NDOSHTA KJO ËSHTË BOTA / Përgatitur nga Arqile Gjata

NDOSHTA KJO ËSHTË BOTA

 

 

arqile portret 1

 

Përgatitur nga Arqile Gjata

Nëntor 2014.

 

 

Para disa ditësh Klubi i Shkrimtarëve “DRITA” organizoi dhe diskutoj me shumë serjozitet e me përgjegjësi veprën letrare të poetit dhe shkrimtarit që jeton e punon në mërgim-Athinë Myslim Maska.
Kryesia e Klubit “DRITA” ka vendosur që mos të meret vetëm me promovimet(parqitjet rutin)të krijimeve të autorëve të librave që kanë botuar, por do angazhohet me dinjitet e aftësi profesionale të bëj, të organizoj e të diskutoj në thellësi veprën krijuese të anëtarëve të Klubit “DRITA”! Një nismë e tillë përligjet, pasi e ka bazën intelektuale dhe letrare të krijuesve për të përciell me korektësi analiza, refleksione dhe studime veprat e krijuesëve, anëtarëve të Kubit “DRITA” dhe Emra të tjerë që lëvrojnë poezi dhe prozë, miq të Klubit “DRITA”!
Më datën dy Nëntor 2014 në ambjetet e Qendrës Shqiptare “PORTA” u urganizua diskutimi letrarë i veprës së poetit dhe shkrimtarit Myslim Maska. Merrnin pjesë poetë, shkrimtarë e intelektual-dashamirës të letërsisë që jetojnë në Athinë.
Të pranishëm; Nase Jani, Myslim Maska, Murat Aliaj,Luan Xhuli, Arqile Gjata, Stefan Martiko, Thanas Boçi, Fran Ukcamaj,Grigor Jovani Anxhelina Xhara, Novruz Abilekaj, Agim Basha, Vasil Klironomi, Ilir Mborja, Anila Themiu, Partizan Cene, Alush Avduli, Harillaq Cici, Sotir Goxhaj Brikena Qamo, Eduard Konica, Bledi Trebicka dhe të tjerë.
Pas hapjes së aktivitetit nga anëtari i Kryesisë dhe organizatori i veprimtarive kulturore dhe letrare në Klubin “DRITA” zoti A.Gjata filloj dëgjimi i diskutantëve.
Siparin e diskutimeve letrare e hapi Kryetari i Klubit “DRITA”zoti Nase Jani me temë “ Myslim Maska “Poeti i jetës tej vdekjes”.
-Duke lexuar librin me poezi të zgjedhura “Ndoshta kjo është bota, më erdhi në tru, pa frikë e ndrojtje, mendimi “Poeti i tej vdekjes”.E pranova këtë mendim siç dhe e ka provuar vet poeti i talentuar Myslim Maska, që luan me vdekjen, si me një lule të pavyshkur, si një fjalë të pathënë…si me vetë jetën.
….Më pas zoti N.Jani thotë:
-Te poeti Myslim Maska kam gjetur këto dukuri:
1-Ka vendosur marrëdhenie të drejta midis jetës dhe vdekjes.Një harmoni jo e frikshme, jo e detyruar, por natyrore.Vdekja dhe jeta për të janë si perëndimi dhe lindja e të njëjtit diell.Por poeti pëlqen më shumë lindjen e diellit sesa perëndimin.
2-Poeti shkruan për vdekjen, për ta parë dhe ndjerë më mirë jetën.Është prania e vdekjes që merr vlera dhe kuptim të vërtetë jeta.Vdekja është gjihëmonë enigmë, e panjohura jonë e përjetëshme.Por poeti M.Maska, nga enigmë e bënë pjesë të jetës.
3- Myslim Maska, Poet i lartësuar me thjeshtësi-njeriu.
Maska ëshë poet i lartësuar me thjeshtësi-njeriu.Edhe pse gati gjithë poezitë e këtij vëllimi, është vdekja e gjendur, në të vërtetë gjendet e rëndësishme-jeta, që e bën poetin të rëndësishëm.
4-Vdekja nuk është vdekje, për poetin është krijim.
Poezia e Myslimit është kuvendim i përhershëm midis vdekjes dhe jetës.Poeti përmbys raportet midis të qënit e të mos qënit. Kjo është e veçanta e tij në raport me poezinë dhe poetët e tjerë.
Poeti Luan Xhuli ka një formë dhe një model tjetër të vëzhgimit për poezinë e poetit Maska.
Luani thotë:
“Ndoshta kjo është bota”. Do ta emroja si nen të shpirtit këtë varg, që pa e fshehur emocionin tim, do t’ju thoja se e bëra ajër për një çast që të masja frymën time, kafshatë për të shuar etjen e një dite, dhe puhizë vere për të freskuar vrapimin e ëndrrës.Besova mornicat e emocionit tim duke ripërsëritur frazën, se Myslim Maska, asnjëherë se njoha duke maskuar të vërtetën poetike që thotë dhe e pashë të mjegulloj qartësinë e shikimit të tij njerëzor.
…Heroi i tij lirik nuk vdes dhe u them hapur, mos e kërkoni vargun e Myslimit të tharë nga dëshpërimi diku.Jo! Ai ka fantazi ringjallje dhe kuti magjike të metaforës fjalë…..”Eja të digjemi mes bukurive”, thotë poeti, dhe mes flakëve të saj, mendoj se sa zemër dhënës është një krijues si Ai, modest në misionin për të shpërndarë këtë zjarrmi.
Më posht në kuntesën e tij poeti L.Xhuli thotë:
-I ndjeshëm si vesa dhe i mbingarkuar me ndjenja, Myslimi më ka bërë prej kohësh banor të qytetit të tij poetik, ku ndihem i qetë dhe i mrekulluar nga arkitetktura e frymëzimit temetik….Në thellësinë e poezisë së tij, shpirti gjen rrugët e veta..Ka të drejt bukuria që çmend dhe ngyrën e syrit…!
Studimin më të plot të veprës së poetit dhe shkrimtërit Myslim Maska e dha të plotë poeti dhe Drejtori i Revistës Letrare “PEGASI” Grigor Jovani, me temë “NJERIU QË FLET ME PERËNDINË”.
Poeti Grigor Jovani e nis kështu studimin e tik rreth veprës së M.Maskës:
Myslim Maska ka një jetë të tërë që shkruan letërsi.Ndonëse botimin e parë e ka bërë në vitin 200(romani “Balada e ringjalljes”),si shkrimtar u formua në shekullin e kaluar.Të paktën kish tre dekada që përgatitej për të mbrritur në startin e shfaqjes, munë vitin e parë të mijëvjeçarit të ri. Jo më kot i bëj këto referime kohore.Përbëjnë sipas meje, thelbin, synimin dhe qëllimin e një jete krijuese, atë të Myslim Maskës.
…..Thashë se M.Maska u përgatit të bënte letërsinë e së ardhmes, të kapërcente vetveten, t’i takonte një bote tjetër letrare. Ose që të jem më i saktë, synoi të mohonte fatin e ditës që përjetonte artistikisht, për një ditë të pasme të ëndërruar.Priti vitin 2000,kur ishte kapërcyer më së fundi dita e tij dhe, me veprën që botoi, të cilën e kishte programuar dhe përgatitur kohë më parë, i takoj pikërisht ditës pas ardhëse, këtij shekulli…..Unë do të thoja se shkrimtari M.Maska nuk i takon letërsisë së realizmit socialist.I takon letërsisë së vetvetes, letërsisë së botës. Operimet profesionale që bën, në poezi dhe prozë, stili i letërsisë që krijon, i takojnë modernes, asaj që zhvillohej botërisht edhe në shekullin e kaluar, kur nisi të krijoi ai…Grigori më posht shkruan:
-Ekziston një përbashkësi, që si fill i kuq përshkon tërë krijimtarinë e Maskës, në të dyja gjinit.Është një krijues që operon midis dy botësh, reales dhe ireales. Abstragon artistikisht duke përqafuar metafizikën, irealen e, të ëndërruarën por të pavërtetuarrën shkencërisht, për të arritur tek e vërteta e tij-realja qensisht jetësore…Këtë liri që ia ndalon shkenca, ia jep arti poetit, shkrimtarit!
Poeti dhe shkrimtari Novruz Abilekaj shkruan:
-Dy fjalë për poezinë e Myslim Maskës
(Duke shfletur përmbledhjen “Ndoshta kjo është bota”)
Myslimi është poet. Vetëm poeti mund të shkruaj vargje si këto:
Ti, nëna ime,
Ma bëre këtë gjëmë,
Më bëre të bukur në mendje dhe shpirt,
Të puthem me jetën
Marramendsh,
Të digjem, të bëhem dritë.
Të ndërtojë një tragjedi fazmagorike (hoqa këpucët dhe ia vesha –qershisë) e cila, njëherazi, na përcjell realitet të prekshëm, peizazh dimëror sa drithërohemi nga të ftohtit ( qershia dridhej në avlli / me vello dëbore), lëvizje kinematografike (më përshëndeti dhe iku), hyrje në botën e përtejme (me arkivol / më futën thellë), kthim në dritë dhe mrekullim (ca lot dëbore më zgjuan / u mrekulluam). Pastaj harrim s’mbaj mend ku shkuam).
Tërë kjo botë sa përmasat e një romani në 20 vargje, në 66 fjalë, në një poezi si QERSHIA.
Myslimi është poet.
Mos i ha hakun tek them: Është poet dhe nuk them i madh, shumë i madh, i pashembulltë?
Përgjigjen nuk e jap unë.
Gjendem jashtë filozofisë së tij për jetën e vdekjen, për hapësirën që zënë vdekja, arkivoli, varri në krjimtarinë e tij, ndonëse kanë qenë dhe mbeten destinacioni fatal i jetës, i të gjitha jetëve.
Dhe përsëri i qepem këmba këmbës, shfletoj çdo faqe, përtyp çdo varg, gëlltit çdo fjalë, vuaj bashkë me të, vallëzoj me ritmin e tij.
Ndodh, pra, edhe kështu. Të mendosh ndryshe dhe t’i falesh tjetrit.
Ky është poeti. Ky është Myslim Maska.
Po të shtoja “Endem rrugëve të Athinës”, “Miqtë paskan thënë”, “E bukura nuk duket”, “Vesa”, “U bëre këngë”, “Droboniku” etj nuk ka ç’të krijojë më shumë dhe më mirë një poet.
Të jesh dhe të të quajnë poet sot, kur vargëzon i gjithë populli është lartësi e vaçantë.
Myslim maska është në këtë lartësi.

Mendime përpoezinë e poetit Myslim Maska përcolli dhe kritiku, poeti dhe shkrimtari Alush Avduli.
-Kur lexon poezitë e M.Maskës, -thotë A.Avduli, duket se një enigmë të beson hapjen e fshehtë. Më tej sikur të pret në një hapje tjetër, si ëndërr.
Poeti nuk ka arratisje nga vetvetja, se arratisja e ruan. Tek krijimtaria e Maskës është një vonesë që tejkalon me urtësi e mennçuri vonesën e saj.Tani ne jemi të sigurt se gjendemi para një poeti të mrekullueshëm.Këtë e verteton dhe libri i tij i fundit me poezi të zgjedhura, një thesar përvoje…Bota e çiltër lirike, ngazëllim dhe njëhershi trishtim zhuritës, por pa dxshim fisnikërie e humanizmi.Poezi të arrira ziliqare me njera-tjetrën.Seicila , veç meton mundësit e mëdha…Një gjë nuk të jep poezia e Myslimit; kufijtë. Si lexues e adhurues i poezisë së tij shpjegohem me kuptushmërinë e argjend, kur në fakt e refuzoj.Se ai, ai shpjegim është gjithëmonë rrugës për tek arti!
-Në fjalën e tij Partizan Cene tha:
-…Në qoftëse romani “Balada e Ringjalljes” më tundoi, poezia e Myslim Maskës më lumturoi.Myslimi është gjithmonë në radhën e parë, në sallën e madhe ku shfaqet filmi i madh i jetës.Ai i shikon gjërat duke birësuar të mirën dhe përbuzur të keqen.Por dhe përbuzja për të ka kufi, ka bukë të thyer, ka faj dhe fajtor.
…Metaforizmi, krahasimi dhe pse jo edhe sarkazma janë shtyllat e figuracionit letraro-poetik të poetit Maska. E dhe një fenomen i zakonshëm natyror, siç është dalja e diellit, apo fryrja e erës, i shërbejnë si pikënisje për krahasimin artistik me realitetin.
…Sinqerisht,(thot Partizani, jam i entusiazmuar kur lexoj poezi kaq të sinqerta, kaq artistike, kaq të arrira, sa që shumë herë më duket sikur lexoj ndonjë autor të madh..Por dhe Myslimi ka penë të hollë dhe veç kur e lexon ai të përkëdhel ndjenjën, kujtesën dhe shpirtin.
Për të kuptuar poezinë e Myslim Maskës, thotë poetja Anila Themiu,- duhet të dish notin dhe të soditësh detin Jonë me thellësinë dhe kaltërsinë e tij.Mendimi poetik i poetit është herë i thellë filozofik dhe herë si shkumë e bardhë vale në breg të detit që ëmbëlson poezinë e tij lirike….në poezinë e Maskës mesazhet jepen të forta dhe të drejtpërsëdrejtë si dhe deti që nuk mban gjë brenda, por e nxjerr në breg.
Krijuesi Sotir Goxhaj na i thot me këngë disa konsiderata rreth poezisë së poetit M.Maska:
-Kur lexojmë librin poetik të M.Maskës..jetojmë dimrin në parajsë dhe pranverën në ferr…Emocionet që përftojmë nga poezia e tij jetojnë në një hapsirë shumë dimesional..nga derivati i mendjes së shqetësuar e të ditur.Ai, M.Maska pohon të vërtetën e hidhur në mënyrë artistike dhe lirikat e Maskës janë melodi të ngrohta dhe delikate, që lë pas një rrjedhë ujë nën zaje.Kur i lexon ato poezi kupton disa përjetime të tilla tronditëse, që çdo njeri që ka një zemër do ta bënte Poet…
Poeti dhe publicisti Agim Basha trajtoj në temën e tij letrare një dukuri shumë të veçantë të M.Maskës…”QYTETARIA NË POEZINË E M.MASKËS!”
-…Edhe me një vështrim të përgjithshëm, pa depërtuar thellë në poezinë e M.Maskës ka një tis, një auerolë të dukshme të lirisë. Koncepti i lirisë është baza, themeli i tërë qytetërimeve, që kanë kaluar në këtë planet, qysh në ndërgjegjësimit të njeriut…Në këtë aspekt, në poezinë e tij ndërton raportin kohezional të lirive..E cila përfshinë lirinë individuale, lirinë shoqërore, brenda së cilës ndërton atë të tijën…pasi poezia është sistem perceptimesh, ndijimesh e motive personale, individuale.
Titulli i librit..”Ndoshta kjo është bota”, edhe pse duket sikur në vetvete ka dhe një naivitet veanak, në brendësi nuk është naivitet, por është Etika e të shprehurit, të sugjeruarit dhe të përciellit të mendimit, dëshirës dhe konludimeve të tija ndjesore. Është ai lloj i procedimit aq i nevojshëm në jetën dhe komunikimin e përditshëm, në çastin egzistencial.
Dhe poeti Harillaq Cici shprehu mendimin se poezia e M. Maskës i ribën njerzit dhe se vargu i tij është mjaft tronditës dhe plot mesazhe.
Së fundmi diskutimin letrarë rreth veprës poetike të

M.Maskës e përcolli poeti Arqile Gjata me temë:
“HEROI I VETES.”
“Kur jeta e një krijuesi bëhet “realitet letrarë”, poeti bëhet hero i vetvetes, pasi jeta është produkt i poezisë… “
Poeti M.Maska mediton shumë mirë poetikisht. Të lexosh poezinë e tij nuk është e lehtë, por më e vështirë është të komentosh emocionet e poezive të tij kur lexuesi i ka ato ndër duar.
Çastet e leximit të poezive të M.Maskës ndihen dhe pasqyrohen në buzëqeshjet hollake dhe përfytyrimet e çuditëshme që autori të dhuron… deri në dehje.Të
Do të doja, ta përcaktoja poezinë e Maskës si, një bisedë me vetveten, me shpirtin e gjithësejcilit mbështjell me shumë ngjyra …“Bilbil, i larë, dritë hëne!”…Në poezinë e Lymit dridhen pemët, zogjtë s’dinë ku të ulen kur mbushet shpirti i poetit me grimca yjesh…Poeti i ka dhënë një dimension vlerash dhe formë të përsosur poezisë së tij në përmbledhjen me poezi të zgjedhura. Padyshim(sipas mendimit tim) dallohet, ndrin, ajo që i jep formë të re në poezinë modern shqipe…është Poezia“ MUZIKË DHOME NË KATËR KOHË” që e ngre mendimin e tij poetik dhe estetik në lartësi që duhet të çmohet nga kritika dhe studjuesit!
Subjektet lirike të M.Maskës kapin në tërsin e saj të gjithë prodhimtarinë krijuese, me karakteristika dhe ngjyrime individuale dhe dëndësi ndjenjash të forta. Vëllimi i fundit me poezi të zgjedhura të Maskës “Ndoshta kjo është bota” përbën për poezinë SHQIPE një risi e vlerë ku muza e poetit frymon i shëndetshëme, ai udhëton me ëndrrat, dëshirat, me të bukurën, me fantazinë, dashurinë, vdekjen dhe idet e tija rreth jetës…Pasi ke lexuar me kënaqësi gjithë veprën poetike të autorit kupton mësëmiri se në skenat e teatrit të poezisë së Maskës luhet loja e bukur “ E SË BUKURËS, JETËS, HIJEVE, ZOTAVE, VDEKJES” dhe në kafenen e rinisë së humbur “Ndoshta kjo është bota” gjejmë një realitet letrarë njerzish që i shtohen poezisë tonë, të cilët janë dikushi…ashtu si vet autori.

Autori ka mendim, forcë dhe aftësi poetike të lartë cilësore për të trajtuar me pathos tema që “janë të frikëshme”, por Poti ia ka aritur qëllimit t’i pikturoj me ngjyra, me mjete stilistike e aftësi krijuese e të luaj shumë bukur me Zotat, Hijet dhe Vdekjen..Krijimet poetike me motive e tema të ashtuquajtura të përjetëshme është shumë e pranishme në poezinë e Maskës. Ato, janë trajtuar me kujdes, pa teprime e retorikë, pasi… lirija e tij individuale u ka dhënë këtyre temave frymëmarrje dhe grishje që të ngelen thellë në kujtesë…Sidoqoft, për lexues të zakonshëm ndihet negativizmi ndaj dëndurisë të fjalëve-vdekje, hije, varr…por, duke pasur parasysh-mendimin estetik të Akademikut Rexhep Qosja që thotë: “ Sa më i parëndësishëm të jetë një njeri, aq më shumë i frikësohet vdekjes!”,them dhe besoj se, dëndurija e këtyre figurave e përligj poezinë e M.Maskës!
E bukura nuk Duket!
S’më kujtohet mirë se ç’vit ishte,/2005 apo 5002.Sidoqoftë,/Thelbi i çështjes qe
Milingona e plagosur për vdekje./Nuk dihet mire/Kush e plagosi dhe pse! Por dihet saktë/Që/Dhjetë poetë apo tridhjetë, të prekur nga epidemia e Metamorfozës;/(D,m.th.dhe ata kishin përmasat e milingonës)
Qënë mbledhur rrotull saj,/Ziheshin e grindeshin/Si ta shpëtonin…
Ç’është Jeta?…
Ç’është jeta?!/Ku ta di!/Ata që mrekullira presin,/Le ta kuptojnë vetë/Pak minutaPara se të vdesin….
Këto vargje plot filozofi e art vërtetojnë një të vërtetë se, jeta është një udhë e pambarim, plot enigma dhe ka ligjet e saja dialektike!
Do të doja ta ripërsërisë, ta përcaktoja poezinë e Maskës; Si bisedë me vetveten, me shpirtin e gjithësejcilit. Kam parasysh një mendim të Çehovit: “ Njeriu është boshti i botës”.
SA NJË PUPËL ZOGU
Varrin ma bëni në një pemë,/Në një fole zogu ma bëni,/Ku rrezet e diellit vallëzojnë/Në pista gjethesh kur fryn erë.
Varrin ma bëni në ajër,/Në një fole zogu ma bëni./Sa një pupël u katandisa/Nga dashuria për njerëzit.
Përsëri Çehovi thotë: “Ne të gjithë jemi të uritur për dashuri ndaj njeriut..”! (nga libri “”Rreth Çehovit”)!
Ja pra, ky është Poeti e Shkrimtari Myslim Maska…!

Më pas përshëndetën dhe shumë Miq si, Kineastja dhe poetja Angjelina Xhara, studjesi Thanas Boçi i cili ndër vite e ka ndjekur dhe ka shkruar shumë për krijimtarinë letrare të M.Maskës. I ndjeshëm dhe me vlera estetike ishte dhe përshëndetja e Mikut, poetit dhe shkrimtarit Fran Ukcamaj ardhur nga Fieri enkas për këtë takim letrarë.
Në emër të Qendrës Kulturore Shqiptare përshëndeti Zonja Anila Shyti e cila I dhuroj dhe një buqetë me lule poetit Myslim Maska
Emocionues ishte përshëndetja e Zotit Besnik Kraja dhe ish Mësuesit Dhimitër Xhoga që këto ditë ndodhet në Athinë.Përgjatë gjithë aktivitetit nuk munguan recitimet nga krijues të ndryshëm; si poetja Brikena Qamo, kritiku Ilir Mborja që dallohet për tonalitetin e tij poetik kur intepreton vargje poetike.Ndesi paten intepretimet e Sotir Goxhaj dhe Nase Jani.
Në fjalën e tij përshëndetëse poeti dhe shkrimtari Myslim Maska falenderoj të pranishmit, të gjithë ata që me përkushtim dhe respect folën për veprën e tij krijues, si dhe falenderoj dhe grupin organizator.
..Më pas të pranishmit u ulën në një drake festive tek lokali I Musa Mukës

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s