Nga Prishtina në Athinë / nga Bardhyl Selimi

 

 

Nga Prishtina në Athinë

 

 

 

Bardhyl Selimi

 

   nga Bardhyl Selimi

 

 

Që prej dy vjetësh, po përgatisnim një vizitë të dytë në Shqipëri të mikut polak esperantist, Tomasz Chmielik. Qëllimi: promovimi i versioneve në Esperanto të librave të tjerë nga letërsia shqipe.

Pas takimeve në Tiranë në Universitetin Evropian ku jep mësim edhe një nga autorët, z. Ylljet Aliçka, në Ministrinë e Arsimit me zonjën Tatiana Vuçani, eksperte për gjuhët e huaja, në Ministrinë e Kulturës me z. Gentian Çoçoli i Drejtorisë së Librit, padyshim vizita më e rëndësishme ishte në Prishtinë, ku do takoheshim me autorët Eqrem Basha, Sali Bashota, Adem Demaçi, Flora Brovina dhe familiarë të Ali Podrimjes së ndjerë. Z. Tomasz shoqërohej nga 6 bashkëfamiliarë të tij që kishin pranuar ftesën për ta parë Shqipërinë e Kosovën.

 

 

b 1

 

Me rektorin e UET, z. Tonin Gjuraj

 

 

Udhëtimi vajti mbarë, siç pritej, falë rrugës së re mes malesh dhe grykash, që kursen, mbi të gjitha, në kohë. Një ndalesë e shkurtër në “Bar Liqeni”, anës Kukësit, u jep mundësi udhëtarëve të shlodhen duke admiruar natyrën e bukur për rreth. Njëri nga ta, që vuante nga astma, e ndjeu menjëherë ndikimin e dobishëm të ajrit të pastër.

 

 

 

b 2

 

               Me Z. Adem Demaçi

 

 

Në Prishtinë ndalëm në mjediset e universitetit, ku na prisnin mikpritësit që na shoqëruan në një nga sallat e Bibliotekës Kombëtare. Menjëherë nisi një bashkëbisedim i ngrohtë. Tomasz shpjegoi idenë e tij për një antologji në Esperanto nga letërsia moderne shqipe, vlerësoi veprat e Podrimjes, Bashës, Demaçit, Bashotës, Brovinës etj nga Kosova të cilat i kish lexuar me endje dhe kureshtje, duke përmëndur edhe veçoritë e secilit, vështirësitë e përkthimit, nevojën për një karakter sa më ndërkombëtarisht në përkthim si dhe pengesat financiare.

Autorët nga ana e tyre falenderuan për këto vlerësime duke e quajtur veten të nderuar që vepra e tyre pasqyrohet edhe në gjuhën Esperanto, të cilën z. Basha dhe znj. Gashi e kishin njohur në vitet e tyre të gjimnazit. Z. Adem u shpreh i entuziasmuar për këtë shpikje gjeniale të një gjeniu nga Polonia, si Zamenhofi dhe e konsideroi atë si një zgjidhje shumë e gjetur për marrëdhëniet demokratike ndërmjet popujve dhe etnive në botë. (Disa ditë më vonë, gjatë një vizite në shtëpinë time, ai më njoftoi me gëzim që ka mundësi të marrë licensën e një kanali digital për Kosovën dhe atëhere planifikon ta transmetojë të plotë kursin e gjuhës Esperanto!)

Folën edhe z. Sali, kryetar i Pen-klubit kosovar, veprat e të cilit janë përkthyer tashme në shumë gjuhë të tjera kombëtare, po ashtu z. Skënder Zogaj. Më parë kishte përshëndetur edhe drejtori i Bibliotekës, që u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me bibliotekën e qytetit Bjalistok, vendlindjes së Zamenhofit.

Biseda vijoi gjatë drekës në restorantin ‘Simfonia” që shtruan për miqtë z. Adem dhe z. Sali.

Programi ynë parashikonte një vizitë në Komunën e Lipjanit, e cila mendohet të binjakëzohet më atë të Lublinit (Poloni). Në këtë kuadër do bëhej edhe lidhja ndërmjet shkollës teknike “Adem Gllavica” me një shkollë teknike të Lublinit. Për këto u fol me detaje gjatë pritjes nga kryetari i Komunës në fjalë, z. Imri Ahmeti dhe drejtori i shkollës, z. Hajrush Stublla.

Ndonëse pak vonë, miqtë donin patjetër ta vizitonin edhe Kllokotin ku janë banjat e njohura. U nisëm për atje duke na ndjekur tërë rrugës, përmes Ferizajt, një shi i rrëmbyeshëm, që për fat ndali kur mbërritëm para kompleksit madhështor të llixhave. Një mjeke e rojës na shoqëroi në të gjitha mjediset e terapive që kryhen në këto llixha si dhe në apartamentet e saj.

U kthyhem për Prishtinë e që andej për Tiranë ku mbërritëm vonë, të lodhur por plot mbresa.

Të nesërmen më duhej t’i lija miqtë në duart e kolegëve të mij esperantistë, pasi djali i madh, Gentiani, më kish ftuar mua dhe bashkëshorten për ditëlindjen e parë të mbesës së dytë, Danait, që mbahej në Athinë.

Udhëtimi me “Olimpikun” si gjithnjë është i rehatshëm dhe i shkurtër. Në Athinë gjetëm një diell të nxehtë që solli në orët e drekës një “shi me gjyma”, që na bëri qull edhe për pak metra që bëmë nga taksia në restorantin me oborr. Megjithatë gëzimi i festës dhe rrezet e forta të diellit që doli paskëtaj na i thanë teshat në trup. Mbesa e vogël, Danai, lindi një vit më pare, shtatanike, në kushte tmerrsisht të vështira kur diskutohej jeta e saj dhe e të jëmës. Megjithatë Zoti i madh e fali dhe tani ajo ka dalë kaq e bukur!

Gëzimin tonë e shtoi edhe ardhja, pothuajse surprise, e djalit tjetër, Indritit, që banon në Milano. Në kohët e sotme është pak e vështirë të bëhemi bashkë të gjithë..

 

 

b 3

 

                       Me familjen

 

 

Duke biseduar shqip tërë kohën me shumë miq të familjes aty kaluam disa orë të këndëshme.

Dana fryen 1 qiri.. Dea kërcen për motrën Vjollca me Danën Dana në krahët e Indritit

U kthyem në Tiranë, sërish më shumë të lumtur se të lodhur. Lumturinë ma shtoi djali i madh që, një ditë më vonë, na bëri një vizitë, edhe ai surprizë, për të parë gjyshen e vet që dergjet që tre vjet në shtrat. Gjeti kohë të na blinte edhe një televizor të ri shumë të madh dhe të bënte abonimin njëvjetor në digital. Më pare, kishte bërë një abonim vjetor për vete nëpërmjet internetit, nga që në Emirates ku ai banon nuk funksionon digitali.

Miqtë polakë kryen, ndërkohë, disa ekskursione në lindje dhe jug të vendit, nga ku, siç i kisha paralajmëruar, do merrnin mbresa të pashlyeshme. Ata u larguan me 11 shtator.

 

Shtator 2014

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s