Dy libra për Darvinizmin / nga Harun Jahja

 

h 1             h 2

 

Dy libra për Darvinizmin

 

 

nga Harun Jahja

 

 

Që nga titujt, lexuesi tërhiqet të lexojë se çfarë shkruan ky autor i njohur i letërsisë divulgative shkencore të Islamit. Këtë radhë ai merret posaçërisht me një nga teoritë më revolucionare të shkencës biologjike në veçanti dhe asaj në përgjithësi. Është fjalë për një sistem të tërë dijesh të futura tashmë në programet shkollore të gjithë botës. Për më tepër, Frederik Engels e rendit teorinë e Darvinit të paraqitur në librin “Origjina e llojeve” që në mesin e shek. XIX, si një ndër tre shtyllat shkencore të marksizmit. Prandaj z. Harun Jahja përpiqet, duke rëzuar Darvinizmin, ta sulmojë materializmin marksist që në themelet shkencore të tij.

Përse Darvinizmi mbështet materializmin? Sepse ai pohon që jeta në Tokë ka lindur rastësisht në mënyrë evolutive, që qeliza e parë e gjallë, një material organic, ka lindur në ujë, nga materiale inorganike, dhe speciet kanë ardhur si rezultat i seleksionit natyror, pra përjashton çdo forcë të mbinatyrshme, çdo lloj projekti inteligjent jashtëtokësor.

 

 

 

harun Jahja

 

 Harun Jahja

 

 

Siç ka ndodhur edhe me zbulime të tjera shkencore, Darvinizmi u interpretua edhe nga shumë rryma filozofike ekstremiste që krijuan të ashtuquajturin Darvinizëm social, por edhe u përshtat me faktet e reja për të zgjidhur kundërthëniet brenda tij përmes Neodarvinizmit.

Është meritë e z. Harun Jahja që i ka ndjekur këto faza dhe forma të teorisë fillestare të Darvinit duke hulumtuar në letërsinë shkencore deri të viteve të fundit.

Në librin e parë ai, me të drejtë, na tregon se si e kanë shfrytëzuar teorinë në fjalë për të justifikuar veprimet antinjerëzore, luftërat e përgjakshme, genocidin, pastrimin etnik, fashisto-nazistët, komunistët, etj.

Le të shohim disa pragrafë nga libri.

f.27

Kristofor Kolombi ishte i pari që ndezi një masakër të madhe. Ai krijoi kolonitë spanjolle në vendet që zbuloi, skllavëroi vendasit dhe ishte përgjegjës për fillimin e tregtisë së skllevërve. ….Masakrat e kryera arritën përmasa të pabesueshme. Për shembull, popullsia e një ishulli numëronte 200 mijë banorë kur mbërriti për herë të parë Kolombi; njëzetë vjet më vonë kishin mbetur vetëm 50 mijë, ndërsa në vitin 1540 vetëm një mijë njerëz.

Kur më i famshmi i pushtuesve spanjollë, Kortes, shkeli për herë të parë në Meksikë në shkurt 1519, e gjithë popullsia vendase numëronte rreth 25 milionë, por në vitin 1605 kjo shifër kishte rënë në 1 milion. Në ishullin e Hispaniolës, popullsia që kishte qenë 7-8 milionë në 1492, ra në 4 milionë në 1496 dhe vetëm në 125 vetë në vitin 1570.

Sipas shifrave të historianëve, në më pak se një shekull pasi Kolombi shkeli për herë të parë në kontinent, 95 milionë vendas u masakruan prej kolonizatorëve. Kur Kolombi zbuloi Amerikën, 30 milionë vendas popullonin kontinentin. Si rezultat i masakrave që nga ajo kohë e deri tani, kanë mbetur më pak se 2 milionë vendas. Arsyeja që këto masakra arritën përmasa të tilla të pamëshirshme ishte fakti që popullsia indigjene nuk konsiderohej qënie njerëzore, por kafshë.

 

f. 54

Në bazë të një ligji të nxjerrë në vitin 1933 në Gjermani, 350 mijë njerëz me të meta mendore, 30 mijë evgjitë dhe qindra fëmijë zezakë u sterilizuan me metoda të tilla si tredhja, rrezet X, injektimet dhe shoku elektrik në zonën e organeve gjenitale. Një oficer nazist ka thënë: Nacionalsocializmi s’është gjë tjetër veçse biologji e vënë në jetë.

 

f.61

Musolini zgjodhi sëpatën si simbol të fashizmit dhe partisë fashiste, sepse sëpata ishte simbol i luftës, dhunës, vdekjes dhe masakrës….Musolini nuk nguroi të mbronte dhe justifikonte pushtimin e Etiopisë me pikëpamjet raciste të Darvinizmit.

 

f.72

Po të mos ishte lufta, shkruan darvinisti social gjerman Fridrich fon Bernhard, ndoshta do të shihnim si raca inferiore dhe të degjeneruara do t’ja kalonin në numër e pasuri racave të shëndetshme dhe rinore. Rëndësia rigjeneruese e luftërave qëndron në atë se ato sjellin përzgjedhjen dhe kështu lufta kthehet në një domosdoshmëri biologjike.

 

f.82

Engelsi lavdëronte Darvinin si Marksin. Ai shkruan: Ashtu sikurse Darvini zbuloi ligjin e evolucionit në natyrën organike, po ashtu edhe Marksi zbuloi ligjin e evolucionit në historinë njerëzore.

 

f.86

Me politikat gjakatare, Stalini vrau 20 milionë njerëz. Historianët kanë zbuluar se ky barbarizëm i jepte atij kënaqësi të madhe. Ai ndjente kënaqësi kur ulej në tryezën e tij në Kremlin dhe shqyrtonte listën e atyre që kishin vdekur në kampet e përqëndrimit ose që ishin ekzekutuar….Ai shpjegonte rëndësinë që u jepte ideve të Darvinit: Janë tri gjëra që ne bëjmë për të çliruar mendjet e studentëve tanë. E kishim për detyrë t’u mësonim atyrë moshën e Tokës, prejardhjen gjeologjike dhe parimet e Darvinit.

 

f.88

Mao Ce Duni shpalli hapur bazën filozofike që krijoi, duke thënë: Socializmi kinez mbështetet te Darvini dhe teoria e evolucionit.

 

f.91

Në përqindje me popullsinë, vrasjet e regjimit komunist të Pol Potit në Kamboxhia ishin më të mëdha se ato të Hitlerit e Stalinit.

 

f.92

Pretendimet e Darvinizmit, të cilat i siguruan mbështetje ateizmit dhe justifikuan të gjitha llojet e shtypjes e barbarisë, inkurajuan të gjitha ideologjitë që sollën gjakderdhje dhe e cilësuan jetën njerëzore si diçka të pavlerë.

 

f.102

Masakrat kineze në Turkistanin Lindor

Nga 1949-1952 u vranë 2.8 milionë myslimanë, nga 1961-1965, 13.3 milionë. Këta njerëz u vranë nga ushtria kineze ose vdiqën si rezultat i krizës së bukës, të shkaktuar nga regjimi. Bashkë me masakrat pas vitit 1965 u vranë rreth 35 milionë turkmenë…Ndryshoi përbërja demografike, kinezët nga 6 % arritën në 53% të popullsisë….Provat bërthamore të vitit 1964 vranë 210 mijë banorë turkmenë, infektuan 20 mijë.

 

f.104

Rusët në vitin 1997 qëllonin në Çeçeni si objektiva spitalet, maternitetet, tregjet dhe autokolonat me refugjatë. Përdorën bomba kimike, raketa Skud dhe me napalm kundër çeçenëve. Hodhën helm në lumin Argun që shkaktoi vdekjen e e pjesës më të madhe të grave dhe fëmijëve.,

 

f.114

Darvinizmi u përdor gjithashtu në mbrojtje të individualizmit konkurues dhe rrjedhimit ekonomik, kapitalizmit në Angli e Amerikë. Andrej Carnegin shkruante se ligji i konkurencës, qoftë i mirë apo i keq, është këtu, ne nuk e shmangim dot. Rokfeleri tha se zhvillimi i një biznesi të madh është thjesht mbijetesë e më të fortit, është funksionim i një ligji të natyrës.

 

 

 

 

Fragmente nga libri i dytë

 

 

 

f.17

Albert Ajnshtajni ka thënë: Unë nuk mund ta imagjinoj një gjeni shkence pa këtë besim të thellë (në Zot). Situata mund të përshkruhet kështu: Shkenca pa fe është sakate.

Maks Plank thosh: Besimi është një cilësi e domosdoshme e shkencëtarit.

 

f.29

Seleksioni natyror nuk mund të kontribuojë aspak në teorinë e evolucionit, sepse ky mekanizëm kurrë nuk mund të rrisë apo të përmirësojë informacionin gjenetik të një specieje. Ai nuk mund të transformojë një yll deti në peshk, peshkun në bretkocë, bretkocën në krokodil, krokodilin në zog..

 

f.38

Gjallesat e gjetura në shtresat që i përkasin periudhës Kambriane, shfaqen në të dhënat fosile të gjitha papritur, nuk gjenden paraardhës që të kenë ekzistuar më parë (fosile kërminjsh, trilobitesh, sfungjerësh, krimbash toke, meduzash, iriqësh deti dhe jovertebrorë të tjerë).

 

f.44

Më 22 dhjetor 1938 në Oqenain Indian u kap një pjesëtar i gjallë i familjes Kolkanth, që më parë ishte paraqitur si formë kalimtare, e zhdukur 7 milionë vjet më parë.

 

f. 46

Arkeopteriksi që mendohej si formë kalimtare nga disa dinosaurë në zogj, rezulton një formë e veçantë zogjsh, me karakteristika të ndryshme nga zogjte e sotëm.

 

f.55

Kafshë të tilla kaq të ndryshme si lakuriqi i natës, kuajt, minjtë dhe balenat dolën të gjitha në të njëjtën periudhë gjeologjike. Vendosja e një lidhje evolutive midis tyre vështë e pamundur.

 

f.90

Elen Morgan:

Katër prej mistereve më të mëdha të njeriut janë:

Përse njerëzit ecin mbi dy këmbë?

Përse kanë humbur gëzofin?

Përse kanë zhvilluar një tru kaq të madh?

Përse mësuan të flasin?

Përgjigjet janë: Nuk e dimë!

 

f.96

Teknologjia e shekullit XX ka gërmuar në pjesët më të vogla të jetës dhe ka treguar se qeliza është sistemi më kompleks që mund të ketë njohur njerëzimi ndonjëherë. Sot dimë që qeliza përmban sisteme që prodhojnë energjinë që përdoret nga vetë qeliza, fabrika të prodhimit të enzimave dhe hormoneve të domosdoshme për jetën, një seri të dhënash ku i gjithë informacioni i nevojshëm për të gjitha procedurat e riprodhimit është i regjistruar, sisteme komplekse transportimi dhe tuba për bartjen e materialeve të papërpunuara dhe produkteve nga një vend në tjetrin, laboratorë të avancuar dhe rafineri për zbërthimin e materialeve të papërpunuara në pjesë të dobishme, membranë të specializuar në kontrollimin e hyrjes dhe daljes së materialeve etj.

 

F.103

Në se një monedhë e hedhur bie gjithmonë në të njëjtën anë, 1 milion herë rresht, si është më e logjikshme të pranosh, se është rastësi apo ka ndërhyrje inteligjente? Përgjigjia është e qartë.

 

f. 110

Eksperimenti i Milerit

Mileri e mbajti këtë përzierje (amoniaku, metani,hidrogjeni dhe avujsh uji) në temperaturën 100o C për një javë dhe shtoi edhe rrymë elektrike. Në fund të javës, Mileri analizoi lëndët e formuara në fund të enës së eksperimentit dhe vuri re se 3 prej 20 aminoacideve që përbëjnë bazën e proteinës, ishin formuar….Disa gazeta shkruan: Mileri krijoi jetën! Megjithatë molekulat që Mileri kishte arritur të sintetizonte ishin vetëm molekula inorganike..

 

f.119

Molekula ADN, që gjendet në bërthamën e çdo 100 trilionë qelizave të trupit tonë, përmban të gjithë informacionin strukturor të trupit të njeriut. Informacioni që ka të bëjë me të gjitha karakteristikat e një personi,që nga pamja e jashtëme deri në strukturën e organeve të brendshme, është i regjistruar në ADN me anë të një sistemi të veçantë kodimi. Informacioni në ADN është i koduar brenda sekuencës së katër bazave speciale që e ndërtojnë molekulën. Këto katër baza janë specifikuar si A, T, G dhe C, sipas shkronjës me të cilën fillon emri i tyre. Të gjitha ndryshimet strukturore midis njerëzve varen nga ndryshimi në sekuencën e këtyre shkronjave. Kjo është pak a shumë si një kasafortë të dhënash e përbërë nga 4 shkronja. Rregulli sekuentor i shkronjave të ADN përcakton strukturën njerëzore deri në hollësitë e saja më të vogla. Përveç karakteristikave si gjatësia, sytë, flokët dhe ngjyra e lëkurës, ADN e një qelize gjithashtu përmban dizenjimin e 206 kockave, 600 muskujve, një rrjeti me 10 000 muskuj dëgjimi,, një rrjeti tjetër me 2 milionë nerva optikë, 100 bilionë qeliza nervore, 130 bilionë metra enësh gjaku dhe me 100 trilionë qeliza.

F. E. Uidersheim, më 1895 hartoi një listë me afro 100 organe rudimentare që më vonë u zbulua se kishin të gjitha funksione shumë të rëndësishme në trup. …psh zorra e verbër, është një organ limfoid që lufton infeksionet në trup. (u evidentua më 1997). Disa organe të tjera, përveç zorrës së verbër, si mëlçia, palca e kockave, një koleksion i vogël indesh limfatike si bajamet në fyt etj janë gjithashtu pjesë e sistemit limfatik. Ato gjithashtu ndihmojnë trupin të luftojë infeksionet….Është zbuluar se kërbishti që ndodhet në fund të shtyllës kurrizore, mbështet kockat rreth legenit dhe është pika konvergjente e disa muskujve të vegjël. Gjendrat tiroide janë efektive për sigurimin e rritjes së qendrueshmërisë te foshnjat e fëmijët..Palosja gjysmërrethore në sy, ka për detyrë pastrimin dhe librifikimin e kokërdhokut.

 

f.151

Numri i kromozomeve të patates është 46, aq sa ai i njeriut…

 

f.152

Haeckel pretendon se embrionet e gjallesave rijetojnë procesin evolutiv, në të cilin kanë kaluar pseudoparaardhësit. Ai supozoi se gjatë zhvillimit të tij në mitrën e nënës, embrioni njërëzor në fillim shfaq karakteristikat e peshkut, pastaj të zvarranikëve dhe në fund të njerëzve….Tani dihet se të ashtuquajturat velëza që shfaqen në fazat e para të embrionit të njeriut janë në fakt fazat fillestare të kanalit të veshit të mesëm dhe gjendrat paratiroide. Pjesa e embrionit që ishte e ngjashme me “qeskën e të verdhës së vezës’ është një qese që prodhon gjak për fëmijën. Pjesa që identifikohej si “bisht” nga Haeckel është shtylla kurrizore, që duket e tillë, pasi merr formë para se të zhvillohen këmbët.

 

f.169

 

Disa fakte të mahnitshme

A keni menduar ndonjëherë përse bletët ndërtojnë hoje gjashtëkëndore dhe jo pesëkëndore?…Sipas matematikanëve, një formë gjashtëkëndore kërkon një sasi minimale dylli për ndërtim dhe mban sasinë maksimale të mjaltit. Pra bletët përdorin formën më të përshtatshme…

 

f.171

Foletë e termiteve janë mrekulli arkitektonike që arrijnë deri në 5-6 m lartësi. Brenda kësaj foleje ka sisteme të sofistikuara që përdoren për nevojat e atyre termiteve që nuk mund të dalin në diell, për shkak të strukturës së trupit të tyre. Në fole ka sisteme ventilimi, kanale, dhoma larvash, korridore, dalje sigurie, dhoma për mot të ftohtë dhe të nxehtë, me një fjalë çdo gjë. Ajo që të habit më shumë është se termitet që ndërtojnë këto fole të mrekullueshme janë të verbëra.

Përse qukapikut nuk i shpërthen hemoragji në tru, për shkak të goditjeve të forta në pemë?..Ai mund të godasë një trung të fortë me sqep 38-43 herë brenda 2.1 dhe 2.69 sekondave dhe nuk i ndodh absolutisht asgjë..Kjo sepse kafka e tij ka një sistem amortizimi që redukton dhe amortizon goditjet, në sajë të disa indeve të veçanta të buta midis kockave të kafkës…

 

f. 172

Lakuriqët e natës të pajisur me sistem zanor të veçantë, përdorin tinguj me frekuencë 50 000- 200 000 vibrime në sekondë. Ata i dërgojnë këto tinguj në të gjitha drejtimet 20-30 herë në sekondë. Harta që përftohet nga ky sistem është kaq e përpiktë, sa e lejon lakuriqin jo vetëm të përceptojë pozicionin e objekteve por edhe të lokalizojë pa vështirësi pozicionin e presë së tij.

 

f.173

Gjatë procesit të frymëmarrjes balenat nxjerrin rreth 90 % të ajrit që përdorin. Kështu ato kanë nevojë të marrin frymë në intervale të gjata. Në të njëjtën kohë ato kanë një substancë shumë të koncentruar, të quajtur mioglobinë që i ndihmon ta ruajnë oksigjenin në mushkëritë e tyre.

Mushkonjat fillojnë të fluturojnë me anë të një sistemi të veçantë që është në gjendje të përcaktojë vendin ku ka ushqim Me këtë sistem ajo ngjason me avionët gjuajtës të ngarkuar me dedektorë të ndjeshëm ndaj temperaturës, lagështisë dhe aromave…me një sistem prerës me gjashtë presa ajo e pret lëkurën si me sharrë. Gjatë procesit të prerjes, ajo vendos një sekrecion në vendin e plagës dhe paralizon zonën, ndaj edhe viktima nuk ndjen se po i thithet gjaku. Sekrecioni njëkohësisht parandalon mpiksjen e gjakut dhe siguron vazhdimin e procesit të thithjes.

 

f.174

Shqiponjat që fluturojnë mijëra metra lart, kanë sy kaq të mprehtë, saqë ato mund të analizojnë me lehtësi lëvizjet dhe objektet në tokë nga ajo largësi,…duke përceptuar ndryshimin më të vogël të ngjyrës dhe lëvizjes. Syri i shqiponjës ka një kënd shikimi 3000 dhe mund të zmadhojë një imazh të dhënë 6-8 herë. Shqiponjat mund të dallojnë lehtësisht një lepur të fshehur në bar apo shkurre nga një lartësi 1500 m.

 

f.175

Fija e merimangës me diametër më të vogël se 1/1000 mm është pesë herë më e fuqishme se një fije çeliku me të njëjtin diametër. Është gjithashtu më e lehtë. Një fije e tillë e mjaftueshme për të qarkuar gjithë botën peshon vetëm 320 g.

 

f.176

Gjitarit miu ketër, me temperaturë normale të trupit 40oC, gjatë gjumit të dimrit i shkon temperatura deri te pika e ngrirjes, rrahjet e zemrës nga 300 shkojnë në 7-10 në minutë, marrin frymë ngadalë, reflekset normale të trupit ndalojnë së funksionuari dhe aktiviteti elektrik i trurit ulet deri sa bëhet gati i pakapshëm…Lëngjet e trupit të këtyre kafshëve ruhen nga materiale kimike që kanë masë të madhe molekulare. Kështu pika e ngrirjes së lëngjeve ulet mjaft, duke i ruajtur ato nga dëmet e mundëshme.

Specie të caktuara peshqish, si disa lloje ngjalash apo rajash, përdorin elektricitetin e prodhurar në trupin e tyre për të mbrojtur veten prej armiqve apo për të paralizuar gjahun e tyre.. (këto krijesa kanë në trup një rrymë elektrike 500-600 V).

 

f.178

Morri i gjetheve ushqehet me lëngun e kërcellit të bimëve. Duke u maskuar si gjemb, ai mashtron zogjtë, armiqtë e tij më të mëdhenj dhe sigurohet se zogjtë nuk do të rrinë në atë pemë.

Në lëkurën e kallamarit ekziston një shtresë e dëndur xhepëzash elastikë që quhen kromatofone. Kryesisht ato japin ngjyrë të verdhë, të kuqe, të zezë dhe kafe. Me t’u dhënë sinjali, qelizat shpërndahen dhe mbushin lëkurën me ngjyrën e duhur.

 

f.179

Kafshët e ujit kanë lente sferike në përputhje me kushtet e dëndësisë së ujit dhe jo si sytë e mëdhenj në formë elipsi të kafshëve të tokës. Struktura sferike është më e përshtatshme për shikimin nën ujë. Këtë e dikton edhe përthyerja e rrezeve të dritës në ujë. Për shkak se syri është i mbushur me një lëng që ka dëndësi afërsisht sa ajo e ujit, nuk ndodh përthyerja kur një imazh i formuar jashtë reflektohet në sy. Si rrjedhim, lentet e syrit fokusojnë plotësisht imazhin e objektit të jashtëm në retinë. Peshku, jo si njerëzit, shikon mjaft qartë në ujë.

Niveli i sheqerit në gjakun e bretkocës arrin nivele shumë të larta. Ndonjëherë kap shifrat 550 milimol për litër (normalisht duhet të jetë 1-5 milimol për litër për bretkocat dhe 4-5 milimol për litër për njeriun.) Te bretkoca e ngrirë ky përqëndrim i lartë glukoze ndalon largimin e ujit jashtë qelizave dhe parandalon tkurrjen….Pra kjo gjallesë është pajisur me një sistem të evçantë për këtë proces. Sapo akulli shfaqet në lëkurë, mesazhi transmetohet në mëlçi, e cila e kthen një pjesë të glikogjenit të ruajtur në glukozë. Natyra e këtij mesazhi që transmetohet për në mëlçi ende nuk njihet.

 

f.180

Albatrosi kalon 92 % të jetës së tij në det dhe ka hapje krahësh 3.5 metra..Ai mund të fluturojë për orë të tjera pa i rrahur krahët, duke shfrytëzuar erën duke i vendosur krahët në pozicion të përshtatshëm….Trupi prej 10 kg i albatrosit humbet vetëm 1 % të peshës kur fluturon 1000 km.

 

f. 181

Si arrijnë salmonët të bëjnë një udhëtim prej 3500-4000 km duke kaluar barriera të shumta gjersa mbërrijnë në vendin e fekondimit? Si arijnë të kthehen në det pasi kanë dalë nga vezët? Këto pyetje mbeten pa përgjigje.

 

f. 182

Koalat janë të vetmet kafshë që ushqehen me gjethet e eukaliptit, vaji i të cilave është helmues për kafshët e tjera. …Në pikën e takimit të zorrës së trashë me atë të hollë gjenden mikroorganizma që tresin celulozën që gjëndet në pemë. Ky segment funksionon si dhomë fermentimi, ku mikrobet tresin celulozën, duke vonuar kalimin e gjetheve. Kështu koala mund të neutralizojë efektin helmues të vajit të gjetheve të eukaliptit.

Lulevesa që rritet në Afrikën e Jugut, i kap insektet me qimet e saj viskoze…Majat e qimeve janë të mbuluara me një lëng me aromë tërheqëse për insektet..Insekti mashtrohet, gjethja mbyllet plotësisht dhe duke tretur insektin bima merr proteinat për të cilat ka nevojë..

 

f.183

Në të dy anët e kallamit të puplës së zogjve ka shtresa me rreth 400 fije secila, ku çdo fije ka nga dy fije më të holla, pra janë gjithsej 800 fije. Ato që ndodhen në pjesën e përparme kanë edhe nga 20 fije të tjera. Këto fije bashkojnë puplat njëra me tjetrën si dy copa të mbërthyera mbi njëra tjetrën. Në një pupël ka afërsisht 300 milionë fije të vogla. Numri total i fijeve në të gjithë puplat është rreth 700 miliardë…Kjo siguron qendrueshmërinë e tyre ndaj erërave , shiut e borës..

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s