Poezi nga Donikë Rrethaj

 

941457_172585642908652_761496082_n

 

Poezi nga Donikë Rrethaj

 

 

 

NUK DU VEÇ ANDËRR…

 

Do bahem zanë,,e n’kohë do shëtis,
n’buzë t’nji bregu ke me m’gjet,
po aty ku lamë takim,
aty zemër te i joni det.
Do bahem zanë,,t’kam dhanë fjalën,
do m’gjesh krejt pa e ditë,
afër teje kam mu tu vjedhë,
kjoftë natë a kjoftë ditë…
M’prit ,,,aty n’buzë t’atij deti,,
e se sheh naj vegim,
unë ndoshta s’jam me trup,
jam me zemër ti e din.
Po se zemra e krejt shpirti,
janë të tut,,kërkend nuk kam,
m’prit zemër n’breg t’detit,,
m’prit aty ,,do t’vij si zanë.

 

 

 

 

TI..

 

Sa lulet mi dhurove ,çdo ditë,
unë gjeja në portën time mbush freski,
zemra rrihte aq fort krejt e çmendur,
po rrihte në çmenduri.

Çdo ditë kthehesha dhe mendoja..
do jenë lule në derën time edhe sot?
sa shikimi im prekte portën,
shpirti fluturonte,zemra rrihte fort.

Sa lulet mi solle ,,lule në magji..
çdo petal i saj më thoshte : të dua,
dridhesha e tëra nga kjo lumturi,
po zemër ishin fjalët e tua.

Rreth e rreth shoh lule ,,po s’më japin gjë,,
janë veç tuat lule që më shijojnë,
është veç yti shikim që më deh,
e fjalët e tua që më ledhatojnë.

Të..dua..çdo petal më flet.

 

 

 

 

DREJT TEJE

 

Drejt teje do vija kambzbathun,
pa hangër,,po zemrën plot,
me kraht e hapun nga malli,
e sytë me lot.

Do t’thërrisja me t’madhe,,
m’fut n’tandin gji ,,aty du edhe me dekë,
m’baj ,,m’ngroh me tanden frymë,,
andrra jote temen ka gjet.

Drejt teje po vij,,po n’parajsën tande,
du tanden dritë ,s’jetoj ma n’terr..
ti a e din ,,? – se unë pa ty…!!
jam krejt në ferr.?

M’prit n’kraht e tu ,,e m’fut tek ti..
nuk duroj ma,,
ty a t’vjen keq q’i vuj kaq shumë..?!
e m’sheh tu kja..?

Drejt teje jam,,po ,,e ti e din..,
kam ardh tek ti,,
m’fut n’gjoksin tand e t’shujm pak zjermin ,,,
e ksaj dashni.

Nuk më sheh..?!
…..unë jam tek ti..

 

 

 

 

TA KAM VJEDHË..

 

Zemra jote rreh tek unë,,
tesh emja asht,,mos ki merak,
po do ta kthej,,sa t’hjeku mallin,,
duro, duro dhe pak.

Po edhe kur ta kesh,,sdo jesh ma mirë,
aja asht jotja po rreh për mu,
si unë q’i t’shoh n’çdo fytyrë burri,
besoj m’sheh tek çdo gru.

Unë po zemrën ta kam vjedhë,,
tesh asht emja ,,mos ki merak,,
nuk ta vras,,ti rri i qetë,,
ta kthej,,veç sa ta du ,,veç pak.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s