Pjesë nga Novela “PENGU”, botuar në Shtëpinë Botuese “ADA” / Autorja: Nexhi Baushi

10422099_10202731518880255_6941301005997668649_n

 

Pjesë nga Novela “PENGU”,  botuar në Shtëpinë Botuese  “ADA”

 

Kjo novelë është krijimtaria ime e parë letrare në prozë. Tema që unë kam trajtuar është mbështetur mbi një ngjarje të vërtetë. Për arsye dhe rrethana të ndryshme, një dashuri e parë e humbur mund të jetë peng i cilitdo. Historia e dy personazheve, Mirandës dhe Gencit, tashmë artistikë, më nxiti të shkruaj. Në fabulën e trajtuar i kam qëndruar besnik ngjarjes, duke e zgjeruar dhe transformuar atë në një vepër
letrare.
Shpresoj që novela të lexohet dhe të pëlqehet nga të gjitha grupmoshat, sidomos nga të rinjtë, gjimnazistët e studentët, sepse secili do ta gjejë veten diku nëpër këto radhë.

 

 

Nexhi Baushi 4

Autorja Nexhi Baushi

 

 

***
Qyteti Studenti atë ditë gumëzhinte nga zërat e të rinjve. Qyteti rinor i njihte tashmë banorët e vjetër, por gjithë kërshëri qe në pritje të të rinjve, sidomos të vajzave. Nuk kaluan veç pak ditë kur djemtë të parët përhapëm plot ngazëllim lajmin e shumëpritur të atyre, që kishte të bënte me vajzat e bukura, sidomos ato të Filologjisë. Vajza e shumëpritur kishte mbërritur tashmë. Lajmi i ardhjes së kësaj nimfe nga një qytet bregdetar i jugut po përhapej shpejt në të gjitha fakultetet. Genci u bë kureshtar për ta parë këtë bukuroshe, dhe krejt rastësisht, një të diel, tek po shëtiste me një shok dëgjoi disa zëra.
– Ja, ja “Nimfa e Butrintit”, shikoje,- i thoshte një student shokut të tij.
Instinktivisht kishte kthyer kokën dhe një vajzë u kaloi përkrah. Shtatderdhur e me sytë gështenjë, flokë të gjatë të zezë me kaçurrela që i binin mbi ballin e gjerë vajza e bukur ecte hijshëm, ndërsa Genci kishte mbetur i gozhduar në vend. E kishte vështruar gjatë. Bukuroshja mbante veshur një fustan të hollë ngjyrë jargavani, me një dekolte jo fort të hapur, por që i dalloheshin të gjitha linjat e atij trupi të hajthëm dhe të gjirit të kërcyer. Ecja elegante e kishte bërë të mos ia hiqte sytë për disa çaste, por, fatmirësisht, ajo nuk e kishte vënë re këtë gjë. Për Gencin në ato çaste nuk ekzistonte asgjë me të cilën mund ta krahasonte bukurinë e saj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s