KOLEC TRABOINI: TRI FESTA, NË NJË DITË… (Kur përuroi librat, “E kam Atdheun te porta” e “Dashuri”) / Nga Prof . Murat Gecaj

 

Promovimi Dashuri pllakat last FCB

 

KOLEC TRABOINI: TRI FESTA, NË  NJË  DITË…

(Kur përuroi librat, “E kam Atdheun te porta” e “Dashuri”)

 

Nga  Prof . Murat Gecaj

 

Nuk ishte hera e parë, që salla kryesore e Ministrisë së Kulturës mblodhi poetë, shkrimtarë e artistë, të cilët ishin nga Tirana, por dhe nga Durrësi. Kësaj here, mikpritësi ishte poeti, shkrimtari e kineasti Kolec Palok Traboini. Në vijim të botimeve të shumta e cilësore të mëparshme, në ditën e shënuar të ShënValentinit, ai solli para të ftuarëve, kolegë, miq e dashamirë, dy libra të rinj poetikë, “E kam Atdheun te porta” e “Dashuri”. Sigurisht, kjo ishte një kanaqësi e veçantë për atë, por dhe për të gjithë pjesëmarrësit në këtë veprimtari përuruese, që u la atyre mbresa të pashlyera. Po, njëkohësisht, suprizë e bukur ishte njoftimi, që bënë organizatorët se, autori K.Traboini kishte dhe festën e ditëlindjes së tij.   I pari e çeli siparin e kësaj veprimtarie Pandeli Koçi, kryetar i Shoqatës Mbarëkombëtare të Letërsisë për Fëmijë dhe të Rinj.

 

Kolec Traboini

 

                 Kolec Traboini

 

Pastaj “fjalën e mori” poeti Kolec Traboini, i cili u paraqit me zërin e tij kumbues, përmes ekranit të sallës, duke recituar vetë disa nga krijimet e tij më të zgjedhura, shoqëruar me pamje filmike. Poezi të tilla ishin: “Kohë pa sens”, “Jemi ngapak donkishotë”, “Zemër mbi dallgë”, “Akuarel”, “Gjethe vjeshte” e “Zemra”.  Kritiku e studiuesi Behar Gjoka që drejtoi promovimin.    Në vazhdimësi, dolën në foltore disa poetë, shkrimtarë e studiues, të cilët nënvizuan shpirtin e butë, por dhe “rebel” të këtij autori. Pas studiuesit Behar Gjoka, u shpreh me dashamirësi për krijimtarinë e K.Traboinit poetja Fatime Kulli. Traditat atdhetare e arsimore të familjes së vet malësore, ai  i ka shprehur me mjeshtëri në krijimtarinë shumëplanëshe, të pasur dhe të bukur të tij.

 

New Picture (1)

Pamje nga salla, ku u zhvillua veprimtaria…

 

Në pamundësi ardhjeje, nga Tuzi, Anton Gjojçaj kishte dërguar mesazh përshëndetjeje. Përmes tij, shprehej për disa vlera të krijimtarisë letrare të K.Traboinit, duke theksuar që këtë udhë autori në fjalë  e nisi në prozë dhe e vijoi me vëllime poetike, ku mbisundon motivi i dashurisë, në të gjitha pamjet e saj. Në fjalën e tij, P.Koçi e quajti poet qytetar, i cili me vargjet e tij shqetësohet për fatet e bashkëkohësve dhe jep mesazhe për më shumë optimizëm e dashuri njerëzore. Për lidhjet e poezive të poetit Traboini me lexuesin, me traditat atdhetare etj., u dal posaçërisht Ilia Dede. Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit, Nikolla Spathari e përshëndeti dhe e përgëzoi autorin e dy librave të rinj, që u përuruan dhe tha se krijimtarinë e K.Traboinit e ka ndjekur e gjithnjë në rritje, që nga vitet ’60-të të shekullit të kaluar. Ndërsa prof.dr. Klara Kodra u bëri analizë profesionale jo vetëm këtyre dy librave, por dhe në përgjithesi krijmtarisë së këtij autori, i cili tashmë ka hyrë natyrshëm në letrat shqipe. Kështu, ndër të tjera, dëshmoi se ai i ka poezitë të çiltëra, të ëmbla e me bazë dashurinë, duke spikatur me individalitetin e vet. Poetja e kineastja Vllasova Musta lexoi temën e saj, “Portreti i poetit K.Traboini, përmes vargjeve të tij”. Në vazhdim, me dashamirësi diskutuan për krijimtarinë e këtij autori, piktorja e poetja Flutura Maçi dhe krijuesi Agim Pipa.  Ndjesi të bukura sollën te të pranishmit, në këtë veprimtari përuruese, edhe recitimet e frymëzuara të disa poezive të K.Traboinit, nga Agim Xheka, Xhelal Luca e Fatime Kulli. Në mbyllje të këtij tubimi, mikpritësi i tri festave të përbashkëta, Kolec Traboini i falënderoi nga zemra, si folësit dhe gjithë pjesëmarrësit. Gjatë bisedave të ngrohta, në koktejin e shtruar me këtë rast, me kënaqësi nënshkroi  librat e tij, për kolegë, miq e dashamirë. Këta e uruan  sinqerisht dhe shprehën besimin se, përsëri, ai do t’i mbledhë në ngjarje të tilla të gëzuara.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s