata Atdhetare Vëllazërimi” në muajin Nëtor të vitit 2000-jë, pas vdekjes!

Të dashur lexues!

Të njohësh Aristidh Kolën, jetën dhe aktivitetin e tij publicistik, letrar, albanologjik, politik etj, është disi e vështirë. Duhet një punë e mirëfilltë shkencore për të përmbledhur në një seri vëllimesh e në disiplina të ndryshme shkencore gjithçka ka lënë pena dhe mendja e tij. Pa dyshim dhe pa e tepruar mund të themi se Aristidh Kola është personaliteti më i madh e më produktiv i Arvanitasve gjatë pesë shekujve të fundit (pas vdekjes së heroit tonë të madh, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut). 

Kontributi i tij në çështjen tonë kombëtare e veçanërisht asaj kosovare është madhor, tepër konkret dhe i mbështetur në prova e argumente të pakundërshtueshme, shkencore, të shtrira këto në kohë e hapësirë. Jam munduar që në një periudhë mjaft të shkurtër kohore të mbledh disa shkrime që janë hartuar të frymëzuara nga jeta e Aristidh Kolës dhe dhembja e ikjes së parakohshme të arvanitasit, që foli me gojën e penën e tij në gjuhën e rilindësve tanë.
Megjithë boshllëqet që mund të ketë kjo përmbledhje, mendoj se do të shërbejë për të njohur nga afër portretin e gjallë të Aristidh Kolës.

aq 4
ARQILE   GJATA 

Aristidhi kishte qindra miq e shokë, që e donin dhe e respektonin. Por miqtë e tij më të dashur ishin emigrantët shqiptarë të të gjitha shtresave, niveleve e bindjeve dhe që të gjithë e thërrisin profesor Aristidhi.

Po japim pjesë të shkëputura nga Monografia kushtuar Aristidh Kola përgatitur nga Arqile Gjata në Tetor të vitit 2000 dhe një album me fotografi!

Data 11 tetor. Në katin e dhjetë, dhoma 613 e spitalit shtetëror «Evangjelizmos» të Athinës, ku prej një muaji lufton me vdekjen njeriu ynë më i dashur, Aristidh Kola. Ora 21. 00. Ai përfundimisht kuptoi se jeta e tij po fikej. U hodhi një vështrim të fundit atyre që e rre¬thonin. Fëmijët e tij, Pano 14 vjeçar e Ksenia 23 vjeçe, dëgjuan t’u pëshpërisë me zë të dobët fjalët e tij të fundit atërore. Vdiq nga leuçemia në gjak, e cila iu shfaq papritur në maj të këtij viti.
Seferina Serani, Ekskluzive 9/2000, f. 70

Vdiq Aristidh Kola

Pas një sëmundjeje të rëndë vdiq më 11 tetor 2000 në spi¬talin Evan-gjelizmos të Athinës Ari¬stidh Kola, një nga studi¬uesit e apasionuar të botës së arvanitëve të Greqisë. Ceremonia e va¬rrimit u krye nga fa¬milja e tij në varrezat e Zografos me pjesëma¬rrjen e shumë miqve dhe dashamirësve të persona¬litetit të shquar të kulturës arvanite. Për t’i dhënë lam¬tumirën e fu¬ndit erdhën edhe mjaft emigran¬të shqiptarë. Fjalën e përmortshme e mbajti kryetari i Lidhjes Ar¬vanite të Gre¬qisë, z. Jorgo Miha. Në emër të arvanitasve dhe miqve të të ndjerit foli edhe z. Jorgos Korizis. Në emër të emigrantëve dhe shoqatës atdhetare « Vëllazërimi » foli z. Kastriot Kaçupi, N/Kryetar i shoqatës..
Aristidh Kola lindi më 1944 në Kaskaveli të Thivës. Pas kry¬erjes së studimeve në Fakultetin Juridik të Universitetit të Athinës (1969), punoi si avokat. Më 1985 u zgjodh Kryetar i Lidhjes Arvanite të Greqisë. Braktisi profesionin e avokatit për t’iu kushtuar tërësisht studimeve arvanite. Botoi revistën “Besa”. si dhe themeloi Qendrën e Studi¬meve Pellazgjike. Më 1995 themeloi Shtëpinë Botuese “Thamiris”, krijoi Qen¬drën e Kërkimeve Arvanite me re¬vistën “Arkivi i studimeve arvanite” (u botua vetëm numri i parë) dhe botoi revistën “Arvanon” (dolën gjith¬sej 8 numra). Aristidh Kola njihet si autor i librit “Arva¬nitët dhe origjina e grekëve”, por edhe i librave të tjerë, si “Gjuha e perëndive”, “Fjalori krahasues i gjuhës arva¬nite” (vepër e pambaruar), “Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”.
Aristidh Kola u bë veçanërisht i njohur për publikun e gjerë grek dhe për emigrantët shqiptarë më 1999 në kohën e krizës koso¬vare gjatë debateve televizive nëpër kanalet televizive greke.

SEFERINA SERANI
”GLOSSA-GLUHA” nr. 3 shtator-tetor, 2000 

«Engjëlli mbrojtës» i shqiptarëve

Vdiq arvanitasi i madh i ditëve tona, Aristidh Kola

…I sëmurë në spital përfundoi dorëshkrimin e librit të tij me titull «Prometeu dhe Zeusi», libër për botimin e të cilit do të kujdeset gruaja e tij, z. Nansi Kola. Ky libër pritet të zgjojë interesim, ngase në të autori ka studiuar dhe ka gjetur lidhjet e lashta që i bashkonin dy trashëgimtarët e hershëm të pellazgëve, albanët dhe helenët. Kola ishte mbrojtës i madh i të vërtetës historike, duke u bërë simbol i saj. Me njohuritë e tij të thella dhe intuitën e hollë ai parashikoi rrjedhën e shumë ngjarjeve, që u vërtetuan nga koha.

…I sëmurë në spital përfundoi dorëshkrimin e librit të tij me titull «Prometeu dhe Zeusi», libër për botimin e të cilit do të kujdeset gruaja e tij, z. Nansi Kola. Ky libër pritet të zgjojë interesim, ngase në të autori ka studiuar dhe ka gjetur lidhjet e lashta që i bashkonin dy trashëgimtarët e hershëm të pellazgëve, albanët dhe helenët. Kola ishte mbrojtës i madh i të vërtetës historike, duke u bërë simbol i saj. Me njohuritë e tij të thella dhe intuitën e hollë ai parashikoi rrjedhën e shumë ngjarjeve, që u vërtetuan nga koha. Kështu, në librin e tij «Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit», Aristidh Kola qëndroi madhështor e bindës para njëanshmërisë proserbe të mediave greke. Në paraqitjet e tij për çdo mbrëmje në telerevistat e shumë kanaleve televizive private greke, gjatë sulmeve të NATO-s mbi serbët, ai mbrojti historinë duke aku¬zuar politikën antishqiptare të Milosheviçit. Me këtë veprim ai i vinte publikut të painformuar grek përballë dramën e dhimbshme kosovare. Po në këto ballafaqime ai mori edhe provokime e fyerje e deri dhe akuza si «agjent i Nato-s dhe i Shqipërisë», akuza këto që ai i gëlltiti për hir të së vërtetës. Në të njëjtën kohë ai fi¬toi besimin e çdo shqiptari kudo që ndodhej në Greqi. Ata adhuruan në figurën fisnike të Aristidh Kolës zë-dhënësin e së vërtetës, arvanita¬sin dhe histori¬anin e madh.
Shqiptarët, të cilëve ai u fliste shqip, e donin dhe e adhuronin si pak të tjerë, dhe ai vërtetoi me fakte se sa i donte ata. Për këtë, me pajtim unanim të emigracionit shqiptar në Greqi i është bërë kërkesë presidentit të Shqipërisë për dekorim të tij, gjë që nuk u bë me gjallje të tij. Por u ndie i nderuar, kur vitin e kaluar iu komunikua se një rrugë në Gjirokastër mori emrin e tij «Rruga Aristidh Kola». Aristidh Kola në çdo kohë gëzoi respekt në shtetin e të parëve. Si në vitin 1984, kur kreu i atëhershëm i shtetit shqiptar Enver Hoxha e përgëzon për librin e tij «Arvanitasit», si në vitin 1995 kur Sali Berisha, president i Shqipërisë e priti atë në selinë presidenciale të Republikës duke i akor¬duar çmimin «Ismail Qemali». Ndërsa në vitin 1998, presidenti aktual i Shqipërisë z. Rexhep Mejdani gjatë vizitës së tij në Greqi kërkoi takim të veçantë me Aris¬tidh Kolën. Ai kishte miqësi po ashtu edhe me shumë personalitete të politikës, të shkencës e të arteve nga Shqipëria e Kosova. Ai kishte miq në të gjitha shtresat e emigracionit shqiptar në Greqi. Këtë e dëshmoi edhe ceremonia e varrimit të tij, ku të pranishmit, të njoftuar vetëm përmes njëri-tjetrit, erdhën me pikë¬llim në zemër e lot në sy. Rreth 1000 njerëz, gjysma e të cilëve shqiptarë, i dhanë lamtumirën e fundit mikut të tyre besnik. Qeveria shqiptare u përfaqësua nga gjithë personeli i Ambasadës Shqiptare, ndërsa pati edhe përfaqësues nga Ministria e Jashtme. U vendosën kurora me lule nga Presidenti i Republikës Mejdani, kryeministri Meta, ministri i jashtëm Milo, nga Am¬basada Shqiptare, nga konsullatat shqiptare në Selanik e në Janinë, ndërsa nga emigracioni shqiptar në Greqi dhjetëra e dhjetëra buqeta lulesh. Fjalën lamtumirëse në emër të arvanitasve të Greqisë e mbajti kryetari i tashëm i Lidhjes, Jorgo Miha dhe zëvendësi i tij Jorgo Gurizi. Në emër të emigrantëve shqiptarë foli zoti Kas¬triot Kaçupi.

PËRSHËNDETJA E FUNDIT ME ARISTIDH KOLËN

(Mbajtur në ceremoninë mortore nga Kastriot Kaçupaj)

Në emër të gjithë shqiptarëve dhe të Shoqatës «VËLLAZËRIMI» këtu në Greqi, që të deshën dhe ti i respektoje shumë, po të sjellim ngushëllimet e fundit ty, Aristidh, personalitet i madh ARVANITAS, avokat dhe studiues i mirënjohur në Greqi, ku ti u linde e u rrite, por dhe nga gjithë diaspora shqiptare. Ngushë¬llime gruas suaj, vajzës dhe djalit tuaj të dashur. Ngushëllime gjithë njerëzve tuaj të shtrenjtë në fshatin Kackavel të Thivës, shokëve dhe miqve të tu, që për¬herë të kanë qëndruar pranë.

Në belbëzimin tonë të këtyre fjalëve janë qindra e mijëra zemra shqiptare këtu në Athinë e në të katër anët e botës, ku punojnë e militojnë shqiptarë, që sot në këtë ditë vajtojnë ikjen e parakohshme të shokut dhe mikut më të mirë të shqiptarëve. Ose, më saktë, do të shpreh dëshirën e mendimin e mijëra të dashurve të tu. Lamtumirë, ti, o Aristidh, ti, o SHQIPTAR I MADH !
Ju të shkoni i qetë në rrugën që jeni nisur, se ne s’do të të harrojmë kurrë, zëri yt nëpërmjet kordonit telefonik, ashtu siç qe i ëmbël, do të jehojë në veshët tanë, ashtu siç ishe i qeshur, do të ngelesh në kujtesën tonë. Jeta jote e re e plot privacione bëri më shumë miq, se qe një jetë e ndershme e me plot dashuri, se qe një jetë lufte për drejtësi, se qe një jetë studimi e përfitimi jo material, por shpirtëror, një jetë përfitimi të mijëra e mijëra zemrave patriotësh që janë mble¬dhur sot këtu për të dhënë lamtumirën e fundit. Mendimi juaj i hedhur në letër se: shqiptaret i kanë gjetur të gjitha rrugët në histori përveçse bashkimit të tyre. Po të themi sot ty, që amanetin tënd ne, shqip¬tarët emigrantë në Greqi sot para varrit tuaj jemi një e të bashkuar. Flini i qetë në gjumin shekullor, se vepra juaj e mençur rrezaton dritë.

Lamtumirë, i dashur shok! Lamtumirë i dashuri mik!Lamtumirë, i dashuri bashkëpunëtor!Lamtumirë, studiues i madh! 

Lamtumirë, bashkëkombësi ynë! 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s