SHPËRFAQJE VLERASH ESEISTIKE… (Agron Shele “Ngjyrime universale I), 2014) / nga Bilall Maliqi

Posted on August 23, 2014

0


gazete ( ngjyrime universale)

 

 

SHPËRFAQJE VLERASH ESEISTIKE…

(Agron Shele “Ngjyrime universale I), 2014)

 

 

 

 

 

bilall

 

nga Bilall Maliqi

 

Të analizuarit e një vepre qoftë poetike apo të ndonjë zhanri tjetër të letërsisë, don punë, sakrificë dhe përgjegjësi të madhe në qitjen në pah të vlerave të librave të shtjelluara nga syri i një vështruesi objektiv. Kësaj radhe poeti dhe eseisti i njohur Agron Shele doli me një libër me vështrime eseistike me titull “Ngjyrime universale- Ese I”, duke marrë për të analizuar vepra të autorëve të ndryshëm të cilët janë të njohur në mbarë gjeografinë shqiptare, jo vetëm për syrin e kritikës së Agronit por edhe për studiues e kritikë të tjerë, janë të njohur lexuesit edhe me portretin letrar e studimor të Agron Sheles, i cili këtë e ka dëshmuar me seriozitetin e tij krijues në zhanret përkatëse.

Agroni i lexoi shumë me kujdes librat e ofruara nga krijuesit të cilët gjenden brenda kopertinave të librit, duke dhënë mendime me plot përkushtim dhe përgjegjësi, duke i shtjelluar bukur mirë librat e çfarëdo zhanri qofshin ato , me shprehje të zgjedhura kritike dhe eseistike, të cilat e bëjnë më të avancuar artistikisht librin.

Ngjyrime Universale

Ngjyrime Universale (Ese-1)

Gjatë leximit të vështrimeve apo të eseve të librit të cilat pata rastin ti lexoja edhe në faqe të internetit shifet bukur mirë se Agroni ka bërë shpërfaqje vlerash të veprave prezente , duke e bërë një prezantim të artikuluar bukur mirë të librave të lexuar.

Mendimi i tij vlerësues pasqyrohet në bazë të nxjerrjes në pah të vlerave të librave, duke mos i lënë anash edhe përpjekjet e tij që në një masë të madhe të hyjë thellë në kuptimshmërinë dhe nxjerrjen e mesazheve, motiveve dhe të vlerave artistike prezente të librave të këtyre autorëve .

Agroni është bazuar mirë në “ligjin” e kritikës dhe kjo shihet se nuk ka bërë” fryerje” të vlerave apo edhe nënçmimin e tyre, porse është munduar që vlerat e librave t’i peshojë në peshoren e realitetit, objektivitetit dhe të cilësisë së kërkuar të një vepre që të gjejë vend meritor në librin e tij dhe në historinë e letërsisë sonë.

Me punën e tij studimore në këtë libër Agroni ka treguar se ka njohuri të përgjithshme në të gjitha zhanret e letërsisë, duke dhënë edhe pika ilustruese gjatë shtjellimit të librit, sidomos në librat e analizuara me poezi të cilat ia japin rezultatin e duhur dhe të kërkuar autorit të librit.

Këta penda që janë brenda kopertinave të librit kanë bagazhin e tyre krijues dhe si të tillë në librat e tyre shpërfaqin tërë ndjenjat e tyre krijuese në mënyrë që t’u servojnë lexuesve dhe kritikut tonë dhe të tjerëve vlera të pakontestueshme, dhe jo vetëm në këto libra të shtjelluara nga syri i kritikut, por edhe në libra të tjerë.

Një vlerësim i thukët dhe tejet përmbajtësor shihet në lexim të mendimeve dhe të dhënave të autorit i cili ka hyrë thellë në përmbajtjen e librit duke i lexuar kujdesshëm librat për ta nxjerrë mendimin e tij real të vlerës dhe të semantikës së veprave prezente.

AgronShele 2

                 Agron   Shele

Përmbajtja e librit tregon qartë shtrirjen gjeografike të autorit për të analizuar krijues dhe vepra të tyre të cilat e përthekojnë këtë vëllim të vështrimeve eseistike të shkruara nga vështruesi ynë i kujdesshëm dhe tejet objektiv.

Ai ka marrë në trajtesë libra të krijuesve nga Shqipëria, Kosova, Kosova Lindore, Maqedonia, duke shenjëzuar edhe poezinë e Sergei Jeseninit, poetit tonë të madh Lasgush Poradeci, Dr. Teresinka Pereira (poete italiane) dhe të tjerëve të pranishëm në përmbajtjen e librit si: Hasije Selishta – Kryeziu, Zejnepe Alili- Rexhepi, Sabit Idrizi, Rami Kamberi, Raimonda Moisiu, Lumo Kolleshi, Bilall Maliqi, Dhimitër Mati, Klara Buda, Genta Kaloçi, Dashamir Malo, Irena Gjoni, Gentjan Banaj, Silvana Berki, Jeton Kelmendi, Eva Kacanja, Dashnor Selimi, Namik Selmani dhe Tini Qerragjija, tek të cilët nëpër botimet e tyre ka nxjerrur vlera dhe i ka prezantuar në librin e tij tërheqës për lexim, duke e sensibilizuar bukur mirë artin dhe të bukurën në librat e lexuar, dhe këtë e ka arritur bukur mirë falë njohjes dhe të profesionalizmit të tij edhe në fushën e kritikës e cila në të shumtë ne rasteve është e varfër jo nga numri i kritikëve por nga objektiviteti, kriteri dhe korrektësia e tyre në mendime për libra të lexuar, e këtë nuk e vërejmë tek vrojtuesi Agron Shele.

Këtë këndvështrim po e përmbylli me thënien e Baltazar Gracijan Morales ku thotë:

Të kesh vlerë dhe ta dishë atë ta tregosh don të thotë të kesh vlerë të dyfishtë”

Në këtë kontest mund të themi se Agron Shele me këtë libër ka nxjerrë vlera dhe i ka pasqyruar ato bukur mirë në librin e tij, e që me këtë vepër tani është më e pasur zhanri i kritikës sonë shqiptare dhe në të ardhmen presim edhe pjesën e dytë të eseve nga vështruesi dhe eseisti i njohur Agron Shele.

Gazeta “Tribuna” Prishtinë, 23 gusht 2014

Posted in: ESSE DHE KRITIKA