Kur shqipja dhe gjuha esperanto lidhen në letërsi

Kur shqipja dhe gjuha esperanto lidhen në letërsi

“Letërsia nga këto anë është shumë interesante dhe gjithmonë botimet e  mia i konsideroj si fëmijë të rritur mirë, dhe jo të gjymtyruar. Kur lexoj  shembull Demaçin, pas shumë gjërave që kanë ndodhur prapë ka shumë  optimizëm në fjalët e tij. Unë premtoj se do ta mësoj shqipen vetë dhe do të  angazhohem më shumë për përkthime të tilla” ka shtuar Smelnik. Arbër Selmani . Ajo fillimisht u mendua si një gjuhë që do të lidhte njerëzit kudo, një kombinim mes  gjuhës amë dhe një gjuhe të përbashkët artificiale. Në Shqipëri duket të jetë më e  pranishme se në Kosovë, por edhe këtu kujtojnë vitet 60-të kur ajo provohej të mësohej  ndër njerëz në arsimin e asokohshëm. E Esperanto është shumë e lidhur me gjuhën polake. Polonishtja për shumë kohë është  e pranishme në letërsinë kosovare dhe anasjelltas, me përkthime të cilat kanë sjellë  Kadarenë e Kongolin, dy prej emrave eminentë letrarë në letërsinë mbarëshqiptare.  Esperanto duket si kulturë në humbje por me një identitet që nëse jo ndër njerëz, është  provuar të ruhet në letërsi, në vepra e romane që lexohen me lehtësi nëse ka njohuri të  disa gjuhëve evropiane. Së fundmi nga gjuha esperanto është përkthyer edhe vepra “Bota është një pejsazh me  ngjyra të ndritura” (La mondo estas pejzago kun brilaj koloraj) e autorit Eqrem Basha.
Në një takim me një delegacion esperantist, Basha është shprehur i lumtur që vepra e tij  po vjen në një këndvështrim të tillë.

“Shqipëria ka një lidhje me gjuhën esperanto dhe esperantitët qysh nga viti 1907 ndërsa  në Kosovë njoh një traditë më të paktë. Megjithatë, me nxitje të vogla mund të krijohen  kontaktet e reja. Është një punë e jashtëzakonshme që përkthime të tilla po ndodhin,  është një sakrificë dhe një durim që e kemi pasur të gjithë” ka pohuar Basha.  Përmbledhja në fjalë është bërë nga poezitë e ndryshme të Bashës ndër vite. Në po këtë takim që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare ishin të  pranishëm edhe Sali Bashota e Adem Demaçi. Veprat e dyshes po ashtu janë gati për tu  përkthyer dhe shpërndarë, në këtë gjuhë e cila për këtë të fundin duket se është  shpëtimtarja e kombeve. “Unë besoj në Zot në një mënyrë tjetër, jo në atë se si sot predikohet. Megjithatë mendoj se Esperanto është gjuhë e cila shpëton. Polonia si vend na ka ndihmuar shumë në  kohërat tona të vështira, drejt një lirie të cilën u desht ta paguanim shumë shtrenjtë.  Esperanto është gjuha e njerëzve dhe për neve është privilegj që arritëm ta ruanim një identitet të tyre, sado i vogël të ketë qenë ai” ka shtuar Adem Demaçi në takimin e vogël  që u organizua nga Basha me ardhjen e delegacionit që në disa vite ka përkthyer autorët  shqiptarë si Kadare, më pas Luljeta Lleshanaku, Mimoza Ahmeti e Ylljet Aliçkaj.

 

Tomasz Smelnik – aktivist i lëvizjes esperantise në Poloni dhe një nga kontribuuesit më  të mëdhenj të përkthimit të veprave shqipe në këtë gjuhë, pos Bashës ka përfshirë edhe  emrat e tyre në disa përkthime. “Letërsia nga këto anë është shumë interesante dhe gjithmonë botimet e mia   konsideroj si fëmijë të rritur mirë, dhe jo të gjymtyruar. Kur lexoj shembull Demaçin,  pas shumë gjërave që kanë ndodhur prapë ka shumë optimizëm në fjalët e tij. Unë  premtoj se do ta mësoj shqipen vetë dhe do të angazhohem më shumë për përkthime të  tilla” ka shtuar Smelnik. Sali Bashota, po ashtu autor i disa veprave, tregon se një bashkëpunim i tillë mes  Esperantos dhe gjuhë shqipe duhet të vihet edhe në nivel institucional. Në po këtë takim  u premtua se Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të jetë ndër të parat që do të nisë një  bashkëpunim të frytshëm me këta përkthyesë dhe studiuesë të  devotshëm.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s