DITËLINDJA / Nga Juela Dulaj

DITËLINDJA

10599194_698387310246901_1625558372501029566_n

Nga Juela Dulaj

Mesnatë!

Sapo ka kaluar dt.12 dhe hyn një datë e dashur për mua…

Dt.13 e Shtatorit!

Për shumicën e njerëzve njihet si datë tersi ,e keqe,por jo për mua.

Për mua është data më e bukur, më e dashur dhe u kthye ne datën më të trishtë, më të zymtë!…

Për shumë viete me radhë mezi e prisja këtë ditë, më dukej ndryshe nga ditët e tjera. Ndihesha e përkedhelur nga të gjithë, veçanërisht nga ty, ” Babi Im “. Për të 3- tin vit shkova ta prisja ditlindjen te mikja ime, që të me dukej e njëjtë si vitet e kaluara… Gënjeja veten më kot…. Asgjë s’ishte si më parë! Ulur në ballkon pija një cigare që mu duk më e hidhur se çdo herë tjetër. E pija dhe me vinin në kokë shumë kujtime! Kujtimet më të bukura me ty. Do dëshiroja shumë të të kisha pranë, t’ ju përqafoja dhe të merrja urimin nga ty. Por jo, s’më erdhi asnjë urim, por një shenjë ma dërgove… një flutur e bukur mu afrua këtë mëngjes pranë dhe befas u ndjeva e lumtur. Mora shenjën tënde edhe pse jemi banorë të dy botëve të ndryshme…

Nuk më merrte gjumi mbrëme s’di sa ishe ora dhe nëse fjeta…

Në mëngjes herët më kishte ardhur një sms nga mami, më uronte dhe në fund e mbylli me një fjalë “Mami të do shumë”. Vitet e tjera sms ishte mami dhe babi të duan shume… Nuk di si u ndjeva ! Një boshllëk u shtua edhe më shumë! Sot unë festoja 24-vjetorin el indjes dhe ti bën 10-mujorin e ikjes. Ironi e fatit që dt 13 do e festojmë të dy, por unë lindjen dhe ti vdekjen .

Thonë se kur dy persona e kanë dashurinë shumë të madhe për njëri -tjetrin e kanë dhe diçka të njëjtë. Ne te dy kemi shumë të përbashkëta por mbi të gjitha kemi dhe datën e lindjes…

Data 13

Unë linda në këtë botë dhe ti linde në botën tjetër !

TË DUA SHUMË BABI IM !

@jueladulaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s