Shenjtërimi i dashurisë në gjuhëne prozës së Violeta Allmuçës ( Refleksion rreth romanit – Dashuria vjen nga jugu ) / Nga Agron Shele

 

u1_llmuca-DashuriaVjenNgaJugu

 

Shenjtërimi i dashurisë në gjuhëne prozës së Violeta Allmuçës

( Refleksion rreth romanit – Dashuria vjen nga jugu )

 

Nga Agron Shele

 

“Dashuria vjen nga jugu” është një tjetër roman i autores Violeta Allmuça, i cili për nga struktura se si është ngritur kjo vepër, për nga gjetjet dhe larmia e personazheve, për nga narrativiteti përshkues dhe fryma intriguese e tyre, për nga mesazhet dhe idetë që parashtron, për nga teknika bashkohore e përdorur dhe stilistika e veçantë, për nga gjerësia e përshkallëzimit të insituatave dhe hapësira kohore e radhit këtë vepër prozaike si vepër të një dimesioni të ri, vepër që hap tjetër prespektivë në kulturën e shkrimeve shqipe, vepër që lançon por dhe pasqyron shkallën e lartë të integritetit të letërsisë postmoderne shqiptare. Në këtë kontekst dhe me këtë lloj moderaturë letrare kjo vepër përqas dhe kapërcen në këndvështrim shumëdimesional, qoftë në aspektin lirik, qoftë në aspektin social-psikoligjik, qoftë në aspektin metafizik, pse jo dhe atë të realizmit magjik. Përmbajtja e romanit kalon nëpër qerthuj dhe labirinthe të fshehëta, gati të errëta, të cilat si hije dhe me gjithë oshilacionet që i shoqërojnë vërtiten rreth kryepersonazhit “Tomi S”, tipizues i karakterit pseudo- mondan, që po ringrihet së prapthi në shoqërinë e klasit të lartë.

 

 

violeta allmuca

 

Violeta Allmuça

 

Në paratezë të plotë me idenë përshkuse të këtij romani vihet theksi tek lajmotivi dashurisë, si ndjenjë që lartëson por dhe përjetëson, qendërzon dhe detraton botën njerëzore, mistizon por dhe hyjnon. Përbrenda gjithë kësaj zanafille endet shpirti i vdekur i një gruaje, e cila duket se zbret nga kurmi i antikës më të lashtë, ” Dea-s ” së Butrintit, që sikurse dhe ajo e mbrritur në kohët më moderne me kokë sklupturale përfundon në studion e antropologut Maksi L, vetëm e vetëm që të deshifrojë shenjtërine e dashurisë dhe lirisë. Ravijëzimi i fabulës së veprës të çon në vija paralele tek “Shtëpia e Shpirtrave” , pasi shpirti i Linës njëlloj si shpirtrat e endur për gati tre breza tek Aliende, enden dhe pushtojnë memoriet e sotme, bëhen përherë e më ankthuese, përherë e më intriguse dhe të mbajnë në ankth deri në faqen e fundit. Tematika e romanit është e gjerë, ka gjeografi zhvillimesh, ka universalitetin e mesazhit dhe për më tepër është solid si në formë ashtu edhe në përmbajtje .

1- Mesazhi femëror në botën e romanit

Kurbatura e personazheve vërtitet rreth kryepersonazhit Tomi S, i cili rrethohet nga një mjedis i tërë femëror ( Lina, Fatvana, Radika, dhe Adela).Të gjitha këto personazhe lidhen në fije të dukshme dhe të padukshme me njëra tjetrën, kanë pikën e përbashkët referuese, por kanë edhe largësitë karakteriale që i ndan. Autorja Allmuça nuk e ka të vështirë për të operuar mes tyre, por edhe për të sendërtuar botën e gruas shqiptare në forma, trajta dhe realitete të ndryshme dhe e gjithë kjo tablo vjen plot dallgëzime, mes dashurisë dhe lirisë së Linës, mes nënështrimit dhe përuljes së gruas para patriakalitetit të shoqërisë shqiptare ( Fatvana), mes dhunës dhe poshtërimit të karakterit femër ( Radika), si dhe mes amoralitetit të shoqërisë ( Adela). Gjithë ky sigmatizim ka një ravijëzim, dinamikë dhe hierarki brezash, që trasmetohet tek Maria dhe së fundmi tek enigma e deshifrimit të kodit dhe kuptimësisë së gjithë librit, Dalinës. Fabula nis me Dalinën dhe përfundon po me të, ky është dhe çelësi që ndërlidh të gjithë botën femërore të librit, jep zgjidhjen vendimtare, përthan lotët e kafkës grua dhe rikthen paqen e amshuar, atë paqe që di të falë vetëm dashuria.

2- Prognoza e moralit shoqëror.

Tomi S përbën gjithë prognozën dhe moralin shoqëror të klasës ekonomike por dhe politike në rritje, jep shëmbëlltyrën e karakterit lakmimtar por dhe amoral, përherë në kërkim të pushtetit ekonomik dhe pushtetit politik. Mjedisi që rrethon botën e tij përbehet nga shkëlqimi i vlerës monetare, prestigjit të rremë dhe nuk mund të përflitet aspak për ndjenjë humane, etike apo ndjenjë shpirtërore. Autorja i ka veshur kryepersonazhit cilësitë dhe reminishencat e kastës që udhëheq vendin, fshikollon dhe ironizon mendësinë drejtuese dhe për më tepër me bisturinë e penës së mprehtë i zhvesh këto karaktere dhe i zbulon para gjithë realitetit të dhimbshëm shoqëror . Fataliteti i karakterit të tillë është i pashmangshëm,vdes nga përlyerja e turpit të vet, baltoset dhe përfundon drejt hiçit, inegzistencës, harresës së pamëshirshme që mbulon me tisin e errët dhe zhduk përfundimisht.

3- Aspekti metafizik

Aspekti metafizik i veprës qëndron tek mendësia dhe idetë që laburon autorja, tek konceptimi dhe filozofia e mendimit, tek vizualiteti dhe thellësia e obsesioneve që shoqërojnë karakteret. Dritëhijet që kapërcejnë mistiçizmin kohë parabolizojnë antikën me moderrnen, trajtat me deshifrimet, tezat e hedhura me qëllimet, limitet e kufijve botkuptimorë me vitalitetin e gjeneratës së re që po ndryshon. Vlen të theksohet shtjellimi pasazheve dhe kominikimi i antropologut me kafkën, komunikim që ka një përtejsubkoshiencë, gati apoliptik, të tejskajshëm, eremik, dhe në gjuhën e përtejshpirtshme, gjuhë që do ç’ kofikohej vetëm nga diapazonet e hieroglifeve të rrezatimit dhe lotëve të syrit, gjuha e dashurisë dhe lirisë .

4- Misioni dhe vizioni romanit

Romani është kompleks dhe përbrenda shtjellimit të ngjarjeve dhe zhvillimeve shtron ide, të cilat duhet të konsiderohen si pikëpyetjet më të mëdha të kohezionit që përjeton vetë shoqëria jonë . Autorja ngre paralele midis kafkës së shkëputur ngë trupi dhe tërësisë teritoriale të shkëputur nga atdheu . Kjo përbën realitetin më të hidhur që kanë përjetuar shqiptarët në shekullin e fundit, dhe zgjidhja qëndron sërish në kalendat europiane, njëlloj si koka në laboratorin e Antropologut. Figura e Dalinës, aspak e rastësishme, por sinjikative për zgjidhjen e gjithë nyjave enigmatike, vjen si prelud dhe frymë e shenjtëruar dashurie ( Henri L), vjen si frymë e re paqeje dhe nganjëdhimi për të kapërcyer gjithë atë të shkuar të hidhur ( lotët) dhe rikthyer paqen dhe shpresërimin për të nesërmen e re, por vjen edhe si atribuse e shembjes së mureve të vjetër dhe ringritjes së urave të komunikimit me familjen e madhe evropiane.

5- Dashuria vjen nga Jugu

(Askush nuk mund të jetojë pa frymën e dashurisë ! – autorja)

Kryefjala e gjithë romanit është dashuria. Trajtimi kësaj tematike rrëfehet si ndjesi e bardhë dhe virtyt shpirtëror, trajtohet si bukuri që përul zogjtë në lulet pranverore dhe lirisë njerëzore, si kristal që reflekton kuptimësinë e vetë qënësisë dhe burim i patjetërsueshëm jete . Epiqendërzimi i kësaj ndjenje reflekton kudo ; edhe në pas jetë, edhe në sytë e pritjes që çelin margaritarë, edhe në shpirtin e endur si fantazmë laboratoreve të ftohta dhe të akullt, edhe largësive të pakuptimësisë botë, si dhe në dejet e gjakut të ri që gjallon vazhdimësisë.

Autorja Violeta Allmuça ka hedhur hapin e radhës në suksesin e artit të saj, ka eksperimentuar por dhe lançuar teknikën më bashkohore të shkrimit prozaik, ka shprehur dhe postuluar mendimin më të avancuar të ndërgjegjies kohë, si dhe ka vendosur gurin e radhës në themelin e letrave shqipe

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s