Na duhen skllavët, për të mos u ndier skllav të vetvetes / Nga Azem PARLLAKU

Na duhen skllavët, për të mos u ndier skllav të vetvetes

 

 

 

 

azem

 

Nga Azem PARLLAKU

 

 

“Që nga ky çast shpalli të gjithë skllavët të lirë”!
Kjo është ajo fjalia e famshme që bëri të pavdekshëm emrin e Abraham Linkolnit.
Disa javë pas betimit të tij publik, më 1 janar 1863, dëshira e presidentit amerikan u bë ligj.

Në veri gjenerali Lee vazhdonte të bëjë kërdinë ndaj atyre, që luftonin për flakjen e skllavërisë.

Gatishmëria e presidentit për të biseduar me një njeri që nuk ia merrte mendja të shohë Amerikën në një epokë të re të lirisë, ku më nuk do të kishte nevojë për nxjerrje të shpirtit në treg, shkaktoi një zhgënjim të paparë në opinionin e atëhershëm publik.

Gjenerali Lee tek ecte nëpër qilimin e mëndafshtë të pallatit presidencial, me njërën dorë mbante pushkën e në tjetrën thikën e gjatë.
Ai nuk i besonte politikës…!

Pas tij mbeteshin gjurmët që linin çizmet e tij të mbushura me baltë veriu.
“Paska mbrritur” tha dikush nga këshilltarët e Linkolnit kur pa gjurmët e mëdha prej balte që nga hyrja e pallatit e deri tek dera e dhomës së pritjes.

“Përse je kundër ligjit për lirimin e skllavëve”, pyeti Linkolni, duke mbajtur mjekrrën me dorë, për të fshehur dridhjen që i shkaktonte frika prej një bishe aq të egërsuar siç ishte Lee.

 

 

10559933_10203387097811281_7951109948356714025_n

 


“Nuk mund ta paramendoj Amerikën pa skllavë. Ata na duhen ne më shumë se çdokujt tjetër”.
Linkolni që bëhej sikur nuk kupton mendimin e kundërshtarit të tij, e pyet;
“Përse ka nevojë Amerika për njerëz të shtypur e nëpërkëmbur”?

Lee, pas një pushimi disasekondash ia ktheu presidentit, me një zë të butë;
“Ne na duhen skllavët, për të mos u ndier skllav të vetvetes.
Në thellësinë më të madhe unë urrej veten përse jam kështu siç jam; i egër, me plotë hakmarrje ndaj të së kaluarës sime, i paaftë për t`u bërë president i amerikës.
Vetëm kur para meje kam të shtypurit, zezakët dhe gjithë ata njerëz që ende nuk kanë mësuar të hanë si duhet, e ndjej veten të lirë, të pushtetshëm.
Kë do të komandoj unë kur nuk do të jenë më skllavët? Veten? Assesi”!

“Çliroje shpirtin nga skllavërimi”, i apeloi Linkloni Lee-së, duke i shtrrnguar dorën…

Gjenerali Lee vdiq në fushëbetejë duke mbrojtur skllavërinë.

Linkoln më vonë do të pranojë se skllavëria është diçka që ka të bëjë me karakteret e shumta të njerzve dhe se ajo do të mbetet e gjallë përjetësisht deri sa të ketë njerëz…

Ka njerëz që me plot vullnet, pranojnë të jenë skllav për shkak të komoditetit material.
Ka poashtu prej atyre që urrejnë atë pozitë dhe fillojnë luftën e çlirmit shpritëror nga pozita e të qenurit skllav i ideologjisë, besimit, urrejtjes dhe dobësive tjera personale.
Njerëzit që pranojnë pozitën e skllavit janë qenie pa indentitet, pa kurriz, pa shpirt të vetin, pa virtyt, pa vlera njerzore…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s