Poezi nga Irina Hysi
© Art Irina
Ekstazë urbane !
Nuk mund, nuhati loti i nxehtë avullin, e thithi stomakut,
copëtema thike, me gjalp realiteti.
Dy flakë dhiploxhami, rrëshqiti psherëtimash,
me këmbë gozhdoi, globin plakë.
Rreckamanët e tapetit të kuq parë në kinema,
me kartona fabrikate lëkundëse…
Ai, ëndërruesi shenjtor-mëkatari në timon, tërmet…
Dyerve të qiellit hapi të verdhën e vezës, ekstazën urbane.
Spërkati me ligjlimoni e me piperpronash,qepi çdo kopsë.
Kaluar në penj flokë pelash, shkallëve zig-zag, stërvitje
Llogariti frymën ne dridhje, kalorësit mbuloi me dritë hëne.
urtësisi tradicionale…
Për të qëndruar zgjuar do të hidhte në erë, do të thyente
s’mundin gënjeshtar.
Ngrohu me avull mushkritë, la zërin të lartë, kafshatkohën
mundi detit, furnizimin me ujë !
….©Irina Hysi