POEZI ME TË CILAT SHPRISHET KUJTESA…. (Nexhat Rexha “Fluturojnë zogjtë në kafaz“ Sh.b. Beqir Musliu, Gjilan, 2014, faqe, 106) / Nga Bilall MALIQI

1980391_933206700041586_8614706554976505462_o

 

POEZI ME TË CILAT SHPRISHET KUJTESA….

 

(Nexhat Rexha “Fluturojnë zogjtë në kafaz“ Sh.b. Beqir Musliu, Gjilan, 2014, faqe, 106)

 

 

 

bilall

 

Nga Bilall MALIQI

 

 

Poeti dhe kritiku letrar Nexhat Rexha vjen para lexuesve me prurje të reja në poezi, me gjetje të motiveve të cilat i ka shtrirë gjithandej vëllimit më të ri poetik të titulluar „Fluturojnë zogjtë në kafaz“.

Fuqia shprehëse e poetit është kudo në poezitë që e kompletojnë librin. Ato korrespondojnë natyrshëm në mes veti, kanë figuracion të pasur, janë kuptimplote të cilat përçojnë mesazh për lexuesit.

 

nexhat rexha

   Nexhat Rexha

 

Tematika që shtjellohet brenda poezive është evidente me rregullimin e vargut, jetësimin e frymëzimeve të tij që shpërfaqin dashurinë për atdheun, ku para nesh paraqet një tabllo krejt reale të vendlindjes së tij dhe të atdheut të tij në një kohë të kaluar kur kaloi tmerret, spastrimet dhe djegiet e shtëpive nga armiku, dhe ky pasqyrim bukur prezantohet si rikujtesë për lexuesit se nëpër cilat sfida ka kaluar populli shqiptar në kohën e luftës dhe të spastrimit etnik.

Përçimi i mesazhit është bërë me një konkretizim të mirë të ngjarjes dhe të vargërimit ideal të poezive të tij.

 

„…Gjuajtjet me topa

Trishtuan vendlindjen time…“

 

(Poezia “ Dielli vonoi sot”, fq. 17)

 

Kështu shumë herë u trishtua vendlindja e poetit, u trishtuan edhe shumë vendlindje të tjera në atdheun e coptuar dhe disa sosh ende po trishtohen, po boshatisen dhe po tmerrohen nga padrejtësitë e panumërta që po u bëhen.

Kur jemi tek vendlindja e poetit tani para nesh na del një pasqyrim tjetër nga ai paraprakë. Poeti këtu paraqet një ndryshim radikal të kohëve si: jani me dy ngjyra e që tani mungon, kopeja e deleve dhe shumëçka e asaj kohe tanimë nuk është, sepse u ndërrua dhe se ajo tani për gjeneratat e reja ngelet vetëm si një ëndërr e për autorin ngelen gjithmonë si të tilla në arkivin e kjujtesës:„Në vendlindjen time Nuk ka më mrizim“, jana me dy ngjyra, dhe tingull fylli e çiftelie…

 

liber nexhat

                    Ballina e librit

 

Poezitë që e kompletojnë ciklin e parë “E ti bart ëndrrat e fjetura”,  janë të një motivi patriotik të atdhedashurisë, të kujtesës për atë kohë me shumë sfida për shqiptarët, porse poeti i ka ndërtuar mirë me mejte poetike dhe si të tilla ato janë të qëndrueshme si pasqyrim real i asaj kohe të shkuar e të shkruar në faqe të lavdishme të historisë si vargërimi i poetit për luftën e Sremit, në Tivar, dhe në luftërat tjera më të vonshme nëpër të cilat luftuan protagonistët poetik dhe historik të atdheut tonë të vargëruar edhe nga poeti dhe bënë thirrje për mbamendje në shiritin e kujtesës së popullit dhe shprehet kështu:

 

“Mos harroni kurrë

Këtë ëndërr po e bartim

Mbi supet tona

Edhe te varret tona“

 

(Poezia “Në male jetë bëmë” fq. 39)

 

 

Të gjitha këto poezi kanë më shumë se mesazh, me të cilat poeti ka “trazuar”  tërë atë insiprim atdhedashurie që  ka pasur të brendi të shpirtit të tij krijues me një shpërfaqje të drejtpërdrejtë të poezive, para lexuesve, paraqet prurjet e tij të këtij motivi me vargje emocionuese që shpërthejnë vrullshëm nga thellësia krijuese e poetit.

Përveç kësaj thirrja e poetit është që të mos e braktisim atdheun rrugëve të metropoleve, rrugë këto për shumicën janë të pakthim, e deri në asimilim të gjeneratave të reja që lindin nëpër shtete evropiane, e ky asimilim faktik paraqitet si me humbjen e gjuhës dhe të identitetit kombëtar dhe kjo është një goditje edhe për atdheun i cili ka nevojë për popullin e tij me të cilin ka më shumë forcë dhe ekzistencë.

Gjuha të cilën e përdorë poeti është e rrjedhshme, e kuptueshme, diku kemi edhe gjysëmhermetizëm në vargje të cilat shprehin qasjen serioze të poetit karshi rregullimit të të këtyre poezive të motivit prezent .

Poeti me poezitë e tij i bie kryq e tërthor atdheut duke pasqyruar realitetin historik të ndodhive nëpër kohë të cilat për poetin ishin, janë dhe do të jenë nxitje për vargërim e përkushtim të shkrimeve të tij.

Brenda poezive të librit hetohen figurat stilistike si :përkushtimi, hiperbola, krahasimi, personifikimi, epiteti etj., të cilat përgjithësisht rrisin nivelin artistik të poezive.

Në ciklin e dytë poetik “Ligjërim kohësh“ poeti përkushton figura të rëndësishme të kombit të cilëve me figurën e epitetit shpalos bukur mirë portretet e tyre të pavdekësisë si:vargje ndjenjësore për nënën, Nënën Terezë, Rexhep Malës, Sejdi Kryeziut, Rrustem Ilaz Zeqirit, Zahir Pajazitit, Gjlosh Gjokajt dhe Ali Podrimjes, të cilëve u shkruan vargje ku pasqyron kontributet e tyre në fusha përkatëse historike, të artit e të letërsisë të cilët me veprat e tyre madhore kombëtare nxisin poetët dhe poetin Rexha të vargëroj për ta e këngëtarët të këndojnë për këto figura të ndritura të kombit tonë.

Në ciklin përmbyllës të librit “Unë po dergjem mbi shtatin tënd” në pesëmbëdhjetë poezitë prezente shfaqet edhe motivi i dashurisë me poezi të shkurtra e disa më të gjata, por tejet përmbajtësore me të cilat poeti me vargje gjysëmhermetike paraqet botën krijuese dhe filozofike të tij edhe në këtë motiv të cilin me gjetje interesante e bënë tërheqës për lexim.

 

“Të thashë mos hyr

Atje ku s’dilet

Se drynit i mungon çelësi

Pastaj unë dhe ti mbetemi pykë”

 

(Poezia “Për ne”, fq. 90)

 

Dhe brenda shpirtit krijues dhe të protagonistes tani ka zjarrmi e cila shndërrohet në valë e në flakë lirie të cilën e shuan vetëm (atdhe) dashuria.

Ky vëllim poetik i poetit dhe i kritikut letrar Nexhat Rexha me gjetjet e qëndrueshme motivuese siç është ai patriotik i atdhedashurisë dhe i dashurisë në përgjithësi shënon ngritje të nivelit artistik të poezive të tij në rrafshin përgjithësues të librit dhe me këtë lenë të kuptojmë se letërsisë bashkëkohore shqiptare iu shtua edhe një libër poetik i cili i bënë nderë poezisë së sotme shqipe me vlerat e saj të begatshme artistike.

 

Preshevë,

17 nëntor 2014

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s