Nesër (Ajo për të cilën do të na velësojë Papa Francesku) / Nga Azem Parllaku

 

10348538_10203597360587719_8947849928639064247_n

 

Nesër
(Ajo për të cilën do të na velësojë Papa Francesku)

 

 

 

 

azem

 

Nga Azem Parllaku

 

Paardhës të pellazgo-ilirianëve paganë, ne shqiptarët jemi ndër përfaqësuesit e parë të krishtërimit, që me shfaqjen e tij.
Një pjesë prej nesh jemi të myslimanizuar në rrethana tepër specifike…!
Dëshmia më madhore, qe na evidenton si ndër përfaqësuesit e pare te krishtërimit, pa dyshim është vënia në ballë të këtij Kombi e një flamuri, ndoshta edhe të mëhershëm, por gjithsesi e përfundimisht të krishterë, sepse ishte flamuri i Gjergj Kastriotit Skëderbeut.
Ne jemi një komb në të cilin kanë të drejta të barabarta që të 3 religjionet, megjithatë, pa u përzier aspak në çështje të teologjisë, por historikisht, strategjikisht dhe politikisht ne na takon të parapëlqejmë Krishtërimin Perendimor.
Duhet ta kemi të parapëlqyer Krishtërimin Perendimor, midis tjersh edhe për faktin që ai krishtërim, ndryshe nga ortodoksia dhe myslimanizmi, nuk ka ardhur këtu si fe e pushtuesit, por përkundrazi, është përhapur në tokën tonë, si një prej mjeteve paqësorë pikërisht për ta kundërshtuar atë pushtim.
Ose, më mirë të themi, krishtërimi i shekujve I dhe II të e.s. është përhapur ndër ne me idenë e madhe që të gjithë popujt duhet të jenë të barabartë para Zotit edhe para shtetit.
Një pjesë e madhe e shqiptarëve, ashtu si në të gjithë Botën, në Evropën Perendimore, në Amerikë, në Rusi, në Kinë e kudo gjetkë, është tashmë laike.
Kjo, do të thotë:
Megjithse tradicionalisht i përket njërit apo tjetrit konfesion, ajo tashmë nuk zbaton rregullat as të njërës as të tjetrës fe.
Janë laikë, janë ateistë, janë shekullarë apo iluministë, fakti është që ata ekzistojnë në një numër të madh dhe nuk ka asnjë arsye që të injorohen.
Ata, laikët, janë shumë më të efektshëm se cilido prej konfesionevet tanë tradicionalë.
Ata në një farë mënyre i trajtojnë që të gjitha fetë njësoj dhe e kanë shumë më të lehtë ta përqafojnë atë idenë e Kombit tonë, të shfaqur këtu qysh prej Rilindjes që, Feja e Shqiptarit është Shqiptaria.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s