Hamdi Tahir Skeja, nën siglën e Shtëpisë Botuese ” ADA” publikon Vëllimin Poetik “EKSTREMUME”
Redaktor: Dritan Thomaraj
Korrektor: Ndue Shabaku
ISBN: 978-9928-193-22-3
Numri faqeve: 80
Çmimi: 400 lekë
Në vend të parathënies
Duke lexuar poezit e Z. Skeja “Ektremume“, rastisa dy gjera per veçim: së pari soditja e autorit dhe së dyti mishërimi me ndjesinë. Prandaj apostrofoj për guximin dhe qëllimin që ia del të ngjyroje poetikisht pa harruar paanueshmërinë e vet deshirës apo subjektit. Ndryshe, kujtoj është ndër vellimet poetike që arrin parametrat e kërkuar të kritikës letrare.
Hasan Qyqalla – Gjermani
Poeti, Hamdi Skeja, radhit vargje që dalin duke rrjedhë nga gurra e frymëzimit të tij, që gurgullon dhe frymon ëmbël. Ëmbëlsi depërton nëpër të gjitha poret e subjektit lirik, nëpër të gjitha qelizat e dashurisë për të. Me anë të figuracionit të ngjyrë në këtë kolorit, poeti krijon peizazhin më të ndjeshëm, më të ëmbël dhe më të ngrohtë erotik për dashurinë, në këtë mënyrë artistike dhe të përjetuar. Shpresoj se ky vëllim do të këtë lexuesit e vet, madje do të jetë pasuri për bibliotekat tona individuale, shkollore, por edhe publike.
Halil Haxhosaj – Gjakovë, Kosovë
Të futesh në rrugën e Artit të fjalës e ndjenjës poetike, përmes penës e krijimit, nuk është e lehtë! Ndoshta duhet edhe guximi i hapit të parë, ashtu siç përbën për poetin Hamdi Skeja ky libër i parë i tij!
Brenda këtij cikli, që nis me ndjenjën njerëzore të dashurisë, me emocionet e zjarrta, si vetë dashuria, deri në momentin kur “Çatia e ëndrrave shembet” (shkruan poeti), “Si t’ia gjej jetës/ fillin e humbur”, dhe imazhet në gri bëhen të prekëshme, të dhimbëshme …”baltëzimet” e jetës, mbrapështinat sociale përbëjnë një preokupim që depërton shpirtin e tij të sakrificës për të mbijetuar, me thirrjen e shpresës jetëdhënëse: “ Më prit o rreze drite” !
Linja: “Rrënjët e mia”, ndërtuar në detaje jetësore, ku ndjenja ngrihet në lartësinë e fjalës artistike, si Bir, poeti
Lumturi Ymeri – Tiranë
Jo vetëm në matematikë i kemi ekstremumet por edhe në poezinë e poetit, e cila shprehet me mesazhin më të arrirë të mundshëm, me ndjeshmerinë maksimale dhe realitetin e pa fjalë. Nuk kisha thjesht obligimin e një kolegu për të shprehur mendimin, por obligimi i një vlere të përcjell maksimalisht, ja vlejti të vlerësohet.
Nehat Jahiu Kumanovë – Maqedoni
Arti poetik si shprehje në varg, në çdo kohë ka qenë frymëzim i jetës me të bukurën, me dashurinë, si një burim i ndjenjave njerëzore që në vazhdimësi ka ushqyer motivin e të jetuarit dhe trashëgimninë. I tillë sikur më tingëllonë edhe vargu i poetit Hamdi Skeja, në përmbledhjen e tij poetike; Ekstremume. Nëpër të pesë ciklet e këtij libri; Dashurisë, Rrugë kotësie, Mbijetova, Çaste, dhe Rrënjët e mia, sikur shpalosim motivin jetë dhe trashëgiminë si vijimësin e saj. Nëpër të gjitha këto kohë, vargu herë bëhet shprehje e ndjenjës së të bukurës për jetën, e herë si motiv, prej nga frymon ajo. Mendoj se vargjet e tij poetike kanë dritë, shpresë, jetë prej nga merr dritë fjala për t’u bërë metaforë e shprehjes në varg…
Gëzim Ajgeraj, Shkrimtar, Zvicër
Në thellsinë e fjalës, të shpirtit që ndjen nuk mund të jetë ndryshe poezia e Hamdi Skejës. Ajo është dhe mbetet peshë që poeti na e ka sjellë në stilin dhe formën, që mund të lexohet, të kuptohet, të ndjehet, të përjetohet nga gjithsecili prej nesh. Do t’i uroj jetëgjatësi, pse jo për t’na dhënë akoma më shpesh frymë emocionesh, ndjenjash dhe vlerash për vargjet e gjuhës tonë…!