DEDË SHKURTI: PËRURON LIBRIN E DYTË ME POEZI… / Nga: Prof. Murat Gecaj

 

DEDË SHKURTI: PËRURON LIBRIN E DYTË ME POEZI…

 

 

Murat Gecaj

 

Nga:  Prof.  Murat Gecaj

 

 

1.

 

Zakonisht, njoftimin për një përurim libri ta dërgon vetë autori i tij. Por dhe merr informacion nëpër faqe të ndryshme Interneti. Ndërsa, për të shkuar në përurimin e librit poetik të mirditorit Dedë Shkurti, unë ndoqa një udhë pak më ndryshe. Pra, ja se si…Poetja e njohur Pranvera Gjoni, me banim në Belgjikë, erdhi para pak ditëve në Tiranë, bashkë me vajzën, Anën. “Misioni” kryesor i saj ishte që të përuronte dy libra, “Në hark  të horizontit tim” dhe “Mendime të arnuara”.

 

 

Ballina e librit

 

Ballinat e librit të ri…

 

 

Ajo më kishte lajmëruar, që nga larg, për këtë gëzim të natyrshëm të saj. Por, për një arsye të përligjur, nuk mora pjesë aty dhe i kërkova ndjesë asaj. Më pas, me dashanirësi, ajo më ftoi të isha i pranishëm në përurimin e librit poetik,“E bardha dhe të zezat”, që e ka shkruar miku i saj, Dedë Shkurti dhe që e ka redaktuar e ka bërë hyrjen, Besim R.Cengu.

Kështu, ishte një rast i mirë që jo vetëm ta takoja Pranverën aty, por dhe të ndiqja veprimtarinë përuruese të librit të këtij autori. Ajo ishte organizuar në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Kishin ardhur familjarë të Dedës, poetë e shkrimtarë, kolegë e miq të tij të shumtë.

 

2.

 

Ndryshe nga rastet e tjera, fjalën e hapjes në përurim e mbajti djali i poetit, Mateo Shkurti, i cili e përgëzoi të jatin për këtë libër të ri. Pastaj moderatori i veprimtarisë, Dodë Pjetri, mik i autorit të librit që përurohej, u ndal shkurtimisht në vlerat e tij. Të dy janë me profesion inxhinjerë, por ja që Deda e fitoi dhe një të dytë, atë të krijuesit të pasionuar. Nuk është rasti i parë ky, që jepen pas krijimtarisë letrare jo vetëm ata që i kyejnë studimet e larta për gjuhë e letërsi shqipe. Pa sjellë shumë shembuj, kujtoj këtu ing. Vlashi Fili, me banim në Filadelfia të Amerikës, i cili përuroi para disa ditësh një libër të ri, në vendlindjen  e tij, Kuçovë.

Kështu, në vitin 2002, pra kur Dedë Shkurti ishte 41vjeç, publikoi librin e tij të parë poetik, që e ka titullin “Me zemrën, u zura keq”. Ndërsa më parë ishte bashkautor në vëllimin “Kontakt poetik”.

 

 

Pjesemarres ne perurim...

 

Pjesëmarrës në përurim…(Foto nga: Ana Gjoni)

 

Në vazhdim të përurimit të librit të dytë të Dedës, për të cilën folëm më lart, e morën fjalën pjesëmarrës të ndryshëm, disa nga të cilët edhe recituan poezi të zgjdhura nga ky vëllim. Thelbi i diskutimeve dashamirëse të tyre ishte se, tashmë, Deda e ka krijuar individualitetin e vet poetik dhe se ky libër i ri shquhet për poezi meditative dhe me orgjinalitet të dukshëm. Pra, pa u ndalur posaçërisht në përmbajtjen e fjalëve të diskutantëve, të cilët e përgëzuan dhe e vlerësuan lart autorin për poezitë e tij, ata ishin: Ismet Bala, Preng Cub Lleshi, Fejzi Murati, Ndue Malaj, Rexhep Shahu, Natasha Limaj, Leonard Qyteza e Luigj Gjoka etj. Ndërsa reciuan poezi nga ky libër i ri: Pranvera Gjoni, Demir Gjergji, Lumturi Ymeri e Lulzim Beshaj.

 

Në mbyllje të veprimtarisë, autori Dedë Shkurti i falënderoi përzemërsisht pjesëmarrësit në këtë ngjarje të gëzuar për të, por dhe theksoi nderimin ndaj bashkëshortes, Bardhës, për frymëzimin dhe mbështetjen, që ajo i jep në krijimtarinë e tij. Se ky autor, siç e ka shënuar në ballinën e fundit të këtij libri, ka në dorëshkrim e mendon t’i botojë edhe shtatë libra të tjerë, dy nga të cilët janë romane e një me tregime. Prandaj e urojmë dhe e përgëzojmë atë, si për këtë libër, që u përrurua tani dhe për ata, që do të botohen e përurohen në të ardhmen!

Gjallëria dhe kënaqësia e të pranishmëve në koktejin e begatë, që u shtrua nga familja e D.Shkurtit, vazhdoi me diskutime të ngrohta, si për krijimtarinë e bukur të këtij mikpritësi dhe, në përgjithësi, për botimet dhe përurimet e reja, nga autorët tanë të shumtë

 

Tiranë, 26 tetor 2014

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s