Poezi nga Gjergji Gusho

gjergji gusho

 

Poezi nga Gjergji Gusho

 

 

 

ERDHI VJESHTA!

 

Fletët zverdhur zun’ e bien.

Erdhi vjeshta, sa trishtim!

Do blerojë prap’ lis’ i vjetër?

Do këndojë një bilbil?

 

 

 

 

        NË GJI TË PYLLIT VJESHTARAK

 

        Në gji të pyllit vjeshtarak,

        Ku gjeth’ e fletë u përflak,

        Po fryn një fllad që të freskon,

        Po fryn një fllad që fletët rrëzon.

 

        Një zog diku se ku këlthet.

        Një deg’ e thatë diku kërcet.

        Dhe fletët bien pak nga pak

        Prej drurit t’ri, prej lisit plak.

 

        Por, ç’ është kjo që po zhurmon?

        Një përrua poshtë po buçet.

        Një shkëmb krenar mbi të qëndron,

        Së larti pyllin përshëndet:

 

        Duro, ti pylli vjeshtarak!

        Pranverë vjen, kur dimri shkon,

        Blerimi prapë zë mbulon,

        Si drun’ e ri dhe lisin plak.

 

     

 

 

 

PYLLI NË VJESHTË

 

Po ec në shteg plot gjethe shtruar,

Një shteg i ngushtë plot trishtim.

Këlthet diku zog’ i vetmuar,

Nën këmbët fletët fëshfërijn’

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s