Aktualiteti dhe ndërgjegjia krijuese “grua “ në Letërsinë shqiptare. (Aspektet psikologjike dhe filozofike të romanit “Djalli që pagova për këshillë” të autores Jeta Vojkollari) / Nga Agron Shele

10559935_338358279654256_1819581105323247310_n

 

Aktualiteti dhe ndërgjegjia krijuese “grua “ në Letërsinë shqiptare.

 

(Aspektet psikologjike dhe filozofike të romanit “Djalli që pagova për këshillë” të autores Jeta Vojkollari)

 

 

Nga  Agron Shele

 

Romani, për nga vetë natyra si zhanër letrar dhe strukturë ndërtimi  jep mundësinë dhe krijon hapësirën e duhur për një  shprehishmërie shumë më të gjerë, shumë më të thellë, shumë më ngjyrues, shumë më editiv dhe si i tillë ai  përcjell  mesazhe, parashtron ide dhe sjell  modelet   e vetë natyrës njerëzore. Në këtë kontekst dhe i nisur nga pikëvështrime të kompleksitetit dhe tematikës që përcjell,  ndeshemi me forma dhe konstrukte rrëfimesh nga më të larmishmet, me ngjarje dhe botë karakteriale të pasur, me teatrin e hapur të zhvillimeve në kohë dhe hapësirë gjeografike, me  inkluidivitetin psikologjik dhe filozofik, si dhe me percepitimin e mjedisit zhvillues si ndërgjegjie dhe përsosje. Në vija paralele dhe përbrenda gjithë këtyre nocioneve vjen edhe romani “  Djalli që pagova për këshillë” i autores Jeta Vojkollari, i cili që në fillim të beftëson dhe impresionon, të tërehq dhe  imponon lexim me një frymë, të  bën të kuptosh stilistikën e një proze krejt tjetër , shumë më sugjestionuse, shumë më metafizike, por dhe po kaq shtjelluese për problematikën, reminishencat, ringritjen dhe funksionimin e një shoqërie të tërë.

 

 

jeta vojkollari

 

               Jeta  Vojkollari

 

Këndvështrimi dhe përplasja e realiteteve të ndryshme, përgjegjësia dhe ndërgjegjia krijuese ”grua”, mentaliteti dhe idetë e guximshmshe për të nesërmen, përballia e koherencave të krijuara dhe rrëzimi i tabuve gati të përjetësuara, dritëhijet dhe sindroma dhimbje  në qelizën bazë familje, larmia  dhe referimi i gjithë kësaj shtjelle narrative  rreth psiko-analitikës, janë gjetje por dhe sfida që parashtron autorja për zgjidhje. Tematika e librit përafron por dhe baraslargon gjithë kategoritë shoqërore, i konvergjon mjeshtërisht në në pikë të përbashkët tek kryepersonazhja dhe i baraslargon rrugëve të fatit përzgjedhur, rrugëve që më së shumti përmbyten nga dhuna, egërsia, brutaliteti ,vesi, amoraliteti,  lakmia, etja e shfrenuar për shkëlqim dhe pasuri, e cila për rrjedhojë ngre dhe pikëpyetje që anatemojnë kaotizmin, fenomenin si produkt të çorinetimit dhe nxitjes së debatit më të nxehtë, për atë ç’ farë po ndodh dhe për atë se ç’ farë duhet bërë. Në paratezë të gjithë  trajtimit të kësaj vepre letrare duhet theksuar grafika e ndërtimit strukturor, kompozimi dhe ndërlidhja e hallkave, unisoni plotë dhe harmonia e personazheve, metafizika e tyre si konceptim dhe botëkuptim dhe për më tepër finesa e bisturisë që operon shpirtin e sëmurë  të mjedisit jetësor të tërë.  Zbërthimi ideo-artistik i romanit “Djalli që pagova për këshillë” nuk mund të konceptohet pa detajimet e elementëve përbërës, idesë bazë fillestare  dhe problematikës “plagë shoqërore”, sendërtimit psikologjik dhe konceptualitetit shumëdimesional, përqasje kjo që përkon me suazën dhe iluzionin e intelektuales idealiste, kreative dhe pjesë e patjetërsueshme e lobit inteligjent jashtë atdheut, për një komb sa më të përparuar dhe konsoliduar. Autorja Vojkollari është e shqetësuar, shpesh herë dhe e rrebeluar për atë mënyrë jetese që posedohet nga agravimi patriakal (forma  primitive dhe forca e errët e memories dhunë), denancon monstruizitetin e tyre ( tablot e gjalla  jetësore të krimeve të ndodhura), intrigon nëpërmjet persoanzheve si qënësi dhe frymim i mbrapshtë i disekuilibrit shoqëror dhe ajo ç’ ka është më e rëndësishme nëpërmjet ideve të saj jep alternativa zgjidhjeje ( modele të shoqërive më të përparuara).

Disa nga aspektet psikologjike dhe filozofike të  kësaj vepre që për nga përmasat, shtrishmëria në hapësirë dhe kohë, mesazhi që përcjell dhe tematika që trajton, tematikë e cila përbën dhe radiogramën e plotë të një shoqërie të tërë, të ringirtur dhe ndërthurrur dritëhijeve dhe paskohëve të ndërgjegjies përjetuese por dhe konceptuese :

 

Aspekti psikologjik i veprës letrare .

 

Vepra letrare “Djalli që pagova për këshillë”, është një vepër e mirëfilltë social-psikologjike, pasi trajtimi dhe komponentët përbërës deshifrojnë pa reshtur nocionin psiko-analitik të shtresëzimeve dhe kategorive shoqërore, të cilat ashtu të sjellura nga mjedise të ndryshme jetësore konvergjojnë tek kryepersonazhi kompleks, Sabrina. Pështjellimi dhe ndikimet e përditësisë mentalitet e zhveshin Sabrinën nga profesionalizmi dhe e zhysin në një botë të errët, plot intriga, të djallëzuar dhe gati hakmarrëse. Në ç’ do konsultë ajo tjetërsohet dhe barazvlerëson ejmotivet individuale me ato të klientëve, sulmon nga përtej vetëdija cilësitë e tyre më të mira, bie në qerthullin e xhelozive të rëndomta duke u shndërruar në demon. Depërtimi më i thellë përtej minatuturave të ngritura të çon edhe më tej, bëhet më substile dhe thellë në vetëndërgjegjie shtron paratezat e funksionimit të gjithë strukturës së re të rilindur mbi gërmadhat konservatore të së shkuarës. Gjithçka duket se po lulëzon dhimbshëm, fasadash të shnditshme sipërfaqësisht por brendësi muresh të trishtueshme, vrastarë dhe gati apoliptike për modalitetin e ri ku synohet të arrihet. Psikologia përbën gjetjen dhe boshtin përshkues të gjithë psikikës shoqërore shqiptare dhe e parë asnjanësisht dhe nga një model tjetër qytetërus, model nga i cili vjen autorja Vojkollari, kurbëzon dhe pasqyron fatalitetin e familjes shqiptare, shkallë pas shkalle si vetë ndarja e strukturave   klasore .

 

Aspektet karakteriale.

 

Tomi, pinjoll i ardhur nga familje artistësh,  lakmimtar, amoral, arrogant, i pa aftë  dhe i etur për lavdi, simbolizues dhe tipizues i karakterit të dobët dhe egoist të individit që kërkon të ngjitë shkallët e piramidës jashtë ç’ do etike shoqërore.

Rakela, aktore e suksesëshme dhe përfaqësuese e një familjeje të klasit lartë, yll që është gjithmonë në ngritje, humane dhe protagoniste, e cila së bashku me Markun, njeriun e shkolluar në universitetin më të mirë amerikan, edhe pse ky i fundit hallakatet në xhelozitë e pakuptimta e rigjen vetveten dhe konsolidojnë një familje të shëndoshë dhe  të qëndrueshme.

Fabiana, vajza e ardhur nga një familje ku sindroma e burrit patriakal , shtyllës së shtëpisë në konceptin më konservator, vendos dhe paracakton jetën dhe fatin e  të tjerëve pa asnjë të drejtë, dyfytyrëson karakterin e deformuar të  burrit lakmimtar dhe të etur pas parasë, aq sa përfundimisht penalizohet për krimet ekonomike të kryera. Ky lloj karakteri ka   helmuar jetën e të shoqes vet, e cila vdes në moshë të re, por nuk di të ndalet dhe kërkon  të denatyrojë edhe karakterin e së bijës me parime të pakuptimta, parime që e çorientojnë jetën e saj, dhe e futin në qerthullin e problematikës më të madhe të rinisë shqiptare sot.

Luli, një personazh tjetër i romanit, një karakter që përndiqet nga familja e vet për vetë tabunë që ka shkelur, dhe si homoseksual ai duhet të veçohet dhe të vuajë pasojën e mentalitetit ku jeton. Bashkëjetesa me Monen, është thjesht një trill i gënjeshtërt, hedh dritë mbi spekullimin që bëhet për përfitim material dhe për më tepër zbardh detaje nga bota kriminale në Tiranë.

Robina, grua tipizuese e mentalitetit të vërtetë shqiptar, e ardhur nga krahina veriore e Shqipërisë për një jetë më të mirë, por që fataliteti primitiv i Remziut e kryqëzon jetën e saj, e zhyt në mjerim dhe dëshpërim, në dhunë familjare dhe keqtrajtim dhe për më tepër në rrezikun e madh, atë të pasimit të kësaj tradite makabër  edhe tek fëmijët e saj. Është qendra sociale ajo që e rikuperon mbrapshtësinë e jetës së saj ose është  zgjidhja e saktë e autores për të sugjeruar këtë lloj ndihme në parandalimin dhe keqtrajtimin e gruas në familje.

Moza  vjen nga shtresëzimi i klasës së vajzave të dhunuara dhe detyruara për prostuticin, të cilat ashtu të manipuluara  dhe mashtruara nga tutorët e tyre shkatërrohen fizikisht dhe psikoligjikisht duke përfunduar jetën e tyre  shpesh herë edhe tragjikisht.

Amanda  është një tjetër viktimë e përditësisë jetë që afron Tirana, e cila përballet jo vetëm me traumat psikologjike të keqtrajtimit të nënës nga njerku, por provon dhe vetë dhunimin fizik dhe mental. Fundi është i tmerrshëm, si shumë raste të tilla që mbushin kronikat e zeza televizive, pasi e ëma, Sadija, e vret të shoqin dhunues dhe vrasës të njohur  me sëpatë dhe përfundon në burg.

Të gjithë këta personazhë përfaqësojnë një botë karakteriale, tipizojnë një familje, shprehin një imazh të jetës shqiptare, e cila e zhveshur nga dogmat dhe perdet e rreme , shpreh natyrshëm krizën e shoqërisë, kriminalizimin e saj, pafuqinë për të parandaluar ekstremitetin dhunë, dhe për më tepër apelon  për mbrojtje, dinjitet, respekt dhe të drejta legjitime njerëzore.

 

Aspekti filozofik.

 

Këndvështrimi metafizik i romanit është një tjetër objeksion që përshkon por dhe frymon mbarë veprën letrare të autores Vojkollari. Aty ndeshemi me narrativitetin përshkues si frymë bashkohore, ndeshemi me stilistikën e veçantë që e portretizon por dhe e përfaqëson si autore, me ndërthurjen e rrymave psiko-filozofike dhe posedimin e teknikave gati eksperimentale, me harmonizimin e mbarë personazheve  dhe numrin e madh karakterial, me tematikën aktuale dhe ideimin e një vepre si pjesë e përhershme e problematikës jetë sociale. Jo pa qëllim në krye të ç’ do pjese, ( romani përbëhet nga 3-pjesë dhe 65 kapituj) autorja ka përzgjedhur postulatet e autorëve të mëdhenj Aldous Huxley ( 1894-1963), Jack Kerouac ( 1922-1969)  dhe Ernest Hemingway ( 1899-1961), postulate që shprehin më së miri konceptin filozofik, por dhe unisonin e vetë autores në këto përkufizime ikadeshente, si pjesë e proçesit të natyrës  njerëzore, por dhe efekteve apriori të ndërgjegjies shoqërore. Kjo botë është dhimbje dhe dramë jetësore, është pështjellim dhe refleksion i  nëndijes më të errët të shpirtit, është çast që fluidizon instiktet e pa arsyeshme dhe për më tepër është sakrifikim i rregullave të pakuptimësisë së po vetë njeriut. Shpërfaqja e një tematike të tillë të trondit, të zhyt ndoshta në skenat e dikurshme  mesjetare, ku heretiku në emër të së drejtës apo kauzës së funksionimit të shoqërisë i rrëmbente jetën gijotinash heretikut dhe në mënyrë parabolike dhe kapërcim kohor, sot, i pa morali kërkon të bëjë moralin.  Thelbi i mesazhit është më se i qartë, i kuptueshëm dhe asimilueshëm për të gjithë, frenetik për konceptin  ves dhe përdhunë dhe moralizues për konceptet humane dhe njerëzore. Nuk mund të mos lësh pa lançuar edhe parashtrimin e ideve të shumta që laburohen, si prognozë e një mendësie tejet produktive, por dhe si pjesë zgjidhjeje e korigjimi të gabimit të shkuar, vetëm e vetëm që kjo e  shkuar e hidhur  të mos përsëritet dhe që e nesërmja të trokasë ndryshe. Absurditeti, kaotizmi dhe instiktet e pakontrolluara janë simultantet e shoqërive të varfra, të pakonsoliduara, ndërsa idoktrinimi i ri, i frymave asertive, impulseve filozofike pozitive  përbëjnë jo vetëm mision por dhe përgjegjësi intelektuale, përgjegjësi që autorja e ka bërë lajmotiv dhe dritëthënie nëpërmjet veprës letrare të vet.

Romani “Djalli që pagova për këshillë” i autores Jeta Vojkollari vjen si shqetësim për tematikën më të nxehtë shqiptare, sikurse është krimi në familje, varfëria ekstreme dhe politikat tejet tw gabuara, vjen si  vepër që i bën apel gjithë akseseve shoqërorore për sensibilizim dhe parandalim të fenomeneve më negative, vjen si zë i intelektit grua për mbrojtjen dhe vendosjen e dinjitetit të femrës, vjen si koncept psiko-analitik dhe filozofik për shërimin e kësaj plage me programe dhe ide konkrete sociale, vjen si trajtesë dhe model i ri shtjellimi të ndodhive dhe ngjarjeve reale dhe për më tepër  vjen si vepër artistike që i duhet letërsisë shqiptare.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s