Poezi nga Arqile. V Gjata

arqile portret 1

Poezi nga  Arqile. V  Gjata

Përfytyrime Nëpër Vargje...


Të shikosh dëborën dhe erën
kaq afër nëpër fshat e t‘i ledhatosh me duar cung
në këto vise të veriut,
rrezikon të trembesh nga ulërima e egërsirave,
që si muzikë”Pop” bredhërijnë
nëpër shtëpitë e fshatit.

Në ish sheshin e Katundit
grinden të humburat melodi
në skamje për kufoma këngësh
dhe shëmtitë e tyre shëtisin asfalteve
për të qenë të lumtur një çast.

* * *


Ai,
kishte sëmundje të keqe…
Sytë i dridheshin nën mbulesën e qerpikëve të gjatë
me bojë dyshimesh shkruar.
Dikush e ngriti në krah deri te frymëmarrja
që i përgjigjej peshës së tij të lodhur.
Përsëri zbriti, të ndiqte shtëpinë e vet që lundronte mbi lumë.

* * *


Unë,
duke ardhur rreth e qark vetes për të parë
çfarë kam për të lënë peng
e si një mendim i prishur
rrjedhojë e fërkimit me jetën
m’u tha qëllimi i vetes,
do shkoj te pragu i një kasolleje
ku jeta ecën shaluar mbi një dhelpër
për të gjuajtur lepuj!

Athinë-2010

PA TITULL

Kur ika nga Vlora,
e kyça detin në gjoksin tim,
të mos i dëgjoheshin jashtë meje rënkimet.
Kur më merr malli për të,
shtrydh gjoksin t’ia dëgjoj
këngët e fëmijërisë.

Athinë 2009

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s