
Rezarta Reçi, një jetë e “arratisur”…. Intervistë me gazetaren dhe moderatoren e emisionit në TV News24, “Arratia e peshkut të kuq”/ Bisedoi Raimonda MOISIU/ Në mesin e komunitetit të … Continue reading
Rezarta Reçi, një jetë e “arratisur”…. Intervistë me gazetaren dhe moderatoren e emisionit në TV News24, “Arratia e peshkut të kuq”/ Bisedoi Raimonda MOISIU/ Në mesin e komunitetit të … Continue reading
“Mirënjohje familjeve vlonjate që më mbajtën si birin e tyre” (Refleksion) “Nderi i Kombit” “Heroi i Popullit” Rrahman Parllaku, një nga figurat e njohura të luftës guerile në qytetin e Vlorës dhe pesonazh i rëndësishëm i Luftës … Continue reading
Poezi nga Iliriana Koleka QIELL I PRENOTUAR Ka një copë qiell të prenotuar, Prej Sokolit dhe meje Ku kanë mbetur të pandryshuara figurat prej letre Mes mjellmash, hardhucash, zogjsh e anijesh Dhe ulesh … Continue reading
ILIRIANA KOLEKA Iliriana Koleka ka lindur në Tiranë në 29 korrik 1959. Është me origjinë nga Vunoi, fshat i Himarës, Vlorë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kryen në Tiranë si nxënëse e shkëlqyer dhe e pas vazhdon … Continue reading
Parathënia e Vëllimit Poetik “Qiell i Prenotuar” i autores Iliriana Koleka Nga Ardi Omeri, Poet, Redaktor i librit Të shkruash nuk është aq e thjeshtë sa mendohet. Aq e thjeshtë sa … Continue reading
Poezi nga Sokol Olldashi “G…” E dija, patjetër e dija Që një ditë mund të vinte si kjo Më kot u mundova t’i fshihem Dhe kur ikën të gjen vetë ajo. G. Kjo është kënga … Continue reading
Thjesht një kapitull Tregim nga Endri Nazarko Nuk i interesonte shumë historia, por ajo. I kish ngjitur si femër prej kohësh dhe e dashuronte. Ai e dinte që kish potencialin … Continue reading
Poezi nga Endri Nazarko Në kafe me atë Në kafe me të Se ç’ndjej ca dëshira E hesht, nuk nxjer zë Mbase është më e mira. E kuptoj kur e kap fiksimi Se fjalët … Continue reading
Refleksion rreth librit “Kosova e lirë, ëndrra e jetës sime” të autorit Rrahman Parllaku Nga Azem Parllaku Libri “Kosova e lirë, ëndrra e jetës sime” i Rrahman Parllakut … Continue reading
Krijimi i Universit nga Harun Jahja Vite më pare, miku im indjerë, profesori Vasil Pistoli, më kish folur për autorin turk Harun Jahja që ishte bërë injohur me serinë e librave të tij filozofikë. Atëkohë Vasili po … Continue reading
LIQENI I POGRADECIT
(Ose liqeni i Lyknidës)
nga Gjergji Gusho
E keni parë liqenin e Pogradecit? Jo?! S’ka gjë. Do ta shikoni. Nuk është vështirë. Ja, do të hipni trenin dhe, sa të kaloni tunelin e gjatë të Qafë Thanës, para jush, nga e majta, do të shihet një hapësirë e gjerë ujore, e qetë, a e trazuar, në ngjyrë të kaltër në të gjelbër, të rimtë, që do t’ju befasojë më pamjen e saj, do të kënaqë sytë tuaj, që mund të jenë lodhur nga ndryshimi i shpejtë i pamjeve të afërta e të largëta, që janë shfaqur në ekranin e dritares suaj të kabinës së trenit, e maleve me pyje, shkëmbinjve, shtyllave të tensionit të lartë… Tani do të ndieni një kënaqësi të veçantë, një çlodhje, një gëzim, një freski. Sytë do t’ju fiksohen diku, në ndonjë pamje larg, apo vështrimi juaj do të rrëshqasë në gjithë hapësirën e liqenit dhe do të ndieni një diçka të veçantë që s’e keni ndierë ndonjëherë; një trazim të fshehtë, një dridhje gëzimi e keqardhje bashkë, të ngjashëm me atë kur sheh një vajzë të re, të bukur, tërheqëse, pamja e së cilës të ka bërë për vete qysh me shikimin e parë dhe ndien se do ta dashurosh atë për aq kohë sa do ta kesh pranë. Jo, do ta dashurosh edhe më. Edhe kur të jesh larg saj do të ndiesh atë dëshirën e fshehtë për ta parë prapë, për ta pasur gjithmonë pranë, do të ndiesh keqardhje që s’e keni njohur më parë.
Po sikur të vini jo me tren, por me makinë? S’ka gjë. Pamja do të shfaqet prapë e befasishme. Sapo të jeni në majë të Qafë Thanës, apo të Qafë Plloçës, kur vjen nga Korça, prapë pamja do të jetë e bukur, vajzërore, që të tërheq gjithmonë pranë saj dhe ndjenjat do të jenë të njëjta, megjithëse pamja do të jetë disi më ndryshe.
– Ah, sikur të isha piktor dhe ta pikturoja këtë liqen në këtë çast!- mund të dëgjohet një zë nga brendësia jote.
Ke të drejtë. Një piktor do të mund ta shfaqte në pëlhurë bukurinë e atij çasti, ashtu siç mund të shprehte edhe një kompozitor ndjenjat e atij çasti. Por mos pandehni se e kanë të lehtë piktorët. Jo, bile e kanë shumë të vështirë, tamam sikur të pozojë para tyre një vajzë lozonjare, që s’mund të mbajë të njëjtën pozë për aq kohë sa do piktori. Kështu dhe ky liqen femëror i ndërron ngjyrat e pamjen jo vetëm në çdo stinë të vitit, por edhe në çdo orë të ditës. Të pakët janë ata piktorë që kanë mundur ta japin si të vërtetë në tablotë e tyre këtë liqen.
– Si, a mund të ndryshojë ngjyrën një liqen? E ç’gjë mund të ndryshojë ngjyrën e liqenit? A nuk mund të jetë ai gjithmonë i kaltër në të gjelbër?
– Ja që ngjyrën e ndryshon. Thamë se liqeni i ngjet me një vajzë të re. Pa mendoni një vajzë të re dhe të bukur, një vajzë që e di se bukuria e freskia e saj i bën për vete njerëzit, të gjithë njerëzit, të çdo moshe qofshin ata. Kështu dhe liqeni është si ajo, dhe ai ka një botë të brendshme të çuditshme, edhe ai (më mirë po i them “Ajo”, po e personifikoj në seksin femër). shfaqet herë e qetë, e që duket sikur dremit, e herë e shqetësuar, herë e gëzueshme e herë melankolike, herë çapkëne dhe herë zemërake, kur nga gjoksi i saj shpërthejnë ndjenjat me valë të fuqishme, aq të fuqishme sa përplasja e tyre me shkëmbin e bregut do të sjellë gjithmonë thërrmimin e këtij të fundit.
Liqeni Pogradecit
E pra, një vajzë e tillë çapkëne, që e di se është dhe do të mbetet gjithmonë e re dhe e bukur, si të mos lozë e të tallet me ne të gjithë? Të na bëjë të qeshim a të qajmë, të ndiejmë pikëllim a zemërim, të na bëjë si të çmendur nga bukuria, a hijerëndë si malet që lartësohen mbi të. E pra, për të na bërë ashtu si do ajo, asaj i duhet të ndryshojë ngjyrat, veshjen e saj, pamjen e saj, që i ndryshon jo vetëm sipas stinëve, por edhe sipas orëve të ditës dhe sipas gjendjes së saj shpirtërore. Kështu kur është e qetë e gjithë nur, atëherë në sipërfaqen e saj paraqitet gëzimi i kuqërremtë i ditës që lind, blerimi pranveror i maleve e kodrave që e rrethojnë dhe kaltërsia e qiellit, atëherë gjithçka përreth është e gëzuar, dhe ti dhe ajo, edhe ajo edhe ti. Atëherë valët rrëshqasin lehtë-lehtë dhe përkëdhelin bregun. Nganjëherë në horizont ngjyra e saj shfaqet e rimtë, e kaltër në të gjelbër, valët rrëshqasin më shpejt, qeshin kur i afrohen bregut, hapin krahët si për ta përqafuar dhe prapë kthehen nga janë nisur. Por, nganjëherë, kur ngjyra e liqenit merr një ngjyrë blu të errët, ndërsa afër bregut merr një ngjyrë kafe në të verdhë, dallgët e larta përplasen gjithë zemërim në breg, lëshojnë shkumë nga inati dhe tërhiqen prapë si për të marrë prapë forcë e zemër e për të nxjerrë inatin, një inat të brendshëm që kushedi përse i vjen, sulen e përplasen prapë në breg dallgët e larta e prapë i tërheq për ta bërë këtë gjë për të njëmijtën, të dhjetëmijtën herë deri sa t’i qetësohen nervat.
Njëherë Lasgushi, poeti poradecar, ishte duke shëtitur një ditë vere në bregun e liqenit bashkë me qenin e tij besnik që e mbante gjithmonë pranë. Një i njohuri i tij që kalonte pranë e pyeti:
– Zoti Llazar, ku po shkoni?
– Ja, dola të shikoj këto dallgët budallaqe. – u përgjigj poeti dhe vazhdoi rrugën e tij.
Dikush tjetër, nisur nga kjo shprehje e Lasgushit, krijoi disa vargje për këto valë:
Këto dallgët budallaqe,
Seç rrëshqasin lehtë – lehtë,
Prekin bregun, ledhatojnë
Edhe kthehen fare qetë.
Këto dallgët ngatarraqe,
Loj e qesh me bregun vetë.
Shtrijnë krahët, përqafojnë
Edhe kthehen me të shpejtë.
Këto dallgët zemëraqe,
Shkumb’ e kreshta gjith përpjetë.
I shtyn para er’ e marrë,
I përplas në zall të shkretë.
Bregu hesht e përgjërohet.
Bregu qeshet e gëzohet.
Bregu vrenjtet, hidhërohet.
Zemra gjith i copëtohet.
Pak më lart ju thashë se liqenit do t’i them “Ajo” dhe jo “Ai”. Pra e personifikova me gjininë femërore. Duhet thënë Ai, do të thoni ju, se fjala Liqen është i gjinisë mashkullore. Nga ana gramatikore keni të drejtë. Po ja që këtu duhet të kemi një përjashtim, ose më mirë të them se këtu duhet të jetë bërë ndonjë gabim dikur dhe ky gabim ka ardhur deri në ditët tona. Ashtu si thashë më parë, liqeni i Pogradecit është një liqen femëror, i ngjet një vajze të re dhe të bukur dhe se e tillë ka qenë kurdoherë. Dikur duhet të ketë pasur një emër vajzëror. Më duket se në lashtësi duhet ta kenë quajtur Lyknida. Emër i bukur, apo jo? E, pra, gabimi duhet të jetë bërë më vonë. Bile jo gabim. Fjala gabim më duket pak, do të thosha një krim duke e quajtur Liqen apo, më keq, Gjol. Një emër ky që tingëllon i ngjashëm me fjalën Pellg. Një diçka e vogël, e mbyllur, e turbull, e pistë, tërë llum e baltë. Atë që s’mund ta bënin në të vërtetë, duke mos ia prishur dot bukurinë, donin ta prishnin, ta shëmtonin duke i ndryshuar gjininë e emrit dhe tingëllimin e emrit, sepse prezantimi i parë për një njeri, a për diçka, që është larg e nuk e sheh me sytë e vet, është të dëgjosh emrin e personit, apo të sendit. E çfarë do të tërheqë në qoftë se e quajnë Pellg, Gjol? Me siguri do të imagjinoje një si përbindësh që mbyt njerëzit. Edhe po ta shohësh me një pamje vajzërore dhe të thonë se e quajnë Gjol, do të dyshosh në vërtetësinë e saj, do të mendosh se është një plakë magjistricë që mund të ndryshojë aty për aty e të marrë herë pamjen e një vajze të bukur, e herë pamjen e një përbindëshi që mbyt njerëzit e që e thërresin me emrin Gjol, si për shembull fjala Gogol. Më vonë filluan ta quajnë edhe Liqen, diçka më e zbutur nga emri i parë, por krimi mbetet. Seksi mbetet prapë i ndryshuar. E pra për ta mbyllur këtë temë, për ta thënë atë që është e vërtetë se ai, domethënë Liqeni, nuk është Ai, por Ajo, dhe emri Lyknida është emri i parë i vajzërisë. Meqenëse ajo mbetet përherë e re dhe e bukur s’ka pse t’ia ndryshojmë emrin, e aq më tepër seksin.
Ja, pra, para nesh Lyknida!
Në qoftë se e keni parë një herë dhe thoni se e njihni, mos u nxitoni. Ende nuk e keni njohur. Nuk njihet me një të parë. Sa do të rrini në Pogradec, dy javë? Pak, do ta njihni pak. Por ejani prapë vitin tjetër! Do të ishte mirë ta shihnit edhe në një stinë tjetër nga ajo që e keni parë kur keni ardhur njëherë. Do ta njohësh krejt ndryshe, por prapë tërheqëse e të bukur, si të ishte e njëjta vajzë e bukur, por tani të ketë një veshje tjetër duke treguar hire të tjera të bukurisë së saj.
Le që s’ka pse t’ju ftoj unë të vini. Ajo do t’jua prishë mendjen aq, sa do të kërkoni vetë të vini. Në qoftë se do të kërkoni të vini prapë vitin tjetër, ashtu siç bëjnë shumë e shumë njerëz nga ata që kanë qenë njëherë, ta dini se keni rënë në dashuri me vajzën Lyknidë. Dashuri që do të mbetët për gjithë jetën. A ka mundësi gjithë jetën një dashuri? E pse jo, ja kjo është një nga ato. Mos vallë Lyknida është me të vërtetë një magjistare me pamje vajzërore? Ku ta dish, mbase edhe po, se ajo magjeps këdo dhe kurdoherë me pamjen e saj.
Po si është bukuria e saj?
Hmmm, e kam të vështirë ta them. Jo, e kam të pamundur ta them. Më mirë ejani dhe e shihni vetë. A e e keni parë atë në ndonjë fotografi me ngjyra? E ç’është fotografia? Një diçka e vdekur. Fotografia kap vetëm një çast dhe fikson në letër një përzierje konturesh e ngjyrash. Mos vallë një vajzë në fotografi është vërtet vajza e gjallë? Aspak. Bukuria e vajzës s’është fotografia, bukuria e saj qëndron në gjithë qenien e saj. Bukuria nuk ekziston vetëm në të parë, për ta ndierë bukurinë duhet të marrin pjesë të gjitha shqisat, të pesta. Jo, pesë janë pak, më duket se ka edhe një shqisë tjetër të gjashtë, një shqisë të brendshme, të fshehtë, të pakuptueshme, por që e ndien. E pra duhen të gjashta shqisat që ta shikosh, ta kuptosh, ta jetosh e ta shijosh bukurinë e saj.
Mos mendoni se do të bëj përshkrimin e Lyknidës? Jo, nuk mundem, nuk jam i zoti ta bëj këtë, për mua është e pamundur. Megjithëse shumë shkrimtarë kanë ardhur në Pogradec për të kaluar pushimet, por asnjëri prej tyre nuk ka mundur ta përshkruajë bukurinë e liqenit. Të pakët janë vetëm piktorët që kanë mundur të fiksojnë me besnikëri e art në tablotë e tyre pamje të liqenit në momente të veçanta të tij. Dhe këtë nuk mund ta bëjë çdo piktor. Duhet të kesh lindur e të jesh rritur në Pogradec, ose duhet të kesh jetuar për një kohë të gjatë në këtë qytet duke e parë liqenin në çdo stinë e në çdo kohë të ditës, që të mundësh ta paraqitësh atë ashtu siç është, jo thjesht një pamje të ftohtë, të ngrirë, por një pamje së bashku me shpirtin e liqenit. Këtë kanë mundur ta bëjnë piktorët V. Mio, Zengo, si dhe piktorët pogradecarë Mato, Taso, Lako, Vasili… po me fjalë jo, është e pamundur ta shprehësh me fjalë bukurinë e liqenit. Një kompozitor, atë që ndien në ato çaste, nuk mund ta shprehë ndryshe, veçse nëpërmjet tingujve të një muzike të bukur. M’u kujtua një pjesë nga “Makar Çudra” e Gorkit, kur plaku Makar flet për bukurinë e Radës: “Bukuria e saj nuk mund të thuhet, bukuria e saj nuk mund të shkruhet, bukuria e saj mund të luhet vetëm me violinë, dhe këtë mund ta bëjë vetëm ai, që e njeh violinën si shpirtin e vet”. E çfarë mund të thoshte më shumë një plak cigan, që për të shprehur ndjenjat njerëzore është i varfër në fjalë? Po për tu shprehur atij i duhej një gjuhë tjetër që del jo nga goja, por nga thellësia e shpirtit dhe për të këtë mund ta bënin vetëm telat e violinës. Kështu edhe bukurinë e Lyknidës, në qoftë se nuk mund ta ndiesh vetë duke jetuar me të e pranë saj, mund ta gjesh të pasqyruar e të shprehur pjesërisht në vargjet e poetëve si Lasgushit, Pojanakut… në pikturat e Mios, Zengos, Matos, Tasos, Lakos, Vasilit … që të dashuruar pas Lyknidës vijnë në brigjet e saj dhe ajo, si një vajzë bujare, ua plotëson të gjitha dëshirat.
Pra, ejani! Dashuria e saj mjafton për të gjithë. Për të gjithë sa jemi e për të gjithë që do të vijnë më vonë. Ne do të plakemi e do të ikim një ditë, por ajo do të mbetet përherë e bukur, përherë e freskët, përherë e dashur, përherë bujare, bukuroshja Lyknidë.
Pogradec, 1984-2005.
Kohë mallëngjimi nga Mehmet BISLIMI … Në atë godinë të madhe ku dikur dera gjithherë ka qëndruar hapur, atdhedashës, miq e dashamirë të shumtë kanë hyrë e dalë pa pushim. Kjo nuk duhet të … Continue reading
Së shpejti : Panairi i Librit, “ULQIN – 2014” Nga: Prof.Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë Plazhi i Vogël i Ulqinit, ku do të organizohet Panairi i Librit… Përmes një e-maili në … Continue reading
Poems by Remisson Aniceto www.remisson.com.br TEXTOS EM PORTUGUÊS – TEXTOS EM ESPAÑOL Miopi `0-0´ Comprei um óculos futurista de singular utilidade Vendo a vista pela meta Terapia do riso absurdo Contraídos o risório e o zigomático, Explode em ti sonora … Continue reading
Refleksion rreth dritëhijes së Kloroformit shqiptar
(Klara Buda)
Shkëputur nga Libri eseistik “Ngjyrime Universale” ( Ese-1) me autor Agron Shele
Romani “Kloroform“ i autores Klara Buda, pa dyshim që ka tërhequr vëmendjen e mbarë lexuesit shqiptar dhe të huaj, studiusve dhe eseistëve, të cilët përbrenda kësaj vepre letrare kanë gjetur atë pjesë të errët të jetës njerëzore, që nën një shoqëri të diktuar vërejnë metastazat e rrënimit dhe degradimit të personalitetit njeri, dhe për më tepër hedh dritë mbi atë të shkuar tinzare,e cila nuk kursente asgjë, për të shtuar ditët e agonisë dhe marrëzisë së shndërruar në sistem!
Që në hyrje të këtij romani do të ndeshemi me një përafrim që i përket kësaj lloj bote, për ta shpjeguar, për ta konceptuar dhe trajtuar si një teatër të hapur jetësor, i cili në mënyrë relative do të përballë personazhet dhe do krijojë hapësirat e duhura për intrigim, pasqyrim dhe perifrazim.
E pahijshmja apo e pakëndshmja e mjedisit mbytës, të rëndomtë, por dhe sinjikativ për atë realitet grishës performon me gjetjen stilistike dhe zbërthimin analitik të karakterit personazh, i cili përbrenda guaskës dhe mjerimit shpirtëror që e karakterizon, hedh dritë dhe paralelizon slloganet dhe zhurmën e modelit me cinizmin dhe paranojën e të verbërit. Kurbat e shtjellimit të ngjarjes (ose trajtesa dhe karakteri rrëfyes) zbulojnë enigmën dhe fshehtësinë e mekanizmit totalitar, misticizmin dhe dritëhijen e tij, lulëzimin farsë dhe kobin shkatërrimtar të jetës, fanatizmin dhe hallkat për të shtënguar të vërtetën, moralin e kalbur dhe sipërfaqësoren “elitare“.
Brenda botëkuptimit të autores Buda, padyshim që do ndeshemi me anën racionale të saj, me ndjenjësinë dhimbje dhe trajtesë specifike, me grafikë tjetër për realizim tablosh dhe paraqitje konfigurative. Le të hedhim një vështrim të shkurtër në minaturë dhe të posedojmë rreth temës, mesazhit, idesë dhe qëllimit themelor të autores!
Moria e personazheve fillon me kryepersonazhen Alma Fishta, të cilës i kërkohej heqja e identitetit dhe denegrimi i saj njerëzor, pët të vazhduar me rrëmujën e jetës studentore, e cila përbrenda lirshmërisë dhe botës së tyre monitorohej dhe sfumohej çdo çast, për të kaluar pastaj tek nje sintezë krahasuese, që jepet me mjaft sarkazëm (Morgu=Laboratorin), pa veçuar momentin kritik të asaj mbrëmjeje (ku personazhet kryesore, Alma dhe Adriani), kryejne të vetmin akt që mund të kryejnë dy të dashuruar dhe për këtë shkak indeksohen nga morali kohë si mëkatarë. Kalvari i dhembjes dhe vuajtjes do ndjekë pas si hije, do ravijëzojë me të tjera tablo të errëta, duke filluar që nga ndjekjet dhe vrasjet, për të vazhduar me narkotizmin e provokuar, shkatërrimin e mbivlerës sonë njerëzore dhe paraqitjen e një të riut model me identitet të rremë!
Ne kontekst të plotë dhe me trajtesat e modeleve të përafërta si Milan Kundera, “E vërteta duhet njohur”, pastaj Njegoshin, “Tiranisë i duhet vënë këmba në fyt dhe kjo është detyra më e ndritshme njerëzore“, çel së pari modelin Kloroform, që në thelb dhe përmbajtje, ka për simbiozë këtë idilë udhëheqëse dhe që me autentizmin dhe brendinë e tij, e radhit Klara Budën, në plejadën e autorëve të prespektivës dhe të së nesërmes. “Kloroform” përbën inflacionin e fjalës, sëmundje e kohës dhe nën këtë lajmotiv, shtjellat dhe ngrehinat e perdes diktatoriale, denoncohen me guxim, me objeksion të plotë, me qëllim të mirëpërcaktuar, që kjo e keqe e madhe të mos përsëritet. “Kloroform” në pamje të parë tingëllon si një përcjellje e imazhit të shkuar, e një mënyre jetese të kryqëzuar ende pa lindur, por po të depërtosh në thellësi, kupton sublimitetin e autores, për të mos patur shndërrim në formë dhe përmbajtje të fenomenit, por dritësi dhe intelektualitet për ta trajtuar dhe goditur.
Sigurisht që ky këndvështrim panoramik ka një autoritet krijues, mbart një mesazh të madh dhe të gjerë, shtjellon dritëhijet dhe anatemon sakrificën e brezit të vet. Për më tepër, ka modul trajtese dha anë kompozicionale, që për nga paraqitja grafike dhe gjetja stilistike, veprën e shkruar e vendos në kornizat e vlerave të larta letrare shqipe.
Një shpalosje universale vlerash.
(KORSI E HAPUR -1)
Shkëputur nga Libri eseistik “Ngjyrime Universale” ( Ese-1) me autor Agron Shele
Mendimi universal në letërsi dhe unifikimi i vlerave reale kanë mundësur sot, koncepte dhe ide nga më madhoret, kanë krijuar tendenca përafrimi në shumë kultura, kanë paracaktuar modalitete bashkëkohore dhe kanë krijuar mundësi të të mira bashkëpunimi dhe komunikimi.
Nën këtë nismë dhe me motivim të qartë u realizua projekti “Korsi e hapur“, si Antologji poetike, me autorë nga vendi dhe bota (rreth 170 autorë vendas dhe 84 autorë të huaj nga 22 vende të ndryshme), të cilët me prurjet e tyre letrare në 11 gjuhë të huaja, arritën të flisnin në gjuhën shqipe dhe të plotësonin një mozaik letrar nga më të larmishmit.
Botimi i kësaj antologjie nuk është i rastësishëm, por erdhi si rrjedhojë e komunikimit permanent të autorëve brenda dhe jashtë vendit, e shkëmbimit të përvojës, por dhe diskutimeve rreth tematikave letrare, duke shpalosur universalitetin e vlerave dhe shkëmbimit të diversitetit të mendimeve, sot.
Korsi e Hapur -1
Është interesant, por dhe mjaft premtues, lloji i ri i komunikimit midis autorëve të ndryshëm nëpërmjet internetit, të cilët punojnë në mënyrë të pavarur përbrenda rrymave të ndryshme letrare, shkëmbejnë eksperiencë dhe hulmutojnë prurjet dhe gjetjet e reja, debatojnë për anën kompozicionale dhe atë fabulore, konturojnë idetë dhe profeksionojnë stilet. Antologjia në fokus, vjen si pëmbledhje dhe përzgjedhje autorësh, të cilët me prurjet e tyre, përbrenda inspirimeve të thella përjetuese shprehin botën ideo – artistike, shprehin anën metafizike të kulturës që i përfaqëson dhe ashtu të endur konturimeve të rrymave letrare, sendërtojnë mozaikun e gjithë artit të shkruar.
Sa larg dhe sa afër qëndron letërsia me kohezionet e krijuara?
Pse e shtroj këtë pyetje, të nderuar kolegë?
Për shumë arsye, të cilat të shtyjnë drejt konturimit të një letërsie përherë e në evoluim, edhe pse shpesh ndikimet frenetizojnë ose mohojnë në periudha dhe kohë të caktuar, si:
Letërsi, që ishte e aplikueshme në vende që kanë pasur probleme censurimi (vendet ish-komuniste, apo vendet që kanë përjetuar diktatura të ndryshme);
Letërsi që duhet të ridimesionojë vetveten dhe të krijojë komunikim më të gjerë në hapësirë dhe kohë. (Komunikim që realizohet më së miri nëpërmjet antologjive të ndryshme ndërkombëtare);
Letërsi që duhet të përafrojë kultura dhe kombe (“Korsi e hapur”, përfshin autorë nga 22 vende të ndryshme);
Letërsi komunikuese dhe mundësuese për shkëmbime të ndërsjella vlerash.
Le të ndalemi në një moment tjetër, i cili shërben për të konfiguruar elementë kyç të një projekti të tillë, projekt që konsiston në paraqitje të përbashkëta dhe në eventualitete të ndryshme.
Ç´duhet të kuptojmë me elmentë që ndikojnë dukshëm në perfomancën e një vepre kaq të gjerë dhe në paraqitjen e saj grafike?
Është më se e kuptueshme që elementët bazë, që treguesit e nivelit artistik të jenë sa më cilësorë, duhet:
Niveli i përkthimit të jetë përbrenda standarteve (Rast konkret Shqipërim+ruajtje ompozicioni+ruajtje mesazhi), perfomancë që u mbështet fort nga Kongresi Lidhjes së Shkrimtarëve të Botës, Salaminë-Greqi (2008), në lidhje me vështirësitë në fushën e përkthimeve;
Harmonizimi i prurjeve dhe gjetjeve letrare të autorëve vendas me ata të huaj;
Rikonceptimi i artit me autoritetin krijues.
Jo pa qëllim, përbrenda veprës letrare, ndeshesh me emra të tillë, si: Teresinka Perriera – kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Botës IWA (USA), Domeniko Defeliçe dhe Flavia Lepre (Itali), Adolf Shvjedçikov (Rusi), Kristina Santos Akeza (Brazil), Dr. Ashok (Indi), Hju Çi Çeng (Kinë), Benard Xhekson (Angli), Armando Roje Leon (Marok), Goro Ihara (Japoni), Çan Sirisuit (Tajlandë),për të ardhur tek poetët e tjerë grekë: Dimtris Kraniotis – kryetar i Lidhjes së Poetëve të Globit (WPS), Dinos Kubatis (President of Kafe Ideon),Panajota Zaloni (Revista “Keleno”), Nadia Çela Pop, Corina Papui, Dorin Popa (Rumani), autorët: Tozan Alkan e Attila Elustun (Turqi) Gunsel Diemal e Nese Yasin (Qipro,Turqi) autorët kosovarë: Kadrush Radogoshi, Rushit Ramabaja, Hasije Selishta –Kryeziu, Muharrem Gashi, etj.
Ky konglomerat autorësh, të cilët nuk njohin as shtet dhe as komb, por përfaqësojnë universalitetin e vlerave njerëzore, përbën rast të papërsëritshëm për kulturën tonë letrare, rihap dritare të tjera komunikimi, shpreh të tjera percepetime dhe risjell prespektiva të reja në lançimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Poezia në vetvete, si përzgjedhje fjale, si magji krijimi, si flirt dhe ndjesi e përtejshpirtit, si muzë që prek me gjuhë horizontesh është elitare, është substrakt i elokuimit më të lartë, është dhe mbetet fryma më e shenjtëruar e shprehjes metaforike dhe si e tillë, ajo vjen si afresk i bukur, të cilën sa herë që e shikon, po aq herë të duhet edhe ta deshifrosh.
Së fundi mendoj se, “Korsi e hapur“ është pikënisje e atributeve dhe prurjeve të qindra poetëve, është përpjekje për më shumë njohje, është bashkërendim i një frymimi sa më të gjerë kulturor, të cilët përbrenda koncepteve dhe mendimit të tyre kanë nisur dukshëm dhe bindshëm shkëmbimin universal të mendimit letrar, sot.
Shënim: Shkëputur nga kumtesa me tematikë “Teknikat e përkthimit në Poezinë bashkëkohore”, mbajtur në Kongresin Ndërkombëtar Letrar në Salaminë/Athinë – 2007.
Nadine Gordime Ikja e e heshtur e Nadine Gordimer, fituesja e çmimit të parë “Nobel” për letërsinë në Afrikën e Jugut. Një firmë ligjore që përfaqëson vajzën dhe djalin … Continue reading
Sevasti Qiriazi- Dako vdiq në vitin 1949, mbasi e patën nxjerrë nga shtëpia dhe pati përjetuar dhunimin e kufomës së të shoqit, patriotit të madh, Kristo Dakos, burgosjen e djemve të saj, inxhinierit të aftë, Aleksandrit … Continue reading
Rrëfehet Roland Qafoku :Pengu im që nuk arrita të intervistoj, At’Zef Pllumbin – See more at: http://gazetadielli.com/rrefehet-roland-qafoku-pengu-im-qe-nuk-arrita-te-intervistoj-atzef-pllumbin (Intervistë me Publicistin e mirënjohur, dhe drejtuesin e emisionit politiko-shoqëror -“DEBATI NE CHANNEL ONE” (Hard Talk)./ Profili … Continue reading
Përmetari i cili nisi karrieren në Kukës, sot shkelqen në Perëndim.
Nga Azem PARLLAKU
Ndërsa, kam qëndruar, e komunikoj shpesh me Agronin, mbetem befasuar nga pasioni i tij si krijues.
Agronin përherë e kam dëgjuar të kuvendojë në gjuhën metaforike, njëlloj sikur të dëgjosh të flasë, një ciceron, që përherë e ka çuar ditën në “kështjellën”, ku ngjarjet dhe protagonistët, janë mbërthyer pazgjidhshmërisht.
Në përmbajtjen e këtyre bisedave, e leximit të krijimtarise se tij kam gjykuar mbi vertetesine e kesaj legjende…
Në tekstet sumere me shkrimin kuneiform rrëfehet se; Adapu (modelit të njeriut) i’u dha mundësia të bëhej i pavdekshëm, thjesht të shijonte “Bukën e Jetës”.
Ndërsa ai e refuzoi atë, e u kthye në tokë si prifti pagan me diturinë më të madhe për të rrëfyer.
Njëtrajtshëm në mitin biblik Adapu përngjason me Noen, por po në këtë mitologji hiqen paralele të (modelit të njeriut) dhe Adamit të Biblës”.
Kështu pra si një njeri me frymëzim të hyjnishëm, nëpërmjet krijimtarise artistike Agron Shele, po tregon se ka aftësinë për t’i dhënë në dorë lexuesit një krijimtari me vlera, e cila rroket nga një frymë e tillë e fuqishme.
Agron Shele
Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit.
Agron Shele ka lindur, në 1972, në fshatin Leskaj/Maleshovë, rrethi Përmet.
Ka qene Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve Artistëve dhe Shkrimtarëve “ATUNIS” Albania.
Është anëtar i Lidhjes së Poetëve të Globit WPS.
Është organizator i Bordit Drejtues Galaktika Poetike “ATUNIS”.
Proza dhe poezia e tij kanë tërhequr vëmendjen e kritikës letrare, për tematikën psiko-sociale dhe risinë krijuese.
Si pjesë e mesazhit artistik por dhe individualitetit kreativ të shafqur, është publikuar në shumë gazeta, revista letrare kombëtare dhe Ndërkombëtare, si dhe është përfshirë në antologjitë botërore : Almanak 2008, WORLD POETRY YEARBOOK 2009 etj.
Është shquar si pjesë aktive e Shoqërisë Civile në Shqipëri duke u trajnuar për menaxhim, projekte dhe lidership nga shumë Fondacione Ndërkombëtare, si : SOROS, REC, USAID, PNUD, UNICEF etj.
“Përtej perdes gri” (roman) fitues i çmimit te Lidhjes Pegasi viti 2005, dhe vlerësim me medalje nga Kongresi i Lidhjes së Poetëve dhe Shkrimtarëve Ndërkombëtare, Salaminwe 2007.
“Imazh i rremë” (roman) fitues i çmimit te parë i Lidhjes Pegasi viti 2008.
Fare lehtë mund të konstatohet që letersia e Agron Shele-s, në fillimin e mijëvjecarit të tretë, mban ende vlerat ritmikën dhe kontekstin e shkrimtarit të madh Baudelaire.
Në vargjet e tij Baudelaire dëshironte që muza të “çel[te], aromën e shëndetshme” ndërsa kolegu i tij, që dëshiron të hedh vargje të ngashme dy shekuj më vonë, shkruan: “Ngado shoh perëndim të plakur, më shfaqet kudo agimi i ringjallur.”
Mos vallë Agron Shele është në një komunikim të heshtur me vargjet e shkrimtarit të famshëm Francez?
Nuk është rastësi që “mbremjet e ngrysura” të Agronit të krijojnë ne vetëvete një harmoni kuptimore të përkryer me “Sytë e thellë që janë mbushur nga vështrimet e natës” të Baudelaire.
Ndoshta lëximi i plotë i krijimitarise te Tij, do të na ndriçonte më tej shtegun kuptimor dhe largëpamësinë e Agron Shele-s, e cila nuk njeh, kufij, shtete, kontinente, por vetëm përqendrohet në gjuhën metaforike të vargut e cila mund të realizohet falë fijeve poetike që lindin nga burimi i asaj që quhet letërsi..
Prej skicave tek imazhet virtuale (Hartografia e Shqipërisë) Nga Azem PARLLAKU Shumë herët Shqipëria kishte një hartë. Ndonëse me shkallë të vogël dhe pa hollësira, më të njohurat ishin ajo e Ptolemeut në … Continue reading
Shtëpia botuese “ADA” prezanton librin me poezi “DITARI I SHPIRTIT” të poetes Dava NIKOLLI, me korrekturë e parathënie nga Ndue SHABAKU ISBN:978-9928-193-09-4 Numri i faqeve 136 Parathënie nga Ndue Shabaku Vëzhgimi, meditimi e … Continue reading
Shtëpia botuese “ADA” publikon librin më të fundit, romanin “Petale trëndafili” të Endri Nazarko, me redaktim te Demir Gjergjit. ISBN: 978-9928-193-08-7 GUXIMI I GULIVERIT Mendoni një djalë ëndërrimtar buzë dallgëve të detit … Continue reading
Tjetërsimi i thelbit të një problemi. Nga Timo Mërkuri Ka ca kohë që në shtyp është rindezur debati “polifoni apo iso-polifoni”, origjina e saj nga vajtimi dhe roli i … Continue reading
Poezi nga Janaq Jano Vargu i poetit Dhe nëse brutal jam treguar, Në ndonjë varg e shkela pak si shumë besomëni,o njerëz, s´ju kam ofenduar hallet tuaja te ky varg më prunë … Continue reading
Poezi nga Eduard Ymeri U bëra poet Shkela padashur në gjurmët e vargut soditës M´u duk i tepërt udhëtimi Ky glob,mendova,s´ka nevojë për dehje ditësh, Para se mëngjesi … Continue reading
Poezi nga Trifon Dafa Agimi Pamë se agimi,ja,nga zemrat ngjitet E ndiej se anë e kënd derdhet freski Kosova me dritë kudo po stoliset Dielli i lirisë solli zjarr e bukuri. An´e kënd shpresa e jehona nuk shqitet Jeta ka … Continue reading
Poezi nga Rustem Keko Plaga e poetit Iku Irena, zog i trembur Plagë, n´zemër të poetit Plagë gjer në qiell lart Plagë gjer në fund të detit. E sfiliti, Zot kjo plagë Gjer … Continue reading
Cikël poetik nga Vëllimi me poezi “ RRUGA E BRAKTISUR “ Nga Sinan Vaka INTERVAL Qetësi. Përreth mugëtira e qiellit, me riveshje të errët … Continue reading
Cikël poetik nga Vëllimi me poezi “ Mallet e Juglindjes “ Nga Sinan Vaka PJESHKA Pas dimrit qè iku kjo pjeshkëz tej gardhit Hap lehtaz mbi … Continue reading
Cikël poetik nga libri me pèrkthime dhe shqipèrime, “ Antologjia e poezisè italiane “ Nga Sinan Vaka ALDO PALACESKI ( 1885 – 1974 ) NDRIKULLA Kërce … Continue reading
Poezi nga Sinan Vaka (italiane) UN TEMPO Un tempo, la rabbia era mio amico dal’ attimo di sgattaio mia volpe… Che sensi ! Ormai mi pare inuttile trovare che pensa, oppure le colpe… … Continue reading
Poezi nga Dhimitër Miti TE APOLLONI Në shtëpi. Te Apolloni. Vështrova nga afër ca poetë, që vetëm nga larg i kisha parë. Njerëzore, besa, vërtet: Mrekullisht të gjithë ushtarë, çuditërisht asnjeri mbret. Dhe… (Të … Continue reading
DENISA CINGARE: VOGËLUSHJA, ME VJERSHAT DHE SKICAT E PARA… Nga: Murat Gecaj Shkodër, nëntor 2012 1. Që në fillim, dëshiroj t’u tregoj lexuesve të këtyre radhëve, se është rasti i parë, që po shkruaj për një të afërme timen, megjithëse … Continue reading
Talentët e rinj kërkojnë përkrahje më të madhe Nga: Ajla Hajdari Secili popull ka kulturë,ka traditë, ka zakone,ka histori dhe gjëra me të … Continue reading
Përtej vlerave të një libri të zakonshëm Shënime kritike për librin “Përtej ëndrrës “ të poetes dibrane Urime Straka – Nga Fatmir Minguli “Bukuria është misterioze dhe gjithashtu e tmerrshme. E mira dhe e keqja luftojnë … Continue reading
Poems by Luis Carlos Pereira
Poezi nga Luis Carlos Pereira
FOURTH OF JULY, 2014
Today American honors all that
Fought for this country.
From the birth of this nation.
America the land of the free.
Thanks to the British
America what it is today.
Doesn’t matter if
Born in America or not
Living in United States
Everyone is American
Katër Korrik, 2014
Sot Amerikanët nderojnë të gjithë,
ata që luftuan për këtë vend.
Nga lindja e këtij kombi,
Amerika, tokë e lirë.
Në sajë të Britanikëve,
Amerika çfarë është sot.
S’ka rëndësi nëse
lind në Amerikë ose jo.
Duke jetuar në Amerikë,
gjithkush është Amerikan.
Poems by Teresinka Pereira Poezi nga Teresinka Pereira CHINESE PROVERB If you want to be happy for a day, get drunk; for a week, kill a pork; for a month, get married; for the entire life, be a gardener. And … Continue reading
LULET QË NUK VYSHKEN ASNJËHERË Nga NEHAT JAHIU “Arsimi është një bimë tejet kryeneçe, E cila nuk gjelbëron as që lidh kokërr, Nëqoftë se nuk ujitet me lotë e me … Continue reading
Perëndesha më e fuqishme e të gjitha kohërave -në xhoken e mirditores Nga Fatbardha Demi Kliko linkun e mëposhtëm: Fatbardha Demi HYJNESHA ME E FUQISHME E TE GJITHA … Continue reading
PUBLICISTI DHE STUDIUESI I NJOHUR, MURAT GECAJ Shkruar nga: Sejdo Harka Sapo dëgjoj këngën “Tropojani”, interpretuar nga këngëtari virtuoz Gjergj Leka, mrekullohem,jo vetëm nga mesazhet e ngrohta, që ajo përçon, por edhe sepse kjo këngë e rrallë më sjell pranë, … Continue reading
MIMOZA EREBARA: KUR SHKRUAJ, DUA T’I SHPREHI TË GJITHA MENDIMET E NDJENJAT… Bisedoi : Prof. Murat Gecaj , publicist e studiues-Tiranë 1.- Pyetje: Jemi njohur vite më parë dhe vetëm kësaj here po më paraqitet rasti të pyes, … Continue reading
Pse po i mbështet kriminelët Lëvizja Vetëvendosje?
nga Shkëlzen Gashi
Prokurori Special i Task Forcës së BE-së, Clint Williamson, në një konferencë shtypi në Bruksel e paraqiti raportin e hetimeve të bazuara në Raportin e Raportuesit të Këshillit të Europës, Dick Marty-t, lidhur me krimet e kryera nga struktura të UÇK-së gjatë dhe pas luftës në Kosovë më 1998-1999. Ndër reagimet që u ngjallën tërheq vëmendjen sidomos ai i Lëvizjes Vetëvendosje. Reagimi i tyre përmbante nëntë vërejtje kryesore.
Vërejtja e parë, se bëhet fjalë për një situatë të paprecedent në drejtësinë ndërkombëtare, ku themelimi dhe funksionimi i zyrës së prokurorit special bëhen pa pasë një gjykatë ku do të adresoheshin paditë eventuale, është parimisht me vend dhe këtë e përmend edhe vetë prokurori Williamson në raportin e vet. Mirëpo, faji për këtë, në radhë të parë, mbetet tek ne, shoqëria kosovare, që për gjithë këta vjet, sidomos pas shpalljes së Deklaratës së ‘Pavarësisë’, nuk arritëm ta krijonim – siç bënë Kroacia, Bosnjë e Hercegovina dhe Sërbia – një gjykatë speciale që do të merrej me krimet e kryera nga pjesëtarë të UÇK-së.
Vërejtja e dytë ishte se nuk specifikohet konkretisht koha dhe në mënyrë ekskluzive territori ku janë kry krimet. Në raportin e prokurorit Williamson thuhet se elementë të UÇK-së kanë kry krime kundër sërbëve, romëve dhe pakicave të tjera në Kosovë, si dhe kundër shqiptarëve të Kosovës të etiketuar si kolaboracionistë të Sërbisë dhe kundër kundërshtarëve politikë të udhëheqësisë së UÇK-së. Si periudhë e këtyre krimeve përmenden vitet 1998 dhe 1999. Theksi vihet sidomos te krimet e kryera pas përfundimit të luftës në Kosovë në qershor të vitit 1999, ndërsa si vendndodhje e krimeve thuhet se janë kampet në territorin e Kosovës dhe të Shqipërisë. Pra, është e qartë nga raporti i prokurorit Williamson se mandati i TFHS-së është jo vetëm për krimet e pasluftës, por edhe për ato gjatë luftës. Informata më të hollësishme për kohën dhe vendin e saktë të këtyre krimeve do të marrim vesh kur të ngrihen aktakuzat, pra pas themelimit të Gjykatës Speciale. Më tej, Vetëvendosje thotë se për prokurorin Williamson është e rëndësishme të përmenden vetëm etnitë që kanë pësuar. Në fakt, entitë kanë qenë të rëndësishme për individët e UÇK-së, madje për individët me pozita të larta në hierarkinë e UÇK-së, sepse shumica dërrmuese e të vrarëve nga këta individë e kanë pësuar pikërisht për shkak të përkatësisë etnike.
Vërejtja e tretë lidhur me bazën ligjore mbi të cilën janë kry këto hetime dhe se mund të përjashtohet gjykata speciale nga kontrolli kushtetues i Kosovës, duket vërejtje me vend.
Vërejtja e katërt thotë se përderisa nënvizohet që hetimi dhe akuzat nuk janë drejtuar ndaj UÇK-së, por ndaj individëve, atëherë pse duhet theksuar vazhdimisht që ata ishin pjesëtarë të UÇK-së, duke sugjeruar që të quhen “individë të dyshimtë”. Sipas Vetëvendosjes ata individë mund të kenë qenë edhe anëtarë të shumë subjekteve e organizatave e klubeve të ndryshme, por gjithsesi qëllimisht potencohet (vetëm) UÇK-ja si përkatësi e tyre. Vetëvendosja duhet ta ketë të qartë se bëhet fjalë për krime që janë kry gjatë luftës, kur këta individë ishin pjesëtarë të UÇK-së, madje në hierarki të lartë, dhe për krime që u kryen menjëherë pas luftës, kur po ashtu këta persona ishin anëtarë të UÇK-së. Të mos harrojmë, UÇK-ja është demilitarizuar vetëm në shtator të vitit 1999. Është e vërtetë që ndonjëri prej këtyre individëve mund të ketë qenë edhe anëtar, le të themi, i Shoqërisë Kulturore-Artistike “Hajdar Dushi”, por këtu bëhet fjalë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, prandaj potencohet anëtarësia e tyre në organizatë ushtarake, në këtë rast në UÇK, meqë, sipas të gjitha gjasave, këta individë e kanë përodorë armatimin, infrastrukturën dhe financat e UÇK-së për t’i kry krimet e tmerrshme që përmendën në raportin në fjalë.
Te vërejtja e pestë, mes tjerash, thuhet se për të ashtuquajturin trafikim të organeve edhe arsyetohet Dick Marty, edhe pranohet se nuk ka dëshmi (theksimet të miat) pas gati tre vjet hetimesh të përsëritura. Përshtypja ime është se me këtë pikë edhe Vetëvendosja po krijon huti në opinion sa i përket qëndrimeve të prokurorit Williamson lidhur me trafikimin e organeve. Raporti i prokurorit Williamson thotë se për të ndjekë veprat penale të trafikimit të organeve njerëzore “…duhet një nivel i provave që ende nuk e kemi siguruar për shkak se kemi hasë në sfida të theksuara në marrjen e provave të tilla”, por, sipas raportit “…kjo nuk do të thotë që këto prova nuk do të materializohen, dhe sigurisht ne do të vazhdojmë t’i kërkojmë ato”. Tutje, vazhdon raporti i prokurorit Williamson, “…në asnjë mënyrë nuk kemi hedhë poshtë vërtetësinë e këtyre pretendimeve, megjithëse ende nuk ndihemi që ka bazë mjaft të fortë të provave për të ngritë aktakuza”, por më tej shtohet se “…ka shenja bindëse që kjo praktikë ka ndodhë në një shkallë shumë të kufizuar dhe që një numër i vogël i njerëzve janë vra për nxjerrjen dhe trafikimin e organeve të tyre” (të gjitha theksimet janë të miat).
Vërejtja e gjashtë thotë se prokurori Williamson bën konstatimin më të rëndë perëndimor për Kosovën përderisa flet për spastrim etnik të pjesës më të madhe të serbëve dhe romëve në jug të lumit Ibër, si rezultat i persekutimit të pakicave nga ana e UÇK-së. Sipas të dhënave të UNMIK-ut, pas luftës në Kosovë janë vra rreth 1 mijë sërbë dhe prej rreth 200 mijë sërbëve sa kanë jetuar në Kosovë deri në qershor të vitit 1999, nga Kosova janë larguar gati gjysma e tyre, pra rreth 100 mijë sërbë. Ndër fajtorët kryesorë për vrasjet dhe largimet e tyre janë individë të UÇK-së, madje individë me pozita të larta, që menjëherë pas luftës kanë krijuar një atmosferë në Kosovë në të cilën nuk ka vend për ata që nuk janë shqiptarë, e madje as për shqiptarët që nuk janë me UÇK-në. Për shembull, si ta quajmë ndryshe përpos spastrim etnik dëbimin e romëve nga të gjitha lagjet e Prishtinës dhe plaçkitjen, djegien e shkatërrimin e pothuajse të gjitha shtëpive të tyre?
Vërejtja e shtatë thotë se kjo deklaratë aspiron njëfarë balance të kriminelëve sipas palëve dhe angazhohet të krijojë përshtypjen e gabuar që Tribunali i Hagës gjykonte serbët për luftën, ndërkaq tash Gjykata e Veçantë do t’i gjykojë shqiptarët për pasluftën. Tribunali i Hagës ka gjykuar shumë prej liderëve politikë e ushtarakë të Sërbisë dhe një pjesë të tyre edhe i ka dënuar, kurse shumësinë e kriminelëve sërbë që kanë kryer krime në të gjitha hapësirat e ish-Jugosllavisë duhet ta gjykojë e dënojë gjykata speciale për krime lufte në Sërbi dhe për këtë duhet të angazhohemi edhe ne. Kriminelët nga ana jonë është dashtë t’i dënonim ne vetë, por, shumë punë që nuk bëjmë vetë, i bëjnë të tjerët, natyrisht, duke i pasë për bazë interesat e veta.
Vërejtja e tetë se Williamson është përpjekë që të gjithë kritikuesit t’i diskreditojë ose t’i bëjë të dyshimtë sepse në përmbyllje të raportit thuhet që “disa, për ta mbrojtë vetveten, janë përpjekë ta portretizojnë këtë hetim si një sulm mbi betejën e Kosovës për liri ose mbi UÇK-në si organizatë” është, thënë më së buti, e pakuptimtë. Williamson dhe stafi e tij po japin kontribut meritor për pastrimin e UÇK-së dhe të Kosovës nga kriminelët, të cilët, për fat të keq, Vetëvendosja po i mbron. Fakti se zyrtarë të lartë të UÇK-së kanë kryer krime lufte e krime kundër njerëzimit nuk i bën të gjithë pjesëtarët e UÇK-së kriminelë, sikur që fakti se udhëheqësit politikë të Kosovës janë të korruptuar nuk e bën popullin e Kosovës të korruptuar.
Vërejtja e nëntë: Williamson e ndjen që ka marrë anë në këtë hetim andaj detyrohet të rrëfejë qysh ka mbikëqyrë hetimet e Tribunalit të Hagës për krimet e forcave serbe në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, duke u bërë bashkautor i aktakuzës fillestare ndaj Slobodan Milosheviqit. Në të vërtetë, Williamson nuk e rrëfen këtë pse e ndjen që ka marrë anë, por sepse e ka parë se si e kemi fyer e poshtëruar Dick Marty-n pas publikimit të raportit të tij në fillim të vitit 2011.
Po ashtu, Vetëvendosja thotë se hetuesit e prokurorët ndërkombëtarë parapëlqejnë ta godasin udhëheqësinë politike në Kosovë për krime të luftës (pra, disi për atë çfarë i bënë Serbisë gjatë një viti) dhe jo për krimet e korrupsionit (pra, për atë çfarë iu bënë qytetarëve të Kosovës tash e 15 vjet). Do të thotë, Vetëvendosja po thotë disi që këta individë të UÇK-së e kanë dëmtuar Sërbinë duke vra qytetarë sërbë, romë, e të pakicave tjera, ‘kolaboracionistë’ e kundërshtarë politikë, dhe, për më keq, këto viktima ajo sikur nuk po i konsideron qytetarë të Kosovës.
Duke pasë parasysh gjithë këto që u pohuan më lart, vështirë të besohet se po erdhi në pushtet Vetëvendosja mund të na sjellë drejtësi sepse, po të ishte kështu, nuk do t’i mbështeste kriminelët, dhe do ta shqetësonte, mes tjerash, fakti që një numër i dëshmitarëve të mundshëm të identifikuar nga ana e TFHS-së nuk janë intervistuar sepse vendndodhjet e tyre aktuale nuk mund të zbulohen. Po ashtu, po të ishte kështu, Vetëvendosjen do ta brengosnin sfidat e panumërta që vijnë nga klima e frikësimit që përpiqet të minojë çdo hetim të individëve të lidhur me UÇK-në.
Astrologu më i famshëm rus, Pavel Globa, ka parashikuar tragjeditë e aeroplanëve. Më 2009 ai ka thënë se viti 2014 duhet të jetë viti kur duhet të shmangen fluturimet. Globa parashikimet e para i bëri në vitet ’80 të … Continue reading
Poezi nga Mehmet Bislimi Monstrumit L ti nuk je lavdërim ti je marrëzia e këtij shekulli ti nuk je kafshë veprimi yt edhe kafshët fyen ti pjellë e ligë ty të vraftë buka e motit nëse ti i beson në … Continue reading
Poezi nga Gjergji Gusho ZGALEMI Me duf po shfryn veriu, Liqeni shkumëzon, Çdo gjë përreth e ngriu, Çdo gjë përreth zbardhon. E struket lul’ e shkretë. Dhe zogu drithëron, Dhe duket, … Continue reading
Si presenta il nuovo libro di Brancaccio Sarà presentato venerdí 8 agosto alle ore 21,00, a San Pietro Infine, nel Caffè Letterario Zambardi, Viale degli Eroi 33, il nuovo libro di Carmine Brancaccio, romanzo da titolo “E la sera … Continue reading
UDHËTIM, ME “DJALIN E TIGRIN”, NË ZOGAJ E GJAKOVË… Nga: Ibrahim Hajdarmataj Nga e djathta: I.Hajdarmataj, V.Kona e M.Gecaj 1. Po bisedoja me kolegët dhe miqtë e mi, Viron Kona e Murat Gecaj, shkrimtarë, publicistë e studiues të njohur. Ndër … Continue reading
Sonata e Hënës (rrëfim për një jetë) Eglantina Manida Redaktore: Drita Siliqi Globus R, Tiranë 1995 Biblioteka Kombëtare S 173/ 8v Nga Bardhyl Selimi Libri flet për një grua … Continue reading
Një sagë që firmos romanin e parë për çështjen çame. (Shënime kritike për romanin e shkrimtarit Kadri Ali “Çamëria… klithmë e mbytur” pjesa e tretë.) Nga Fatmir Minguli Tek … Continue reading