Poezi nga Irina Hysi

irina hysi

Poezi nga Irina Hysi

Grimcë në plazmë!

Dhe jo vetëm, lind çdo sekondë, hapet bërthamës

Një emocion që ju mbush tejembanë!

Një magji e vërtetë ndriçimi, ngrohtësi!

Këtu pashë lindjen e diellit, derisa doli në formë!

Pertej dajtit, mbi xham, dy diej të tjerë më të vegjël !

I bukur, mahnitës, si më i mirë se ndonjëherë!

Një magji e vërtetë, vetveten bërë qendër!

Përsëritës, folësgjumi, të ngadaltët e çdo mëngjesi!

Dhe ata që fjetën jashtë… pluhurit ndëryjor.

I bardhë, i pafjali veprues, shoqeverdha xheloze rreze…

I mbështillet në ngjyrë, pa shpjegim tjetër interesi!

Grimcë në plazmë!

E palëvizshmja, papeshën lëvizte nëpër qiell!

Sekuencë eksploruese akullnajave shpirtërore!

Udhëtim në rreze !

Shikon kaq qartë me syzet por shpesh pavetëdijshëm

Përhumbet në kujtesë, shndërruar në gëlltitës faktesh,

Merr nje palë te tjera i fry me frymë , i fshi,,,

Me cep të këmishës i ve mbi ato që ka veshur,

E majta llogariste ndërsa e djathta në ngjyrë ngelur stakuar…

Gjuha e ndërgjegjes kishte marrë komandën e heshtjes,

Llambave ju dridheshin telat ne fikndezje mashtruese

Po bënte atë që pikërisht nuk e donte nga njerëzit ,

Ti shihte gjërat ndryshe nga realiteti…udhëtonte në rreze!

Disa detaje me një dorë i shkruante me tjetrën i skiconte.

Ishte dhe s’ishte aty!

Pyet saktësisht veten, çfarë mendonte ?…

Lotin e bukur fshijnë gojëartët!

Çuditërisht as neveri as keqardhje për mëkatarin

natës vonë as flen, diku atje ..

Bleksur me etjen, e ngatrresa kolonash butësisht ngisni

Gropave shpirtrore, përkëdhelin fatin, të rënit thik’

Rrudhave buzëqesh harresën, me atë’ shtrënguar .

Kjo e gjitha një vonesë por do të të mësojnë, akoma,

Ku mbajnë dorën tek një zemër e rrahur.

Shumë vonë dikush do të dijë se çfarë është

Mbetet pik’ kur koha po i kalon i rastësishëm

E të gjitha do ju bëhen bashkë!

Qielli i madh i heshtur, dhuruesi i frymës njerëzore,

drejtësinë vuri në provë

Një letër e bardhë, mëshirtempullit!

Siç ja kishte premtuar, do e shkatërronte në të njëjtën ditë,

që ai kishte lind gënjeshtrën.

Me të njëjtën armë, që ai ia drejtoi para syve të fëmijës së tij

të shkuarës së saj të shkëlqyer.

Tani përpëlitju të thënave, sot kam prek qiellin

Një person i gjallë, lotin e bukur fshijnë gojëartët!

Ndihet e qeshura e ngrohtë!

Pyetja qiellit shkakun, si thithet shpirti diellit,

gojët e vogla si pijnë?

Mos pyet kur sytë e tu të errët, natën ja kanë marrë,

yjefshehurit dërgojnë poezitë e ditës.

Askush nuk fle mbi re, kurajo, vjen përsëri kjo solo e gjatë,

e qeshura gati të qajë…

Marrë frymën udhëtimit, çelur nga qeliza kujtesën në çlirim trupi,

ndjenjën mbushur në çast.

Dritat e syve mbajnë të ndezur valëzimin krahëve , rrjedhshmërinë urtësisht,

harruar në blu, ritmin.

Sytë e lindur në fjalë, këndshëm niveli i zhurmës, nesër vjen Papa

nënshkruar i pranishëm.

Zbritur tokës, të njëjtën në përsëritje, fatin ushqyer me pelte mbretërore,

dorëzimit në pamundësi.

Magjepsur e shqetësuar, zemrat indiferente pushtuese, të të njëjtës kohë ,

asgjëja e pathënë, mirupafshim?

Ndihet e qeshura e ngrohtë, shkrirë në hoje, do japin kur ai të vijë,

në shtëpi, bletët lëpijnë buzët e plasaritura !…

©Irina  Hysi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s