Univers (F.Grajçevcit në përvjetorin e 50-të, të rënies) / Poezi nga Mehmet BISLIMI

MehmetBislimi

 

Poezi nga Mehmet BISLIMI

 

 

Univers

(F.Grajçevcit në përvjetorin e 50-të, të rënies)

 

përditë po i zvogëlojmë borxhet

përball jetës sonë të varfër

shprehimisht

vitet që na takojnë po zvogëlohen

numra në rënie

shtrëngatat ziliqare na kanë rrethuar

 

arkeologu pranë ashtit fosil

gojëhapur mbeti

retë ngarkuar plot me shi

ulur por si kësulë e bardhë

mbi majat e larta të Golashit

atje ku flamuri i ëndrrave tuaja

zhurmshëm po valon

 

me zvogëlimin e viteve

dhe borxhit ndaj jetës

pengu i borxhit një ditë

mbetur fashitur brenda vetes

të porta me rrapëllima do na trokasë

për të marrë hakun e së vërtetës

natyrshëm

do t’na thërras

o burra

kush (s)më thotë

e kemi zvogëluar borxhin

për vëllain e motrës

për birin e tokës

për Fazliun e nënëlokes

që dashuri i fali atdheut

i fali jetës

i fali tokës

 

Nëntor, 2014

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s