
Poezi nga Gjergji Gusho ERDHI VJESHTA! Fletët zverdhur zun’ e bien. Erdhi vjeshta, sa trishtim! Do blerojë prap’ lis’ i vjetër? Do këndojë një bilbil? NË GJI TË PYLLIT VJESHTARAK … Continue reading
Poezi nga Gjergji Gusho ERDHI VJESHTA! Fletët zverdhur zun’ e bien. Erdhi vjeshta, sa trishtim! Do blerojë prap’ lis’ i vjetër? Do këndojë një bilbil? NË GJI TË PYLLIT VJESHTARAK … Continue reading
Harta etnike e onomastikës shqiptare në Ballkan
nga prof.Dr.Rexhep Doçi
Për kufijtë etnikë të Shqipërisë kam tubuar të dhëna në vijimësi, jo vetëm nga burime të shkruara latine, sllave, osmane-turke, po edhe nga terreni.
Brumë onomastik-gjuhësor të terrenit kam mbledhur me anë të ekspeditave shkencore 7-10 ditësh nëpër fshatra të banuara me shqiptarë në rrethinat e Tuzit të Malit të Zi, në anën e Medvegjës së Serbisë dhe në Çamëri e nëpër disa fshatra të krahinave të rrethinës së Athinës Beoti e Atikë në Greqi.
Kufiri etnik iliro-shqiptar në Mal të Zi
Kështu, afër kufirit të sotëm politik Shqipëri-Mali i Zi e deri në Hercegovinë, deri në shekullin e XIII pjesa më e madhe e banorëve ishin të përkaktësisë etnikeshqiptare.
Shumë studiues thonë me të padrejtë se banorët shqiptarë të atyre zonave ishin barinj nomadë, kinse erdhën nga Shqipëria, të cilin mendim e demantojnë shumë fakte të pamohuara onomallstike-gjuhësore.
Shqiptarët si autoktonë në vijimësi në ato anë të Malit të Zi kanë jetuar jo vetëm nëpër fshatra apo katune baritore po edhe nëpër qytete.
Këtë e dëshmon më së miri mendimi i historianit çek, Konstantin Jireçekut për banorët e Kështjellës së Budvës rreth vitit 1200, i cili thoshte: “Një ndër kështjellat e vjetra me prejardhje ilire, që kanë qenë edhe si vende tregu, ka qenë Budva (Bouton)…, e cila ishte një çerdhe e vogël gurore dhe kishte përafërsisht 800 banorë. Banorët e saj me emra sllavë e shqiptarë, pa gjurmë të hershme romake, kanë qenë njerëz të zakonshëm, kultivues të vëreshtave, të fiqve, gurgdhendës, drugdhendës ose peshkatarë”.
Sot as në Budvë e as nëpër fshatrat përreth saj nuk gjendet asnjë banor shqiptar, por të gjithë si krishterë janë asimiluar në sllavë, përkatësisht malazezë. Edhe vetë emri Budvë, që sipas Hans Krahes, Eqrem Çabejt, Petar Skokut etj.
Ishte edhe emërtim ilir But-, Butua, βούτουα, buron prej fjalës ilire-shipe but (i, e butë), ashtu siç burojnë edhe emërtimet Butmir te Sarajeva, Butoc i Prishtinës, Bitol për Manastirin në Maqedoni etj. Sipas onomasticientit kroat, Petar Shimunoviqit, nëpër 6 fshatra të rrethit të Splitit dhe në tri fshatra të ujdhesës së Korçullës gjenden patronime Burmazi, formime nga fjalë shqipe burr+i madh, kurse në Hercegovinë ekziston edhe sot katundi Burmaz, ku, po sipas këtij studiuesi, “qysh në shekullin XIII është folur shqipja”.
Në atë krah me prejardhje il. shq. janë edhe emërtimet: Ulqin nga fj. il. shq. ulk-ujk (porsi emri i Ulpianës afër Prishtinës me prejardhje nga emri ilir Ulkianum); Tivari si kompozitë nga fjalë shqipe anë dhe varr për gropë; Risani nga fjala shqipe me trajtat rrah>rreh>rrihs>ris (?), etj.
Edhe emri i kryeqytetit të sotëm të Malit të Zi Podgoricë është kalk, përkthim nga fjala il. shq. mal, sepse ndodhet pikërisht rrëzë Malësisë së Madhe, e cila u nda mespërmes me kufirin politik ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Ndërkaq, të gjitha fshatrat përreth Podgoricës janë ose pjesa më e madhe meprejardhje gjuhësore shqipe ose të banuar me shqiptarë, që shfaqen edhe gjatë mesjetës, si p. sh.: Lopari, Tuzi, Dinosha, Drezga, Bushat, Keqi, Liqeni, Golemadi për Gojëmadhi, Barzanji për Bardhanji, Rogame nga fjala shqipe rogë etj. Gjithashtu në Mal të Zi, sipas Millan Shufllajt, vëllazëri apo patronime ilire të asimiluara në malazezë janë: Manioit ilirë në Maninët e sotëm (1435); Mataguzhët afër Podgoricës (1335), Matarugët, Malonshiqët në luginën e lumit Zetë; Palabardhët në Bjelopavliqët, Vasojeviqët, Piperët, Ozriniqët, Bukumiriqët, etj.
Asimilimi i pakrahasuar i shqiptarëve në Mal të Zi vijon edhe në ditët tona. Duke mbledhur material onomastik nëpër fshatrat e rrethinës së Tuzit, si në Milesh, Dinosh, Cemi i Llofkës, Goriçan, Omerbozhaj, Tuz etj., shënova edhe se si regjimi malazez në mënyrë perfide ua mohon të drejtat kombëtare dhe njerëzore shqiptarëve të andejmë.
Për shembull, një familje katolike Ivezaj, që kishte zbritur nga Malësia e Madhe në fshatin Vllanë, ishte në prag të asimilimit. Plaku i saj dinte shqip, edhe një djalë i tij fliste shqip, kurse vajza e tij nuk dinte shqip, por me ne fliste serbisht, sepse, edhepse ishte shkolla e mesme në Tuz në gjuhën shqipe, ajo shkonte në shkollë të mesme po në Tuz në gjuhën serbe, përkatësisht malazeze.
I ati i vajzës thonte se e kam dërguar vajzën në shkollë në serbisht, ngase, nëse e kryen shkollën në shqipe, mandej nuk mund të gjejë punë, e, nëse e kryen shkollën në serbishte hyn në punë lehtë.
Edhe nusja e shtëpisë, fatkeqesisht folte me fëmijë të vegjël në shtëpi në serbishte, kurse një fëmijë i vogël i saj e kishte emrin Dragan, dhe, kur e pyeta babain e fëmijës, se pse e ke pagëzuar me emër sllav Dragan, më tha se kur ka lindur ka qëlluar mysafir një shok nga Podgorica me emrin Dragan dhe ia kemi lënë fëmijës emrin Dragan.
Një taksist me veturë, që na dërgoi nga Podgorica, ku bujshim në hotelin “Montenegro”, deri në Cemin e Llofkës, tha në serbishte se edhe unë jam shqiptar, kurse unë ia ktheva po në serbishte, se ti për mua nuk je shqiptar, sepse ti nuk di me folë shqip.
Ndërkaq, kolegët nga instituti, të cilët ishin me mua në veturë, më prekën dhe me gjestikulacione ma bën me dije se mund të ndahemi keq edhe na nga pushteti shovinist malazez.
Një shok i imi i shkollimit të mesëm në gjimnazin e Pejës, Elez Gjokaj, i lindur nga Mileshi i Epër, ishte mësues në Tuz, por ai s’guxoi të na shoqërojë gjatë ekspeditës prej frigës, por vetëm u përshëndet me ne në rrugë të Tuzit.
Gjenocidi i tillë i pushtetit malazez kundër shqiptarëve në Mal të Zi, prej nga kanë ikur me mija shqiptarë sidomos në Amerikë, Kosovë e Shqipëri nëpër mote, është për çdo kritikë.
Kufijtë etnikë iliro-shqiptarë në Serbi
Sa i përket pranisë së iliro-shqiptarëve deri thellë në Serbinë e sotme, po theksoj se prej dy kështjellave në Dardaninë antike, *Gurason dhe *Gurbikon, që profesor Mahir Domi, në bazë edhe të Hahnit, i lidh me fjalën ilire-shqipe gur-i, Gurbikon ishte, sipas ilirologut Antoan Mayer, kështjellë e Nishit (Γουρβικον, Kastell bei Naisson) , që sot është topogërmadhë-rrënojë buzë lumit Nishavë në Nish.
Gjithashtu në atë anë të Nishit antik Naisus (në të ardhmen mund të shpjegohet me prejardhje shqipe) sa u përket elementeve të gjuhës ilire-shqipe, flet edhe emri i fisit dardan Triballi, me prejardhje prej fjalëve il. shq. Tri+ballë dhe Galabroi, prej fjalëve shq. gal(i galëm) dhe ab (ap) “ujë”, që një degë e fisit dardan Galabroi shtektoi tek ilirët në jug të Italisë dhe e formuan Krahinën Kalabri, kurse vijimësi e emrit të fisit dardan Galabroi është edhe sot Krahina Gallap që nga Kosova e deri te Nishi në Sanxhakun e Nishit.
Po kështu, për praninë e ilirëve dardan në anën e Sanxhakut të Nishit flet veprimtaria e mbretit dardan Galeri, i cili e kishte një kështjellë tempull, që në shekullin e III ia kalonte tempullit të perandorit ilir Dioklecianit në Split.
Gjurmimet arkeologjike në tempullin e Galeriut, që i kishte filluar arkeologu gjerman Kanic dhe i kishte vijuar arkeologu serb Srejoviq, bëjnë të ditur se shtyllat e mermerit të bukur të bardhë prej 20 metrash lartësi, të sjella nga Asuani i Luginës së Nilit, nxemja klasike qendrore përbrenda tempullit, biblioteka në bodrum, banjot si dhe reliefet e skalitjet mozaike të bukura në dyshemenë e rrënojës së sotme, që serbët në fillim e quanin Gamzigrad e tani Romeliana (sipas emrit të së ëmës së Galeriut) flet për një kulture të lartë civilizuese të të parëve tanë ilirëve.
Ishte atëherë si tërësi Siujdhesa Ilire si në pikëpamje të koalicionit mbase luftarak, ashtu edhe miqësor apo martesor ndërperandorak, sepse, siç na thotë D. Klajiqi, Galeriu për grua të dytë mori vajzën e Dioklecianit, dhe si “udhëheqës vital dhe sypatrembur e kanë krahasuar me Aleksandrin e Madh”, kështuqë në vitin 311 vdes afër Sofjes, në rrugë për t’u kthyer në vendlindjen e vet Romelianë në veri të Nishit.
Kur është fjala për praninë e shqiptarëve 70-80 % në Sanxhakun e Nishit gjatë mesjetës, pos tjerash, dëshmon edhe e dhëna se, historiani boshnjak Adem Hanxhiq e përmend, sipas defterit osman të vitit 1455 katundin Arbanash, sot Arbanashka te Kurshumlia me banorë me emra krishterë ose sllavë, të cilët i vlerësonte: “Edhepse në defter për asnjë banor nuk theksohet se është shqiptar, nuk ka kurrfarë dyshimi se vet toponimi është formuar nga popullsia shqiptare e fshatit shumë para vitit 1455”.
Edhe më vonë për praninë e popullatës krishtere shqiptare në Sanxhakun e Nishit flet edhe pjesëmarrja e shkrimtarit të vjetër shqiptar, përkatësisht klerikut Pjetër Budit nga Mati i Shqipërisë më 1616 në Prokuple, në “një kuvend ndërballkanik, për të organizuar një kryengritje të madhe kundër osmanëve”.
Po të mos kishte pasur edhe shqiptarë krishterë (mbase katolikë e ortodoksë) në atë anë, mbase nuk do të kishte marrë pjesë as P. Budi në këtë tubim në Prokuple.
Për praninë apo autoktoninë e deri para një kohe të shqiptarëve edhe deri përmbi Nish, në Luginën e Lumit Timok (në bazë të një punimi të gjatë të autorit serb R. Lj. Kozhelac: Onomastika Timoka), kam shkruar gjerësisht në veprën “Onomastikë ilire-shqiptare në Ballkan” (f. 60-71),
Praninë e shqiparëve katolikë në Serbi gjatë mesjetës e dëshmon edhe Gaspër Gjini, pas të cilit më 1584, në rrethin e qytetit Krushevc të Serbisë kishte “1500 banorë shqiptarë kaktolikë, të cilëve u kanë shërbyer tre priftërinj, që e kanë pasur edhe një kishë të tyre të vjetër”.
Kur është fjala për ojkonimin Krushevc të Serbisë, nga mendimi i Profesor Eqrem Çabejt, i cili kishte parasysh mendimin e gjuhëtarit bullgar Vlladimir Georgievit, kuptojmë se emri i këtij qyteti është kalk në serbishte krushka nga il. shq. dard-dardhë, sepse, siç thotë: “Krushevaci gjendet bash në territorin e Dardanisë së Vjetër”.
Edhe gjuhëtarët Latif Mulaku e Mehdi Bardhi në një punim dialektor i përmendin më së 35 fshatra, me më së 600 familje shqiptare në anën e Rrafshlartës së Peshterit në Serbi, si p. sh.: Devreç, Bugjevë, Mellajë, Baçicë, Shkrel, Turinë, Tutin, Tuzinë, Bioc, ramoshevë etj.
Siç u pa autoktonia e shqiptarëve deri thellë në Serbinë e sotme, në Sanxhakun e Nishit (deri në Luginën e Timokut), në anën e Krushevcit dhe në Peshter dëshmohet bindshëm autoktonia e shqiptarëve deri ku ishte kufiri etnik i Shqipërisë.
Kufijtë etnikë iliro-shqiptarë në Maqedoninë e sotme
Sa i përket pranisë së shqiptarëve apo iliro-shqiptarëve në kontinuitet në tërë Maqedoninë e sotme, po i theksojmë vetëm pak të dhëna onomastike bindëse, deri ku shtrihej kufiri etnik shqiptar.
Këto të dhëna janë anësore, në kufirin lindor, juglindor e jugor të Maqedonisë, sepse brenda Maqedonisë ka sa e sa emra fshatrash me prejardhje ilire-shqiptare, porsi në Shqipëri dhe në Kosovë apo Dardani. Për të dhëna të tilla ilire-shqipe në Maqedoni, po e citoj në fillim gjuhëtarin Petar Hr. Ilirevskin, sipas të cilit: “Në rrethinën e Shkupit, e cila në kohën romake bënte pjesë në përbërje të Dardanisë antike janë ruajtur disa toponime prej parakohës sllave…Një emër i atillë është edhe emri i qytetit Bitola Bitolj me burim indoevropiqan dhe baza trako-ilire butas (shtëpi) dhe ngjashëm me të (pasuri).
Nga fjala e parë janë formuar edhe toponime të tjera në Jugosllavi, si: Budva nga koha antike Butua, Butel dhe kjo nga Boutelis Boutella te Shkup. Gjatë shekujve mesjetarë emri i Bitolit saktësisht ka qenë Bytole, Bytolta, sipas etimololgjisë popullore është lidhur me obitelj”.
Sa u përket ojkonimeve me rrënjorin iliro-shqiptar but-, në ojkonimet Bitol (*Boutella) në Maqedoni, Budva (*Butua-Butel) në Mal të Zi, Butoc në Kosovë (Prishtinë) nuk pajtohem me P. Hr. Ilievskin se kanë të bëjnë me fjalën ilire-trakase butas “shtëpi, pasuri” po, si u cek edhe më sipër, burimin e kanë nga fjala ilire-shqipe ose trakase-shqipe but (i, e butë). Dhe, siç thotë Henrik Bariqi, “Për lokalizimin e atdheut të hershëm ballkanik të Shqiptarëve të vonshëm… flasin emrat e qyteteve Nish, Shkup,Shtip dhe Ohër, i cili për Ohrin shton:
“Pika mâ jugore e vêndeve të hershme të banuara prej shqiptarëve, e cila ka mujtë të vërtetohet deri më sot, âsht Ohri, ku gjithashtu marrëdhânja midis êmnit antic Lychnis, Lychnidos dhe trajtës sllave Ohrid mund të shpjegohet përsëri vetëm me ndërmjetsimin e shqipes, meqenëse sot në gjuhën shqipe n-ja mbas guturalit kaon në r- (krahaso shqip grue:indvj. Gna) dhe sidomos fjalën shqipe(h)rek indoev. *khanak:gjerm. (hnakki) Nacken”. Mirëpo, sa i përket shndërrimit të n-së në –r- te Lyknidos në shqipe Ohër, kujtoj se kemi dukurinë e rrotacizmit të shqipes, të shndërrimit të –n-s intervokalike në –r-: Lykinidos:Oher.
Mandej, emrin e Krahinës Maleshevo (prej rreth 15 fshatrave) në Maqedoninë Lindore, studiuesit si: serbi Milivoje Pavlloviqi, bullgari Ivan Duridanovi dhe St. Romanski, A. Keramidçevi, V. Nikovi e shpjegojnë me prejardhje ilire-shqipe ose treke-shqipe, pra nga fjala shqipe mal. Kurse, sa i përket pranisë së iliro-shqiptarëve deri vonë, deri te pjesa juglindore e Maqedonisë bën të ditur gjuhëtari maqedon, Petar Hr. Ilievski, siç shkruan: “Lumnica është emri i një rrjedhe të djathtë të Vardarit, te Gjevgjelia, i cili emër buron nga shq. lumë (rrjedhë uji, rrke) dhe prapashtesa sllave -nica, që dmth. lumë i vogël”.
Kufijtë etnikë iliro-shqiptarë në Greqi
Kështu, për autoktoninë e shqiptarëve në Greqi poi paraqes shkurtimisht disa të dhëna onomastike, të cilat flasin drejtpërdrejt ose tërthorazi edhe për kufrin etnik të Shqipërisë, deri ku është dashur të jetë ky kufi.
Qysh se Jeronim De Rada në vitin 1987 shkroi artikullin “Asnje besim në grekun”, dhe se po sipas De Radës: “Shqipëria doli e fuqishme…, ngase shqiptarët e kanë gjakun e Lekës së Madh”.
Gjithashtu, siç njofton historiani Ramiz Abdyli, Hasan Prishtina shkruante në një gazetë bullgare të Sofjes më 1912 se “Vilajetin e Selanikut me rrethinë e përbëjnë shqiptarët me shumicë”.
Për autoktoninë e shqiptarëve në Greqi bën të ditur edhe Sami Frashëri në veprën “Shqipëria dhe shqiptarët”, i cili përpos tjerash, e përshkruan edhe qytetin Xhumaja në pjesën kontinentale të Greqisë, në jugperëndim të Manastirit të Maqedonisë dhe qytetit Florina të Greqisë si prefekture apo komunë me 3 xhami, 1 shkollë, 10 hane e 25 dyqane.
Gjithashtu edhe unë i kam shënuar, pos fshatrave të shumta me shqiptarë dhe meprejardhje shqipe, edhe dy fshatra në pjesët rurale të Beotisë me origjinë orientale Spahinjët dhe Mustafat, që bëjnë të ditur se edhe thellë në Greqi, në rrethina të Athinës kishte filluar islamizimi i shqiptarëve, dhe se andejpari njëmend shqiptarët (arbëreshët) ishin autoktonë pellazgo-iliro-shqptarë.
Pra, për përplot emra fshatrash e banorësh nga gjuha shqipe kam shkruar në dy vepra të mija (“Onomatikë ilire-shqiptare në Ballkanë, f.28-36,77-86, “Çështje onomastike pellazge-ilire-shqiptare”, f. 45-70) dhe se në këtë mënyrë bëhet e ditur bindshëm se shqiptarët në Greqi janë autoktonë në kontinuitet, e nuk kanë shkuar nga Shqipëria atje, siç mendojnë disa studiues, prej të cilëve me njohuri, të themi diletante shkencore, ka edhe studiues shqiptarë.
Mirëpo, në “Javën për arbëreshët e Greqisë”, që është mbajtur në Prishtinë në vitin 2006, një sekretar i Ambasadësh Shqiptare në Athinë, të cilin e kishin përzënë grekët, se ishte interesuar për fshatrat shqiptare në Greqi, tha se nëGreqi ka më së 700 fshatra të banuar me shqiptarë. E, edhe një studiues shqiptar bëri të ditur në “Konferencën e I-rë mbi Qytetërimin Pellazg”, që është mbajtur në Tiranë më 21-22 tetor 2011, se, sipas “Enciklopedisë më të re amerikane” edhe sot më së 80 % e banorëve në Greqi janë shqiptarë ose me prejardhje shqiptare.
Në bazë të të gjitha të dhënave të mësipërme onomastike, të paraqitura kronololgjikisht qe nga Iliria antike e deri më sot, shihet qartë se kufijtë e Shqipërisë Etnike janë ngushtuar e cunguar me shtypje permanente nga fqinjët malazezë, serbë, bullgar apo maqedonë dhe grekë në mënyrë agresive dhe grabitçare, me mjete luftarake, terroriste, gjenocidale, asimiluese e shfarosse të pakrahasuara për kohën kur i kanë zbatuar.
Si përfundim për asimilimin e pellazgo-iliro-shqiptarëve gjatë qindvjeçarëve dhe mijëvjeçarëve të kaluar në popujt fqinj përreth, si dhe për ngushtimin e kufijve të shenjtë të Shqipërisë Etnike po e citoj gjerësisht mendimin e albanologut më të shquar shqiptar të derisotëm, Profesor Eqrem Çabejt, sipas të cilit:
“Kështu shohim se si që në kohët më të lashta fise ilire shtrihen me njërën anë andej detit në Itali, më anën tjetër në Hellas, në Dardani, Maqedhoni e Trakie gjer në Bosfor: duke kontribuar atje në mbrojtjen e nacionit italik, këtu në formimin e nacionit italik e trak, më vonë të nacioneve serbe, greke së re e turke.
Jo vetëm Mesapë e Japigë, Tribalë, Dardanas, Peonë e të tjerë janë ilirë: edhe Maqedonas e Doras janë lidhur ngushtë me elelmentin ilir. Ka të ngjarë që të jetë atëherë populli shqiptar si mbeturinë e një populli të madh të Europës juglindore dhe të mesme, është prodhimi jo i një ekspansioni, po i një restriksioni dhe trualli gjuhësor .
PËRFUNDOI PUNIMET SIMPOZIUMI INTERNACIONAL –FIGURA E FEMRËS NË ROMAN SIMPOZIUMI INTERNACIONAL Nê Prishtinë, NJË HAP PËRPARA NË NJOHJEN NDËRKOMBËTARE TË LETRAVE SHQIPE Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve bënë pjesë në rrjetin botëror të Asociacioni Nderkombëtar i Kritikëve me seli në … Continue reading
William Shakespeare Shekspiri nuk ka shkruar, ndoshta Bekoni (?!) Nga Azem Parllaku “E mira është e keqe dhe e keqja është … Continue reading
Një fundjavë nën magjinë e librit për fëmijë “Kopshti i shpirtit”, të poetit Nebih bunjaku Pleksje ëndrrash në imagjinatën fëmijërore “Kopshti i shpirtit” – Nebih Bunjaku nga Zejnepe Alili – REXHEPI … Continue reading
—
Instituti i Librit dhe i Promocionit
Adriana Sedaj
Abdi Bajrami
Agnesa Muharremi
Agron Mulliqi
Aleksander Filipi
Ardian Çene
Arsim Kajtazi
Azem Kucana
Bajram Mato
Caush Vathi
Emjona Stasi
Gjergj Simoni
Helidon Haliti
Ilir Cakalli
Jordan Finidiku
Klajdi Arapi
Kujtim Buza
Leon Cika
Mimoza Rraci
Nikolin Ivanaj
Pashk Pervathi
Pjeter Marku
Qamil Prizreni
Ridvan Aliti
Rikarda Nova
Sejdi Kapllani
Uran Limani
Vangjel Gjikondi
Vangjo Vasili
Viktor Bejkosala
Vladimir Llakaj
Zhaneta Kadillari
Zymer Mulliqi
Hamdi Tahir Skeja, nën siglën e Shtëpisë Botuese ” ADA” publikon Vëllimin Poetik “EKSTREMUME” Redaktor: Dritan Thomaraj Korrektor: Ndue Shabaku ISBN: 978-9928-193-22-3 Numri faqeve: 80 Çmimi: 400 lekë Në vend të parathënies Duke … Continue reading
Maliq Istrefi nën logon e Shtëpisë Botuese “ADA” sjell librin me novela “Gjah peshkaqenësh” nën redaktimin e Demir Gjergjit. ISBN: 978-9928-193-13-1 Numri faqeve 144 Çmimi: 700 leke Një prozë mes kufirit të së mundshmes dhe të … Continue reading
Autorja : Pranvera Gjoni Kopertina: Gjonatan Nikolli Redaktor: Dedë Shkurti ISBN: 978-9928-193-12-4 Numri i faqeve- 120 Çmimi: 500 leke Shtëpia Botuese “ADA” MENDIMI I KTHJELLTË NË NJË BOTË TË ARNUAR KEQAZ ( … Continue reading
Vëllavrasje (!) Nga Azem Parllaku Shtatëdhjetë vjet më parë me 28 Shtator të vitit 1944, në Novosej njërin nga fshatrat padyshim i madh për kohën, do të kryhej njëri nga krimet e luftës, për të cilin askush nuk mbajti përgjegjësinë. … Continue reading
SHPALIME PËR EVROPËN E BASHKUAR DHE SHQIPTARËT, PREJ GJENEZËS E DERI MË SOT (X)
Nga Brahim Ibish AVDYLI
Pra, Arbania (gegërisht) dhe Arbëria (toskërisht) ka ekzistuar mijëra vite më parë dhe nuk ka pasur “grekë”, “graikoi”, “helenë” dhe “helloi” për tokat iliro-pellazge. Emrat “grekë” dhe “graikoi” u dhanë më vonë dhe janë shpallur nga ata që nuk ia duan të mirën kombit iliro-pellazg, pra shqiptarëve. Ata thonë se këto “emërtime” kanë “kanë ekzistuar që më parë” dhe “shprehin kombet” si “të qenë”, edhe të ashtuquajturit “grekë”, duke “i vendosur” që në antikitet, para iliro-pellazgo-shqiptarëve.
Duhet të studiohet nga gjeneza historia dhe të dihet kush ishin pellazgët; cilat fise kanë qenë dhe ku kanë ekzistuar; jo “kombet”, sikurse thonë disa për Epirotët, sikur paskan qenë një “komb” tjetër. Duhet të ipet me shkrim dhe të vërtetuar mirë me teoritë shkencore për të gjitha këto “emërtime” dhe shpifje të shumta e të qëllimshme mbi historinë, dhe të demantohen këta “shkencëtarë”, të cilët bien viktimë të ndikimeve greke, ruse, evropiane apo botërore, që dinë “të thonë” në librat e “albanologjisë” se “shqiptarët kanë ardhur prej stepave të Rusisë, për t`i thyer përgjithësisht fiset apo popujt mesdhetarë”, e që nuk është e vërtetë. Populli arbëror nuk ishte aspak i tillë, por ishte popull pellazg dhe kishte shumë fise, edhe mesdhetare, dhe nuk ka ardhur “prej stepave”. Kanë shkuar deri në skaj të Euro-Azisë, në Azinë e Vogël, në Egjipt e deri në Detin Baltik. Nuk janë “rusë”, por arbanë, arbëror, arbëresh, shqiptarë.
Pra, nuk mund të thuhet asgjë nga “helenët” për pellazgët, siç theksojnë disa dhe tentojnë që të “nxirren” si “themelues të shkrimit e kulturës europiane”. “Të tjerët” kanë folur “një gjuhë barbare”, e cila është Shqipja, sepse kanë ekzistuar para tyre në atë tokë, ku u vendosën “grekët” e mëvonshëm. Kështu që në tokat tona nuk kanë eksituar “fiset mesdhetare”, dhe se nuk kanë pasur as “zhvillim tjetër, më të lartë”. Prof. Dr. Kristo Frashëri i përzien me grekët, pa e ditur cilët ishin dhe kur “janë shfaqur në histori”. Thënë më tekstualisht, ai i ka përzier grekët, trakët, dorët, ilirët, në kapitullin e tij “Indoeuropianët”,1 dhe në pjesët e para të librit të tij, sepse trakët, dorët dhe ilirët kanë qenë fise pellazgo-shqiptare, pra shqyptarë, prej Shqypes-SHQIPES2, zogut të qiellit, që e kanë simbol. Ai bie pre e shkrimeve ruse, greke e botërore, si pasojë e rrethanave në të cilat është rritur apo është formuar si historian, sado që është shkencëtar.
Për zanafillën e Gjuhës SHQIPE dhe origjinën e lashtë të shqiptarëve, na shkruan në mënyrë jo profesionale, por mjaft thuktë e të ngjeshur me fakte, pa i cekur prej kujt, ku, në cilën vepër e cilën faqe i ka nxjerrur, Qazim Rrushaj e Florie Bajraktari, të cilët e lidhin Gjuhën parahistorike të SHQYPEVE, me gjuhën sanskritishte dhe gjuhët e lashta, pra me gjuhën japetishte, asyrishte, hitishte, hindishte, zendishte (gjunëgdhishte), armanaike dhe burrëdushkaj me gjuhën SHQYPE. Siç thonë ata, mbi 80 vëllime të arkeologëve gjermanë vinë në përfundim se gjuha e parë, Lingua Franca, i lidhë të gjitha gjuhët e asaj periudhe me një brum të veçantë, e cila në fakt është Gjuha SHQIPE, GJUHA SHQYPE, gjuha Nanë, gjuha e parë e folur, e që z. (Sir) Henry C. Rawlison, duke mos e kuptuar gjuhën shqipe, që flitet, thotë se Gjuha Nanë (Gjuha AMË) ka ekzistuar në të kaluarën parahistorike dhe është folur në tokë të panjohur, shpërndarë nëpër Evropë, Azi e Mesopotami, nga njerëzit atëherë të panjohur, e këtë vend e kanë SHQIPTARET, SHQYPET, pra iliro-pellazgët.3
Janë shqiptarët, iliro-pellazgët, ata që kanë shkuar në lindje e perëndim, në jug e veri, si gjithmonë. Guri që luan nga toka, vështirë që zë vend. Ndonjëherë janë kthyer edhe ata, por nuk i kanë gjetur “popujt e tjerë”, pos fiset vëllezër.
Ata e përmendin Rilindasin tonë të madh, Sami bej Frashërin, në veprën e tij “Shqiperia ç`ka qenë, ç`është e çdo të bëhet”, i cili thotë se gjuha shqipe kishte kontakte me “persishten e lashtë”, gjuhën e Persisë së vjetër, e cila që atëherë flitej, dhe shumë gjuhë të tjera, e të cilat “kanë qenë motra të vogla të shqipes e shumë më të reja se ajo”, dhe që “mijëra a mijëra vjet që nuk po fliten më e s`rrojnë përveçse në faqet e ca librave të vjetër”.4
Që atëbotë është quajtur Gjuhë Burradushkaj, prej burrave që ishin trima, të bërë të fortë prej Zotit të Madh, Cojsit, Zeusit (Zanit, Zërit, Za), që kishin besim në të, nëpërmes profecisë së dushkut, prandaj prej tyre quhej “gjuha burradushkaj”, burrat që e flitshin atë gjuhë, gjuhën e Qaushëve apo gjuhën e Parësisë, në të gjitha mbishkrimet, në atë territor të lashtësisë parahistorike.
Shumë dokumente të trasliteruara nga shkrimet e vjetra si shkrimi kunjor, hieroglifeve të alfabetit fonetik egjyptian5, alfabetin fenikas, që grekët e sotëm e të mëvonshëm e ndryshuan dhe e bënë “alfabet kombëtar”, duke harruar se kanë bazat e tyre leksikore nga SHQIPJA, nga Shqypja, që e shkombëtarizuan nga pak prej atyre që paraprakisht e kanë pasur këtë gjuhë dhe e korruptuan që me tekstet e para shkrimore, dhe i nxorrën të parat vepra të shkrimit në këtë gjuhë, me kaligrafi “greke”. Kjo u dha si “dhunti” me forcë nga Danaeanët dhe Kadmenët, që ishin më të pasurit, familje që u bë familje mbreterore në jug të Evropës dhe emrat e tyre apo e pasardhësve të ngushtë u bënë “domethënës” për Evropën. Paraprakisht, shkojnë në fillim, në librat e para të shkruar që më parë, Iliadës e Odiseut, të botuara në atë kohë.6 Fjalët u shkruan me dorë, u kopjuan, u cunguan, u shkurtuan dhe në fund muarën kuptime të ndryshme.7
Domethënë është gjuha e lashtë e paraardhësve tanë më të lashtë pellazgë, që disa shkencëtarë duan ta zhdukin si me magji -siç thotë Aristidh Kola, në një shkëputje, të dhënë si dokumentim. Shqipja është nënë e gjuhëve indogjermane dhe sidomos e gjuhëve të vjetra të Gadishullit Ilirik, pra të atyre që kanë ardhur si “pushtues e kolonizues“. Gjuha e ashtuquajtur “greke” është “e ndërtuar” për këtë qëllim, mbi gjuhën shqipe, e jo gjuha shqipe nuk është ndikuar prej gjuhës greke.8
Ata e injoruan çdo gjë të mirëfilltë vendase, pra iliro-pellazge, duke shpifur kundër tyre e duke ua ngjitur fjalët më të liga. Vetëm për gjuhën shqipe thanë vazhdimisht nëpër shekuj e mileniume se është “gjuhë barbare” dhe se askush nuk guxon ti lë t`a mësojnë fëmijët e tyre këtë “gjuhë bastarde”, që është mëkat i rëndë t`i thuash një gjuhe të Zotrave, një gjuhe të parë në rruzull. Le të kenë parasysh se shqipja “barbare” është në bazë nëna e gjuhës së Homerit, Eskilit, Heredotit, Tuqididit, si dhe e gjuhës së famshme të njohur si dialekt i Atikës, prej Athinës (Athenasë, E thëna, Thina), ajo që e ka pasur alfabetin e saj, që ne do ti kthehemi më vonë. Po e marrim së pari shpjegimin tekstual të Besnik Imerit, se “pushtuesit Danaj dhe Dorianë, të cilët kanë qenë fise të fuqishme e luftarake, i nënshtruan pellazgët e ditur e paqësor. Popullsia e tyre ishte rralluar nëpër Atikë, Argos dhe disa ishuj, të cilët nuk u rezistuan prurjeve dallgë e dallgë të fiseve egjyptiane“, të cilëve, në fakt, prej shkatërrimit të sistemit ujor në shkretëtirat arabike dhe Afrikë të Veriut, prej Lybisë e këndej, u mungonte uji. Këtu e kuptojmë legjendën e Danaideve, që vinin nga një tokë e zhuritur, nga Silisia, në jug-perëndim të Azisë së Vogël dhe kërkonin burimet e ujit.9
Grekët janë të mëvoshëm se shqiptarët (iliro-pellazgët) dhe nuk kanë qenë as “helenë”, por u quajtën kështu duke ndryshuar fjalën “sellenë”, gjoja si popull që përkujdesohet për Sellenën, perëndeshën e parë femërore të sellëve, ku një “l” ka rënë me kohë, sepse nuk mund ta shqiptonin. Helenët nuk mund t`i shqiptonin dyfishimin e bashkëtingëlloreve “ll” dhe “rr”, etj. si shqiptarët. Ata që quheshin “helenë” e ndryshuan Sellenën, nga gjinia femërore (matriarkati) dhe besimit të vetëm të pellazgëve, nga Zoti- NËNË dhe AT, duke ia dhënë gradualisht konotacionet mashkullore. Kështu i ndërruan të gjitha, edhe emrin e Zotit të Madh, që në fillim quhej Dhemitra (DHEU AT E ËMË) në Demetrio (Dhimitër). Kjo kuptohet dhe analizohet vetëm përmes shqipes.
Pra, grekët janë egjiptiano-fenikas dhe gjuha që është krijuar prej tyre ka konotacione Kemten dhe Satem. Shkencëtarët e klasifikojnë vetëm si degë të vogël në familjen indogjermane apo indoevropiane dhe kjo nuk është poashtu e saktë. Gjuhëve të vjetra u qëndron në ballë gjuha shqipe. Prej gjuhës shqipe ato e kanë gjenezën e tyre dhe mund t`i klasifikojmë edhe marrjet e tyre në periudha të ndryshme nga gjuha shqipe. Greqishtja dhe gjuhët sllave janë kryesisht më të vona.10 Armenishtja është gjuhë e dytë pas shqipes, sado që historiani Prof. Dr. Kristo Frashëri nuk e beson se ajo ka lidhje me gjuhën shqipe dhe me shqiptarët, sepse gjuha e vjetër shqipe sot në Armeni nuk flitet.
Pema gjenealogjike që e japin të tre shkencëtarët e njohur, në veprën e Liugit Luca Cavalli-Sforza “Genet, gjuhët dhe popujt”, është përfituar me dy metoda studiuse, me metodat e UPGMA dhe NJ, metoda këto që i studiojnë genet. Luigi Luca Cavalli-Sforza është autor i njohur për anlizat e geneve, të popujve dhe të gjuhëve. Prandaj, kjo është më e saktë se pema e vjetër e gjuhëve.
Shkencëtarët e albanologët e shumtë të botës dhe as shqiptarët nuk e kanë përcjellur sa duhet këtë metodë dhe as vetë gjuhën. Në njërin plan, vinë nëpër rrugën e hapur prej gënjeshtarëve “grekë” dhe në bazë të tyre e fusin GJUHËN SHQIPE, prej SHQYPES, të përdorur nga ai popull me vlera të mëdha njerëzore si vijues dhe trashëgimtar i besimit të ZOTIT, që e kishte te këmbët SHQIPEN, zogun e qiellit, dhe jetonte në vendin ku lindën Zotrat, mythologjia dhe të gjitha rrëfimet për ta, në qiellin e pa skaj e përplot me yje. Në anën tjetër, ajo “vie” pas gjuhës greke, sepse gjuha shqipe ishte shukatur e ndjekur, ndërsa greqishtja shkuhej dhe kishte kaligrafinë helene, por jo edhe rrënjët e fjalëve. Shqipja nuk dihej a shkruhej apo nuk shkruhej fare gjatë luftërave mijëveçare. Për disa shkencëtarë thuhet se nuk shkruhej, sepse nuk dinë të deshifrojnë shkrimet e lashta dhe kjo çështje u mbetet ende e pakryer shencëtarëve të rij.
Grekët janë gjeneruar dhe rigjeneruar me shqiptarët, ku edhe sot janë në më shumë se gjysma e popullit me origjinë shqiptare. Grekët e sotëm janë miks prej dhjetëra rracash, të cilat, kisha ortodokse i futi në mikser edhe nxorri prej andej një produkt të cilën e emëroi si “grek ortodoks”.11 Feja luan më rol se kombi dhe thirren në fe, se sa në prejardhjen e tyre kombëtare.
Boshti i këtyre rracave ishin arvanitet. Nga “grekët” u pervetësua çdo gjë që ishte shqiptare dhe u emërtua si “greke”, qoftë në folklor, në tradite, në veshje dhe në histori. Të gjithë bënin pjesë në popujt ilirik (Illyrianët) dhe prej tyre dardanët (dardhanët) kanë qenë që heret të lidhur me fiset që kanë jetuar në territorin që ka sot Turqia evropiane. Dardanët (dardhanët) kanë qenë herët të lidhur ngushtë me fisin e Trojanëve, e bënim së bashku tregëtinë, stërviteshin ushtarakisht, e vizitonin njëra-tjetrën, shkonin e vinin ndër festime e festa të përbashkëta, deri te lufta e Trojës. Vetë Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge thoshte se “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”.12 Epiriotët dhe dardhanët, fise iliro-pellazge, luftonin me njëra tjetrën, të ndarë në të dy anët kundërluftuese. Nuk është e saktë se ka pasur “luftë greke”, dhe nuk ka ekzistuar “kombi grek”.
“Helenët” kanë qenë një pakicë dhe nuk ka pasur gjasa të quhet “komb”. Ata, vazhdojnë të quajnë vetveten dhe nuk janë një etnitet etnik dhe as identitet i “kombit”, por ideologji për t’i shkrirë të gjitha etnitë e tjera në “grekë”. Njërëzit që u mobilizuan nëpër shekuj e mileniume nën idelogjinë “heleniste” u quajtën “helenë”, ndërsa filozofia e tyre u quajt “filozofia heleniste”. Thënë më qartë, nën ideologjinë “helene” u futën të gjitha etnitë e tjera, e për t`a bërë këtë lidhje një “lidhje antike” e njëkohësisht “lidhje moderne” u ngrit një komb dhe një shtet artificial prej shqiptarëve të asimiluar, e quajtur me emrin “Greqi”.
Ne po i kthehemi lutjes së Akilit që ia drejton Zeusit: “Zeus, mbret dodonas, perëndi e kaherëshme Pellazge, që mbretëron në Dodonë, në këtë vënd të ashpër të Sellëve, profetët e tu me këmbë të palara kurrë, të cilët flejnë përdhe! Ti nuk ke refuzuar të mi përmbushësh dëshirat e mia dhe ti dërrmosh Akenët për të më nderuar”.13 Kjo tekstualisht thotë se Zeusi, Cojsi, Zoti, Mbreti Dodonas, është përëndia e kahershme e pellazgëve-të cilët janë shqiptarë, i fisit të Sellëve-prej të cilëve të ashtuquajturit “grekë” prej Akenëve i kanë formuar fjalët kryesore: “hellët”, “helloi”, “helenas” dhe “helenizmi”– si ideologji kryesore, që i ka paraprirë të gjitha të ligat mbi shqiptarët; dhe se Akili, që është aikas prej SHQIPERISË, që quhej atëherë IPERI (EPIR), në kujtesën dhe këngët e shumta popullore, dhe ka luftuar dhe ngadhënjyer mbi Akenët. Por, ne duhet t`a shqyrtojmë mirë kush ishin aikasit dhe kush ishin akejt, sepse përzihen.
Në planë të parë, Argu i Akajes është në Peleponez dhe është tokë e akejve, dhe ky Arg nuk është ai i pellazgëve, që ndodhet në Thesali. Në juglindje të saj, ndodhet Argu i Akajës, jo Argu i Thesalisë. Akejt përdorej përgjithësisht për të emërtuar “grekët” nga Homeri dhe është një emër i përgjithshëm që tregon tërë Greqinë, e cila, në epokën historike, e kishte marrë pjesën jugore të Thesalisë dhe krahinën bregdetare veriore e Peloponezit. Nonjëherë quhej Akaja. Kështu që akej e argej tregonin popullsinë e krahinave të përcaktuara me Greqinë, ndërkohë që përcaktueshmërisht quheshin “Helladë” dhe “helenë” në vend se të quheshin “Greqi” dhe “grekë”. Kështu përmenden e përsëriten nëpër të gjitha shkrimet e poemat e përkthyera. Në kohën e krijimit të “Iliadës” nuk është i njohur ende emri “grekë”. Me emrin “akej” quheshin banorët e Peloponezit, që nënkuptonte grekët. Ndërsa aikasit ishin pellazgë të Thesalisë, që quheshin
edhe mirmidonë. Kjo gjë do të thoshte, thënë troç, “bubrrecat”, ushtarakë të denjë: njëmijë sa një e një sa njëmijë, d.m.th. miligonjat. E kishin mbret të tyre dhe kryetar, që kryesonte ushtrinë- Akilin. Akili është aikas, ndërsa akenët ka qenë të ardhur. Atdheu i Akilit ishte pra Argu Pellazgik, krahina rreth lumit Sperkeo, e jo Argu i Agrolidës së Greqisë. Mirmidonë quhet populli i Thesalisë, pellazgët që shtriheshin deri në Maqedoni dhe nuk ishin “grekë”.14
Tani është e qartë pse Akili, që tregohet nëpër mija libra e filma të bërë me të holla të gatshme në tërë botën nuk është pra “grek”, por pellazg e shqiptar, që i besonte SHQIPES dhe fliste SHQIP; se Zeusi, Zoti, ishte mbret i Dodonës së tretë të Thesalisë, dhe Dodona e dytë është Dodona në Epir. Numrimi është i joni. Është hera e parë që e dëgjoni prej meje. Ata të cilët nuk e kanë njohur domethënien e fjalëve shqipe, i kanë thënë “Dodona e parë” Dodonës së Epirit dhe shpeshherë “Dodona e vetme”, por, ndonjëri, si psh. Niko Stylo e të tjerë, i numrojnë “të para” të tjerat “Dodona”, sipas librave greke. Nga “grekët” dhe të huajt janë bërë HARTAT dhe ata nuk kanë shkruar për IPERINË, SHQIPERINË, sepse as nuk e njihnin GJUHËN SHQIPE, dhe as aq mirë SHQIPËRINË. Kur hartohen HARTAT nisen prej të “parave”, që i kanë bërë ata që janë në gjendje t`i bëjnë dhe janë më të pasur se SHQIPËTARËT.
SHQIPJA kishte rrënjë të thella në vetëdijen e shqiptarëve, e jo të popujve të tjerë, që kishin ndërruar gjuhë e kulturë të tjera të botës; dhe Dodona e parë dhe e vetme ishte në malet e larta të SHQIPERISË, në Tomor. Këte nuk e njeh bota. Ata që shkruajnë duke i numëruar, e bëjnë numrimin sipas numrimeve të tilla nëpër librat e shumta greke. Grekët kanë falsifikuar njëqind të tilla nëpër territorin e vet dhe nuk duan të shkruajnë për truallin shqiptar.
Nuk nevojitet argument tjetër më i qartë se ky argument i joni, të cilit do t`i kthehemi më vonë në këtë shkrim, për t`a shpeguar me librat që janë nisur nga librat greke, nga terminologjia e koklavitur dhe e qëllimtë. Libra të tillë janë shkruar për ta dobësuar e për ta vënë në gjumë vetëdijen e shqiptarëve, saqë janë në gjendje të mbyllin sytë dhe asgjë të mos shohin. I pëshpërisin vetëm ato që i dëgjojnë si në gjumë të pëshpëritura nga kundërshtarët se “grekët janë më të vjetër se shqiptarët”, se “janë themeluesit e botës”, se “ata janë dijetarë të vetëm të kësaj bote”, etj., etj. dhe përralla të tjera.
Tani, po ndalemi pak e po e shohim si e shpjegojnë emrin e Zotit, Hyut, Hyjniut, Zeusit, që shtjellohet përmes Kronit, birit të Uranit, apo Jehovës së hebrejve. Po e marrim një fakt nga Shqipe Hoxha rreth Ilirisë (Illyrisë). Ajo niset nga gojëdhënat e legjendat e moçme të Shtjefën Gjeçovit, i cili shpjegonte se shumë hyjnive të lashta nuk u është shkulur ende “rraja nanë prej tokës Shqypëtare, bie fjala Emni i të Madhit Perëndi Jehova i Hebrenjve gjithnduer emnash bajti, … veç: Hy, Zojëz, Ejt, Gjues prej Shqyptarësh, sidomos nder malcijnat t’ona…”. Edhe lindja e Hyut, Hyjnit, Zotit të Madh, shtjellohet përmes Kronit, i biri i Uranit. Emri i Kronit e ka rrënjën tek gjuha shqipe “e don me thane Mbret a Kryekunoruem”, saktëson Gjeçovi. Për të qënë më bindës thërret sërishmi në ndihmë legjendat e stërlashta, ku falë përkimeve të pacënueshme toponimike, na thuret natyrshëm rrëfenja mitologjike: “Për nderë të Kronit shqypëtarët ngrêhen nji Kështiel në majë të Gurit të Kuq, i cilli gjindet në fushë të Finikut, ku u gjête edhe gjyteti i Kronit. Sot n’at vend asht fshati qi quhet Krongji, në rrethinë të Delvinës. Permbi fshatin Krongji gjinden germadhat e motnueme të kohës së Pellazgjve. Zoti (Zeusi) pra, mbas gojëdhanet Epirote nuk u lind në Dodonë, në pallat të Kronit, por në Palavli kû ishin të banat (stanet) e Kronit e prej këndej u dërgue nëpër Butrint me lundër e në Kretë.”15 Këto janë shpjegime të mjaftueshme për ta percjellur lëvizjen e tij në tokat tona të vjetra shqiptare. Kreta ka qenë pellazo-shqipe, e jo greke. Ajo është themeli i Evropës. Herodoti, një shkencëtar i vjetër grekë, thoshte tektualisht se “Kreta, dikur ka qenë e populluar nga babarbarët”16. Ajo është vetë Mikena, nuk është Kreta, që është quajtur kështu kur e kanë kolonizuar pasi të kenë marrë tërë Pelloponezin të ashtuquajturit “grekë” nga “shfaqja” e “helenëve”, për të mos pohuar një klikë udhëheqëse në krye të dorianëve, kolonizues të Mikenës. Një popull i vetëm i trungut thrako-ilir, pra pellazg, që përmendet aty, para Kretës, me pallatin e Minos, kanë qenë karianët, prej të cilëve, siç duket, është mbajtur Mikena.17 Dorianët nuk janë dorët, që ishin shqiptaro-pellezgë, por ata që e vunë në krye të vendit Danaosin, egjyptasin, dhe Kadmin e Fenikisë, prej ku rrjedhe Evropa.
Tek dy mendimtarë po lidhemi këtu: Aref Mathieu (Arif Mati) dhe vepra e tij “Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme”; Besnik Imeri dhe vepra e tij, “Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”. I pari shpjegon krahas shpjegimeve të tjera, se Kadmosi trajtohej si ligjvënës hyjnor, shpikës i derdhjes së metaleve dhe ai që solli alfabetin e vet në Helladë (d.m.th. në Greqi). Thotë: “ajo që duhet mbajtur parasysh për këtë hero të hyjnizuar është se ai ka qenë fenikas”, dhe jo helenë. “Kadmosi rrjedhë nga rrënja semitike “kadem” (âþ aþ Žþ –xþ), “duke mbërritur” apo “duke ardhur prej diku”. Emri “Europa” do të thotë “fytyrë e madhe”, sinonim “i hënës së plotë”, pra si e Sellenës, zonteshës së Hënës.18
Sipas tij, Danaosi, bir i Belos, mbret i Egjiptit dhe vëlla i Agenorit, mbret i Fenikisë dhe vëlla binjak i Egjiptos, pushtoi Pelloponezin dhe u vendos në Argos. Pellazgët e lashtë e kishin kreqytet Argosin, ku mbretëronte Pelazgosi. Nga Danaosi rrjedhin Abas, Akrisios, Danae, Perseu, Alkmeni dhe Heraklesi. Kadmosi, i biri i Agenorit, mbret i Fenikisë, pushtoi nga ana tij Beotinë dhe e themeloi Tebën. Sipas Herodotit (II, 49/V, 57, 58, 59) e futi alfabetin fenikas në Helladë (jo në Greqi). Nga Kadmosi rrjedhin drejtëpërdrejtë Feniksi, Ciliksi, Semeleu, Dionisi, Europa, Laios dhe Edipi19.
Dorianët, jo populli i vërtetë me zanafillë ilire (Illyre), e që janë dorët, kanë qenë pushtuesit e Mikenës dhe rrënimit e lënies së tyre të heshtur mileniume me radhë, dhe ndërtues të pallatit të Minos në Kretë, pushtues të mbarë peloponezit, të cilët janë “helenët”, nga të cilët rridhin Danaenët (Egjyptasit), Kadmenët (Fenikassit) dhe Pelopidët (Asirianët). Për këto arësye janë quajtur “semito-egjyptianët”. Danaosi, vëllai i Egjiptosit, pushtoi qytetin e Argosit, pasi e dëboi prej andej mbretin e Argosit, Pelasgosin, që ishte eponimi i Pellazgëve,20 pra SHQIPARËVE. Kadmos është themelues i qytetit të Tebës, që është homonimi i kryeqytetit të lashtë të Egjyptit dhe ai e futi në Helladë me dredhi shkrimin e parë, shkrimin fenikas, dhe na kanë lënë shekuj me radhë të notonim symsheltë nëpër llumin “grek”, me fjalët e marra prej SHQIPES dhe mbaresat greke. Kadmi e mori “os” në fund të emrit: Kadm-os. Pelopsi, asirian i ardhur nga Asiria, ia dha emrin Peloponezit.21
Nga kjo del në shesh se ky është një episod shekullor simtomatik i pushtimit të vendit tona nga të huajt, i cili, më parë është quajtur “PELLAZGJI” dhe të gjithë autorët antikë e të Greqisë, që do të bëhej më vonë, e pohojnë një gjë të tillë.22 Këtu e ka bërë dredhinë e parë Kadmosi me fëmijtë e tij, si p.sh. Feniksi, Dionisi, Europa dhe Edipi. Europa e ka bërë djalin e parë, që i është dhënë emri Ilir. Unë e kam thënë këtë gjë, edhe më parë23. Sigurisht se i është dhënë emri në bazë të ilirëve, sepse ka dashur t`i ketë nën vete. Por ne po e sjellim një mit të dytë të lindjes së ilirëve, që nuk është i vetmi: “Apiani (vitet 95-160 pas Krishtit) pohon në lidhje me zanafillën e tribuve ilire (Luftërat Ilire, libri X, 2) <<Thuhet se ky vend e ka vendin nga Iliri, biri i Polifemit. Ciklopi Polifem dhe gruaja e tij Galatea kishin në të vërtetë tre djem: Keltin, Ilirin dhe Galtin>>. Për këtë arësye u quajtën keltë, ilirë dhe galtë” mbretëritë dhe popujt.24
Ndërsa, tani po e sjellim edhe autorin e dytë Besnik Imeri, që sjellë të dhëna të tjera. Ai thotë kështu: “Nisur nga fakti se Kananët (?!) janë pellazgë, Kadmi që solli alfabetin pellazg (vërejtja e jonë: alfabetin fenikas, sepse pellazgët e kanë pasur një shkrim tjetër, do t`a themi më vonë!) në Beoti që u strehua në ILIRI, më tej që pati me Harmoninë, Ilirin, që ishte edhe ai pellazg. Po të mos ishin pellazg, si mund të strehohej në Kaoni dhe Iliri dhe të merrte edhe gruan pellazge, Harmoninë. Po kush kush është Harmonia? Hesiodi në “Teogoninë” tregon se nga lindja ilegale e Aresit, perëndisë së Luftës, me Afroditën, përëndesha e bukurisë dhe e dashurisë, lindi Harmonia… Harmonia, si çdo grua e vajzë pellazge, apo shqiptare, ka mishëruar në vetvete, bukurinë dhe trimërinë… Gruaja e Kadmit nuk është gjë tjetër veçse mirëkuptimi dhe marrëveshja e pellazgëve të Azisë së Vogël dhe atyre të Ballkanit (vërejtja e jonë: nuk është quajtur kështu gadishulli i atëhershëm, por Gadishulli Ilirik. Këtë do t`a sqarojmë më vonë)… Djali i xhaxhait të Kadmit, Danau, automatikisht ishte edhe ai pellazg (?!) dhe nuk ka si të jetë ndryshe…”25 “Pra KADMI rezulton PELLAZG. Si rrjedhojë, helenët e ardhshëm e morën shkrimin dhe alfabetin nga Pellazgët… Helenët nuk janë gjë tjetër veçse pellazgë të shndërruar, ose të konvertuar në saje të gjuhës në helenë. Kështu u krijuan helenët dhe Hellada”26… Nuk po e themi se cili kishte të drejtë. Këto gjëra do të vazhdojmë t`i gjurmojmë në shkrimet tonë të mëvonshme…
1 Shiko vështrimin historik në veprën e Kristo Frashërit, “Etnogjeza e Shqiptarëve”, Botimet M&B, Tiranë 2013, faqet 49-56, por edhe faqet paraprake.
2 Shqipja është shpendi i rrebtë fluturues dhe vendoset në të gjitha përkujtimet tonë për Zotin e Madh-Zeusin, te këmbët e tij, e që shqiptarët e kanë simbol të vetëm dhe e vendosin në flamurin kuq e zi, shqipen dykrerëshe.
3 Shiko shkrimin e Qazim Rrushaj dhe Florie Lule Bajraktari, “Shqypja-gjuhë e gjithësisë” dhe faqet e tjera te http://www.ilirida-online.com.
4 Sami Bej Frashëri, “Shqiperia ç`ka qenë, ç`është e çdo të bëhet”, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor, Tiranë 1980, faqe 43.
5 Shiko Alfabetin Fonetik Egjyptian, te Xhyzepe Katapano, “Thot-i fliste shqip”, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqet 207-217.
6 Shiko veprën e Fiqiret Barbullushi, “Homeri-historia, racizmi”, Botimet Dita 2000, Tiranë 2011
7 I njëjti shkrim, të njëjtit autor, Qazim Rrushaj dhe Florie Lule Bajraktari, te http://www.ilirida-online.com.
8 Aristidh Kola, “Gjuha shqipe-Nanë e gjuhës greke”, te http/www.facebook.com/pellazgët-ilirët-shqiptarët.
9 Besnik Imeri, “Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”, Botim i autorit, Tiranë 2013, faqe 91.
10 Luigi Luca Cavalli-Sforza, “Gjenet, popujt dhe gjuhët” Besa, Tiranë 2012, faqe 207.
11 Shiko polemikën e disa personave, në faqen, “Albanians are 100% Illyrians“, në http://www.facebook.com.
12 I njëti shkrim, në ballë të saj.
13 Lutja e Akilit para Zeusit të Dodonës, e nxjerruar nga Homeri, “Iliada”, Kënga XVI, vargjet 236 – 237.
14 Fiqiret Barbullushi, “Homeri-historia, racizmi”, Botimet Dita 2000, Tiranë 2011, faqet 157-159.
15 Shqipe Hoxha, “Iliria”, në http://www.facebook.com.
16 Herodoti, Libri i I, faqe 173, cituar sipas Aref Mathieu, “Mikenët-Pellazgët, Grekët ose zgjidhja e një enigme”, Plejad, Tiranë 2008, faqe 442.
17 Shiko më mirë pjesët “Egjeo-kretasit” dhe “Mikenët” në veprën e përmendur të Aref Mathieut, faqe 437-465.
18 Aref Mathieu, vepra e cituar, faqe 419.
19 Aref Mathieu, “Shqiptarët…- Odiseda e një populli parahellen”, Plejad, Tiranë 2007, faqe 112.
20 Aref Mathieu (Arif Mati), vepër e cituar më parë, faqe 568.
21 Po aty, e njëjta faqe.
22 Po aty, faqe 569.
23 Shiko punimin tim “Evropa e Bashkuar dhe Shqiptarët-6”, tani të korigjuar, të dhënë me emrin “Shpalime për Evropën-6”, në faqen time http://www.brahimavdyli.ch.
24 Aref Mathieu, e njëjta vepër, faqe 210.
25 Besnik Imeri, “Epiri, një histori pellazgo-shqiptare”, Botim i autorit, Tiranë 2013, faqe 119.
26 Po aty, faqe 121.
Tribuni që hapi dritaren e lirisë (Jetëshkrim për Haki Bajramin në 15-vjetorin e rënies * 16 prill 1960 – 26 mars 1999) nga Shefqet REXHEPI Haki Bajrami u lind më 16 prill 1960 në … Continue reading
Qëndresa dhe mosnënshtrimi si lajtmotiv Mendime rreth Vëllimit Poetik ” Dritare e Lirisë” e autorit Haki Barjami Nga Hamza HALABAKU Poezia e Haki Bajramit, e përmbledhur në këtë vëllim, shquhet për … Continue reading
Poezi e veçantive shqiptare Mendime rreth Vëllimit Poetik ” Dritare e Lirisë” e autorit Haki Barjami Nga Ramadan MEHMETI Kur e lexon këtë vëllim poezish të Haki Bajramit, nuk ke si të mos mendosh se shkrimi … Continue reading
PËR LUFTËN DHE KRENARINË… Mendime rreth Vëllimit Poetik ” Dritare e Lirisë” e autorit Haki Barjami Nga Jonuz Fetahaj Duke i lexuar këto vargje të gërshetuara me një pedantëri dhe maturi, duke e … Continue reading
Poezi nga Arqile. V Gjata
Përfytyrime Nëpër Vargje...
Të shikosh dëborën dhe erën
kaq afër nëpër fshat e t‘i ledhatosh me duar cung
në këto vise të veriut,
rrezikon të trembesh nga ulërima e egërsirave,
që si muzikë”Pop” bredhërijnë
nëpër shtëpitë e fshatit.
Në ish sheshin e Katundit
grinden të humburat melodi
në skamje për kufoma këngësh
dhe shëmtitë e tyre shëtisin asfalteve
për të qenë të lumtur një çast.
* * *
Ai,
kishte sëmundje të keqe…
Sytë i dridheshin nën mbulesën e qerpikëve të gjatë
me bojë dyshimesh shkruar.
Dikush e ngriti në krah deri te frymëmarrja
që i përgjigjej peshës së tij të lodhur.
Përsëri zbriti, të ndiqte shtëpinë e vet që lundronte mbi lumë.
* * *
Unë,
duke ardhur rreth e qark vetes për të parë
çfarë kam për të lënë peng
e si një mendim i prishur
rrjedhojë e fërkimit me jetën
m’u tha qëllimi i vetes,
do shkoj te pragu i një kasolleje
ku jeta ecën shaluar mbi një dhelpër
për të gjuajtur lepuj!
Athinë-2010
PA TITULL
Kur ika nga Vlora,
e kyça detin në gjoksin tim,
të mos i dëgjoheshin jashtë meje rënkimet.
Kur më merr malli për të,
shtrydh gjoksin t’ia dëgjoj
këngët e fëmijërisë.
Athinë 2009
Nga Silvana Berki
Është shumë e vështirë të ruash një balancë ndërmjet shoqërisë së vëndit ku jeton me atë që ke lënë mbrapa për shumë vite me radhë, sepse të dyja lëvizin në të njëjtën kohë dhe detyrimisht nuk mund të gjendesh në të dyja në të njëjtën kohë.
Çështja, KOHE, EMIGRANT jane dy tema qe dua ti ngre sot në këtë diskutim.
Kur isha e vogël dhe jetoja në vëndin tim, shumë gjëra atëhere dukeshin ndryshe, kur i krahasoj me tani. C`farë ka ndryshuar brënda këtyre 30 viteve të fundit? Ajo që bie në sy menjëherë nuk janë vetëm ndryshimet dinamike-ekonomike, por psikologjiko-shoqërore. Nuk mund të themi se ato që ndodhën gjatë këtyre viteve ndodhën pa arsye. Sot kemi një Shqipëri që mundohet me mish e shpirt nëpër dhëmbë drejt përparimit, shoh një shoqëri që merr frymë e lirë, qe lufton te gjej shtegun e vet drejt demokracisë brënda kapacitetit të vet, një shoqëri që përplaset me moralin të cilin po e rindërton jo me diktat por vetëdije dhe mbi të gjitha shoh fytyrat e njerëzve që edhe pse më të lumtur se 30 vjet më parë prap ankthi nuk ju është larguar.
Sociologu skocez Alexis de Tockuevill thotë:” liria është aftësi, nuk është cështje të cilën mund t`ja japësh njerëzve si masë legjislative. Eshtë dicka që duhet mësuar dhe edukuar. P.sh. njeriun mund ta zbërthesh nga prangat e skllavërimit, por kjo nuk e bën atë të lirë. Të jetë I lire ai duhet më pare të ketë besim në vetvete, aftësi të funksionojë I pamvarur dhe të dijë të kontrollojë mundësitë dhe dëshirat e pafund që do të ndesh në jetë”.
Kanë kaluar pothuaj 24 vite nga dita që e lashë vëndin t`im, duke marrë me vete vetëm atë që më identifikonte mua, kulturën me të cilet luftova dhe perballova sfidat që emigracioni më solli. Ju do të mendoni se kam jetuar në një shtet “parajsë” dhe unë nuk e mohoj atë. Në aparencë dhe në krahasim me shumë vende të tjera europiane, Finlanda ka standart të lartë jetese, ndaj edhe përplasja ime si emigrante nuk ka qënë ajo financiare. Keni menduar ndonjëherë pse shumë emigrantë atje në botën e parajsës i dhanë fund martesës shumë vjecare? Apo, pse shumë emigrantë pësuan jo vetëm zhgënjim por demoralizim total gjë që I coi edhe drejt sëmundjeve psiqike? Sigurisht që të gjitha këto kanë një apo shumë shpjegime. Por ajo më kryesorja dhe përplasja më e madhe që ne emigrantët ndeshëm ishte pikërisht botëkuptimi psikologjik. p.sh. nëse patriarkalizmi në vëndin t`im vlerësohej duke e cilësuar dhe lejuar mashkullin shtylla e shtëpisë, ky fenomen nuk vlerësohej në kulturën ku shkova dhe sidomos kur ky partriarkalizëm shfaqej me forma shoviniste ndaj femrës. Një tjeter faktor ishte edukimi i fëmijës. Aty ku shkova koncepti I edukimit të fëmijës ishte ndryshe nga ai që unë kisha marrë me vete nga kultura e vendit tim. Janë pikërisht të gjitha këto përplasje botëkuptimesh që jo vetëm nxorrën në pah difektet e kulturës prej nga vija por e vështirësuan gjendjen psikologjike të emigrantit dhe pasojat janë nga më të ndryshmet sic edhe unë i kam sjell tek libri me 15 tregime, si pesëmbëdhjet mesazhe jetësore për të lidhur këto dy botë, këto dy kultura packa se duhej t`i përjetoja unë, apo dikush tjetër për ti sjellë ato si provë e ndryshimeve sociale që po përjetojmë.
Mendimi se eksperienca ime nëpërmjet këtyre tregimeve shoqeroro-psikologjike, si një qartësi të koncepteve dhe fenomeneve të hasura kohës ku jetojmë mund të ndihmonte në progresin psikologjik-social të bashkëatdhetarëve të mi kudo ndodhen, më ka dhënë forcë, shtytje të vazhdoj dhe gërmoj mbi diferencat dhe fenomenet dëmprurëse për t`i rindërtuar ato mbi një logjikë të shëndoshë. Ne të gjithë kemi dëshirë për fëmijët tanë të rriten jo vetëm të shëndoshë nga ana fizike por edhe shpirtërore kohës ku jetojme. Në pyetje është, me c`farë identiteti po i afrohemi kësaj kohe ku fëmijët tanë po rriten?
Ndaj, po ndalem pak pikërisht tek fenomeni IDENTITET.
Karakteristikat individuale të cilat na bëjnë të jemi individ, i quajmë identitet. Kur këto karakteristika personifikojnë një grup shoqëror me interesa të përbashkëta, këtu kemi të bëjmë me identitetin kombëtar. Ndërsa emigrant edhe pse është individ, Identiteti i tij përmban në vetvete karakteristika të dy kulturave, dy kohëve dhe dy kombeve, gjë që e bën atë të pasur në mbartjen e shumë kulturave por në të njëjtën kohë edhe të vështirë ruajtjen e një balance ndërmjet të dyjave, sepse në të njëjtën kohë cdo gjë lëviz.
Ndërsa, kur këto karakteristika cilësojnë mentalitetin dhe feneomene të një kohe të caktuar kemi të bëjmë me identitetin e kohës ku jetojme, moderne apo postmoderne, pra origjinalja apo sipërfaqësorja, baza apo irrealja. Megjithatë, sado origjinalja të vishet, të zbukurohet me silikon, të bëj operacione plastike, prap se prap asgjë nga këto nuk e ndryshon përbërjen origjinalitetin e saj. Ne ngelemi të lakuriqtë qënie biologjike që lindim dhe vdesim. Po ashtu, toka, pyjet, malet, uji i burimeve ngelen të pacenuara nga origjinalja megjithë këtë zhvillim global postmodern në të cilën po jetojmë.
Ndaj pyetja ime eshte; cilat janë këto ndryshime që na identifikojnë si kohorë sot? Dhe cilat janë ato vecori që na bëjnë të mos ndihemi të tillë? A janë format e të menduarit tonë? Si na identifikon e kaluara jonë historike?
Nëse do të merrnim vetëm fenomenin ” e të menduarit”, do të vazhdoja të pyesja: cila ka qënë mënyra analitike që është përdorur para 100 vjetësh? dhe cili është ndryshimi me analitikën e sotme? Po të analizojmë këto dy fenomene do të jemi në gjendje të përcaktojmë edhe identitetin e mentalitetit tonë kohorë ku qëndrojmë. Ja p.sh. nëse nxitja e një konflikti më parë është gjykuar duke drejtuar pyetjen : c`farë po ndodh? Sot preferohet të bëhen pyetje: cili ishte shkaku i ngjarjes? Ndryshimi në mes këtyre dy pyetjeve është se e dyta shërben si parandaluese. Duke analizuar para kohe c`pasojë mund të sjellë një X veprim në të ardhmen, jemi në gjendje edhe ta parandalojmë të keqen. Me këtë dua të sjell në pah se edhe ndryshimet shoqërore europiane nuk kanë filluar revolucionin e tyre me tregun e lirë, as me zhvillimin liberal kapitalist, por me një revolucion psikologjik, me formën e të menduarit psiko-analitik që prej 1800. Ndaj, e hapa sot edhe si temë sepse ndryshimin për mirëqënie shoqërore kohore nuk e sjell kapitali, por kapitalin e sjell zhvillimi individual psikologjik.
Nëse perëndimorët identifikohen sot për të menduarit psiko-analitik si më të zhvilluar, gjë që mendohet t`i ketë ndihmuar në zhvillimin e tyre social-ekonomik, edhe shoqëria jonë shqiptare duhet të pësoj pikërisht këtë thyerje mentaliteti duke i kaluar një epoke dhe faze zhvillimi të nevojshëm drejt postmodernizmit. Nuk është aspak mendim skitzofrenik të besosh në një mundësi të tillë duke pasur një besim kaq të madh në psiqikën dhe intelektin e vëndit tënd, sepse Ne jemi një komb me mëndje të hapur, i lejojmë të rejat të hyjnë dhe këto janë pikërisht karakteristika që na dallojnë nga të tjerat dhe e bëjnë të lehtë edhe këtë ndryshim të nevojshëm psikologjik ku dashur pa dashur ne të gjithë jemi dëshmitarë dhe kontribues të këtij revolucioni psikologjiko-shoqëror.
AURORË E DIELLIT, PASQYRË, FRYMË DHE SHPRESË E JETËS Parathënia e librit me ESE dhe Prozë Poetike ” Aurorat e Diellit” e autorit Gjergj Nikolla Nga Albana Alia Për të … Continue reading
Poezi nga Irina Hysi Grimcë në plazmë! Dhe jo vetëm, lind çdo sekondë, hapet bërthamës Një emocion që ju mbush tejembanë! Një magji e vërtetë ndriçimi, ngrohtësi! Këtu pashë lindjen e diellit, derisa doli në formë! Pertej dajtit, mbi xham, … Continue reading
DITËLINDJA Nga Juela Dulaj Mesnatë! Sapo ka kaluar dt.12 dhe hyn një datë e dashur për mua… Dt.13 e Shtatorit! Për shumicën e njerëzve njihet si datë tersi ,e keqe,por jo për mua. Për mua është data më e bukur, … Continue reading
Intervistë e autores Jeta Vojkollari në emisionin “Show – Vizion Plus” Djalli që pagova për këshillë http://albanian.tv/watch/47079/vizioni-i-pasdites-djalli-qe-pagova-per-keshille-22-shtator-2014-show-vizion-plus Vizioni i pasdites – Djalli që pagova për këshillë – 22 Shtator 2014 – Show – … Continue reading
UNIONI I SHKRIMTARËVE DHE KRITIKËVE SHQIPTARË L’UNION DES ECRIVAINS ET DE CRITIQUES ALBANAIS E mail : reshats@hotmail.fr Tel:044 111 430 / ProCredit Bank : 11160022720001-30 Prishtinë më, 22 shtator 2014 KOMUNIKATË PËR MEDIE Simpoziumin i dytë Internacional … Continue reading
POEZIA E JETËS MIDIS TOKËS DHE QIELLIT. Parathënie e Vëllimit Poetik ” Toka Qiell” e autorit Gjergj Nikolla nga Albana Alia 1. Poezia si linguistic drama e fragmenteve të jetës. … Continue reading
BESA IMAMI: “YLL’ I PASHUAR” I SKENËS SHQIPTARE Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë 1. Në vitet ’80-të të shekullit të kaluar, kisha nisur kërkimet për veprimtarinë e mësuesve atdhetarë shqiptarë, sidomos për ata që kishin mësuar në Normalen … Continue reading
RRËFIME SA TË NATYRSHME AQ DHE POETIKISHT TË NGRITURA Parathënia e Romanit “Çanta e mistershme” e autorit Erjon Hamdi Muça Nga Anton Nikë Berisha “I lumtur është artisti që ngre përmendoren … Continue reading
Poems by Teresinka Pereira Poezi nga Teresinka Pereira time for Poetry just a few words a few lines the mind is roaring asking for Poetry closed lips the distance turns on a jet of desires I get … Continue reading
Nga Prishtina në Athinë nga Bardhyl Selimi Që prej dy vjetësh, po përgatisnim një vizitë të dytë në Shqipëri të mikut polak esperantist, Tomasz Chmielik. Qëllimi: promovimi i versioneve në Esperanto … Continue reading
Skicë: TË LUMTË, SHQIPËRIA IME! Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë Tani, kur po i shkruaj këto pak radhë, është mesdita e datës 21 shtator 2014. Të gjithë bashkëkombësit e mi, që ndodhen në Sheshin “Nënë Tereza” të kryeqytetit, por … Continue reading
Libri i Miradije Ramiqit Nga fjala e mbajtur në manifestimin poetik ballkanik të Gjirokastrës Nga Bardhyl Maliqi Të flasësh për një artiste poliedrike si Miradije Ramiqi, piktore e afirmuar, poete e mirënjohur dhe pedagoge në … Continue reading
Epshi karakteristik për pikturim dhe vjershërim Nga Prof. Shyqri Nimani Miradije Ramiqi Këtë vit, piktorja, poetesha dhe pedagogja Miradije Ramiqi kremton 61- vjetorin e lindjes dhe … Continue reading
Ramiqi me “Dashuria flet me zemrën e diellit’’, edhe në gjuhën italiane http://kultplus.com/ ‘’Unë kam dëshiruar që poezia të lexohet edhe nga vendasit e tjerë jo vetëm nga shqiptarët”, ka thënë për KultPlus, autorja e librit “Dashuria flet … Continue reading
Një fletë nga ditari i Dentar Shabllos
fq 20 501
Satirë nga Agron Shele
Mëngjesi kish ardhur i athët, pa shkëlqimin e ditëve të shkuara dhe për më tepër i zbrazët. Pas një nate pa gjumë, të mbushur me ëndrra të krisura dhe zhurma të tmerrshme Dentari kapsalliti sytë picërronjës dhe gjak të kuq nga pagjumësia. Brofi për një moment në këmbë , vështroi raftin e librave në heshtje dhe gjithë zhgënjim. Ata qëndronin aty të gjithë, disa të radhitur mirë, disa të hedhur në stoqe dhe ndoshta edhe të mykur. Ishte bërë gjithë ajo punë e madhe, por kishte vetëm një problem të vogël. Lexuesi nuk i kish përfillur kurrë veprat e mëdha . Përpjekja kolosale nuk përfundonte me kaq. Edhe çantat e stërmbushura që përpiqej ti zbrazte koferencave dhe takimeve globale me kryeqendër aty nga qyteti i tij, nuk po i boshatisnin raftet .
“Ndoshta është mallkimi i atyre të nëmurve që nuk më kuptuan asnjëherë”
Edhe pse u mora ndonjë qindarkë, disa syresh i përktheva nga “GOOGLE” në gjuhë që as i kanë dëgjuar por dhe unë vetë si kisha dëgjuar. Është bërë punë e madhe, kam kaluar netë të tëra pa gjumë, i kam çuar atje ku as vetë, por as unë nuk e di se ku kanë shkuar dhe ata ankohen se kam harruar padashje të hedh punën e tyre në gjuhën që e kanë shkruar. Gjithçka e kam bërë në emër të artit, po ku di nder bejtexhiu, muzikanti, folkloristi apo dhe ndonjë fshatar që edhe një shishe raki që kish dërguar nuk e kishte rrushi. Ndonjërit mund ti ketë ngelur vepra edhe pa botuar, ose mund të ketë ndërruar jetë, por faji ska pse të më mbetet mua, pasi unë e kam bërë punën time. Pale të tjerët. Ankohen pse paguajnë rrugët e mia të gjata brenda qarkut. Ata janë të çmendur. Ndoshta mund të jem çmendur unë, por këtë sekret të voçkël po ta tregoj vetëm ty ditarit tim.
“Ndoshta ua kam bërë nderin më shumë se ç’ u takon”
Harrojnë çertifikatat që u kam dhënë, për art, bukuri, estetikë, por dhe dancim, vallëzim kjo e fundit se e them me fjalë tabani këtë të shkretë. ( të kontrolloj edhe njëherë çantën se përherë e mbaj plot. …pastaj këputi një vulë gëdëp dhe dy tre firma dhe u sos kjo punë). Po a kam qënë unë ai që po i publikoj në revistat dhe Antologjitë e mia që do publikohen brenda dhe jashtë vendit në të ardhmen ose në pamundësi pas vdekjes. Po ç’ farë janë 50 euro për kokë?! … asgjë. Po antarësimet që u kam bërë në akademinë time. ( Duhet të jenë ose të rrjedhur ose naivë që besojnë çapkënllëqet e mia)
Eh ditari im !
Tashmë po kuptoj se nuk është krisja e natës dhe e errësirës që përfshin nganjëherë por dhe dendur shpirtin tim. Duhet të jem i sëmurë. Këtë e dimë unë edhe ti. Emri i Dentar Shabllos qarkon botën sot. Kokë o Kokë ! Unë shkruaj për neoromanin ( në fakt ç’ do të thotë neoroman???- këputja kot) dhe librat e mi qëndrojnë këtu të palëvizur dhe si në përjetësi. Ndoshta nuk më kuptojnë. Mijëvjeçari tjetër po vjen kështu që më pret puna. Këta të gjorë le të rrinë në vend.
Kam dhe një merak tjetër. Po dëgjoj nga të afërmit e mi, se për të tjerët as që pyes dhe as kanë guxim të përballen me mua, sikur në aktivitet e fundit nuk flas por bërtas, nuk egzaltoj por i tmerroj … Bo!.. Bo! Kjo është problem se andej nga stallat e lopëve, në fshatin X ( kjo më ngatërron me poezinë time të pavdekshme ; x-proliks / ata që më kanë inat / të bëjnë dang -ding) , kam një tufë evenimentesh globale.
Më mirë po e mbyll për sot. Këto që folëm janë mes ne të dysh i dashur ditar ! Gjithësesi një gjë është e sigurtë : Njëri nga ne të dy është i çmendur. Ose ndajmë përgjegjësitë në mes. Të dy jemi të çmendur.
POEZI QË SHPRISHIN REALITETIN KOHOR !… (Dibran Fylli “Ditët e 1365 jolirisë”, poezi LSHK Prishtinë, faqe, 83) nga Bilall Maliqi Frymëzimet poetike lindin në momente të caktuara … Continue reading
Poezi nga Xhelal TOSKU Shkëputur nga vëllimi poetik “Qiparis në rrugë”, 2000 Redaktor Xhevahir Spahiu MIZORI loti që rrokulliset prej syrit ka shijen e kripës e gjora po qan gjithë-gjithë kjo është që mbet’ prej dashurisë … Continue reading
Rreth mrekullisë së poezisë Eseniane (Sergei Esenin) Nga Agron Shele Shkëputur nga Libri eseistik “Ngjyrime Universale ( ESE – I ) ” Të referosh, rreth mrekullisë poetike të Sergei Eseninit, është njëlloj sikur të hapësh faqet … Continue reading
Nesër (Ajo për të cilën do të na velësojë Papa Francesku) Nga Azem Parllaku Paardhës të pellazgo-ilirianëve paganë, ne shqiptarët jemi ndër përfaqësuesit e parë të krishtërimit, që me shfaqjen e tij. … Continue reading
Poezi nga Donikë Rrethaj NUK DU VEÇ ANDËRR… Do bahem zanë,,e n’kohë do shëtis, n’buzë t’nji bregu ke me m’gjet, po aty ku lamë takim, aty zemër te i joni det. Do bahem zanë,,t’kam … Continue reading
Poezi nga Teuta Osmani ËNDRRA TË BRAKTISURA Ëndrra të braktisura gjejmë në kujtimet tona, si një album i lënë vitesh prej kohërave që vërtet shkuan nga gjurmët që ngelen përjetët,. … Continue reading
Poezi nga Nikollë Loka
Arnimi i fjalës
Më vjetrohet fjala
brenda shpirtit,
më arnohet fryma.
E ndër litarë
që frikshëm i tund era,
vargjet lidhen nyje.
Më vjetrohet pamja
brenda syve,
më arnohet drita.
Dielli me pendesë
po shuhet.
Perëndimi griset.
Kam parë në mesnatë
Kam parë në mesnatë
qiellin mistik
për tokë të shtrirë.
Mbi të yjet deheshin
me frymë,
dhe shkonin e vinin
në një agim të fshehtë.
E mijëra flutura mbushnin
me ngjyra
një hapësirë të zbrazët.
Kam zbritur shtatë shkallë
nën shtatë hije qiejsh,
ku retë përplaseshin
në breg
si dallgë.
Në breg
e kam shkelur me këmbë
hijen time,
sapo më erdhi pranë.
E shkela pa dhimbje.
Vjeshta nudo
Vjeshta nudo në të ftohtë,
e njerëzit të veshur për dimër.
Ditë e përhime
pejsazh që vlen për një piktor,
e mua më shkakton vetëm dhimbje.
Dhimbje prej një shkëmbi të çarë,
vuajtje kur vjen një jehonë,
dhe erë e marrë që sjell vaj
e rënkon.
Përtej nesh ndryshk e hi,
një pejsazh që fsheh.
Mjegull në re,
pejsazh që pret për një piktor.
Imazhi artistik dhe subtiliteti krijues i poetit Arqile Gjata Nga Dr. Zejnepe Alili – REXHEPI Vëllimi poetik “Lumenjtë janë të vjetër”, i Arqile Gjatës, poetit vlonjat që prej disa vitesh jeton … Continue reading
Poezi nga Musa Jupolli Ndizma shpirtin flakë Ndizma shpirtin flakë Ta ndriqoj botën Ta ndërtoj një kullë me libra Ta shkruaj enciklopedinë N’ etimologjinë si fëmiu që qeshë Imagjinatën e epopesë njerëzore Me vargje të … Continue reading
Poezi nga Arqile Gjata
EGOIZMI, KËNGA IME!
“Jeta, natën apo ditën, shfaqet gjithnjë si nëpërkëmbje e të gjitha dëshirave tona.”
Çharles Bukowski
Ngrehu, eja…
Vishu bukur egoizmi im i dashur!
Ti i shpërfill të gjithë kufijtë
shëmbëlltyra bashkëkohore
veshur me urtësinë e një burri të pashëm!
Mos u tremb!
Dhe zotat egoiste kanë qënë
ca në ngjyrë rozë, e disa të bardhë,
prej teje
gjigandët lavdi kërkuan!
Eja egoizmi im, si një i shenjtë
mate të ardhmen,
për mua je shumë i rëndësishëm
fytyrën tënde e dalloj dhe në gjumë.
Unë ngashërehem kur më afrohesh pranë
edhe kur ka shumë mjegull
më dukesh si vajzë e ëmbël!
***
Tani nuk është më çudi…
mbi të përkulem
kufoma ime e mbart përherë mbi supe,
është kënga ime-egoizmi!
Autorja e njohur, Bukurie Bushati vjen me librin e saj më të fundit, romanin “Enigma ime, Lira” Redaktor e korrektor: Demir Gergji Kopertina: Endrit Çela Piktura: Elona Marika ISBN: 978-9928-193-04-9 Recension nga Kazanova … Continue reading
Poezi nga Drita Lushi Të pathënat…. I dashur! Kemi lënë shumë fjalë pa thënë, e jemi dashur qetë unë dhe ti; Unë hesht gjithnjë kur zemërohem E ngazëllimin çel si maj,në dashuri! Papritur, nis … Continue reading
I poeti e la magia delle Tremiti La “Nave dei Poeti… sulle onde di Diomede”: anche quest’anno, per l’ottava volta, si è ripetuta la magia. Il 14 settembre alle otto di mattina i “Poeti Extravaganti” – cosí, da dieci anni, … Continue reading
MARK LAZRI: NA LA MESAZHIN KAQ DOMETHËNËS, “SHKOLLA, JETA IME!”… Nga: Prof. Murat Gecaj publicist e studiues-Tiranë 1. Nuk më kujtohet me saktësi, por e di mirë që njohja e parë me kolegun e mikun e paharruar nga Perlati i … Continue reading
Kur shkruhet me dashuri për qytetin e lindjes (Monografi e zonjës Sanie Gashi për Prishtinën e fëmijërisë së saj) Nga Bardhyl Selimi Kishte gati një vit që e ruante për … Continue reading
Kur shqipja dhe gjuha esperanto lidhen në letërsi
“Letërsia nga këto anë është shumë interesante dhe gjithmonë botimet e mia i konsideroj si fëmijë të rritur mirë, dhe jo të gjymtyruar. Kur lexoj shembull Demaçin, pas shumë gjërave që kanë ndodhur prapë ka shumë optimizëm në fjalët e tij. Unë premtoj se do ta mësoj shqipen vetë dhe do të angazhohem më shumë për përkthime të tilla” ka shtuar Smelnik. Arbër Selmani . Ajo fillimisht u mendua si një gjuhë që do të lidhte njerëzit kudo, një kombinim mes gjuhës amë dhe një gjuhe të përbashkët artificiale. Në Shqipëri duket të jetë më e pranishme se në Kosovë, por edhe këtu kujtojnë vitet 60-të kur ajo provohej të mësohej ndër njerëz në arsimin e asokohshëm. E Esperanto është shumë e lidhur me gjuhën polake. Polonishtja për shumë kohë është e pranishme në letërsinë kosovare dhe anasjelltas, me përkthime të cilat kanë sjellë Kadarenë e Kongolin, dy prej emrave eminentë letrarë në letërsinë mbarëshqiptare. Esperanto duket si kulturë në humbje por me një identitet që nëse jo ndër njerëz, është provuar të ruhet në letërsi, në vepra e romane që lexohen me lehtësi nëse ka njohuri të disa gjuhëve evropiane. Së fundmi nga gjuha esperanto është përkthyer edhe vepra “Bota është një pejsazh me ngjyra të ndritura” (La mondo estas pejzago kun brilaj koloraj) e autorit Eqrem Basha.
Në një takim me një delegacion esperantist, Basha është shprehur i lumtur që vepra e tij po vjen në një këndvështrim të tillë.
“Shqipëria ka një lidhje me gjuhën esperanto dhe esperantitët qysh nga viti 1907 ndërsa në Kosovë njoh një traditë më të paktë. Megjithatë, me nxitje të vogla mund të krijohen kontaktet e reja. Është një punë e jashtëzakonshme që përkthime të tilla po ndodhin, është një sakrificë dhe një durim që e kemi pasur të gjithë” ka pohuar Basha. Përmbledhja në fjalë është bërë nga poezitë e ndryshme të Bashës ndër vite. Në po këtë takim që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare ishin të pranishëm edhe Sali Bashota e Adem Demaçi. Veprat e dyshes po ashtu janë gati për tu përkthyer dhe shpërndarë, në këtë gjuhë e cila për këtë të fundin duket se është shpëtimtarja e kombeve. “Unë besoj në Zot në një mënyrë tjetër, jo në atë se si sot predikohet. Megjithatë mendoj se Esperanto është gjuhë e cila shpëton. Polonia si vend na ka ndihmuar shumë në kohërat tona të vështira, drejt një lirie të cilën u desht ta paguanim shumë shtrenjtë. Esperanto është gjuha e njerëzve dhe për neve është privilegj që arritëm ta ruanim një identitet të tyre, sado i vogël të ketë qenë ai” ka shtuar Adem Demaçi në takimin e vogël që u organizua nga Basha me ardhjen e delegacionit që në disa vite ka përkthyer autorët shqiptarë si Kadare, më pas Luljeta Lleshanaku, Mimoza Ahmeti e Ylljet Aliçkaj.
Tomasz Smelnik – aktivist i lëvizjes esperantise në Poloni dhe një nga kontribuuesit më të mëdhenj të përkthimit të veprave shqipe në këtë gjuhë, pos Bashës ka përfshirë edhe emrat e tyre në disa përkthime. “Letërsia nga këto anë është shumë interesante dhe gjithmonë botimet e mia konsideroj si fëmijë të rritur mirë, dhe jo të gjymtyruar. Kur lexoj shembull Demaçin, pas shumë gjërave që kanë ndodhur prapë ka shumë optimizëm në fjalët e tij. Unë premtoj se do ta mësoj shqipen vetë dhe do të angazhohem më shumë për përkthime të tilla” ka shtuar Smelnik. Sali Bashota, po ashtu autor i disa veprave, tregon se një bashkëpunim i tillë mes Esperantos dhe gjuhë shqipe duhet të vihet edhe në nivel institucional. Në po këtë takim u premtua se Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të jetë ndër të parat që do të nisë një bashkëpunim të frytshëm me këta përkthyesë dhe studiuesë të devotshëm.
Në Suedi filloi votimi për zgjedhjet parlamentare dhe regjionale. Nga Astrit Gashi © astritgashi Prej sot 27 gusht e deri në ditën e zgjedhjeve me 14 shtator, në Suedi janë të hapura qendrat e votimit të parakohshëm për … Continue reading
Adelaida Nga Lida Lazaj Kur fëmijët janë në qendër të vemendjes, imazhi I Adelaidës vjen e më ulet në sy. Nuk mund ta harroj! Fëmijët dhe të moshuarit kanë qënë dobësia ime, që … Continue reading