Duke soditur të mrekullueshmen poezi. Mendime mbi tre vëllime poetik të Vladimir A Muçës. / Nga (Hamdi) Erjon Muça

 

183166_185226104849837_7972248_n

 

Duke soditur të mrekullueshmen poezi.

Mendime mbi tre vëllime poetik të Vladimir A Muçës.

 

 

 

erjon

Nga (Hamdi) Erjon Muça

16-11-2014

Pisa / Itali

 

 

I kisha vënë një detyrë vetes të mos shkruaj kurrë për poezinë. Jo ngaqë nuk e pëlqej këtë zhanër të letrësisë, por ngaqë e adhuroj poezinë. Për mua ajo është mbretëresha e letrsisë dhe si e tillë, femër, nuk mund të gjykohet, pasi është e bukur jo ajo që është e bukur, por ajo që të pëlqen. Romani është mbreti dhe si i tillë domethënë, mashkull, pranon çdo lloij gjykimi. Atë mund ta gjykosh për forrcën, për zgjuarsinë, për shkathtësinë, për gjykimin e sa e sa të tjera aspekte të karakterit mashkullor. Kurse poezianë nuk mundesh. Ajo është e brishtë, megjithëse forrca shpërthyese e sajë është e pashoqe. Në librarinë time kam plot libra me poezi të autorëve të vjetër dhe të rinj. Në ndryshim me prozen të cilën e lexoj regullisht, çdo ditë, poezinë e lexoj vetëm në periudha të caktuar, i shoqëruar nga një qetësi e plotë shpirtërore. Kështu kam lexuar librin e poetes Lindita Komani, që me psotimpresionin e sajë me dhuroi një imazh ndryshe të relitetit. Më pas edhe Aqif Hysën më hapi një  dritare vështrimi mbi relitetin e vet. Kurse këto ditë po merresha me poezitë e Vladimir A Muçës. Përkatësisht me tre vëllime me poezi,( burimet e jetës,rrezëllime dhe akuarel) të këtij poeti sa romantik aq engmatik.

Tek vëllimi me poezi Rrezëllime vërehet dëshira e zjarrtë e poetit për atë shkëndijë njerëzore ate rrezëllimë drite që duket sikur tek shpirtrat tanë matreialistë çdo ditë e më shumë po shkon drejtë shuarjes. Ka një poezi ndër radhë që mua më goditi shumë ndjenjën dhe më forcoi bindjen për çka shkrova më sipër.

Shpresë!

Sikur çdo ditë

Të sjellë tek ne,

Qoftë një mendim a një varg,

Struktura e një vepre të re

Asnjëherë,

S’do ishte larg.

Autori e titullon shpresë, atë që ai nuk do që të shuhet. Shpirti poetik rebelohet ndaj heshtjes, ndaj harresës e kërkon shpëtim tek vargjet tek thellësia e shpirtit meditues.

Më pas hyra të udhëtoj ndër vargjet e vëllimit Burimet e jetës. Në këtë vëllim mu forrcua bindja se autori lidh poezinë e tij me jetën madje dhe titujt janë pjesë e asaj çka shpirti i tij poetik përmban. Burimet e jetës janë një thirrje. Poeti vëshgon, mrekullohet i gëzohet çdo momenti kalimtar në këtë botë plot ngjyra. Dashuron vendin ku jeton dhe nuk nguron ta lartësojë ndër radhët e poezive të veta.

Mbrëmje Durrsake

Mbi det,

Një re,

Butazi mbështjellë ballin e gjerë

Të horizontit

Me një fasho

Të bardhë, të bardhë;

Që prapa sajë dielli vezullon

Në brezin e koraltë

Lehtë lehtë,

Në një teatër të madh

Për në aktin e tretë

Mbi kodrat e Durrësit

Mbi kantjerin detar,

Perëndimi

Një mori buqetash,

Me trëndafila

Ngjyrë shumtë

Po zbret.

Burimet e jetës është një udhëtim, një përpjekje e autorit për ta sjellë në vëmendje burimet jetësore që kanë më rëndësi se kotësitë që kanë zënë vend në jetët tona.

Dhe për në fund, jo pa qëllim, lashë Vëllimin poetik Akuarele. Këtu lexuesi nuk gjen vetëm shpërthimet e shpirtit poetik por edhe dëshirën e poetit për të eksperimtuar mbi bazat e aritit konvencional.

Deti më pëlqen

Më pëlqen zylymë e detit në çdo çast,

Më mahnisin tallazet e tij.

Si me fshesë gjërat e pavlera flak,

Dhe rrit koralet

E perlat në thellësi.

Poezitë e këtij vëllimi më duken si një eksperiment piktori, i cili pasi e ka mbaruar kuadrin e vet me akuarele e nxjerrë për pak çaste në shi. Ai pret pak para se ta rifusi sërish brenda, vetëm kohën që piklat e bekuara të ujit të nisin e të rrëshqasin pak mbi bojërat mbi telajo, duke krijuar vraga të lehta. Pas tharjes do dalë në dritë një tabllo abstrakte e një realiteti bazal të palëvizëshëm. Nuk dua ta ekzagjëroj, por këto poezi më duken si tablotë e Salvador Dalisë.

Pas leximit të këtyre vëllimeve poetike kuptova edhe atë “Defektin” që mbart proza e poetit Vladimir A Muça. Ajo është përpjekja e një shpirti poetik për të dalë jashtë skemave tradicionale. Ajo është, siç ja kisha theksuar, e tejngopur me frazeologji poetike.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s