Grafika që përvijojnë një zemër dhe një Atdhe ( “Hëna mbi tavernë” -Ramadan Mehmeti ) / Nga Dr . Zejnepe Alili – Rexhepi

 

560248_776525299086253_6713436964652377293_n

Grafika që përvijojnë një zemër dhe një Atdhe

“Hëna mbi tavernë” -Ramadan Mehmeti

 

 

zejnepe -2

Nga Dr . Zejnepe Alili – Rexhepi

 


Në sfonde leximesh nuk qëndrojnë vetëm librat që të nevojiten veç për ronitje kohe, por edhe ata, nëpër kuadratet logjike, të të cilave e zbulon “Hirin që lind feniksin”…, e shumë dilema që të duhen kuptuar nga autori kur “Në njërin sy kishte gëzimin e në tjetrin pikëllimin” (82). Prurjet letrare të shkrimtarit harmonizohen me pritshmëritë e lexuesit, për të ngritur bashkërisht shtegtimet e shumta, midis përshkrim-ngjarjesh të Atdheut, midis ëndrrash e vegimesh ku “kafshon” ëndrra. Akuariumi shpirtëror i shkrimtarit Ramadan Mehmeti, fluskon “Në ritmikën e zemrës kur shuhet një stinë e re”.
“Hëna mbi tavernë” një vepër prozash të shkurtëra, ngrihet mbi norma filozofike që radhiten logjikshëm, me sensin e kuptimit të jetës, rrjedhave të kohës, historisë e gjendjes sociale, nëpër të cilat parakalon, jo vetëm individi i vëmendshëm, por e tërë shoqëria. I ballafaquar me situata të tendosura, njeriu as krijuesi, nuk e di se cilës dilemë t’i bëjë ballë!?
Herë pas here lind nevoja për një Promete të ri, pavarësisht avazeve të Zeusit apo vazhdimësisë së bindjes se ka lindur nga nënthoi i Sizifit.
Prurjet e këtilla të tematikës së ndjeshme sociale ofrojnë njohuri më të përafërta problematikash shqiptare, si tendencë universalitetesh e shembëllimesh analoge të ngjarjeve e figurave të antikitetit grek e romak. Këto risjellje argumentesh ofrojnë mundësi gjykimesh, pse jo të denjë edhe për “sfidën e mjeshtërisë”.
Individualiteti krijues i Ramadan Mehmetit balansohet kur vëmendshëm vihet në kërkim të unit në përkapje temash sociale. Shkrimtari, brengë-dilemën më të madhe e ka nëse: “do të mbijetojnë fjalët”, për të kuptuar më pas “Sa pa hetueshëm na vjedh koha…, E dhembja e kërkon darkën e vet”! Fryma autoriale ngrihet si hije përsiatjesh rreth botës, si baritjet e pafundme të një shtegtari të natës që nuk dorëzohet kurrë, madje as edhe kur hëna zbret mbi tavernë!!!

(Vijon)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s